Iker Casillas i bashkohet idesë së trajnerit Bernd Schuster mbi rëndësinë e ndeshjes së mbrëmjes së sotme kundër Juventusit, ndonëse portieri i “galaktikëve” nuk u beson aspak kundërshtarëve dhe mungesave të tyre në formacion: “Edhe në ndeshjen e Torinos, bardhezinjtë ishin në vështirësi, qoftë me rezultatet, qoftë me mungesat në formacion, por kampionët e skuadrës torineze e kanë gjithmonë gati golin, ashtu siç u vërtetua edhe dy javë më parë. Bardhezinjtë do të zbresin më të qetë në fushën e lojës dhe pikërisht për këtë arsye, ne duhet të tregohemi të vëmendshëm ndaj kundërsulmeve të tyre. Duam fitoren, e cila do të ishte hapi final drejt kualifikimit, por edhe Juventusi për të njëjtin objektiv lufton, ndaj duhet kujdes maksimal”, tha Casillas.
Brenda dy javëve, Claudio Ranieri ka përgënjeshtruar të gjitha aludimet që mbizotëronin mbi të, nga largimi i tij i mundshëm nga Torino e deri tek kriza pa fund e skuadrës së tij. Lojtarët e drejtuar prej tij kanë regjistruar katër fitore në katër sfidat e fundit dhe udhëtojnë drejt Madridit me objektivin për t’i shtuar në pesë sukseset e tyre: “Në Madrid na pret një ndeshje e jashtëzakonshme, plot emocione e spektakël për të pranishmit. Dy javë më parë në Torino treguam se nuk qëndrojmë aspak më poshtë se kampionët e Spanjës. Jemi gati për ndeshjen me Realin dhe do të kërkojmë me mjetet tona që të arrijmë një sukses që do të na siguronte kualifikimin e sigurt për në turin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve. Në fushë do të zbresë historia e futbollit evropian dhe lojtarët e mi janë të ndërgjegjshëm që do të kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, por ne gjithsesi duhet të qëndrojmë të qetë”, deklaron në konferencën e tij për shtyp, trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri. Në Madrid, bardhezinjtë do të zbresin në fushën e lojës me shumë mungesa, pasi 12 titullarë të Ranierit vazhdojnë të jenë në infermieri. Dyshimi i vetëm i teknikut të “Zonjës së Vjetër” mbi formacionin anti-Real është aktivizimi në krahun e djathtë të Marchionnit apo Camoranesit, edhe pse ky i pari është disi i favorizuar kundrejt shokut të tij, pas golit të shënuar të shtunën ndaj Romës.
Real MadridTe ftuar nga trajneri Bernd Schuster jane:
Portiere: Casillas, Dudek.
Mbrojtes: Pepe, Cannavaro, Heinze, Ramos, Marcelo, Salgado.
Mesfushore: Diarra, Gago, Guti, Sneijder, Van der Vaart, Drenthe, Robben.
Sulmues: Higuaín, Raúl, Van Nistelrooy, Saviola.
Pese ndeshjet e fundit te Real Madridit
UD Almería 1-1 Real Madrid (LA LIGA)
Real Unión 3-2 Real Madrid (COPA DEL REY)
Real Madrid 3-2 Athletic Bilbao (LA LIGA)
Juventus 2-1 Real Madrid (CHAMPIONS LEAGUE)
Atlético Madrid 1-2 Real Madrid (LA LIGA)
Formacioni i mundur:
Real Madrid: (4-3-3): Casillas, Sergio Ramos, Cannavaro, Pepe Heinze, Sneijder, Diarrà, Guti, Robben, Van Nistelrooy, Raúl (c).
Juventus
Te ftuar nga trajneri Claudio Ranieri jane
Portiere: Chimenti, Manninger, Nocchi.
Mbrojtes: Chiellini, Mellberg, Molinaro, De Ceglie, Legrottaglie, Ariaudo.
Mesfushore: Nedved, Camoranesi, Sissoko, Tiago, Marchionni, Castiglia, Rossi.
Sulmues: Amauri, Iaquinta, Del Piero, Giovinco.
Pese ndeshet e fundit te Juventusit
Juventus 2-0 AS Roma (SERIE A)
Bologna 0-1 Juventus (SERIE A)
Juventus 1-0 Torino (SERIE A)
Juventus 2-1 Real Madrid (CHAMPIONS LEAGUE)
Napoli 2-1 Juventus (SERIE A)
Formacioni i mundur:
Juventus: (4-4-2): Manninger, Mellberg, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro, Camoranesi, Sissoko, Tiago, Nedvěd. Amauri, Del Piero (c).
Pas humbjes në Kupën e Mbretit, një tjetër zhgënjim i radhës ka ardhur për Realin e Madridit në kampionat. Dhe lojtarët e skuadrës së drejtuar nga Bernd Schuster duket se nuk e kanë kapërdirë dot barazimin e fiksuar të dielën në mbrëmje në fushën e Almerias. “Nuk mund të mohohet se humbëm dy pikë –ka deklaruar mbrojtësi Fabio Cannavaro -. E kishim lojën nën kontroll përgjatë të gjithë 90 minutave, por papritmas rrezikuam ta humbisnim ndeshjen. Në asnjë mënyrë nuk mund t’i lejojmë vetes të përgjumemi kështu kundër Juventusit, në sfidën e së mërkurës për Ligën e Kampionëve. Na duhet të fitojmë me çdo kusht për të siguruar kualifikimin në fazën e metejshme të kompeticionit”. Edhe mesfushori anësor holandez Arjen Robben është shprehur pak a shumë në të njëjtin linjë me mbrojtësin italian. “Jam vërtet i zhgënjyer nga rezultati. Ne kishim shanset tona, por s’ia dolëm t’i konkretizonim. Çfarë mëkati! Tashmë na duhet të përgatitemi për ndeshjen e rëndësishme që kemi të mërkurën ndaj Juventusit. Na duhet të mposhtim bardhezinjtë me çdo mënyrë që të kemi mundësi. Nuk na lejohet më të humbasim pikë”, ka paralajmëruar Arjen Robben. Schuster Mëgjithëse dominoi ndeshjen e së dielës ndaj Almerias, duke shpërdoruar raste para portës, skuadra madrilene u ndëshkua edhe një herë tjetër nga mungesa e efektshmërisë së lojtarëve të saj. “Përsëri lamë dy pikë, pasi utreguam të pazotët për të shndërruar në gola ato raste që krijuam në portën e kundërshtarëve – ka vërejtur me zhgënjim tekniku i Realit, Bernd Schuster. Ishim të saktë në kontrollimi ne ndeshjes, por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse u treguam të pasaktë para portës, sidomos atëherë kur Almeria po mendonte të sulmonte për të barazuar. Zotërojmë shumë cilësi në sulm për të mbyllur ndeshjet dhe për të siguruar tri pikët. Megjithatë na duhet të tregohemi më agresivë për të realizuar këtë”, përfundoi Schuster. Kështu, madrilenët, në sfidën e së mërkurës ndaj Juves, kërkojnë të ndryshojnë “rrugën” e rezultateve, pasi në dy sfidat e fundit nuk kanë mundur të arrijnë te fitorja.
