e shtunë, 11 prill 2009

Kuriozitet nga Jusuf Sadiku, pronar i kësaj faqeje!!


Lajme shkurt per Juven..

IAQUINTA DREJT RINOVIMIT - Mbi të gjitha mendohet për Trezeguet. Por do të bëhen përpjekje edhe për të administruar sa më mirë të jetë e mundur operacionin Hamsik, duke i ofruar Napolit lojtarë në shkëmbim. Domethënë, më shumë lojtarë dhe më pak euro. Gjithçka midis kandidatëve Criscito, Lanzafame dhe Palladino, edhe pse për dy kuqeblutë duhet zgjidhur në fillim çështja e bashkëpronësisë. I pamundur tani për tani është transferimi drejt Napolit i Iaquintas. Juventusi ka theksuar se beson tek lojtari dhe është gati të rinvojë shumë shpejt kontratën e sulmuesit, e cila skadon në qershor të 2012-ës.

MSISION NE ATHINË - Dy emra të rinj na çojnë në Athinë, ku pritet të zbarkojë Renzo Castagnini, përgjegjësi i vëzhguesve bardhezi. Në listën e tij janë dy emra, dy lojtarë të Olimpiakos: lojtari i krahut, argjentinasi Luciano Galletti, dhe mbrojtësi i krahut të majtë Vasilios Torosidis.

DIEGO
Diego Ribas da Cunha mund të quhet një lojtar i Juventusit, duke filluar nga sezoni i ardhshëm e në vazhdim të pesë viteve të tjera. Tashmë, mesfushori i ëerder Bremenit ka arritur një marrëveshje me drejtorin sportiv të juventinëve, Alessio Secco, për një shifër prej 4 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të bisedohet ndërmjet dy klubeve për shifrën financiare të këtij transferimi. Ai që ka mbyllur përfundimisht kalimin e Diegos në Torino ka qenë babaimenaxher i brazilianit.

FLOCCARI
Ndërkohë që përforcimet në mesfushë pothuajse janë bërë zyrtare, Juventusi po mendon edhe për përforcimin e repartit sulmues, pasi me shumë mundësi, ky mund të jetë viti i fundit i David Trezegesë në Torino. Ndërkohë që ishte përfolur shumë në ditët e fundit për emrin e Quagliarellas, i cili tashmë duket më kurrë se pranë Interit, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë gati një kontratë për sulmuesin e Atalantës, Sergio Floccarin, për të cilin Claudio Ranieri vazhdon të këmbëngulë për ta pasur në skuadrën e tij.

Diego-Hamsik, Juvja dyfishon objektivat

Klubi bardhezi do të përpiqet të çojë në Torino të dy mesfushorët në merkaton e verës

Diego ka thënë: “Nuk e di se deri në çfarë pike kanë arritur negociatat, por Juventusi është një skuadër e madhe dhe kampionati italian më pëlqen”. Më pas, mesfushori i ëerder Bremen ka shtuar: “Të flas gjithmonë për të ardhmen time është një gjë që më nervozon, sepse më kërkohet gjithmonë të flas për një vendim që nuk është marrë akoma”. Edhe kjo është një mënyrë që një verdhjeshil të presë ngjyrat bardhezi. Në fillim është sfida me Udienesen, e vetmja italiane në garë në Europë. Më pas duhet menduar për të ardhmen, për mundësinë për të veshur fanellën bardhezi, atë të Juventusit. Diego ka konfirmuar atë që dihej tashmë: ai është një nga objektivat e merkatos juventine. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga takimi i të premtes së shkuar, kur në zyrat e Juventusit është paraqitur Giacomo Petrallitto, agjenti që kujdeset për interesat e lojtarit në merkaton italiane. Në ambientet e bardhezinjve, agjenti është takuar me drejtorin sportiv Secco dhe administratorin e deleguar Blanc. Një e dhënë më shumë, por prej muajsh interesimi i Juventusit dihej. Për moemetin është më e vështirë të bindet ëerderi. Klubi gjerman e ka të qartë këtë dhe nëse do të vendosë të shesë lojtarin, në derën e tyre nuk do të trokasë vetëm Juventusi. Që tani ndihet atmosfera e një ankandi, një luftë në ngirtjen e çmimit midis pretendentëve edhe Interit. Baza e ankandit? Tani fillohet nga 20 milion euro.

