e mërkurë, 31 dhjetor 2008

Ranieri: Ja momentet më të bukura të Juventusit në 2008-ën

Vendi i tretë në sezonin e kaluar dhe rikthimi në Champions League, fazë e mrekullueshme në grupe, që arrin kulmin me vendin e parë para Real Madridit dhe aktualisht e dytë në tabelën e Serisë A, pas shpatullave të Interit. Bëhet fjalë për Juventusin, skuadrën e drejtuar nga Claudio Ranieri, për të cilën 2008 ka qenë një vit i mbushur me kënaqësi. Edhe vetë tekniku e pranon, se "janë të shumta ngjarjet që më kanë mbetur në mendje si p.sh. ndeshjet e fituara kundër Milanit, Interit në shtëpinë e tyre dhe Romës. Të triumfosh në fazën para eliminatore të Champions dhe pastaj të marrësh vendin e parë në grup, pasi ke fituar në Madrid, është me të vërtetë një triumf i madh. Këto janë perla që do t‘i kujtojmë për vitin 2008". Por analiza e Ranierit nuk ndalet te suksesi. Trajneri identifikon edhe kualitetin e rëndësishëm të Juventusit, që do të jetë një armë më shumë për pjesën e mbetur të këtij sezoni në 2009-ën. "Soliditeti që na kanë dhënë kampionët tanë dhe pastaj fakti se të gjithë djemtë, të cilët i blemë në merkato, kanë mundur të integrohen shumë mirë, nënvizon trajneri i bardhezinjve, na ka ndihmuar. Të gjithë lojtarët, kampionë të mëdhenj apo jo, luajnë me zemër për skuadrën".

Miqesore me 6 janar kunder Monacos

Pas fitores me Atalanten, djelmoshat e Claudio Ranierit jane ne pushim deri me 30 dhjetor, ku pritet grumbullimi per tu pregaditur per fillimin e kampionatit. Ata do te fillojn ushtrimet ne Vinovo ku do te pregaditen per sfinden miqesore kunder Monacos nga Franca.Takimi do te zhvillohet me 6 janar ne stadiumin e Mesinnas. Monaco aktualisht gjendet ne vendin e 14te te kampionatit francez me 23 pike te fituara.

Juventus e kërkon, tashmë Behrami kushton 20 mln euro

West Ham rrit çmimin e kartonit të mesfushorit 23-vjeçar. Paraqitjet e mira të Valon Behramit në Premiershipin anglez kanë sjellë interesimin e jashtëzakonshëm të skuadrave italiane për lojtarin. Por, West Ham reagon, duke e hequr kosovarin me pasaportë zvicerane nga merkato. Sapo Juventusi hyri në garën për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, klubi londinez vendosi te emri i Behramit etiketën "i pashitshëm". Një mënyrë me të cilën klubi ku punon, si trajner Gianfranco Zola kërkon të rrisë çmimin e kartonit të mesfushorit, që në lojën në krah është një prej lojtarëve më të mirë në botë. Vetëm pak kohë më parë, West Ham refuzoi një ofertë prej afro 20 milionë eurosh (më parë flitej për një shifër mbi 10 milionë euro), nga një klub elitar anglez. Kjo është arsyeja përse ata nuk mendojnë të fillojnë bisedimet me Juventusin. Drejtuesit e klubit bardhezi, që në këtë sezon duket rivalja kryesore e Interit në garën për titullin kampion në Serinë A, shpresonin që të paguanin rreth 7 milionë euro për Behramin, i cili u largua nga Lazio gjatë merkatos së verës, duke shfrytëzuar rregulloren e FIFA-s.

Capello beson te Juventus

Ish-trajneri i Juventusit dhe përzgjedhësi aktual i Anglisë, Fabio Capello, beson se Zonja e Vjetër do ta sfidojë Interin deri në fund të Kampionatit. Bianconerët e përfunduan vitin 2008 me fitore, por të njëjtën gjë e bëri edhe Interi, me ç’rast vazhdon të mbetet në krye të tabelës me gjashtë pikë më shumë se bardhezinjtë. “Juve është rivali i vetëm i Interit. Megjithatë, Nerazzurët kanë një skuadër të shkëlqyer dhe i kanë të gjitha mundësitë për ta fituar Kampionatin”. “Pavarësisht kësaj, Juventus është në formë shumë të mirë dhe do të luftojë deri në fund për t’ia rrëmbyer titullin Interit”, ka thënë trajneri italian.

Amauri: Nuk duhet ta humbim fokusin

Sulmuesi brazilian Amauri është i ngazëllyer që ishte në mesin e golashënuesve në fitoren e djeshme prej 3-1 ndaj Atalantas dhe thotë se bardhezinjtë nuk duhet të humbin fokusin. “Edhe këtë herë arritëm të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme dhe të sjellim në shtëpi një fitore të madhe. Dhe shpresojmë se 2009-ta do të jetë edhe më e bukur”, ka thënë Amauri.“Interi është gjashtë pikë para, është një ekip i fuqishëm dhe edhe kur nuk luan mirë mund të fitojë. Ne jemi aty, dhe mendoj se nuk duhet ta humbim fokusin. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, shton braziliani.

Serie A: Juventus mban hapin. Mposht Atalantan


Një ndeshje e bukur është zhvilluar në “Stadio Atleti Azzurri d'Italia” të Bergamos ndërmjet Atalantës dhe Juventusit, ku skuadra mysafire ka shënuar fitore komode me rezultat 3-1. Golin e parë në ndeshje e shënoi kapiteni i bardhezinjve, Alessandro Del Piero (30’). Ky ishte goli i njëzet i Del Pieros këtë vit, i cili me këtë gol shpallet golashënuesi më i mirë për vitin 2008 në Serie A. Në minutën e 38-të, mbrojtësi Nicola Legrottaglie e dyfishoi epërsinë pas një krosimi nga këndi të ekzekutuar nga Del Piero, dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Me të filluar pjesa e dytë (48’), lojtari i porsa inkuadruar në lojë, veterani Christian Vieri, ngushtoi epërsinë në 2-1. Pas këtij goli skuadra vendasi mori zemër dhe dominoi një pjesë të lojës, mirëpo duke mos arritur të barazonte. Nga ana tjetër, Juventusi shënoi edhe golin e tretë me anë të Amaurit (82’), pas një krosimi të Marchionit nga gjuajtja e lirë. Ky ishte goli i nëntëmbëdhjetë i Amaurit për vitin 2008, me ç’rast mbetet një gol pas partnerit të tij në sulm Del Piero dhe një gol para sulmuesit të Interit Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shënuar tetëmbëdhjetë gola gjatë vitit që po e lëmë pas.

Del Piero konkurron për golashënuesin e vitit 2008

Pasi është shpallur golashënuesi më i mirë i Serie A për sezonin 2007/2008, ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, do të konkurrojë për t’u shpallur golashënuesi më i mirë për vitin 2008. Në bazë të statistikave, kapiteni i Juves udhëheq me 19 gola në 37 ndeshje të zhvilluara gjatë vitit 2008 (me 14 gola të shënuar në pjesën e sezonit e kaluar dhe pesë këtë sezon). Del Piero tashmë është para sulmuesit të Interit Zlatan Ibrahimovic, i cili ka të shënuar vetëm 18 gola gjatë vitit 2008, ndërsa mbrëmë dështoi të shënonte kundër Sienas. I vetmi lojtar që mund t’i bëjë konkurrencë Del Pieros është partneri i tij në sulm, Amauri, i cili ka të shënuar 18 gola gjatë vitit 2008 (8 sezonin e kaluar me Palermon dhe 10 këtë sezon me Juven). Kjo do të ishte arritje e madhe për Del Pieron, pasi që asnjë lojtar i Juves nuk e ka fituar këtë çmim që nga viti 1985 kur e kishte fituar Michel Platini. Alex dhe Amauri do të konkurrojnë sot përballë Atalantës në Bergamo, e cila është ndeshja e fundit për Juven këtë vit.

e hënë, 22 dhjetor 2008

Tg1: Del Piero sportisti i vitit

Ikona e Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero, është zgjedhur sportisti më i mirë italian për vitin 2008 nga Tg1, ndërsa në ceremoninë e marrjes së çmimit kapiteni ka folur për Scudetton dhe për Kampionatin Botëror. Hajmalia e Juventusit ka kryesuar bindshëm duke fituar 58.3 % të numrit të përgjithshëm të votave nga telespektatorët e Tg1, ndërsa konkurrenti më i afërt i tij ishte kampioni i shumëfishtë i Moto GP, Valentino Rossi me 18.68 % të votave. Pasi mori çmimin, Del Piero bëri disa komente për luftën për Scudetto, si edhe për ëndrrën e tij që të jetë pjesë e Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010. “Kampionati është ende i hapur, ndërsa Interi është një skuadër që mund të mposhtet”, ka thënë Numri dhjetë i Juves, duke shtuar se qëllimi tjetër i tij është të luajë në Kampionatin e ardhshëm botëror, dhe ka shprehur zhgënjimin e tij për mospërfshirjen në fazën kualifikuese. Del Piero është pyetur edhe për mundësitë e tij për ta fituar Topin e Artë në vitin 2009. “Gjithçka varet si do të luajmë në Ligën e Kampionëve. Ne te Juventusi mendojmë për gjëra të mëdha dhe do të mundohemi të fitojmë gjithçka”, ka përfunduar legjenda e futbollit italian dhe botëror.