Në kampionat ka shënuar me Juven 20 gola të tillë. Tani përqindja e tij e realizimit është 34,3.Është edhe goditja standarde, ku lojtarët bëjnë sikur grinden. Disa muaj më parë u eksperimentua në Midlesbrough-Shefild United. E provuan miqtë. Grindja ishte e sajuar, në të gjitha kuptimet. Goditja standarde, një gjysmë “art”. Ekziston edhe kjo gjë në internet dhe ka 276 000 mënyra për të ekzekutuar një goditje dënimi. Megjithatë, ajo më e përsosura nuk ekziston. Ndoshta, por Del Piero atë përsosmëri po kërkon.AKSIONE E FJALË - Të shtunën në mbrëmje, për 30 minuta, kapiteni kishte marrë masa. I pritur me kor nga kritika: “Për sa kohë do ta mbajë akoma “gjallë” ai gol ndaj Zenitit me goditje dënimi”. Një zë i tillë u ngrit në minutën e 38-të, rreth 15 sekonda para se Del Piero të godiste nga 30 metra drejt portës së Donit. Goditje dhe gol. 1-0. Jo, nuk u desh të pritej shumë. Ai tha: “Doja të godisja me majë, pastaj i dhashë topit të prerë”.PARABËL E BUKUR - Kthehemi te Zeniti. Në atë mbrëmje të Championsit, kapiteni goditi nga 37 metra e 88 centimetra. Largësi jo e vogël. Larg, shumë larg, për t’i dhënë topit të prerë. Goditje me majë, si Claudio Branco, braziliani i Genoas. Del Piero tha në atë rast: “Rrezikova të bëjë figurë të bukur, ndonjëherë ndodh, por më eci mbarë”. Nga 5 golat e tij sezonalë, 3 janë shënuar me goditje dënimi, gjithnjë nga krahu i djathtë. Kundër Romës, Zenitit dhe në pasditen e errët kundër Palermos.HISTORI - “Që fëmijë, kur shihte emicionet sportive i shikonte më vëmendje goditjet standarde të Maradonës, Zikos e Platinisë në televizor. Tri mjeshtra të mëdhenj,” - tregojnë në familje. Pikërisht, diçka nga të tre ka edhe në golin që i shënoi Romës. “Një gol i bukur,” - ia pret shkurt kapiteni. Golin e tij të parë me goditje dënimi në Serinë A, me fanellën e Juves, Del Piero e shënoi kundër Brescias më 29 janar 1995. Gjithnjë kundër Brescias, por në Serinë B do të shënonte pastaj një nga ata gola me goditje dënimi që i pëlqejnë më shumë, “i ngjashëm me atë ndaj Zenitit”. Ishte 1 nëntor edhe atëherë kur e ndëshkoi Romën po me një ekzekutim të tillë, gjithnjë në Torino. Sigurisht, në pesëshen e tij më të mirë personale ka edhe gola të tjerë, histori të tjera. Njëri nuk është kush e di se çfarë, por e ka shënuar ndaj Realit të Madridit në çerekfinale dhe e udhëhoqi Juventusin drejt fitores në Champions më 96-n. Mes më të cituarve është edhe ai në “San Siro” kundër Interit, më 12 shkurt 2006.NUMRA - Kështu mund të fillohet të bëhen llogaritë me historinë. Del Piero, nga 1992 e deri më sot, në Serinë A dhe B, me fanellën e Padovës (1 gol) dhe me atë të Juves ka shënuar 178 herë. Golat me goditje standarde janë 20. Në kupën e Italisë 22 herë, 3 me goditje standarde. Në Kupat e Europës 47 gola, 10 me goditje dënimi. Sërish: 26 gola në kombëtare dhe 6 me goditje dënimi. Përqindje, prirje dhe një tjetër spunto. Deri në sezonin 2004-2005 përqindja e tij e golave me goditje standarde ishte në përgjithësi 7,5 për qind, tani është 34,3 për qind. Rekord në Serinë B dy sezone më parë, 4 gola me goditje “ala Del Piero” nga 20 gjithsej.Detaje. “Pinturicchio” qesh, shikon para dhe mendon për Realin.
Mediat italiane pёrcjellin lajmin se Juventusi do tё pёrpiqet ta angazhojё Diegon qё nё muajin janar, por vetёm nёse arrijnё ta shesё Tiagon. Zonja e Vjetёr njё kohё tё gjatё ёshtё duke pёrcjellё brazilianin dhe kёtё vetё u lidh fuqishёm me transferimin e tij. Tuttosport shkruan se tashmё ёshtё vёnё kontakti nё mes tё drejtuesve tё Juventusit dhe atyre tё Diegos, dhe klubi italian do tё tentojё ta angazhojё atё qё nё janar. Sipas mediave italiane Werder kёrkon sё paku 30 milionё euro pёr shёrbimet e ish-lojtarit tё Portos dhe Santos, njё shumё paksa e lartё pёr Juventusin, dhe se shitja e Tiagos do tё jetё çelёsi i kёsaj blerjeje.
Zinedine Zidane është një ndër lojtarët e paktë, që ka arritur të luajë si me Realin e Madridit, ashtu edhe me Juventusin. Prandaj e pret disi me emocion përballjen e nesërme midis dy skuadrave në “Bernabeu”, aty ku pritet të jetë i pranishëm. “Nuk e di se për cilën do të bëj tifozllëk, sepse janë skuadra që kanë mbetur në zemrën time – ka thënë për shtypin spanjoll. Shpresoj të jetë një duel spektakolar dhe fitoftë më i miri!”. Ndërkohë, në një intervistë për të përditshmen sportive franceze “10 Sport”, Zizu ka treguar Marcello Lippin si trajnerin më të rëndësishëm të karrierës së tij: “Të gjithë, në mënyrën e tyre, kanë patur një rol të veçantë, por nëse duhet të kujtoj një të vetëm, ai është Marcello Lippi – ka thënëish-lojtari i Juves. Ai arriti të kuptojë vërtetë cilësitë e mia. Në Torino, gjatë një faze përgatitore, isha plotësisht në gjunj, i kritikuar nga të gjithë dhe ai më tha: ‘Shiko, trajneri jam unë, jam unë që vendos dhe e di se do t’ia dalësh mbanë... Do t’ia di për nder për të gjithë jetën vazhdon, sepse po të isha kthyer prapa nuk do të kisha patur kurrë karrierën që kam patur”. Francezi ka shpenzuar fjalë të ëmbla edhe për avokatin Agneli: “Çfarëdo që të më thoshte nuk mërzitesha. Ishte një nga rastet e rralla. Kishte autoritet, ishte një zotëri i madh. Ai e bënte Juven dhe tashmë më mungon shumë”.
Fabio Cannavaro i ka idetë të qarta në kuadër të ndeshjes së brendshme të Championsit ndaj Juventusit: “Duhet të fitojmë me çdo kusht. Humbëm në takimin e parë dhe nuk më pëlqeu aspak një gjë e tillë ashtu sikurse nuk më pëlqen të ndeshem me skuadra italiane. Duhet të kemi kujdes në mbrojtje që të mos pësojmë asnjë gol”, - deklaroi mbrojtësi i Realit. Sa për Championsin ai s’ka asnjë dyshim: “Dua ta fitoj, është fiksimi im.”