DYFISHIMI - Një shifër e rëndësishme që do të përjashtonte ndërhyrje të tjera në merkato. Për këtë arsye drejtuesit bardhezinj nuk duan të nxitohen. Duke lëvizur në shumë fronte, duke vlerësuar më shumë hipoteza dhe mbi të gjitha, duke mbajtur në shënjestër objektivin numër një: sllovakun Hamsik. Juventusi e di se mund ta bindë lojtarin, por më e vështirë është të bindet Napoli. Këshilli administrativ i klubit bardhezi ka konfirmuar se në merkato do të investohet një shifër rreth 20-25 milion euro. Kjo është shuma që duhet përdorur për të gjetur zëvendësuesin e Nedved. Një buxhet ky që për momentin e bën të pamundur blerjen si të Diegos ashtu edhe të Hamsik. Por ky është objektivi i vërtetë i juventinëve, të dyfishojnë blerjet. Dhe të çojnë në Torino jo një, por dy lojtarë të nivelit të lartë. As kombinimet për momentin nuk përjashtojnë një dyfishim edhe me Silvan, lojtari i krahut të majtë i Valencias. Atëherë do të investohen 25 milionë dhe do të kërkohet të mbushen arkat me ndonjë shitje.

Amauri: Do të jem gati për Interin

Amauri po përmirësohet nga dëmtimi dhe po bën gjithçka që është e mundur për të qenë i pranishëm në ndeshjen kundër Interit më 18 prill: “Po rekuperoj, këmba nuk më dhemb më. Rrini të qetë, për Interin do të jem gati”. Në lidhje me titullin: “Kemi 20% të mundësive, por duhet të provojmë të kapim Interin” - ka thënë sulmuesi bardhezi. Ndërkohë tek Juventusi është një tjetër lojtar që nuk duket aspak i qetë. Bëhet fjalë për Pavel Nedved, i cili nuk ka luajtur shumë pas deklaratës se do të tërhiqet në fund të sezonit. Nervoz si asnjëherë tjetër mesfushori çek, që gjatë strëvitjes ka pasur një debat edhe me Del Pieron. Domethënë, shenja jo shumë pozitive para transfetës kundër Genoas, duke kujtuar se në dy sfidat e fundit kundër kuqebluve, Nedved ka marrë kartonin e kuq në të dy takimet.

Juventini kundër Scolarit, Benitezit dhe Klinsmanit

Claudio Ranieri, dy net më parë ka qenë i ftuar në rrjetin “Sky” për të komentuar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, ku ka komentuar kolegët e tij pjesëmarrës në kompeticionin evropian. Tekniku juventin shpëton vetëm Guus Hiddinkun, i cili eliminoi skuadrën e tij në 1/8 e finaleve të Champions-it: “E vlerësoj më shumë se këdo tjetër. Tregoi edhe njëherë se është një trajner i madh, shumë herë më i madh, madje i paarritshëm për një si Scolari, në duart e të cilit Chelsea ishte një skuadër normale. Londinezëve u është dashur një ekspert si Hiddink për ta ringjallur, por duke mos bërë asnjë ndryshim në formacion, me përjashtim të Drogbasë. Hiddink duket që e njeh shumë futbollin kundrejt Scolarit, pasi nuk mund të lësh kurrë në stol një sulmues si Didier kundrejt Anelkasë. Thjesht i mrekullueshëm”. Më pas, Claudio Ranieri thumbon Klinsmanin. “Jurgen nuk ka humbur rast për të kritikuar taktikën e futbollit italian, por fjalët e tij janë të tepërta kur pamë që skuadra e tij u shkatërrua, u turpërua nga Barcelona. Besoj se ky është një shembull i mirë, nga i cili Klinsman duhet të mësojë edhe të vazhdojë të punojë. Të mos komentojë të tjerët, por të rindërtojë skuadrën e tij. Ne italianët jemi ndër trajnerët më të zotë, sepse nuk jemi mendjemëdhenj, por mundohemi të marrim pak nga çdo tip futbolli evropian dhe ta perfeksionojmë atë me lojtarët që kemi në dispozicion. Një gjë të tillë bën edhe Benitez, ndër të paktit trajnerë evropianë, që zbaton taktika shumë të përafërta me futbollin italian. Por kur tenton të kërkojë më shumë forca sulmuese nga skuadra e tij, shpeshherë përfundon duke humbur. Mbase një ditë do të trajnojë në Serinë A dhe jam i bindur se do të ndihet më komod se kurrë”.