Zola: Chelsea do ta mposhtë Juventusin

Gianfranco Zola, futbollisti më i mirë në historinë e Chelseat, thotë se blutë do ta fitojnë Juventusin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Zola ditët më të mira të tij i kaloi në Stamford Bridge, por trajneri i tij aso kohe ishte Claudio Ranieri. Menaxheri i West Hamit beson se Juventusi do të bëjë një rezistencë të fuqishme ndaj Chelseat, por blutë do të shkojnë në çerekfinale. “Mendoj se Chelsea do ta fitojë, por me vështirësi. Mendoj se ndeshja në mes të Chelseat dhe Juves do të jetë shumë interesante”, thotë Zola. “Nga njëra anë është Chelsea, ku i kalova ditët më të mira të karrierës time, ndërsa në anën tjetër është Claudio Ranieri i cili më ka dhënë shumë”. “Jam i sigurt se ndeshja do të ofrojë shumë gjëra të bukura dhe spektakolare për gjithkënd”, ka deklaruar Zola.

Capello: Anglezët frikësohen nga italianët

Përzgjedhësi italian i përfaqësueses së Anglisë, Fabio Capello, ka deklaruar se skuadrat angleze ua kanë frikën skuadrave italiane. Shorti i Ligës së Kampionëve ka nxjerrë tri përballje anglezo-italiane, ndërsa Capello thotë se ekipet nga Liga Premier nuk janë të kënaqur që do të përballen me skuadrat e Serie A. “Skuadrat angleze frikësohen nga ato italiane. Nëse duhet të përballesh me skuadra si Juve, Inter dhe Roma, nuk është ndjenjë e mirë”. “Asgjë nuk mund të parashikohet në këto takime, mirëpo një është e sigurt: tifozët do të kënaqen. Është dëm që tri nga këto skuadra (Juve, Roma, Inter, Chelsea, Arsenal, Manchester United) do të duhet të largohen që në këtë fazë”, ka thënë Capello për “Gazzetta dello Sport”, i cili në Serie A ka qenë trajner i Milanit, Romës dhe Juventusit.

Juventus ngulmon për Behramin

Valon Behrami është shndërruar në objektivin kryesor të Juventusit. Klubi bardhezi kërkon të blejë mesfushorin, që vetëm pak muaj më parë luante me Lacion në Serinë A. Momentalisht, 23-vjeçari militon në Premiership, në radhët e West Ham dhe është një prej pikave të forta të skuadrës së drejtuar nga Gianfranco Zola. Kosovari me pasaportë zvicerane cilësohet si një prej lojtarëve më të mirë në qarkullim në rolin e tij dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e shohin si pasardhësin e ish-fituesit të “Topi të Artë”, çekut Pavel Nedved. Gjatë udhëtimeve të tija të shumta në Londër, drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, ka bërë një ofertë zyrtare tek West Hami për Behramin. Në klubin torinez janë optimistë se mund të gjendet një marrëveshje, edhe sepse drejtor sportiv i skuadrës angleze është emëruar një italian, Gianluca Nani, që në të kaluarën ka punuar te Brescia. “Bisedimet për blerjen e Behramit janë përshpejtuar, edhe sepse Secco ka udhëtuar drejt Anglisë për të gjetur akordin për mesfushorin e krahut”, theksonte gazeta “Tuttosport”. Klubi anglez pagoi 6 milionë euro gjatë verës dhe pretendon ta shesë të paktën 2 milionë euro më shumë. Bardhezinjtë besojnë se javën e ardhshme, Behrami mund të vihet nën urdhrat e Claudio Ranierit.

e premte, 19 dhjetor 2008

Del Piero: Ndaj Chelseat, maksimumin

Shorti i 1/8 te finaleve te Champions League nuk ka qene zemergjere per Juventusin, pasi i ka vendosur bardhezinjte perballe Chelseat. Alex Del Piero u shpreh i ndergjegjshem per forcen e kundershtarit, por edhe per potencialitetin e skuadres se tij: “Ne kete pike mund te ndeshesh vetem me rivale te forte, - tha ai, - por ajo qe i dallon kryesisht blute eshte cilesia e madhe e organikes. Megjithate ne do te japim maksimumin tone.”

Ranieri: Gëzohem që do ta vizitoj Londrën

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, është i emocionuar që në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve do të ndeshet me ish-skuadrën e tij, Chelsea. “Do të jetë kënaqësi të kthehem sërish në Angli dhe të luaj kundër Chelseat”. “Ne duhet t’i analizojmë gabimet e tyre në paraqitjet kundër skuadrave të mëdha, duke marrë parasysh faktin që në ato përballje kanë pasur shumë lojtarë të lënduar”. “Chelsea i ka lojtarët më të mirë në botë, ndërsa ne duhet të jemi në formën kulminante kur të përballemi me ta”, është shprehur Ranieri.

“Kameleoni” Sissoko: Ja si e fitova Juven!


Mesfushori malian rrëfen sekretin e suksesit të tij në Torino: Futbolli është sport për burra

Te Valencia e kujtojnë me nostalgji, te Lievrpuli nuk i japin rëndësi. “Kemi lojtarë më të mirë,” - i bie shkurt Benitez, i cili e ka zbuluar në Spanjë dhe e ka larguar nga Anglia. Megjithatë, Momo Sissoko, në më pak se një vit ka fituar një vend si titullar te Juventusi, protagonist në Champions, vendimtar për lojën e Ranierit në kampionat.“Ndoshta kanë gabuar në Liverpool, isha i ri dhe, kur je 20 vjeç, ke dëshirë për të luajtur. Me drejtuesit e Juves jemi kuptuar menjëherë, shpresoj ta shpërblej besimin e tyre për një kohë të gjatë.” Zemërgjerë në fushë dhe jashtë saj, i fortë, luftarak në fushën e lojës, i urtë si qengj jashtë, i turpshëm dhe i rezervuar. Mesfushori nga Mali në pak muaj (ka kaluar te bardhezinjtë në merkaton e janarit) ka fituar ndaj konkurrencës dhe ka bërë të heshtin ata që kishin nostalgji për Patrick Vieiranë.
KAMALEON - “Jam si një kamaleon; kur jam në fushë transformohem, por nuk ekzagjeroj. Futbolli është sport burrash, kush e tërheq i pari këmbën në mesfushë, humbet,” - thotë Sissoko. Shpesh, arbitrat nuk ndajnë të njëjtin mendim, por pak rëndësi ka, objektivi justifikon mjetin. Këtë e di mirë Ranieri, që nuk mund të bëjë pa Sissokon në mesfushën bardhezi. Numrat flasin vetë. Njëzet prezenca në katër muajt e fundit, një dalje me kartonin e kuq dhe asnjë gol, mesfushori juventin me numrin më të madh të paraqitjeve në këtë sezon, 15 prezenca, një gol (me rrafishatë kundër Fiorentinës, më 2 mars) dhe një karton i kuq në javën e fundit ndaj Sampdorias, në katër muajt e fundit të sezonit të kaluar.

ZERO GOLA - “Këtë sezon më mungon akoma goli, i kam shkuar afër, por nuk është kjo detyra ime.” Pikërisht, ai është nga ata që bëjnë punën e pistë, që përveshin mëngët dhe vrapojnë për fenomenët. “Lojtarë si unë dhe Gatuzo i japin ekuilibër dhe e bëjnë më kompakt një skuadër. Ka lojtarë që dhurojnë spektakël dhe të tjerë që vrapojnë për 90 minuta.” Dymbëdhjetë kilometra është mesatarja e distancës që përshkon Sissoko në ndeshje, një jetë si mesfushor, në ndjekje të lojtarëve me këmbë të mira. Edhe pse futbolli i sotëm ka ndryshuar shumë në krahasim me të shkuarën, tani vrapohet dyfishi, dhe këmbët janë pak më të sjellshme me topin. Mushkëritë nuk mjaftojnë, duhet edhe zemra. “Edhe uria. Dëshira për të arritur deri në fund, nuk duhet të mungojë asnjëherë, ashtu siç nuk duhet braktisur e shkuara, nga ke ardhur, kush ishe para se të luaje në Liga ose në Premier, apo në Itali.” Momo origjinën e tij nuk e ka harruar. Ka pasur vështirësi për të gjetur shtëpi, pasi kjo duhej të kishte hapësirat e nevojshme për të pritur familjen e madhe në numër, katërmbëdhjetë vëllezër. Pas një muaji në hotel, është sistemuar poshtë kodrës, dhoma gjumi për të gjithë dhe frekuentimi i restoranteve etnike të preferuara, si qebapi. Eshtë sistemuar në kodër trupa televizive e stacionit sportiv “ESPN”, për një speciale mbi Sisokon. Ai ëndërron kualifikimin me Malin në Botërorin e Afrikës së Jugut më 2010-n dhe nuk ia ka zili Interit talentet që ka në skuadër. “Ne kemi Aleksin, kam pasur në skuadër lojtarë si Gerrard dhe Aimar, por Del Piero është i jashtëzakonshëm, si futbollist dhe si njeri. Interi? Gjashtë pikë diferencë janë pak, dy ndeshje… Në Champions, Reali i Madrdidit na ka karikuar në Europë, fitorja me Milanin do të na shërbejë në kampionat, por duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm.”