Amauri po përgatitet me shumë siguri në vetvete përpara se të dalë në fushën e Santiago Bernabeut, ku do të luajë ndaj Real Madridit: “Dëshirojmë të përsëritim ndeshjen e parë. E dimë se s’do të jetë e lehtë, por Juvja është në rritje kostante dhe është gati t’i masë forcat me këdo.” Për Amaurin bëhet fjalë për një debutim në një stadium kaq të rëndësishëm, por braziliani duket se nuk e ndjen tensionin: “Do të luajmë një ndehje të madhe dhe të bukur, një nga ato takime që të gjithë do të donin të luanin.” Sulmuesi i Juventusit është i vetëdijshëm se takimi kundër Real Madridit nuk do të jetë aspak i lehtë, mirëpo pohon se bardhezinjtë shkojnë në kryeqytetin spanjoll për të fituar. Zonja e vjetër të mërkurën është mysafire e Mbretërve në Santiago Bernabeu, ndërkohë që të zgjedhurit e Claudio Ranierit janë në formë të shkëlqyeshme.“E dimë se nuk do të jetë lehtë, mirëpo ne shkojmë në Madrid për të fituar. Jemi në një formë të mirë, ndërsa ishte pikërisht fitorja kundër Real Madridit që na ktheu në seri pozitive”, ka thënë Amauri.
Kapiteni bardhezi, pas fitorem me Romën është optimist për sfidën e Championsit kundër madrilenëve.
“Jeni gati?” Po. “Atëherë ngirjeni zërin!” Shenjti bardhezi duket pak si Madonna, ajo “Made in USA”. Disa njerëz dinë si ta nxehin atmosferën e një stadiumi, pasi këtë herë Alessandro Del Piero nuk bën vetëm gol. Jep një pasim vendimtar, udhëheq ekipin, bën gjithçka. Bën nxehmje për 37 minuta dhe në të 38-n ndëshkon. Ekzekuton një goditje dënimi nga 30 metra. Topi shkon në trekëndësh dhe Doni është i mundur 1-0. “Në fillim doja ta godisja topin me pjesën e sipërme të këmbës, por më pas vendosa ta gjuaj me të brendshmen,” - ka thënë Del Piero. Një gol i bukur, si ai i bërë, po me goditje dënimi, kundër Zenitit. I bukur, por i ndryshëm. Këtu fillon spektakli, një minutë më vonë Aleksi shkon afër golit të dytë, të cilin do ta kërkojë gjatë gjithë takimit. Në përfundim do të thotë: “Një sinjal për kampionatin? Jo, kemi menduar vetëm ta mbyllim sa më mirë këtë cikël ndeshjesh delikate. Eshtë një tjetër hap përpara për ne; edhe pse Roma ka disa probleme, mbetet ekip i madh. Me Ranierin marrëdhënia ka qenë e mirë edhe më përpara”.NUMRAT - Një goditje, sipas stilit të Del Pieros. Me atë të së shtunës bëhen 11 gola të shënuar kundër Romës, kundër askujt tjetër kapiteni nuk ka shënuar kaq shumë. Njëmbëdhjeta është numër tek, por këtë herë vetmia nuk hyn. Ai ka shkuar të festojë poshtë tribunës së tifozëve. “Eshtë një fitore e karakterit, e arritur nga dëshira për të qenë të parët. Ne jashtë krizës? Nuk do të nxitoja kaq shumë, por mund të them se jam i kënaqur,” - ka thënë Del Piero. 11-ta është numër që mund të lexohet edhe mbrapsht njësoj, gjë që e bën akoma më të veçantë. Kështu është edhe 111-ta, si viti i lindjes që Juventusi ka festuar natën e Olimpikos së Torinos. Ditëlindje të tjera: të dielën e ardhshme, më 9 nëntor, Alesandro Del Piero do të mbushë 34 vjeç.Numra të tjerë: Del Piero me Juven ka shënuar 246 gola: 157 në Serinë A, 47 në kupa ndërkombëtare, 22 në Kupën e Italisë, 20 në Serinë B. Vitin e kaluar ka fituar edhe renditjen e golashënuesve, këtë vit ka shënuar në Champions Ligë kundër Zenitit dhe Realit të Madridit. Këtij të fundit, midis festimeve dhe buzëqeshjeve, i lëshon mesazhin “Shpresoj që në Spanjë ta sigurojmë përfundimisht kualifikimin në fazën tjetër. Por mbetet një garë shumë e vështirë”.RANIERI DHE FUNDI I KRIZES - Ekipi nuk është akoma në maksimum, por Ranieri tani mund të jetë i kënaqur: “Kam filluar ta shoh atë rreze drite”. Një shenjë e pakundërshtueshme, se mungon pak për të parë dritën e plotë. Tekniku juventin ndihmon për ta shpjeguar më mirë metaforën: “Do të jetë ditë e plotë vetëm kur t’i rikuperoj gjithë lojtarët e ekipit”. Edhe me mungesat e rëndësishme, skuadra që ka zbritur në fushë ka fituar bindshëm ndaj Romës, ashtu siç ka bërë edhe në ndeshjet e fundit kundër Bolonjës, Realit të Madridit dhe në derbin kundër Torinos. Por kjo nuk do të thotë se Juventusi i kësaj periudhe të fundit është më i miri i parë këtë vit. Të paktën, jo për trajnerin e saj: “Nuk e di, nëse ky është Juventusi më i mirë i sezonit. Në fillim të kampionatit ishim në gjendje shumë të mirë dhe vinim nga dy paraqitje perfekt në fazën paraeliminatore të Championsit. Më pas, kemi pësuar rënie, ndoshta në aspektin psikologjik. Ndërsa tani e kemi rigjetur ritmin dhe arrijmë t’i rikuperojmë energjitë psikologjike dhe fizike. Të vazhdojmë kështu”.
Ruud Van Nistelrooy duket se e ka kaluar problemin që pësoi një javë më parë, pasi sot ai u stërvit me topin. Qendërsulmuesi i Real Madridit, që u detyrua të mungonte në sfidat e Kupës së Mbnretit ndaj Real Union dhe në Liga ndaj Almeiras, e ka shkelmuar sot topin pa ndjerë shqetësime, pas disa ditësh stërvitjeje në palestër dhe kështu që do të jetë nën urdhërat e trajnerit Bernd Schuster në sfidën e së mërkurës në Santiago Bernabeu ndaj Juventusit. Ndërsa, vazhdojnë të jenë në dyshim Pepe dhe Diarra.
Mesfushori i Juventusit Tiago Mendes ka kërcënuar se nëse nuk luan rregullisht ai do të largohet në janar. Tiago ka qenë transferi më i dështuar i Juventusit vitete e fundit. Që nga momenti i kalimit te Zonja e Vjetër në vitin 2007 ai nuk ka arritur të sigurojë vend në formacionin e Ranierit për shkak të paraqitjeve të dobëta të cilat i ka shfaqur. Pas spekulimeve të shumta për një largim të mundshëm në afatin kalimtar të verës, Tiago vendosi të vazhdojë ta bart fanellën bardhezi, mirëpo tashmë siç duket ka ardhur fundi. “Unë nuk luaj. Në fakt unë luaj shumë pak, dhe kjo është arsyeja që po mendoj të kthehem në vendin tim. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, unë do të mundohem të gjej zgjidhje më të mirë për mua”. “Portugalia është vendi im dhe është shumë e kuptueshme që do të kthehesha nëse më jepet një mundësi e mirë. Disa skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e mia, mirëpo nëse kthehem në Portugali do të luaj vetëm për skuadrën e Benficas”, është shprehur Tiago.