Giovinco: Një gol për viktimat e tërmetit

Sebastian Giovinco, me kalimin e ndeshjeve po shndërrohet gjithmonë e më shumë në një siguri për formacionin e Claudio Ranierit, por në këto ditë kaq shumë të vështira për Italinë, si rrjedhojë e tërmetit të tmerrshëm në krahinën e Abrucos, 22-vjeçari kërkon të shkëputë disi vëmendjen nga sporti dhe t’i bashkohet dhimbjes së popullit të tij. “Për mendimin tim, pas një tragjedie të tillë që përfshiu vendin tonë, do të kishte qenë më mirë të ndërprisnim kampionatin, ndonëse diçka e tillë vendoset nga drejtuesit e federatës sonë dhe jo nga ne futbollistët. Aktualisht është një kohë e vështirë për të festuar, por nëse këtë të shtunë do të arrij të shënoj në transfertën ndaj Genoas nuk do të festoj, por do t’ia dedikoj golin tim krahinës së Abrucos. Mund t’iu duket e çuditshme, por që nga momenti i kësaj drame, edhe ne futbollistët nuk kemi folur për gjë tjetër, të paktën ne juventinët. Pikërisht për këtë arsye, edhe si skuadër, duam të ndihmojmë në maksimum familjet e përfshira në këtë tragjedi, sipas mënyrës sonë”. Giovinco më pas ndalet te mbarëvajtja e kampionatit dhe tema e titullit, që tashmë duket një mision i pamundur për juventinët. “Pas barazimit me Chievon, gjërat janë ndërlikuar shumë dhe tashmë asgjë nuk është në dorën tonë. Kishim mundësinë të vazhdonim të mbanim nën presion Interin, por gabuam, ndërkohë që zikaltrit përfituan. Gjithsesi, tani duhet të mendojmë ta mbyllim sa më mirë këtë kampionat, duke filluar që nga ndeshja e së shtunës kundër Genoas, të cilën duhet ta fitojmë me çdo kusht”, përfundon sulmuesi bardhezi.

Giovinco: Ndeshjet e këtij vikendi duhet të shtyhen

Ylli i ri i Juventusit, Sebastian Giovinco, beson se ndeshjen e këtij vikendi në Serie A duhet të shtyhen si shenjë respekti për viktimat e tërmetit në Itali. “Mendoj se nuk duhet të luajmë. Të jem i sinqert është hera e parë që diçka e tillë më ndodh. Vendimi për të luajtur vjen nga njerëz mbi ne dhe nuk mund të them nëse është vendim i duhur apo jo”, ka thënë Giovinco. “Nëse shënoj, nuk do të festoj, por do t’ua dedikoj golin të gjithë viktimave dhe familjarëve të tyre”, ka shtuar italiani.