Inter-Juve: ish-lojtarët zgjedhin kryesuesit

Sondazhi, i bërë me lojtarët që kanë veshur fanellat e dy klubeve, nxjerr fitues zikaltrit

Gjashtë pikë më shumë për Interin, dakord! Por më pas vijnë komentet e Gianni Riveras, që nga futbolli kupton diçka, dhe thotë se Milani ka më shumë cilësi se të gjithë. Vetëm si tifoz? Për ta kuptuar këtë, janë pyetur edhe disa ish-lojtarë, të përzgjedhur midis atyre që kanë veshur si fanellën zikaltër edhe atë bardhezi. Në fund, janë rreshtuar, sipas skemës klasike 4-4-2, duke respektuar pozicionin e tyre natyral. Eshtë menduar edhe për lojtarët rezervë: tre, si në të kaluarën. Pyetje e drejtpërdrejtë: Deri tani ju ka bindur më shumë mënyra e lojës së kryesueses, apo ajo e ndjekëses së parë? Përgjigje të gjata, por në thelb përfundimi reflekton diferencën aktuale që ekziston midis dy rivaleve. Interi ka më shumë preferenca. “Nga ana tjetër, përballja direkt ka qenë shumë domethënëse. Interi ka fituar në mënyrë bindëse,” - tregon Aldo Serena. Angelo Peruzzi, portieri rezervë i këtij ekipi, shprehet se loja e Interit “është më spektakolare, ndërsa Juventusi, për mënyrën se si lëvizin lojtarët në fushë, duket më kompkat”. Lojtari titullar midis shtyllave është Giuliano Sarti dhe është në një mendje me kolegun e tij të ri. “Mua më duket se Juventusi e mbulon shumë mirë fushën. Nuk kemi të bëjmë me një diferencë të madhe, të dy ekipet janë shumë afër njëra-tjetrës nga vlerat që kanë, por, për momentin, Juventusi më duket më mirë.” Po bardhezinjtë e tjerë. Franco Causio ka pak dyshime: “Mua Juvja më ka pëlqyer, sepse ka ruajtur distancën me kryesuesen, edhe pse i është dashur të luajë pa lojtarë të rëndësishëm të kalibrit të Trezegeut, Buffonit, Zanettit, me Camoranesin në gjysmë shërbim, dhe të dëtmuar të tjerë. Ky është tregues i një organizimi të mirë dhe i forcës së karakterit”. Mbi këtë është dakord edhe Pietro Anastasi. Ndërsa nga Irlanda vjen fort dhe qartë mendimi i Marco Tardellit, thelbësor në analizën e tij. “Mendoj se skuadra e Ranierit është më e ekuilibruar se ajo e Mourinhos.” Nga Londra, ku stërvit ekipin e kategorisë së dytë, QPR-në e Briatores, vjen replika e Paulo Sosas, lojtari që mbulon rolin e krahut në këtë ekip imagjinar. “Unë besoj se Mourinho do ta fitojë kampionatin me një distancë të konsiderueshme. Nga ajo që shoh nga televizori, i ka dhënë ekipit organizim dhe stil të ri loje.” Një adhurues i sinqertë i trajnerit portugez është edhe Salvatore Fresi, mbrojtësi i qendrës, që ka luajtur për më shumë kohë me klubin zikaltër. “Midis dy ekipeve është e njëjta diferencë që ndodhet midis arit dhe argjendit. Mourinho nuk është i zoti vetëm me fjalët, e di mirë punën e tij.”

Shorti i Ligës së Kampionëve: Juvja do të përballet me Chelsean


Kampioni i Anglisë dhe Evropës, Manchester United, do të ketë përballë Interin në rundin e parë eliminues të Ligës së Kampionëve, derisa nga përballjet tjera mjaft atraktive do të jenë edhe Chelsea – Juventus dhe Real Madrid – Liverpool. Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka nxjerrë kampionin e Premierligës përballë kampionët të Serie A, duke plotësuar kështu dëshirën e trajnerit të nerazurëve, Jose Mourinhos. Interi do të luajë ndeshjen e parë si vendës, ndërsa Manchesteri do të jetë nikoqir në ndeshjen e kthimit. Nga përballjet e 16-shes së fundit të Ligës së Kampionëve do të kemi edhe dy përballje tjera mjaft interesante Premierligë - Serie A, Chelsea-Juventusit dhe Arsenal-Roma. Të dyja ekipet angleze do të jenë nikoqir në ndeshjet e para, ndërsa italianët do t’i presin anglezët në ndeshjet e kthimit Ekipi i katërt anglez, Liverpooli, do të ketë po ashtu një kundërshtar të vështirë përballë, kampionin e Spanjës Real Madrid. Tri ekipet tjera spanjolle, nuk do kenë punë shumë të vështirë. Lideri i ligës së Spanjës, Barcelona, llogaritet si favorit ndaj kampionit të Francës, Lyonit, derisa Villarreali do ta ketë më së lehtë përballë grekëve të Panathinaikos. Atletico Madridi do të përballet me Porton.

Shorti ka nxjerrë këto përballje:
Chelsea - Juventus
Villarreal - Panathinaikos

Sporting - Bayern

Atletico Madrid - FC Porto

Lyon - Barcelona

Real Madrid - Liverpool

Arsenal - Roma
Inter - Manchester United

Sissoko: Duhet të fitojmë diçka këtë vit

Në një intervistë për një gazetë italiane, Mohamed Sissoko ka deklaruar se është shumë i lumtur që ka ardhur tek Juventusi, dhe se kjo skuadër meriton të fitojë diçka të rëndësishme. Sissoko ishte një nga blerjet më të mira të Juventusit, dhe forma e tij fizike është vënë re edhe tek rendimenti i skuadrës. Gjithsesi ai mendon se skuadra është duke luajtur shumë mirë dhe se meriton të jetë aty ku është. “Mendoj se jemi në vend të dytë me meritë. Kemi mundësi për të punuar mirë dhe kështu jemi duke bërë. Jam i lumtur me këtë periudhë të mirë në klub. Interi është një skuadër shumë e fortë nga ana teknike, por ne jemi më shumë skuadër. Mendoj se kampionatin do ta fitojë skuadra që do të fitojë më shumë. Edhe ata janë me meritë aty ku janë sepse janë duke bërë një punë të mirë”, tha Sissoko. Por kur e pyetën nëse dotë zgjidhte midis Champions League dhe kampionatit, kë do të zgjidhte ai tha: “Të dyja, por do të isha i kënaqur edhe vetëm me një. Mendoj se kemi të gjitha mundësitë për të shkuar larg në të dy kompeticionet dhe për të bërë një figurë të mirë. Kemi lojtarë shumë të mirë edhe pse gjatë gjithë kësaj periudhe kemi patur shumë mungesa. Gjithsesi, kjo nuk ka penguar të tregojmë vlerat tona në këtë lojë dhe mendoj se kemi arritur të tregojmë se mund të fitojmë kundër të gjithëve edhe në kampionat por edhe në Champions League. Kemi marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Milanit dhe kjo fitore do të na japë shumë moral për ndeshjet e ardhshme. Mendoj se mund të vazhdojmë në këtë mënyrë”.

Juventusi për Gallasin, Arsenal kërkon Chiellinin

Duket se midis Torinos dhe Londrës do të ketë disa shkëmbime në merkaton e dimrit. Juventusi është në kërkim të Gallas, ndërsa Arsenali ëndërron Chiellinin. Këto janë spekullimet e fundit të merkatos, me bardhezinjtë të cilët janë shumë afër ish-kapitenit të “Topçinjve”. Lojtari francez, nuk po kalon një periudhë shumë të mirë me skuadrën londineze dhe për këtë gjë është menduar edhe një largim të tij. Por, nga ana tjetër skuadra e Arsenalit është shumë e interesuar për mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellinin. Ky i fundit është një nga lojtarët më kryesorë të Zonjës së Vjetër dhe duket se Ranieri nuk ka ndërmend të bëjë pa një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së tij. Por në ndjekje të mbrojtësit francez nuk është vetëm Juventusi, por edhe Milani e PSG. Por, edhe Wenger është më i interesuar për një transferim në Itali tek Juventus, sepse dëshiron në skuadrën e tij Chiellinin. Gjithsesi, Gallas është shumë pranë largimit nga klubi londinez dhe për këtë janë të bindur të gjithë edhe shtypi britanik. Nga ana tjetër Juventusi duket se nuk mund të përballojë kërkesën ekonomike të mbrojtësit. Gjithsesi Chiellini ndihet shumë mirë në Torino, dhe duket se nuk ka ndërmend të shkojë diku tjetër. Disa kohë më parë Milani ishte shumë e intersuar për të marrë mbrojtësin, por duket se tani në krye të kësaj tratative është vënë klubi i Juventusit. Gjithsesi, merkato nuk është hapur ende, dhe për të mësuar më shumë nga e gjithë kjo situatë duhet të presim janarit dhe hapjen e merkatos.

Dëmtohet Iaquinta, në dyshim kundër Atalantës

Vincenzo Iaquinta është në dyshim për transfertën që Juventusi do të luajë në Bergamo kundër Atalantës. Sulmuesi është dëmtuar gjatë stërvitjes dhe ka ndierë dhimbje në kofshën e djathtë. Ka probleme edhe për Camoranesin, i cili është dëmtuar në kaviljen e djathtë, por që gjithsesi do të kthehet në 2009 pas dëmtimit të shpatull. Ndërsa Salihamidzic është dëmtuar në fytyrë, pasi ka marrë një goditje në hundë. Për Nedved nuk do të ketë asnjë mundësi për t’u rekuperuar, që së bashku me Grygeran janë stërvitur në palestër. Lajme të mira për Ranierin kanë ardhur vetëm nga Marchisio, i cili ka kaluar temperaturën e tij dhe është duke u stërvitur rregullisht. Por, lajmi më i mirë ka ardhur nga Buffon, i cili është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës. Gjithsesi portieri do të fillojë punën e plotë vetëm pas krishlindjeve në mënyrë për t’u rikuperuar plotësisht.

Amauri: Juve, dua të fitoj gjithçka

Pas dopietës të shënuar ndaj Milanin, sulmuesi brazilian nuk dëshiron të ndalet më: “Endërroj një titull me këtë fanellë. Kombëtarja italiane? Mund të ndodhin shumë gjëra”.