Mesfushori i Juventusit, Marco Marchionni është i gatshëm për sfidën e së mërkurës ndaj Real Madridit në "Santiago Bernabeu", në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe besoj se skuadra e tij do t'ia arrijë qëllimit të marrë një rezultat pozitiv. Ish-futbollisti i Parmës pati një paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e së shtunës ndaj Romës, 2:0, duke shënuar golin e dytë që e vulosi fitoren. Ai tashmë shikon përpara drejt sfidës me kampionët në fuqi të Spanjës. "Synimi im është që të kontribuoj për suksesin e Juventusit. Për momentin jam duke menduar vetëm tek sfida në 'Santiago Bernabeu', stadium ky në të cilin gjithmonë kam ëndërruar të luaj", ka theksuar Marchionni për "La Stampa". "Asnjëherë nuk kam dyshuar mbi aftësitë e mia dhe asnjëherë nuk kam menduar ta braktis Juventusin. Familja ime më ka përkrahur vazhdimisht për të ecur përpara. Vijë pas një lëndimi të gjatë, por tash jam i gatshëm për të treguar se cili është Marchionni i vërtetë", është shprehur mesfushori bardhezi. Juventusi momentalisht kryeson grupin H dhe në rast fitoreje kundër Realit, do ta siguronin pjesëmarrjen në mesin e 16 skuadrave më të mira të Evropës.
SinjaliNga objekt misterioz në lojtar, më në fund, vendimtar në vetëm dy ndeshje. Tiago rimerr Juventusin dhe pranon, edhe në festën post-Roma, komplimentet e Ranierit, i cili i kishte bërë elozhe që të mërkurën në mbrëmje, dhe ato të Cobolli Gigli. Presidenti bardhezi ka dashur të nënvizojë paraqitjen e portugezit. “I bëj komplimentet e mia më të sinqerta. Ka zhvilluar ndeshjen më të bukur, qëkur ndodhet te Juventusi, ka luajtur me të vërtetë mirë.” Numrit një juventin i bën eko Ranieri: “Kam thënë gjithmonë se është lojtar i madh, dhe se nuk kishte arritur t’i tregonte vlerat e tij për arsye misterioze. Ndoshta ka ndikuar fakti se ai ishte lojtari më i paguar i ekipit, ndoshta arsyet ishin taktike. Por e keni parë, ka luajtur në Bolonjë pas një stërvitjeje të vetme dhe kundër Romës ka rezistuar për gjithë takimin, edhe pse kishte pasur vetëm dy ditë në dispozicion për t’u përgatitur. Ka bërë një paraqitje të shkëlqyer”. Duket se vështirësitë janë kaluar. Pas një viti katastrofik dhe një vere sfilitëse, Tiago ka ndryshuar drejtim dhe po e gjen vendin e tij në mesfushë. Një dhuratë nga qielli për Ranierin dhe një valë e re cilësie në këtë repart. Nga këto arsye, është logjike që, nga presidenti te trajneri, të gjithë te Juvja të nënvizojnë me kënaqësi ringjalljen e portugezit. Njeriu që duhej dhe që në këtë pikë mund t’i bindë drejtuesit e Zonjës së Vjetër që të mos kthehen në merkato në janar, në kërkim të një mesfushori me këmbët e mira. Sigurisht, dy ndeshje nuk do të thonë asgjë. Por shenjat, duhet thënë, se më në fund janë të rëndësishme.
Ikona e Juventusit Alessandro Del Piero duket se do të shpërblehet nga skuadra e tij për formën e shkëlqyer që ka shfaqur edhe në sezonin e ri, me ç’rast skuadra ka vendosur t’ia zgjatë kontratën aktuale edhe për një vit më shumë. Mediat italiane njoftojnë se presidenti i Juves, Giovanni Cobolli Gigli, dëshiron t’ia rinovojë kontratën e Del Pieros me qëllim që ta zgjat atë edhe për një vit më tepër. Kapiteni i bardhezinjve ka qenë në një formë mahnitëse në sezonin e kaluar duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Serie A, ndërsa këtë fillimsezoni, me golat dhe me asistimet e tij, ka qenë njeriu kyç në rikthimin e Zonjës së Vjetër në formën më të mirë. Lojtari më besnik i Juventusit, që nga vitit 1993 bart fanellën bardhezi, të cilën e ka nderuar duke fituar shtatë Scudetto dhe Ligën e Kampionëve (ndërkohë që ka luajtur në tre finale të tjera të garës më prestigjioze evropiane), si edhe ka fituar plot çmime personale, duke bërë që karriera e tij të jetë ëndërr e çdo futbollisti. Loja e tij te Juventus ia ka mundësuar edhe paraqitjen me Përfaqësuesen italiane, me të cilën është shpallur kampion bote në vitin 2006. Goli i tij kundër Realit në takimin e Ligës së Kampionëve dhe supergoli kundër Romës në mbrëmjen e të shtunës, ka shtyrë drejtuesit e klubit që ta mbajnë “Djaloshin e Artë” në skuadër sa më gjatë që është e mundur. Kontrata aktuale e Del Pieros përfundon në vitin 2010, ndërsa Cobolli Gigli do t’i ofrojë edhe një vit zgjatje, që do të thotë se ai do të luajë për Juventusin deri në vitin 2011.
Kapiteni Aleks Del Piero rikthehet përsëri deciziv për Juventusin, pasi në minutën e 38-të të pjesës sëparë, me një gol fantastik nga një goditje dënimi, i dhuron skuadrës së tij qetësinë për të fituar ndeshjen e vështirë ndaj Romës. “Ndaj verdhekuqve kemi hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt së ardhmes, kundër një skuadre që pavarësisht vështirësive të këtij momenti, vazhdon të qëndrojë e fortë. Kampionati? Është e kotë të mendojmë për diçka të tillë, kur mungojnë shumë ndeshje, ndërkohë që ne jemi edhe disa pikë prapa kryesueseve. E rëndësishme është që të zbresin në fushë për të marrë numrin më të madh të pikëve. Tani duhet të rikuperojmë forcat për takimin ndaj Realit të Madridit”, shprehet Aleks Del Piero.
Claudio Ranieri është i ekzaltuar pas triumfit në mbrëmjen e djeshme përballë Romës, kur lojtarët e tij falë golave të Del Pieros dhe Marchionnit marrin tri pikë të tjera të rëndësishme në kampionat: “Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të bukur, mbase më e mira sezonale për ne. Duartrokitje për Del Pieron, Amaurin, por gjithashtu edhe për Marchionnin, që, tashmë që ka filluar të gjejë formën më të mirë fizike, po shfaq të gjithë cilësitë e tij, pikërisht ato për të cilat i kemi besuar gjithmonë. Një tjetër faktor i rëndësishëm i kësaj ndeshjeje ka qenë paraqitja e shkëlqyer e mbrojtjes, ku Molinaro ka qenë perfekt gjatë gjithë 90 minutave. Jam shumë i lumtur për atë çfarë po japim në fushë dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu”, deklaron Claudio Ranieri.
“Dhe tani kemi nevojë për vazhdimësi.” Nga faqja e tij në Internet Alessandro Del Piero, i është kthyer fitores së bukur të mbrëmjes së djeshme ndaj Romës. “Vendosmëria, nisma dhe loja e bukur e skuadrës na nderuan”, - nënvizoi numri dhjetë duke i kërkuar shokëve të tij ta mbyllin këtë cikël të ngjeshur ndeshjesh të rëndësishme me rezultate të mira. “Tani duhet të kemi vazhdimësi.” Sot në mëngjes skuadra iu kthye menjëherë fushës, sepse të mërkurën luhet transferta në Champions në Madrid, ndaj Realit.