Amauri dëshiron gjithçka, por mbi të gjitha ai dëshiron një trofe me Juventusin, por gjithashtu nuk hedh poshtë mundësinë për të luajtur me kombëtaren italiane. Në një intervistë të dhënë, sulmuesi foli për periudhën e tij të mirë që është duke kaluar në këto momente. “Jam vetëm në fillim, por jam shumë i lumtur me atë që kam bërë deri më tani këtu. Për të arritur në këtë pikë më është dashur një punë shumë e madhe dhe shumë sakrifica. Jam shuëm krenar edhe për të gjithë tifozët italian që më mbështesin, që unë të vesh fanellën e kombëtares italiane. Nuk mund ta imagjinoni por për mua është një nder shumë i madh”, tha Amauri, i cili ishte shumë i lumtur kur fliste. Ai më vonë la të nënkuptonte se më vonë ai do të kishte dëshirë për të veshur fanellën e Italisë, ndoshta pikërisht në ndeshjen miqësore në shkurt midis Italisë dhe Brazilit. “Nuk dihet akoma, e ardhmja mund të më sjellë shumë gjëra të bukura, le të themi ato që nuk ta pret mendia. Mundësia është, le të shikojmë. Viti 2008 është duke përfunduar, dhe për këtë situatë dëshiroj të flas vetëm pas 2009. Çfarë do të dëshiroja për Krishtlindje? Unë dua gjithçka. Në veçanti të fitojë diçka të rëndësishme me fanellën e Juventusit. Mendoj se kemi një skuadër të mirë dhe se mund të fitojmë një titull këtë sezon. Gjithsesi le të presim deri në fund për të parë se çfarë do të kemi realizuar deri në fund”, përfundoi Amauri gjatë intervistës.

Zyrtare: De Ceglie vazhdon kontraten me bardhezinjte deri ne vitin 2013


Paolo De Ceglie, mbrojtesi i krahut me cilesi ofenzive ka zyrtarizuar vazhdimin e kontrates se tij me klubin e Juventusit. De Ceglie i cili ka qene nder me te merituarit ne fitoren e se dieles mbrema kunder rivaleve Inter, te enjten ka vazhduar kontraten me bardhezinjte deri ne qershorin e vitit 2013. Lojtari eshte teper i kenaqur nga kjo gje dhe thote se tashme enderren te cilen e kishte pasur qe ne femijeri, i eshte realizuar. "Enderra ime e vetme cdohere ka qene te luaje per Juventusin, klubin tim te zemres" - tha Paolo. Lojtari gjithashtu theksoi se do te beje maksimumin e tij per t'i ndihmuar Juves. "Puna ime eshte qe te jem ne interes te klubit dhe une do te jem cdohere i gatshem deri ne maksimum per t'i ndihmuar skuadres". "Juvja me rriti si futbolliste dhe tashme borxhin qe kisha ndaj saj, duhet ta paguaj ne fushe" - vazhdoi ai. Lojtari merr shume komplimente per paraqitjet e tij ne fanellen bardhezi dhe njeri nder ta eshte edhe braziliani Amauri, i cili thote se De Ceglie eshte e ardhmja e kesaj skuadre. "De Ceglie edhe njehere tregoi se eshte nje premtues i madh dhe ate po e shfaq ne menyren me te mire te mundur". "Golin qe shenova ndaj Lecces ishte merita pikerisht e Paolos" - vazhdoi braziliani. "Ne te njejten menyre shenova edhe golin kunder Milanit, kur De Ceglie krosoi topin aty ku deshiroja ta kem dhe nuk e kisha aspak te veshtire te shenoje" - tha ai. "Ai eshte e armdhja e ketij klubi dhe besoj se do ta tregoje ate ne menyren me te shkelqyer" - mbaroi braziliani. De Ceglie do te perfitoje ne Juventus page vjetore prej 450 000 euro, me mundesi qe ajo te rritet ne te ardhmen.

e enjte, 18 dhjetor 2008

Buffon: “Të vazhdojmë me këtë ritëm edhe pas janarit”

Gigi Bufon është rikthyer të stërvitet rregullisht me skuadrën, gjë që ka shtuar optimizmin e tij për vazhdimin e kampionatit me Juventusin. Numri 1 bardhezi është gati të marrë vendin e tij në portën e “Zonjës së Vjetër” me fillimin e kampionatit pas festave të Vitit të Ri. “Jam optimist se mund të rikthehem në fushë me fillimin e ndeshjeve në muajin janar. Kam filluar të stërvitem me skuadrën dhe mendoj se pas dy ose tri javësh do të rikuperohem plotësisht nga dëmtimi im, - ka bërë të ditur mbrojtësi ekstrem i bardhezinjve, i cili e sheh me shumë optimizëm edhe luftën për fitimin e titullit kampion të Serisë A. – E vështirë do të jetë të mbajmë të njëjtën vazhdë fitoresh që kemi regjistruar deri në këtë pjesë të sezonit, pasi kur kalon një moment kaq pozitiv dhe arrin fitore të mëdha, është gjithmonë e vështirë të përmirësohesh. Gjithsesi, ne do të japim gjithnjë maksimumin tonë, qoftë në Itali, qoftë edhe në Ligën e Kampioneve, dhe në fund do të shohim bilancin tonë”, - ka theksuar Buffon.

Juventusi, nga 2009 edhe më i frikshëm


Mbarëvajtja e suksesshme deri në këtë pikë të sezonit ka fshehur disi dëmtimet e shumta të Juventusit, situatë që vazhdon ta shqetësojë jo pak trajnerin Claudio Ranieri, duke parë numrin e madh të ndeshjeve që bardhezinjtë kanë zhvilluar gjatë dy muajve të fundit. Gjithsesi, Del Piero, Amauri, Nedved, Sissoko dhe Chiellini, së bashku me ndihmën e të rinjve si De Ceglie, ndër më të mirët në sfidën e fundit ndaj Milanit, Marchisio e Marchionni kanë arritur ta ruajnë mjaft mirë diferencën prej gjashtë pikësh në dëm të zikaltërve. Rendimenti i mirë që futbollistët aktualë juventinë kanë ofruar deri në këtë moment mund të bëjë që drejtuesit torinezë të mos rihynë në merkato gjatë muajit janar, përkundrazi. Edhe pse gjatë ditëve të para të vitit 2009 në skuadër do të rikthehen Gigi Buffon, David Trezeguet, Mauro Camoranesi dhe dy mesfushorët, Tiago e Poulsen, Alessio Secco, drejtori sportiv i Juventusit, ka gati dy përforcime. I pari është spanjolli i Valencias, Joaquin, ndërsa tjetri organizatori i Udineses, 26-vjeçari D’Agostino. Këta dy emra janë marrëveshjet më të mundshme për t’u mbyllur me sukses gjatë 20 ditëve të merkatos dimërore, ndërkohë që emrat e tjerë të shumëpërfolur janë ata të mbrojtësve Agger (Liverpool), Gallas (Arsenal), Ivanovic (Chelsea) dhe Zapata (Udinese). Megjithatë, ëndrrat e Alessio Seccos janë të tjera. Ryan Babel, mesfushori 22-vjeçar i Liverpoolit, shihet nga kreu i pankinës juventine, Ranieri, si një alternativë e shkëlqyer për mesfushorin çek Pavel Nedved. Përveç shpejtësisë, futbollisti holandez do t’i ofronte edhe më shumë klas mesfushës së “Zonjës së Vjetër”. Por kur përmendet fjala klas në ambientin torinez, menjëherë mendja të shkon tek fantazisti i Werder Bremenit, braziliani Diego, i cili ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij në Gjermani. Shpeshherë, vetë lojtari ka thurur mjaft lëvdata për skuadrën e Juventusit, por menjëherë sapo këto shfaqen në faqet e të përditshmeve sportive, ai, apo menaxheri i tij, i përgënjeshtrojnë menjëherë. Gjithsesi, i sigurt është fakti se Diego nuk ka ndërmend ta vazhdojë gjatë karrierën me Werderin, kështu që alternativa bardhezi do të ishte një shans ideal për të.

Pessotto rrefen tentativen e vetevrasjes

Kur kane kaluar thuajse dy vite qe nga 27 qershori i tmerrshem i 2006-s, Gianluca Pessotto ka folur per dramen e tij dhe e ka bere nje gje te tille per emisionin “La Storia siamo noi”, te Raidue. Menaxheri aktual i skuadres te Juventusi ka rrefyer me detaje periudhen e veshtire q epo kalonte dhe se ‘Calciopoli ; kontribuoi per t’ia bere edhe me te paduruehsme situaten: “Ishte nje makth i vazhdueshem, - shpjegoi ai. – Çdo person me dukej si Djalli apo si Shen Meria. Ndihesha i persekutuar.’

Gianluigi Buffon prane rikthimit


Kthimi i Gianluigi Buffon eshte gjithnje e me prane. Ne fakt, numri nje i Juventusit, i cili do te mungoje gjithsesi ne ndeshjen e fundit te ketij viti per te qene i gatshem ne janar, ka nisur te stervitet rregullisht me portieret e tjere te bardhezinjve. Shenje kjo, se gjendja e tij fizike eshte ne permiresim te vazhdueshem. Nderkohe, ne Bergamo ndaj Atalantes, do te mungoje, sikurse dihet, Nedved.

Amauri, më shumë Itali sesa Brazil!