Juventusi ne kuader te gjiros se dhjete te Serie A mposhti ekipin kryeqytetas Roma, ne derbi ndeshjen e kesaj jave me rezultatin 2-0. Ishte nje ndeshje tejet e hapur nga te dyja palet dhe tejet e ashpert ne mesfushe. Pjesa e pare
Qe ne fillim te pjeses se pare Juvja filloi tejet e organizuar dhe e motivuar per fitore. Rastin e pare e kishte Del Piero, i cili mori nje top nga Marchionni dhe nuk ishte i fatshem te mposhte portierin romak, Doni. Pas disa minutave, Roma fillon te gjeje hapesire dhe kanoset tre here ne gjashtembedhjeteshen e Juves. Se pari here, Baptista kanoset me nje gjuajtje, mirepo ishte i pa fat. Disa minuta me vone, nga nje krosim i Taddeit, Chiellini prek topin dhe ngaterron koncentrimin e portierit Manninger dhe me vone topi te preke transverzalen e poshtme te Zonjes. Menjehere, gjate aksionit te radhes eshte serish Taddei i cili me koke godet perball portierit austriak te Juves, mirepo gjuajtja e tij ishte tejet e pasakte. Ishin keto disa minuta tejet te ferrit te Ulkonjes Romake. Me vone vjen nje gjuajtje e Del Pierot nga nje distance prej 17 metrash, mirepo gjuajtja e tij goditi murin e gjalle te Romes. Ne minuten e 38, nga nje distance prej 30 metra ndalet mbrojtesi juventin Chiellini, nga e cila pozite kapiteni Del Piero godet porten kundershtare, me nje gjuajtje dhe me nje gol tejet fantastike dhe kalon ne epersi Juven ne 1-0. Menjehere ne minuten e radhes, eshte serish Del Piero i cili me te paren godet topin, mirepo gjuajtja e tij nuk ishte aq e sakte per te dyfishuar rezultatin. Pjesa e pare mbaron me rezultatin minimal 1-0.
Pjesa e dyte:
Edhe ne pjesen e dyte perseritet e njejta epizode. Per dy here radhazi kanoset Juvja, permes Amaurit. Mirepo ne minuten e 48, Del Piero gjen te lire Marchionnin, i cili mrekullisht lirohet nga kundershtari i tij Riise dhe del sy me sy me portierin Doni dhe keshtu rrite epersine e bardhezinjve ne 2-0. Me pas Juvja fillon te luaje loje te ngadalshme, mirepo sulmuese. Roma kanoset vetem 2 here gjate pjeses se dyte, se pari permes Vucinic dhe se dyti permes Baptistas. Ndeshja ne fund perfundon me rezultatin 2-0. Eshte kjo edhe nje fitore tjeter e Juves, e cila si duket, po ecen drejt permiresimit dhe i afrohet liderit Inter, me vetem 3 pike diference.
Te dhena rreth ndeshjes: JUVENTUS-ROMA 2-0 (1-0).Golashenues: 38’ Del Piero, 48’ Marchionni. JUVENTUS: Manninger; Grygera (78’ Mellberg), Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Marchionni, Sissoko, Tiago, Nedved (80’ De Ceglie); Amauri (73’ Iaquinta), Del Piero. Ne dispozicion: Chimenti, Ekdal, Camoranesi, Giovinco. Trajner Ranieri.ROMA: Doni; Panucci (58’ Cicinho), Mexes, Juan, Riise; De Rossi, Pizarro (69’ Okaka); Taddei (46’ Menez), Perrotta, Batista; Vucinic. Ne dispozicion: Arthur, Loria, Tonetto, Brighi. Trajner Spalletti. Arbiter kryesor: Rizzoli mga Bologna.Te ndeshkuar me karton te verdhe: 7’ Pizarro, 15’ Panucci.
Të shtunën në orën 20:30 në Stadio Olimpico të Torinos zhvillohet ndeshja më e mirë e javës së dhjetë në Serie A, ndërmjet Juventusit dhe Romës. Tre fitore radhazi të Zonjës së Vjetër (duke përfshirë edhe fitoren në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit) tregojnë një pozitivitet në rikthimin e formës së të zgjedhurve të Ranierit, edhe pse ky i fundit ka komentuar se kriza ende nuk ka marrë fund dhe se fitorja kundër Giallorosëve do të tregonte se Juve ka lënë pas vetes serinë e ndeshjeve të dobëta. Me fitoret kundër Torinos dhe Bolognas, bardhezinjtë tashmë janë vetëm pesë pikë më poshtë se kryesuesi i tabelës, Napoli, ndërsa kanë vetëm tre pikë më pak se rivalët Inter. Përveç formës së mirë që ka shfaqur Juve në tri ndeshjet e fundit, Bianconerët do ta kenë edhe përparësinë e ‘historisë’, pasi që ata nuk kanë humbur në shtëpi nga Roma që nga sezoni 2000/2001, kur ish-sulmuesi i Romës, Gabriel Batistuta, ishte heroi i Giallorosëve në Stadio Delle Alpi, në fitoren e kryeqytetasve prej 2-0. Ndeshja e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave kur Juventusi ka luajtur si vendas, ka përfunduar me rezultat 1-0, pas atij goli të bukur të ikonës Alessandro Del Piero nga gjuajtja e lirë. Pinturrichio është në formë të mirë dhe ka pushuar në ndeshjen kundër Bolognas, prandaj pritet që ai të jetë në listën e golashënuesve kur do të luajë bashkë me Amaurin në sulm. Një lajm i mirë për Juven është edhe rikthimi i Mauro Camoranesit, i cili mund të fillojë nga minuta e parë nëse rikuperohet plotësisht.Sa i përket skuadrës së Romës, gjithçka shkon keq. Humbja e fundit 3-1 kundër Udineses ka qenë vetëm se një dështim i radhës për romakët të cilët nuk kanë mundur ta fillojnë më keq këtë sezon. Pas shtyrjes së ndeshjes kundër Sampdorias, ata tashmë gjenden në pozitën e 16-të me shtatë pikë, vetëm dy pikë më tepër se skuadra e fundit, Reggina. Nëse skuadra e Spallettit nxjerr një rezultat pozitiv nga ky takim shumë i rëndësishëm, ndoshta ky do të ishte një rikthim drejt rezultateve pozitive të Ujkonjës Romake. Giallorosët në këtë moment kanë nevojë për cilëndo mundësi që mund të jepet, ndërsa një goditje e madhe për ta është mungesa e ‘hajmalisë’ Francesco Totti, i cili nuk ka udhëtuar aspak në Torino për shkak të lëndimit i cili e ka lodhur kohëve të fundit. Në mungesë të Tottit, Spalleti do të mundohet të gjejë zgjidhjen më të mirë në sulm, ndërsa mësohet se braziliani Julio Baptista do të jetë i gatshëm të inkuadrohet në ndonjërën pjesë të takimit të nesërm. Spalleti ka njoftuar se ka udhëtuar në Torinio për fitore, mirëpo si do ta arrijë këtë përballë një Juventusi të rikthyer në forme mbetet të shihet në takimin e të shtunës. Gjithçka më pak se fitore në takimin e nesërm do ta shihte të përfunduar ëndrrën e verdhekuqve për Scudetto.Pesë ndeshjet e fundit të dy skuadraveJuventusBologna 1-2 Juventus (Serie A)- 29 tetorJuventus 