Sulmuesi bardhezi mund të përfitojë pasaportë italiane, falë gruas së tij Sinthia

Italia, apo Brazili? Kjo është dilema e Amaurit. Të presë një thirrje nga Dunga apo të vazhdojë procedurat, për të qenë “axurr”? Lëvizje kjo deri tani e pamundur, por në janar “muzika” do të ndryshojë. Gruaja e sulmuesit juventin (Sinthia, e ka njohur kur luante në Napoli) do të marrë pasaportën italiane ditët e para të janarit. Amauri mund të kërkojë nënshtetësinë dhe do ta marrë në harkun e një muaji. Lipi e pret ndoshta që për miqësoren e 10 shkurtit, pikërisht me Brazilin. Nëse do të jetë kështu, trajneri i kombëtares italiane duhet t’i thotë faleminderit Sinthias dhe gjyshit të saj, bir i një italiani. Por Lipi nuk do të jetë i vetmi. I kënaqur do të jetë Juventusi (Amauri “axurr”, dhe jo “Selesaos”. Do të thotë, para së gjithash, se s’ka më udhëtime të gjata përtej oqeanit). Federata Italiane e Futbollit, që ka nisur të lëvizë për shmangien e procedurave burokratike, si dhe vetë lojtari, që tashmë është i mërzitur, duke pritur nga trajneri i kombëtares braziliane një grumbullim që nuk vjen. Pa llogaritur që, pikërisht kundër “Selesaos”, mund të jetë rasti i parë për ta bërë të pendohet Dungën nga “kokëfortësia” e tij. Nëse gjithçka shkon mirë, Amauri do të jetë gati në stadiumin “Emirates” të Londrës, përndryshe, në Afrikën e Jugut, ose në qershor në Kupën e Konfederatave.
Juvja, klubi më i dashur - Është gjithnjë Juventusi skuadra më e dashur nga italianët me 10 040 000 vota. Kështu del sondazhi i bërë në muajt qershor-korrik 2008 nga instituti “Nielsen Italia”. Në pod, së bashku me formacionin bardhezi, janë edhe dy milanezet, me Interi me 5 928 000 vota para Milanit me 5 818 000 Për ironi të fatit, formacioni që ndodhet për momentin në vendin e fundit të Serisë A në renditje, Kievo, është edhe skuadra e fundit në këtë renditje, që ka marrë në verifikim të gjitha ekipet italiane të kategorisë superiore.

Marchisio, si Tardelli: Vrapoj dhe nuk dorëzohem!

Mesfushori 20-vjeçar, protagonist ndaj Milanit, dashuron Nju- Jorkun, Robertën dhe Juven

Ishte i qetë dhe romantik, si qyteti që donte. Më në fund. Nju- Jorku ishte qyteti i tij, dhe i tillë ka qenë gjithnjë.” Në Manhatan, “filmi” kështu fillon dhe se çfarë ndodh me historinë e Claudio Marchisios, e kupton menjëherë. Sepse tani, për mesfushorin e Juventusit është vetëm një stol që i pëlqen vërtet: “Është ai i Manhatanit, filmi i Vudi Alen”. Historia e një mesfushori të ri të mijëvjeçarit të tretë. I pari që shkruan se cili do të jetë Marco Tardelli i ri, ishte Stefano Borgonovo. Të dielën, gjatë pushimit të ndeshjes Juve-Milan, ndodhi edhe kjo: Gianluca Viali shkoi të përshëndesë Borgonovon dhe i tha: “Kishte të drejtë dhe je i pari që e ke shkruar. Ky është vërtet Marco Tardelli i ri”. Dhe kështu duket historia e Marchisios, atij që ka edhe profilin në “faccebook”, siç bëjnë të rinjtë modernë. Një që është martuar më 8 qershor me Robertën. Bashkëshortë në moshën 20-vjeçare, siç bënin djemtë dikur. “Muajin e mjaltit e bëmë në Nju-Jork, një qytet që më bëri për vete menjëherë, - tregon mesfushori juventin. - Mezi po pres të kthehem. Atje më pëlqen gjithçka: vitrinat, muzetë, restorantet, rrugët, dritat. Më pëlqejnë shtëpitë e vjetra dhe të reja.” Nga parajsa në realitet, ose, më saktë, qëndrimet në stol me Juven: “Për mua është nder që ndodhem këtu dhe që po luaj, - vazhdon Marchisio. -Do të ishte kulmi, nëse tani do të mendoja të isha titullar. Njoh shumë lojtarë, edhe në disa aspekte më të fortë se unë, që për pak gjë e kanë humbur “trenin”. Ndërsa unë e dija që duhej të bëja një hap cilësor, e dija që ishte e vështirë. Luajta në Olimpiadë, menjëherë pas dëmtimit, nuk kisha përgatitje të madhe. Por objektivi im ishte ai që të filloja të tregoja se vleja për Juven; objektivi im mbetet që të rritem dhe të qëndroj sa më gjatë te Juvja. A do t’ia zë vendin mikut tim Cristiano Zanettit? Ç’diskutime janë këto? Cristiano është një model, një mik, do të thosha, madje, një vëlla i madh për mua. Më ka dhënë gjithnjë shumë këshilla dhe shpresoj të vazhdojë ta bëjë. Për mua është vendimtare që jam këtu dhe po shfrytëzoj rastet që po më jepen. Në këto momente, do të jetë gjithnjë vendimtare të jesh gati.” Më pas, talenti 22-vjeçar i bardhezinjve kujton përvojën në Olimpiadën e Kinës, në gusht: “Kam mijëra kujtime, por një në veçanti. Kujtoj kur shkuam në Pekin, pas dëmtimit. Kalova nga fshati olimpik dhe pashë shumë kampionë, në veçanti ata të atletikës. Atëherë mendova që shumë prej tyre bëjnë katër vjet punë e sakrifica, për të luajtur gjithçka në pak minuta. Pra, kush merr pjesë në një sport kolektiv, është më me fat. Çfarë efekti më bën kur më krahasojnë me Marco Tardellin? Më bën të mendoj që me krahasimet është më mirë të mos teprohet. Edhe pse në jep kurajë, pasi kështu mendon edhe Stefano Borgonovo (ish-futbollist i njohur italian, tashmë i paralizuar): më njeh që në kohën e ndeshjeve Como-Juve, kampionati i fëmijëve, dhe është, para së gjithash, njeri i jashtëzakonshëm. Nga kujtimi i parë i Tardelit mban mend ulërimën e tij pas golit ndaj Gjermanisë në finalen e “Spanjë ‘82″. Nuk kisha lindur akoma, por ai imazh është një simbol edhe për brezin tim. Me Tardellin, diçka të përbashkët mund të kem sprintin dhe dëshirën që nuk dorëzohem asnjëherë.” Në fund, Marchisio zbulon: “Nëse nuk do të kisha luajtur futboll, do të merresha me golf. Më pëlqen!”.

Gattuso: Jam tifoz i Juventusit!

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, ka pranuar se skuadra e tij e ka të vështirë ta fitojë Scudetton këtë sezon, prandaj prej tash ai do ta mbështesë Juventusin drejt titullit. Pas humbjes së Rossonerëve nga Juventusi, Milani mbetet nëntë pikë pas Interit që udhëheq në vendin e parë, dhe sipas Ringhios, kjo diferencë pikësh nuk mund të rikuperohet, dhe kjo është arsyeja që mesfushori italian do të bëjë tifo për Zonjën e Vjetër që ta fitojë Scudetton. “Ne jemi nëntë pikë prapa dhe e kemi të vështirë ta fitojmë Scudetton. Nëse duhet ta mbështes ndonjë skuadër, atëherë e mbështes Juventusin, pasi që ata kanë kaluar disa momente të vështira vitet e fundit dhe kanë arritur të dalin nga ajo situatë në mënyrën më të mirë”.

Juventus ka më së shumti tifozë në Serie A


Sipas një hulumtimi të ri nga Instituti Nielsen Italia, Juventusi është ekipi i Serie A që ka më së shumti tifozë në Itali. Zonja e Vjetër edhe tradicionalisht është klubi më i popullarizuar në Itali dhe as skandali i montimit të ndeshjeve që e zbriti ekipin në Serie B, nuk pati ndikim në armatën e madhe të tifozëve. Sipas hulumtimit të Institutit Nielsen Italia, Juve ka pothuajse dyfish më shumë tifozë se rivali më i afërt, Interi. Milani gjendet në vendin e tretë me pak ngecje ndaj rivalit të qytetit, derisa Napoli dhe Roma e kompletojnë top pesëshin me një ngecje të madhe ndaj liderëve. Është befasuese e dhëna që Chievo ka vetëm 4800 tifozë të besueshëm.

Kjo është lista e plotë e Institutit Nielsen Italia:

1) Juventus 10,040,000

2) Inter 5,928,000

3) Milan 5,818,000

4) Napoli 2,887,000

5) Roma 2,493,000

6) Fiorentina 2,080,000

7) Lazio 1,791,000

8) Palermo 1,470,000

9) Torino 1,153,000

10) Genoa 1,030,000

11) Bologna 871,000

12) Catania 649,000

13) Sampdoria 585,000

14) Cagliari 312,000

15) Udinese 298,000

16) Reggina 176,000

17) Atalanta 119,000

18) Lecce 105,000

19) Siena 38,500

20) Chievo 4,800

“Europë apo Itali? Po sikur të dyja”


Del Piero udhëhoqi fitoren e bardhezinjve ndaj Milanit, duke goditur edhe shtyllën. Kapiteni i “Zonjës” mendon si Ranieri: “Eshtë ende herët të flasim për titull, por të qëndrosh pranë Interit është diçka e mirë”

Ishte një nga protagonistët absolut në fitoren 4-2 të Juventusit ndaj Milanit. Por, kapiteni bardhezi, Alessandro Del Piero, qëndron me këmbë në tokë dhe “voton” linjën e zgjedhur nga trajneri Claudio Ranieri, i cili e kishte cilësuar luftën për titull ende si një objektiv jo të detyrueshëm nga bardhezinjtë, pasi “janë të tjerë ata që duhet ta fitojnë, si Milani dhe Interi”. Për “Pinturicchion” nuk ka ardhur ende koha për të folur me bindje, ndaj fantazisti i “Zonjës së Vjetër” u shpreh: “Titulli? Bën mirë Ranieri që nuk e përmend aspak këtë fjalë. Le të themi se është ndoshta një çështje bestytënie, por më mirë kështu. Jemi duke u impenjuar në dy fronte, mes Europës dhe Italisë, ndaj le të jemi të kënaqur me kaq sa po bëjmë. Koha do të flasë... Por, duhet të pranojmë një fakt të rëndësishëm: nuk ishte e lehtë të kalonim krizën, pasi në të tilla momente, psikologjia është thelbësore”. Në Serinë A ka mbetur edhe një javë, përpara pushimeve të Krishtlindjeve dhe fundvitit, ndaj Aleks e përqëndron vëmendjen te sfida e ardhshme, në fushën e Atalantës: “Një tjetër ndeshje e vështirë, ku duhet të luajmë si Juventus, ashtu si ndaj Milanit, për të arritur një trepikësh tjetër, që më pas të relaksohemi dhe në 2009-ën t’i futemi punës sërish”. Interi është duke mbajtur një ritëm të jashtëzakonshëm dhe ka vazhdimësi: “E vërtetë, janë duke ecur fort, por edhe ne jemi të lumtur që ndodhemi gati në të njëjtët binarë. Sezonin e shkuar vinim nga Seria B dhe patëm probleme, sepse duhet të riambientoheshim me ritmin që ky kampionat paraqet, por me disa blerje më shumë, e dinim se do të ktheheshim të konkurronim mes të mëdhenjve”. Del Piero, përveç golit me penallti, goditi edhe shtyllën, në një aksion spektakolar: “Më vjen keq që nuk shënova, sepse do të kishte pëlqyer të shënoja golin e parë në kampionat në aksion dhe jo në goditje standarte”. Në fund, pyetja është e njëjta: Europë apo Itali? “Sikur të synonim të dyja...”.

Chiellini mund të kalojë tek Arsenal?

Mediat britanike dhe ato italiane spekulojnë se Arsenali dëshiron ta rrëmbejë nga Zonja e Vjetër qendërmbrojtësin e hekurt, Giorgio Chiellini. “Sportmediaset” njofton se topçinjtë janë duke e përcjellë 24-vjeçarin për të cilin është shumë i interesuar Arsene Wenger, ndërsa nuk përjashtohet një transferim në fund të këtij sezoni. Pavarësisht këtij interesimi të Arsenal, Bianconerët nuk do ta lejojnë largimin e yllit të tyre, ndërsa qëndrimin e tij te Zonja e Vjetër të hënën e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Claudio Chiellini. “Giorgio ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin në korrik, dhe pavarësisht se nuk jam agjenti i tij mund të them e largimi i tij është një fantazi e pastër”, ka thënë Claudio Chiellini për “Goal”.

Amauri, ne janar behet italian


Italia apo Brazili. Kjo eshte dilema e Amaurit. Te prese nje telefonate nga Dunga apo te nise procedurat per te veshur fanellen e Italise? Nje levizje kjo e fundit e cila deri tani ka qene e pamundur, por duke nisur nga janari gjerat mund te ndryshojne. Gruaja e sulmuesit te Juventusit do te marre pasaporten italiane vrenda 6 janarit. Ne ate pike Amauri mund te kerkoje shtetesine edhe ta marre brenda nje muaji. Lippi e pret qe ne miqesoren e 10 shkurtit, pikerisht kunder Brazilit.

Gigli e Secco: Jemi edhe ne për titull


Presidenti dhe drejtori sportiv i Juves: "Edhe me pak shpenzime mund të bësh një skuadër të madhe. Për titull është edhe Juve. "Fitorja ndaj Milanit ka qenë një përgjigje për ata që thoshin se, titulli ishte vetëm një çështje mes Interit dhe Milanit, ka thënë presidenti i bardhezinjve, Giovanni Cobolli Gigli. Por tashmë ne jemi futur në mes". Por mos e quani këtë Juventus anti-Inter... Sepse "për momentin i vetmi kundërshtar i vërtetë i Interit është Interi, ka shtuar ai, duke ndërhyrë në emisionin ‘La politica nel pallone‘, rubrikë e ‘Gr Parlamento‘. Ai Inter, i cili megjithatë ka demonstruar në Evropë se, mund të jetë kundërshtar i vetvetes, prandaj i kemi lënë të hapura dyert e shpresës. Kundër Milanit kam parë të luajë një skuadër, e cila mund të jetë kompetitive për titullin kampion, këtë vit apo vitin tjetër, ka vazhduar më tej presidenti i bardhezinjve. Është e drejtë të thuash, se kundër kuqezinjve, Juvja ka konfirmuar vlerat e saj. Por tashmë të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse Interi për momentin ka plot 6 pikë avantazh. Fitorja kundër Milanit sigurisht që ishte shumë e rëndësishme. Ka sjellë një gëzim të madh, por gjithsesi vlen vetëm tri pikë. Por kujtimi i kësaj ndeshjeje do të mbetet për shumë kohë në mendjen e tifozëve bardhezi". Po ashtu nuk i ka kursyer elozhet për Amaurin, por jo vetëm për të. "Amauri është një lojtar i madh, ka thënë Cobolli Gigli, po luan gjithmonë e më mirë. Dhe shokët e skuadrës e kanë furnizuar në mënyrë perfekte. Por unë nuk e harroj kurrë kapitenin tonë, Del Piero ka bërë një ndeshje të madhe". Më pas ai ka folur edhe rreth të rinjve. "Marchisio e De Ceglie janë prova e mrekullueshme se çfarë mund të bëjnë të rinjtë". Juventusi anti-Inter nuk fshihet. Alessio Secco e shijon fitoren ndaj Milanit dhe shikon përpara me pak më shumë siguri. "Interi nuk është shumë larg nesh, thotë drejtori sportiv i bardhezinjve, por duhet të jemi pragmatikë. Nuk kemi bërë asnjë llogari dhe kemi arsyetuar ndeshje për ndeshje. Nuk kemi përjashtuar asnjë objektiv, por duhet të vazhdojmë kështu edhe më tej. Është e drejtë të themi se, Juve mund të luftojë për çdo objektiv, por tani është momenti të flasim pak dhe të punojmë shumë. Më në fund të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk është e thënë se duhet të shpenzosh shumë për të qenë një skuadër e madhe. Këtë ka bërë Juventus", përfundon Secco.

Amauri pajiset me pasaportë italiane.

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, do të veshë përfundimisht fanellën e përfaqësues italiane. Gazeta Tuttosport njofton sot se futbollisti më në fund është pajisur me pasaportë italiane, e cila i jep të drejtën e grumbullimit me kombëtaren e Lippit. Për ironi të fatit, lajmi më i pazakontë është se futbollisti mund të aktivizohet në miqësoren e Londrës më 10 shkurt, pikërisht në ndeshjen kundër Brazilit. E ardhmja e futbollistit po përflitet mjaft kohët e fundit, ku destinacioni i tij në rang kombëtar mbetej mes Brazilit, vendit të tij të lindjes, dhe Italisë, ku luan aktualisht. Por, pasaporta e re duket se i jep fund kësaj mëdyshjeje të gjatë. Amauri për momentin është në pritje vetëm një thirrjeje nga tekniku axurr, Marcello Lippi.

“Ronaldinho kokulur, gjigantë bardhezinjtë”

Milani, i shpërfytyruar nga Juve në Torino? Absolutisht po, duke pasur parasysh se si mediat evropiane kanë nënvizuar momentin e keq mbrojtës të skuadrës së Ancelottit. Duke hedhur një vështrim në organet e mediave kontinentale, bie në sy komenti absolutisht entuziast i “SkySports”, që ka cilësuar fitoren 4-2 të bardhezinjve si “një rezultat të ardhur pas një ndeshjeje triller, që u lejon bardhezinjve të shtojnë presionin ndaj Interit kryesues”. “As”, një nga të përditshmet kryesore spanjolle, kafolur për bardhezinjtë “si alternativa e vetme e besueshme e Interit kryesues”. Mendim i ndarë edhe nga “Goal”: “Juventusi i ri dhe i motivuar shfaqi më tepër energji se një Milan i vjetër. Jankulovski, Maldini,Emerson, Pirlo e Seedorf luajtën një ndeshje zhgënjyese, duke u mbytur nga dëshira e madhe e të rinjve të kalibrit të De Ceglies e Marchisios”. Më direkte “Marca”, që ka përshëndetur kthimin e Juventusit, duke shkruar: “Si ndryshon jeta në pak kohë! Juve e dy muajve më parë dukej e vdekur dhe e paaftë për të ndjekur asnjë rezultat në këtë sezon. Ndërsa sot është rivalja kryesore e Interit”. “Sport” i ka dhënë natyrisht hapësirë përfundimeve “barceloniste” të ndeshjes. Titulli është i pamëshirshëm: “Zambrotta me të kuqtë, Ronaldinho vazhdon me kokën ulur dhe Interi, gjithmonë e më kryesues”. Artikull kryesor simpatik për “L’Equipe”: “Juventusi – ka qenë titulli i gazetës franceze – i bën dush Milanit”, duke iu referuar kushteve të motit, që mbërthyen “Olimpico-n” e Torinos dhe që ndikuan në ecurinë e ndeshjes”.