1-0 Torino (Serie A)- 25 tetorJuventus 2-1 Real Madrid (LK)- 21 tetorNapoli 2-1 Juventus (Serie A)- 18 tetorJuventus 1-2 Palermo (Serie A)- 05 tetorRomaUdinese 3-1 Roma (Serie A)- 26 tetorChelsea 1-0 Roma (LK)- 22 tetorRoma 0-4 Inter (Serie A)- 19 tetorSiena 1-0 Roma (Serie A)- 05 tetorBordeaux 1-3 Roma (CL)- 01 tetorTë rejat e Juventusit përfshijnë rikuperimin e plotë të Mauro Camoranesit, rikthimin e Alessandro Del Pieros nga pushimi, derisa Nicola Legrottaglie, Zdnek Grygera dhe Cristiano Zanetti janë kthyer nga lëndimi. Ranieri nuk mund të llogarisë në shërbimet e Gianluigi Buffon, Hasan Salihamidzic, Jorge Andrade, David Trezeguet dhe Cristian Poulsen.Skuadra e mundshme startuese e Juves (4-4-2): Manninger, Grygera, Chiellini, Legrottaglie, Molinaro, Camoranesi, Sissoko, Marhionni, Nedved, Del Piero, Amauri.Të rejat e Romës, fillimisht lajmet e këqija, mungesa e Francesco Tottit, po ashtu në dyshim është edhe Alberto Aquilani, ndërkohë që lajm i mirë është rikthimi i Julio Baptistas.Skuadra e mundshme startuese e Romës (4-2-3-1): Doni, Panucci, Mexes, Juan, Tonetto, De Rossi, Pizzaro, Taddei, Menez, Perrotta, Vucinic.ParashikimiEdhe pse në shikim të parë i jepet përparësi Juventusit, mirëpo nevoja e domosdoshme për një rikthim te rezultatet pozitive të skuadrës romake ka bërë që ekspertët të konsiderojnë se ky takim do të përfundojë me rezultat të barabartë, 1-1.
Mbrojtësi i Romës, Cicinho, beson se një fitore kundër Juventusit mund të jetë pikë kthyese këtë sezon dhe një rast i mirë për të mbuluar njollën e zezë të klubit. Pa fitore në katër ndeshje si dhe pa Francesco Tottin për ndeshjen e sotme me Juventusin, nuk tingëllon aq mirë për ekipin italian.“Tre pikë kundër Juventusit do ta ndryshonin gjendjen në tabelën tonë. Një fitore po ashtu do të na jepte vetëbesim për ndeshjen kundër Chelseat, andaj mendoj se do të japim përgjigjen e duhur në Torino”, ka thënë Cicinho.“Liga e Kampionëve dhe Serie A janë dy gara shumë të rëndësishme për ne dhe do të luftojmë për ta deri në fund”, ka shtuar braziliani.
Asnjë emocion në përballjen me Romën.Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, kërkon respekt maksimal nga futbollistët për formacionin verdhekuq, sepse, sipas tij, ata vërtetë nuk pokalojnë një periudhë të mirë rezultatesh, por kjo s’do të thotë që janë në krizë. Për Ranierin, kjo sfidë do të jetë speciale, duke njohur origjinën e tij kryeqytetase. “Tashmë u bënë 34 vjet që jam larguar nga Roma, skuadër në të cilën kam kaluar qoftë si futbollist, ashtu si dhe trajner. Roma mbetet gjithmonë Roma, dhe nuk është aspak në krizë. Deri një javë më parë, të njëjtën gjë deklaronin edhe mbi gjendjen tonë. Spalletti ka tre vjet që e drejton këtë skuadër në mënyrë të mrekullueshme. Sigurisht, momentet e vështira në futboll i kalon çdo skuadër, vetëm se koha se kur do të ndodhin këto gjëra nuk është e përcaktuar. Grupi i lojtarëve verdhekuq është i njëjtë me atë që ka qenë protagonist në tri sezonet e fundit, kësisoj jam mjaft i sigurt se do vazhdojë të jetë i tillë edhe në këtë sezon. Mjafton një fitore dhe fati i keq do të kthejë për ta. Pikërisht për këtë arsye kërkoj përqendrim maksimal nga skuadra”, ka theksuar tekniku juventin. Formacioni – Përsa i përket lojtarëve që do të zbresin nëfushë, Claudio Ranieri është i shqetësuar për gjendjen fizike që po kalojnë dy mesfushorët e qendrës, që luajtën edhe në Bolonjë, Tiago e Sissoko. Mirëpo përveç tyre, shqetësohet edhe për mbrojtësin kroat, Knezevic, i cili në ndeshjen e“Dall’Ara”-s ka ndjerë probleme brenda 10-minutëshit të parë të lojës, e megjithatë, duke shtrënguar dhëmbët, ka vendosur të qëndrojë deri në përfundim të ndeshjes. Këto probleme mund të bëjnë që kreu i pankinës së “Zonjës së Vjetër”të zbresë në fushë përballë verdhekuqve me tre sulmues, e njëjta skemë e përdorur kundër tyre në dy ndeshjet e sezonit të kaluar. Gjithsesi, për këtë, Ranieri do të vendosë vetëm pak përpara fillimit të ndeshjes. Ndërkohë lajme të mira vijnë nga rikuperimi i Del Pieros, Camoranesit e Legrottaglies. Për sa i përket luftës për titull, tekniku i juventinëve pohon se Interi e Milani nuk e frikësojnë aspak, pasi forca e tyre njihet tashmë prej dekadash. “E dimë që Milani është një superskuadër, po ashtu edhe Interi. Kështu që ne do të bëjmë kampionatin tonë. Gjithsesi, vetëm aty nga muaji maj mund t’i bëjmë më saktë llogaritë se deri ku mund të shkojmë, apo çfarë dotë synojmë”, ka përfunduar tekniku i Juves, Claudio Ranieri.Sërish rinovim për Nedvedin - Karriera e Pavel Nedved mund të mos përfundojë në fund të këtij sezoni. Drejtuesit e Juventusit po mendojnë seriozisht për t’ia rinovuar kontratën mesfushorit çek, 36 vjeç. “Pavel mund të jetë akoma vendimtar,” - ka thënë agjenti i tij Mino Raiola. Domethënë, që Ranieri dhe klubi duan të provojnë ta bindin lojtarin. Objektivi i Nedved është Champions Liga, një stimul që mund ta shtyjë për të vazhduar. Ndërkohë, Pavel kërkon finalen e Romës. Ka qenë Ranieri që pas ndeshjes me Bolognan ka bërë hapin e parë: “Pavel është kapiteni i të rinjve, po flas me klubin për t’ia rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera”. Sigurisht që trajneri dhe drejtuesit juventinë i janë mirënjohës lojtarit edhe për rolin që ai ka pasur në periudhën e krizës që sapo ka kaluar ekipi. Lojtari çek dhe Del Piero janë dy liderë në dhomat e zhveshjes, që dëgjohen edhe nga pjesa tjetër e skuadrës. Por Nedved do të donte të tërhiqej në fund të sezonit: “Kujtojnë se jam 26 vjeç, por jam 36 dhe i ndiej,” - ka thënë mesfushori. Por kënaqësia që të jep Championsi është e pamohueshme; kjo mund të bëjë mrekullinë, edhe nëse objektivi kaq shumë i dëshiruar mund të arrihet që këtë vit. Në këtë rast, Pavel me shumë vështirësi do të hiqte dorë nga mundësia për të mbrojtur trofeun e fituar me kaq shumë sakrifica.
Ndonëse infermieria bardhezi po zbrazet dita-ditës, presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, pranon se në merkaton e janarit mund të ketë përforcime. Një prej tyre është aktualisht në grupin e drejtuar nga Claudio Ranieri, portugezi Tiago Mendes. “Tiago më ka mahnitur në ndeshjenndaj Bolognas. Në atë sfidë tregoi të gjitha ato cilësitë, të cilave ne u besuam për ta sjellë atë në Torino. Besoj se ai tashmë e ka kuptuar mënyrën tonë të lojës dhe sigurisht që rikthimi i tij do të na jepte një ndihmë më shumë. Por ndërkohë, ne kemi nisur të studiojmë merkaton evropiane, kështuqë në janar mund të mbërrijë ndonjë përforcim. Rinovimi i Pavel Nedvedit? Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me të, por çdo gjë për sa i takon kësaj çështjeje varet vetëm prej tij. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të bashkëpunojmë me kampionë. Ndeshja me Romën? Është një sfidë, e cila duhet fituar me çdo kusht për të konfirmuar momentin e mirë që po kalojmë, por gjithashtu shpresojmë edhe nënjë spektakël për të pranishmit dhe tifozeritë”, ka përfunduar Gigli.
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, është shumë i lumtur nga përgjigjeja e fortë që i ka dhënë krizës së javëve të fundit skuadra e tij, me tri fitore radhazi. I shndërruar në një ndër shtyllat kryesore të bardhezinjve, ai e sheh si vendimtare përballjen me Romën. “Ndër faktet më pozitive në prag të kësaj ndeshjeje janë rikthimi në dispozicion i Del Pieros, Camoranesit dhe Legrottaglies. Ata janë një forcë më shumë në një sfidë që parashikohet sa e fortë, po aq edhe e rëndësishme për të dyja skuadrat. Ndeshja me verdhekuqtë është një tjetër pengesë që duhet ta kalojmë, dhe në rast se do ta mbyllim pozitivisht atë, atëherë pa diskutim do të fillonte një tjetër kampionat për ne. Titulli? Unë nuk e përmenda këtë fjalë, pasi sa herë që kemi folur mbi një objektiv të tillë, më pas diçka nuk ka funksionuar në skuadër. Do të ishte më korrekte të zbrisnin në fushë me synimin e vetëm të fitores e më pas të shohim se çfarë do të na rezervojë kampionati”, ka deklaruar Chiellini.
Kapiteni i Romës Francesco Totti do të mungojë, në ndeshjen derbi të mbrëmjes së nesërme në Stadio Olimpico të Torinos, ku zhvillohet takimi ndërmjet Bianconerëve dhe Giallorosëve, si pasojë e problemit të vazhdueshëm me gjurin. Simboli romak nuk ka udhëtuar aspak në Torino, dhe kjo është një goditje shtesë për Romën, derisa një hendikep i madh për vetë Tottin, i cili është lodhur me problemet e vazhdueshme me gjurin, dhe nuk do ishte befasi nëse ai do të hiqte dorë krejtësisht nga loja aktive. Ëndrra e keqe është rikthyer për ta ndjekur edhe kapitenin edhe skuadrën, ndërkohë që mungesa e tij ia vështirëson shumë punët trajnerit Luciano Spalletti. Ndeshja kundër Juves do ta shënonte paraqitjen e 400-të të Tottit në Serie A, ndërsa siç duket ai duhet ta shtyjnë festën e tij për ndonjë ndeshje të radhës.
Dëmtimi që po e mban larg fushës së gjelbërt ka ardhur në kohën e duhur. Ose të paktën nuk e ka rënduar shumë Gigi Buffon, super-portierin e Juventusit, që u bë baba 28 dhjetorin e vitit të shkuar. Kështu, ai ka mundur të kalojë pak më shumë kohë me Alena Seredovën e tij. Dhe mbi të gjitha me “Fufon”, kështu e quajnë në shtëpi Louis Tomasin e vogël. “Është një mënyrë perfekte për ta njohur më mirë. Unë e njoh shumë mirë, por ai jo dhe aq mua. Por është shumë mirë edhe kështu”, ka pranuar për “Chi” Alena Seredova, e shoqja e Buffonit. Sigurisht që mami ështëgjithmonë mami. “Si prind është e sigurt që jam në plan të dytë në krahasim me bashkëshorten time – kapranuar Gigi –. Për shembull, nëse “Fufo” është në krahët e mi dhe kalon Alena, ai kërkon menjëherë të shkojë tek e ëma. Dhe unë mbetem keq. Ndoshta ndodh ngaqë është i vogël, ndoshta mund të zgjasë vetëm për pak kohë, por kjo situatë më trishton”. Si bashkëshort perfekt është e vështirë të mos i japësh të drejtë... Megjithatë, lindja e Louis Tomasit e ka ndryshuar mënyrën e jetesës së çiftit. Zgjimi i parë është nëorën 3.00, pastaj në orën 6.00: “Zgjimi i dytë është rraskapitës dhe përfundimisht nuk e merr dot më veten. Sytë më hapen dhe është e pamundur të fle, kështu që jam i detyruar të shkoj dhe të ha mëngjesin. Në shumicën e rasteve e përgatit Alena, por një herë në muaj ndodh mrekullia: ia servir mëngjesin në krevat bashkëshortes sime. Por vetëm një herë, pasi nuk dua që ajo të mësohet me këtë gjë. Një herë në muaj më pëlqen edhe të gatuaj për të, makarona. Gatuaj me shpirt që të mos e zhgënjej atë dhe të ftuarit e mi”.
Amauri është konfirmuar si arma më efortë e skuadrës së Juventusit në këtë fillim sezoni. Konstant në të gjitha ndeshjet e zhvilluara dhe vendimtar me golat e tij, jo më kot braziliani është golashënuesi më i mirë i klubit bardhezi. Pas realizimeve ndaj Realit të Madridit dhe në derbin kundër Torinos, Amauri po “mpreh këpucët” për ndeshjen e së shtunës në mbrëmje kur në “Olimpicon” e Torinos do të mbërrijë Roma. Skuadra verdhekuqe po kalon një moment shumë të vështirë,por braziliani nuk qëndron i qetë në prag të një fakti të tillë, pasi pothuajse të njëjtën gjë sapo e kaloi edhe Juventusi: “Do të jetë një ndeshje shumë e bukur, pavarësisht problemeve që po kalon Roma. Kanë rikuperuar Totin dhe sigurisht që kapiteni, një ndër lojtarët e mi më të preferuar, do t’i japë një tjetër ritëm trupës së Spallettit. Nuk dua t’i besoj aspak gjendjes së vështirë të verdhekuqve, pasi edhe në një moment të këtillë dhamë përgjigjen, në një sfidë shumë të rëndësishme kundër Realit të Madridit dhe më pas ndaj Torinos. Kështu që, të njëjtën gjë mund të na shkaktojë edhe Roma. Pikërisht për këtë arsye duhet të qëndrojmë të qetë dhe të vëmendshëm. Kombëtarja?Dunga më injoron, por unë do të vazhdoj rrugën time. Mbërrita në Itali si një i panjohur dhe tashmë jam në njërën prej skuadrave më të mëdha në botë. Nga ana tjetër, fakti që Kombëtarja e Kampioneve të Botës më vëzhgon me kujdes, është një stimul më shumë për mua. Nëse Lippi do të më telefononte... ta lëmë surprizë”, deklaron Amauri.