“Triumfi i të rinjve”

Presidenti Cobolli Gigli s’mjaftohet vetëm me suksesin e Milanit, por përpiqet të shkojë më tej: “Deri pak javë më parë flitej për një duel titulli midis Interit e Milanit, por ja që treguam se është edhe Juve, me të rinjtë e saj. I dërguam një sinjal të rëndësishëm tifozëve se, kjo është një skuadër kompetitive për titull. Jam krenar se si luajtëm, është përgjigja jonë për ata që thoshin se duheshin shpenzuar shumë para, për të fituar. Ai shikuat të rinjtë tanë? De Ceglie e Marchisio ishin super”. Lavdërime për talentet edhe nga Ranieri: “Marchisio ishte stratosferik, ashtu si De Ceglie e Sissoko. Klubi mund të gëzojë, sepse sheh të realizuar projektin për të ingranuar të rinjtë në mes të kampionëve të përhershëm”.

Lippi: “Të fortë, por...”

Pas suksesit të Juves ndaj Milanit, Marcello Lippi nuk ka dyshime se cila nga dy formacionet është më mirë fizikisht dhe psikologjikisht. “Juve-Milan tregoi vlerën e vërtetë të bardhezinjve – ka deklaruar tekniku i Italisë. - Ishte prova e panumërt se një grup shumë i fortë mund të kapërcejë individualitete cilësore. Megjithatë, s’mendoj që Juve do të jetë e vetmja rivale e Interit. Besoj – ka theksuar Lippi - se në vazhdimin e kampionatit do të dalin edhe kundërshtarë të tjerëtë zikaltërve”. Tekniku i kaltër është kthyer edhe në argumentin e Amaurit. “Derisa të mos ekzistojë mundësiae grumbullimit – ka shpjeguar Lippi – nuk do ta marr në konsideratë. Unë i bëj gjërat, atëherë kur mund të bëhen”.

Del Piero: Inter, prapa na ke!

Jo vetëm u zgjodh rivali më i afërt i Interit. Kampionati italian zbuloi një “përbindësh” me vija bardhezi, që shkërmoqi Milanin dhe është hedhur në ndjekje të Interit të Ibrahimovicit. “I bëj përgëzimet e mia – thotë Del Piero, - po mbajnë një ritëm të mrekullueshëm. Por edhe Juve është aty prapa, nuk dorëzohet. Dëshiron të qëndrojë në valle në dy fronte deri në fund. Pa dashur të zgjedhë asgjë”. Mesazhi është i qartë. Juventusi ka oreks, s’mjaftohet vetëm me nënshtrimin e Milanit dhe me 24 pikët e rrëmbyera, ndër 27 që ishin të disponueshme gjatë 9 ndeshjeve të fundit. Juventusi, anti-Inter, zotëron klasin e Del Pieros, kampion unik dhe i përjetshëm, që gjeti golin numër 251 bardhezi dhe të 52-in me penallti. “Jemi të lumtur – vazhdon kapiteni -, por kjo fitore nuk i ndryshon ambiciet tona, të cilat kanë qenë gjithmonë të mëdha. Vetëm shtylla më mohoi të bëja një dygolësh. Nuk mund ta them atë që mendova kur e godita...”. Anti-Interi ka fizikun e Amaurit, brazilianit të Evropës, i cili deri tani ka arritur kuotën e 10 golave në kampionat. Anti-Interi zotëron personalitetin e Chiellinit, lider i së ardhmes dhe sigurinë e së tashmes. Por s’ka si të mos llogaritet as Claudio Ranieri, arkitekti i kësaj Juve. Ai ia doli që pas humbjes në Napoli më 18 tetor, të nxirrte nga lojtarët e tij më të mirën. Prej atëherë erdhën tetë fitore në nëntë ndeshje kampionati. Të dielën e “shtrydhën” rivalen e vjetër edhe në planin fizik, të inatit dhe vendosmërisë. “Kur luajmë në atë mënyrë – komenton trajneri – është e vështirë të na qëndrosh prapa. Mbi të gjitha e bëri diferencën grupi, ndërsa kampionët e mëdhenj shërbyen thjesht për të dhënë goditjen. Diçka e tillë është në gjenin e Juves. S’mjafton vetëm cilësia për të fituar, por duhet edhe karakteri”. E vetmja “njollë” e kohëve të fundit mbetet sfida direkte e humbur ndaj djemve të Mourinhos: “Vetëm në atë rast s’ishim vetvetja – vazhdon Ranieri. - Ndaj Interit nuk shikuat Juven e vërtetë. Ndërsa me Milanin, po. U kisha kërkuar djemve një paraqitje me personalitet të madh dhe ma dhuruan. Nuk di të them nëse ishte Juve më e mirë e epokës sime, megjithatë i përgëzova lojtarët në dhomat e zhveshjes. Me të vërtetë e meritonin. Fitorja është e rëndësishme, por ende jo vendimtare”. Megjithatë s’mund të mohohet se është bërë një hap i konsiderueshëm përpara në garën për titull: “Por ne duam të provojmë të fitojmë diçka, duke luftuar në të gjitha frontet”, përfundon Ranieri.

Amauri, gola gjithmonë e më vendimtarë

“Do të shënojë braziliani i duhur”, kishte thënë para ndeshjes. Dhe ja që braziliani i duhur rezultoi ai, dhe jo i famshmi Ronaldinho. Në çdo top ka luftuar dhe në çdo kros është munduar me të gjitha forcat për ta dërguar në rrjetë, duke ia dalë mbanë plot dy herë. Një herë me kokë, pastaj duke hipnotizuar tre mbrojtës kuqezi. Dhe festoi si i famshmi Usain Bolt, në fytyrë të kundërshtarëve dhe të shokëve. I pëlqen i njëjti ritëm, ndonëse preferon repin brazilian në vend të atij xhamajkanit. E lanë të lirë të shënonte dhe ai pëlqeu të jetë i lirë për të vallëzuar. Por s’ka nguruar as të diskutojë ashpër me kapitenin, i cili s’i pasoi një top. “Në fushë besoj se është e drejtë të thuhet ajo që mendohet. E rëndësishme është të përfundojë aty”. Deri më sot, Amauri ka qenë më vendimtari. Golat e tij kanë sjellë 13 pikë dhe s’është mjaftueshëm. Jo, nëse luan afër dikujt që ka shënuar 21 gola në 2008-n, duke nxjerrë gjuhën pas çdo realizimi të rëndësishëm. Gjithsesi, të paktën për një mbrëmje, braziliani shënoi më shumë. Dhe Ranieri s’e ka problem ta pranojë: “Nuk prisja rëndë të shënonte sa Trezeguet, por duke parë shumën që detyrova Juven t’i shpenzonte për të, jam i kënaqur që po na e shpërblen”. Ato para ikishte ofruar edhe Milani. Amauri qëndroi në mëdyshje midis dy klubeve, derisa Juve ngriti ofertën. “Pikërisht kundër Milanit mund të them se luajta ndeshjen më të mirë”, thotë sulmuesi. Një histori, me të vërtetë kurioze.

e hënë, 15 dhjetor 2008

Zyrtare: Schweinsteiger nënshkruan kontratë të re

Mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger, ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me Bayern Munichun deri në vitin 2012. “Jemi të lumtur që kemi arritur në një përfundim pozitiv me Bastian, i cili është personalitet dhe lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën”, ka thënë presidenti i bordit ekzekutiv te bavarezët, Karl-Heinz Rummenigge. Kjo marrëveshje shuan shpresat e Juventusit për transferimin e 24-vjeçarit. Kontrata e vjetër e gjermanit përfundonte në qershor dhe Bianconerët planifikonin transferimin e tij si futbollist të lirë. Mirëpo, Schweini do të vazhdojë të luajë në Allianz Arena, ndërsa Zonja e Vjetër duhet të kërkojë një lojtar tjetër.

Del Piero: Ta mbyllim bukur 2008-n

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij kundër Milanit dhe dëshiron që bardhezinjtë ta mbyllin vitin 2008 me fitore, duke e mposhtur Atalantën. “Jemi shumë të lumtur me fitoren kundër Milanit. Luajtëm me një vendosmëri dhe përqendrim të madh gjatë gjithë ndeshjes”. “Tash duhet t’i shtrëngojmë edhe njëherë dhëmbët para se të shkojmë në pushimin e merituar. Jemi duke u përgatitur për ndeshjen në Bergamo, më 21 dhjetor, ku dëshirojmë ta mbyllim një vit të suksesshëm”, ka thënë ikona e Bianconerëve.

Amauri: Ishte një ndeshje perfekte

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, është i kënaqur nga paraqitja e ekipit në fitoren e mbrëmshme kundër konkurrentit të drejtpërdrejtë, Milanit. Amauri shënoi dy gola në derbin e mbrëmshëm, që ishin edhe vendimtare për tre pikët e reja.“Jam shumë i lumtur, ishte një ndeshje perfekte. Ekipi tregoi një paraqitje të shkëlqyeshme në këtë ndeshje kundër rivalit të drejtpërdrejtë. Jam i kënaqur me dy golat e mi”, ka thënë Amauri.“Duhet ta falënderoj edhe njëherë De Ceglie për asistimin perfekt të tij, ai është djalosh i të ardhmes së ekipit”, ka përfunduar braziliani.

"Suksesi erdhi për meritën tonë"

Një Amauri entuziast është shfaqur pas ndeshjes së djeshme, si rrjedhojë e dygolëshit të shënuar ndaj Milanit, që solli fitoren e vyer të Juves. "Jam i kënaqur. Dua të falënderoj publikun, që mbushi stadiumin, na mbështeti shumë dhe na nxiti për të bërë një paraqitje madhështore. Përballë kishim një skuadër të madhe, por fitorja është sigurisht meritë e jona, pasi arritëm t'i vendosnim në vështirësi kuqezinjtë. A do ta marr pasaportën italiane në fillim të 2009-s? Të shpresojmë", ka thënë braziliani.