Juventusi është gati të afrojë në formë huazimi, në merkaton e janarit, mesfushorin Luka Modric. Për këtë arsye, përfaqësuesit e klubit bardhezi udhëtuan drejt Londrës, në mënyrë që të gjendet marrëveshja me Tottenhamin. 23-vjeçari, i cili shkëlqeu me Kroacinë gjatë Euro 2008, u transferua me shumë bujë në "White Hart Lane". Megjithatë, që prej kalimit nga Dinamo e Zagrebit te klubi anglez, për 23 milionë euro, lojtari ka zhgënjyer vazhdimisht. Juventus interesohet për Modric, pasi drejtuesit e klubit synojnë të afrojnë lojtarë cilësorë në mesin e fushës, repart i përgjysmuar për shkak të dëmtimeve. Në favor të "Zonjës së Vjetër" qëndron fakti se kroati nuk është ambientuar në Premiership dhe pas largimit të teknikut Juande Ramos nuk cilësohet si titullar "i paprekshëm". Trajneri i ri i "Hotspurs"-ave, Harry Redknap, preferon ta mbajë në stol fantazistin.
Largohet nje nga objektivat e bardhezinjve ne merkato. Mesfushori i Barcelones, Xavi Hernandez pritet ta rinovoje se shpejti kontraten e tij me Barcelonen. Sipas se perditshmes katalane “Sport”, agjenti i futbollistit, Ivan Corretja, dhe drejtori sportive i Barcelones, Txiki Begiristain jane duke diskutuar per zgjatjen e bashkepunimit. Per arritjen e marreveshjes duhen edhe disa kohe, por dy palet kane nder mend t’ia zgjasin doren njera-tjetres. Nderkohe largohet edhe Yaya Touré, per te cilin ehste gati te interesohet serish Arsenali. Por “Topçinjte” duhet ta permiresojne oferten prej 10 milione eurosh qe i eshte refuzuar me pare.
Daniele Arrigoni nuk kërkon të ankohet mbi paraqitjene lojtarëve të tij në sfidën ndaj Juventusit. Sipas trajnerit të Bolognas, bardhezinjtë kanë qenë vetëm me fat në fitoren e siguruar në “Dal’Arra”: “Më përjashtim të golit të parë, Juventusi nuk ka krijuar asnjë rast tjetër për shënim, ndërkohë që goli i dytë i Nedvedit erdhi thjesht si rrjedhojë e një gabimit tonë. Është e qartë që kur shkon në disavantazh të dy golave kundër një skuadre të fortë si Juventusi, bëhet shumë e vështirë për të rikuperuar ndeshjen. Gjithsesi, këto janë ndeshje që nuk pasqyrojnë objektivat tanë realë, por sigurisht që ajo e ardhshmja në Cagliari është një përballje, e cila duhet fituar me çdo kusht”, deklaron trajneri i Bolognas, Daniele Arrigoni.
Siç bën të ditur Gazzetta dello Sport, menaxheri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka kërkuar vazhdim të kontratës për yllin çek, Pavel Nedved, por vetë lojtari thotë se ai është “shumë i lodhur”. Nedved gjithmonë e ka theksuar dëshirën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve dhe kjo mbase mund të jetë arsyeja që ai zgjodhi të vazhdojë karrierën edhe për një sezon tjetër këtë verë, por ai duket se vërtet do të largohet nga futbolli në qershorin e ardhshëm. “Luajmë aq shumë ndeshje së fundi, madje nuk e di nëse luajmë në Serie A, Kupën e Italisë ose në Ligën e Kampionëve”, ka bërë shaka Nedved. “Unë jam 36-vjeçar dhe edhe pse njerëzit vazhdojnë të thonë se dukem si 26-vjeçar, unë jam vërtet i lodhur!”, ka shtuar çeku.
Sulmuesi i Juventusirt Amauri ka folur për admirimin e tij që ka ndaj simbolit të Romës, Francesco Totti, ndërkohë që ka nënvizuar se dëshiron fitore kundër Giallorosëve të shtunën mbrëma. Zonja e Vjetër dhe Ujkonja Romake do të ndeshen të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos, ndërsa sulmuesi i sapoardhur te Bianconerët ka folur për situatën aktuale të të dy skuadrave, ndërkohë ka thënë se ai e çmon shumë kapitenin Francesco Totti. “Totti është njëri nga futbollistët italianë që më pëlqen ta shikoj kur luan. Ai luan ashtu siç unë ëndërroj të luaj dhe më pëlqen ta shikoj”, ka thënë ish-sulmuesi i Palermos. Ndërkohë Amauri ka theksuar se bardhezinjtë duhet të fitojnë me çdo kusht për të treguar se kriza ka marrë fund, pasi që ata tashmë vijnë nga tre fitore radhazi (kundër Real Madridit, Torinos dhe Bolognas), ndërsa një fitore kundër Romës do të ishte suksesi më i madh i këtij fillimsezoni.
Mediat italiane kanë njoftuar se ikona e klubit bardhezi Alessandro Del Piero dhe qendërmbrojtësi Nicola Legrottaglie, do të jenë në dispozicion të trajnerit Claudio Ranieri për ndeshjen e rëndësishme kundër Romës, e cila zhvillohet të shtunën në Stadio Olimpico të Torinos. Është ky një lajm shumë i mirë për Zonjën e Vjetër para duelit të madh kundër Giallorosëve me ç’rast do të mundohen të tregojnë se kriza tashmë ka marrë fund. Del Piero dhe Legrottaglie janë të gatshëm për t’u ndeshur me kryeqytetasit, ndërkohë që Mauro Camoranesi, i cili luajti disa minuta edhe kundër Bolognas, do të jetë në një formë më të mirë për të startuar nga minuta e parë.
Karriera e Pavel Nedvedit mund të mos mbyllet në fund të sezonit. Juvja po mendon seriozisht t’ia rinovojë kontratën mesfushorit çek 36-vjeçar. “Paveli është ende në gjendje të bëjë dallimin”, - tha agjenti i tij, Mino Raiola. Kështu që Ranieri dhe drejtuesit dëshirojnë ta mbajnë. Objektivi i Nedvedit është Liga e Kampioneve, një stimul i cili mund ta shtyjë të vazhdojë. Ndërkohë, Paveli shpreson të luajë që sivjet në finalen e Romës.
Ndodhet ne reanimacion por nuk eshte ne rrezik per jeten tifozi i Juventusit qe u plagos dje pas ndeshjes se fituar 2-1 nga bardhezinjte. Personi, nje 44-vjecar nga Modena, u godit ne koke nga nje gur i leshuar nje nje grup tifozesh te Bolonjes. Burri nuk u operua dhe mjeket e reanimacionit te spitalit Maggiore po e rizgjojne. Nderkohe, policia po heton per ngjarjen, per te rindertuar dinamiken e epsodit.