Presidenti ia dedikon fitoren tifozëve

Presidenti i "Zonjës së Vjetër", Giovanni Cobolli Gigli, nuk e fsheh lumturinë e tij të madhe pas përfundimit të takimit të mbrëmshëm. "Këtë fitore dua t'ia dedikoj të gjithë atyre që besuan dhe vazhdojnë të besojnë te Juventusi, por mbi të gjitha kritikëve tanë. Anti-Interi? Qëndrojmë me këmbë në tokë, kjo është forca jonë. Jam shumë i nderuar nga loja e zhvilluar nga skuadra, mbi të gjitha nga të rinjtë tanë si De Ceglie e Marchisio, një përgjigje për ata që theksojnë se suksesi është i pamundur nëse nuk shpenzohet shumë", përfundon presidenti bardhezi.

Juve shtyp Milanin e shënjestron kreun

Juventusi konfirmohet si kundërshtarja krye sore e Interit, pasi ka gjunjëzuar Milanin me shifrat 4-2. Pavarësisht rezultatit, duhet theksuar se bardhezinjtë e kanë merituar suksesin ndaj kuqezinjve, në një sfidë së cilës, ashtu siç pritej, nuk i kanë munguar emocionet e mëdha, madje një ndeshje që ka ofruar një festival golash. "Zonja e Vjetër" duket shumë e motivuar gjatë fillimit të ndeshjes dhe duke përfituar gjithashtu, edhe nga mungesat e shumta të skuadrës së Carlo Ancelottit, ku spikatnin ato të Kakasë e Gattusos, kalojnë shumë shpejt në avantazh. Kapiteni Del Piero merr dhe finalizon vetë një 11-metërsh në minutën e 16-të. Gjithsesi, mendon Pato për të rikthyer baraspeshën në këtë supersfidë pas një topi milimetrik të lëshuar nga Ronaldinho. Por bardhezinjtë nuk duan të zhgënjejnë dhe Chiellini në minutën e 31-të, tri minuta pas barazimit të Patos rikthen në avantazh vendësit, por nuk përfundon këtu, pasi Amauri, vetëm 240 sekonda përpara përfundimit të ndeshjes çon Juventusin në shifrat 3-1. Në pjesën e dytë, Milani duhet të reagojë me hedhjen në fushë të Shevchenkos, por kur sulmuesit nuk konkretizojnë, i mbetet Ambrosinit të ngushtojë diferencën, pas një gjuajtjeje të devijuar nga jashtë zone. Kuqezinjtë fitojnë terren ndaj "Zonjës", por Zambrotta ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj De Ceglies në një kundërsulm të torinezëve dhe përjashtohet nga gjyqtari Rizzoli me karton të kuq si rrjedhojë e dy ndëshkimeve me të verdhë. Nga kjo gjë do të përfitojë Juventusi, ku sërish me Amaurin do të finalizojë dhe golin e katërt dhe të fundit për këtë ndeshje. Juventusi fiton duke e merituar ndeshjen dhe tani pozicionohet e vetme në vendin e dytë.

"Gabuam tërësisht në fazën mbrojtëse"

Nuk është i kënaqur Carlo Ancelotti, trajneri i Milanit, në përfundim të ndeshjes kundër Juventusit. "Çfarë bëri diferencën në këtë përballje? U treguam shumë të dobët në prapavijë. Mendoj se diferencën e bëri faza mbrojtëse: pësuam gol me shumë lehtësi. Mbrojtëm në mënyrë zonale - ka vazhduar Ancelotti -, por në rastin e golit të tretë të Juves, Kaladze kërkoi të qëndrojë më përpara. Ja që duhet t'i qëndronte ngjitur kundërshtarit dhe të kërcente bashkë me të. Juventusi diti të përfitojë nga gabimet tona. Arritëm të luajmë mirë në sulm, por pa ditur të realizojmë si duhet mbulimin mbrojtës. Aq sa pësuam katër gola, që janë vërtet tepër. Besoj se në këtë pikë do të duhet një reagim i fortë. Pauza e kampionatit do të jetë tepër e vlefshme për të rikuperuar. Në një situatë të tillë, ardhja e Beckhamit bëhet më e vlefshme dhe e rëndësishme, megjithëse nuk zotëron karakteristikat e Gattusos".

"Shlyem paraqitjen e dobët ndaj Interit"

Claudio Ranieri është në qiellin e shtatë pas fitores së arritur në mbrëmjen e djeshme kundër Milanit, pas një loje bindëse të lojtarëve të tij. "Përpara ndeshjeve u ka kërkuar lojtarëve të shikojë Juventusin e vërtetë, pasi ndaj Interit kishim zhgënjyer plotësisht dhe ndaj Milanit duhet të jepnim më të mirën tonë. Skuadra e sotme (dje) ishte fantastike dhe jam shumë i kënaqur që kemi fituar, mbi të gjitha e kemi merituar plotësisht suksesin. E dinim që Milani e kishte përgatitur mjaft mirë këtë takim, pasi edhe në sezonin e kaluar e patëm shumë të vështirë t'i mundnim. Për të qenë realistë, besoja plotësisht te kjo fitore, edhe pasi Pato barazoi përkohësisht rezultatin. U treguam të zotët të shfrytëzonin shumë miri rastet e krijuara për shënim. Mbase ajo që bëri diferencën kundrejt skuadrës sonë dhe Milanit ishte forca jonë fizike në mesfushë", thekson Claudio Ranieri.

e diel, 14 dhjetor 2008

Zonja e vjetër dënon Rossonerët


Spektakli i futbollit botëror të dielën mbrëma u transferua në Stadio Olimpico të Torinos ku u zhvillua supersfida ndërmjet dy gjigantëve të futbollit italian, Juventus dhe Milan, të cilën e fitoi Zonja e Vjetër me rezultat 4-2.

Pjesa e parë

Gjysma e parë e takimit ofroi një spektakël të vërtetë futbolli, i cili rrallëherë shihet në futbollin italian. 45 minutat e para ofruan një lojë të balancuar, me një nuancë dominuese të skuadrës vendase, të cilës i takoi edhe rezultati i pjesës së parë. Mbrojtësi i krahut i Milanit, Marek Jankulovski, ndërhyri brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit në ikonën e Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero, me ç’rast u akordua penallti për bardhezinjtë. Nga pika e bardhë, i pagabueshmi Alex Del Piero, hapi serinë e golave (16’). Pas një aksioni të shpejtë të Rossonerëve, Ronaldinho gjeti për mrekulli të riun Alexandre Pato, i cili e mposhti portierin Manninger për të barazuar shifrat në 1-1 (31’). Tre minuta më vonë, pas një gjuajtje nga këndi të Del Pieros, më së miri brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit u gjet, mbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili krijoi sërish epërsinë për skuadrën vendase. I inkuadruari në lojë në vend të Nedvedit (30’), Paolo De Ceglie, bëri një krosim të bukur nga krahu i majtë, dhe topi arriti tek Amauri, i cili me kokë e mposhti Abbiatin, për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultatin 3-1 në favor të Bianconerëve.


Pjesa e dytë

Gjysma e dytë e ndeshjes filloi me një ritëm më të ulët, pasi që Juventus nuk e dëshironte golin, ndërsa Milan nuk arrinte ta impononte lojën e vet, megjithatë me kalimin e minutave ndeshja u bë gjithnjë e më interesante. Rossonerët arritën ta ngushtonin epërsinë në 3-2, pasi gjuajtja e Massimo Ambrosinit u devijua nga Chiellini dhe përfundoi në rrjetin e portës juventine (56’). Nga minuta e 65-të mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi me kartonin e dytë të verdhë u përjashtua ish-lojtari i Juventusit, Gianluca Zambrotta. Katër minuta pas largimit të Zambrottas, pas një kombinimi perfekt të Sissokos dhe Amaurit, ky i fundit shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të katërtin për Zonjën e Vjetër. Një minutë pas, kapiteni Del Piero u gjet shumë mirë para portës së kundërshtare, nxori nga loja Ambrosinin dhe Abbiatin, mirëpo shtylla ia mohoi golin. Me këtë fitore Juventus mban pozitën e dytë me 33 pikë, gjashtë pikë më pak se Inter që gjendet në pozitën e parë dhe tre pikë më shumë se Napoli që ia ka zënë vendin Milanit me golaverazh më të mirë.

Të dhëna rreth ndeshjes Juventus - Milan 4-2 (3-1).
Juventus (4-4-2): Manninger; Grygera, Mellberg, Chiellini, Molinaro; Marchionni, Sissoko (88' Zanetti), Marchisio, Nedved (30' De Ceglie); Amauri (89' Iaquinta), Del Piero. Në dispozicionë Chimenti, Ariaudo, Salihamidzic, Giovinco. Trajner: Claudio Ranieri
Milan (4-3-2-1): Abbiati; Zambrotta, Maldini, Kaladze, Jankulovski; Emerson (46' Shevchenko), Pirlo, Ambrosini (Antonini); Seedorf, Ronaldinho; Pato (76' Inzaghi). Në dispozicionë. Dida, Senderos, Favalli, Cardacio. All. Ancelotti
Arbitër kryesor: Rizzoli.
Marcatori: 16' Del Piero, 31' Pato, 34' Chiellini, 41' Amauri, 56' Ambrosini, 69' Amauri.
Të ndëshkuar me karton të verdhë: Emerson, Mellberg, Ambrosini, Sissoko.
Të ndëshkuar me karton të kuqë: Zambrotta.

Video nga ndeshja Juventus - Milan