Buffon: Titulli? 9 pikë janë shumë

Gianluigi Buffon nuk kërkon t‘u japë tifozëve shpresa të kota në luftën për titullin kampion të Serisë A. Në sajtin e tij zyrtar, portieri i Juventusit shkruante: "Fitimi i titullit është mjaft i komplikuar. Kemi përballjen direkte me Interin, por diferenca prej nëntë pikësh në klasifikim është e madhe, sepse kanë mbetur vetëm tetë ndeshje për t‘u zhvilluar". "Gardiani" konfirmon se pavarësisht situatës aktuale në elitën e futbollit italian, bardhezinjtë nuk do të dorëzohen. "Natyrisht që ne do të vazhdojmë luftën deri në fërshëllimën finale të sezonit, por nuk do të jetë aspak e lehtë". Pas barazimit 3-3 me Chievon, numri 1 i Juventusit nuk duket në humor të mirë. Kjo edhe për shkak të episodeve që karakterizuan kampionatin e skuadrës së Claudio Ranierit: "Ndoshta ishte e thënë që gjatë këtij viti të mos i gëzohesha në momentet e festave. Ditëlindja u prish me humbjen përballë Udinezes, ndërsa kjo e 300 ndeshjeve me fanellën bardhezi me Chievon. Ky barazim mund të rezultojë deciziv në garën për titull, edhe sepse Interi përfitoi, duke marrë tri pikët e plota në Udine".

Juve e Diego gjejnë gjuhën e përbashkët

Diego Ribas da Cunha është lidhur për pesë vitet e ardhshme me Juventusin, me një rrogë rreth 4 milionë euro në sezon. Asgjë më shumë nuk është bërë e njohur deri tani, por gjithsesi thelbi nuk ndryshon. Gjithçka është arritur pas një vizite blic të babait të tij në Torino. Në takim ishin prezentë avokatët e lojtarit, që kanë përcaktuar premiot dhe kompensimet për të drejtat e imazhit. Tratativa me ëerderin do të ketë fazën e saj decizive në javët e ardhshme. Është e mundshme futja e Poulsen si shkëmbim teknik.

Hamsik drejt Juves “falë” së fejuarës

Një burim i marrë nga mjediset e hendbollit, tregon që e fejuara e Marek Hamsikut, e federuar me Pdo Kampania (Seria B), i paska kërkuar kohë klubit të tij për të nënshkruar marrëveshjen për sezonin e ardhshëm. Motivi? Martina Franova mund të transferohet në Torino për të luajtur në një skuadër lokale. Deri këtu s’ka asgjë të veçantë. Por aty mund të vijë edhe i dashuri i ri, i super-shënjestruar nga Juventusi, i gatshëm të investojë 25 deri në 30 milionë euro për ta blerë. Hipotezë, që në një farë mënyre i shtohet një tjetër e dhënë, që qarkullon me këmbëngulje këto ditë dhe që e sheh mesfushorin sllovak të gatshëm të veshë fanellën bardhezi. Sponsori kryesor i Hamsikut është Nedvedi, që ka njoftuar tashmë se do të tërhiqet në fund të sezonit nga futbolli. Dhe Juvja kërkon ta zëvendësojë me napoletanin.

Del Piero-Ranieri, rikthehet “i ftohti”

Ka një grup trajnerësh aspirues, që kanë ardhur të studiojnë metodat e Ranierit. Janë rreth 30 dhe marrin shënime mbi ushtrimet e gjithçka duhet. Por leksionin më domethënës nuk mund ta dëgjojnë. Para se të nisë stërvitjen, njeriu “kokëfortë” grumbullon skuadrën në mes të fushës dhe për 10 minuta bën një diskutim, i shoqëruar me disa gjeste mbi gabimet e bëra të dielën. Në këtë mbledhje mungonte Del Piero, pikërisht kapiteni. Aleksi del nga dhomat e zhveshjes çerek ore më pas kur Ranieri mbaroi së foluri dhe kjo gjë shkaktoi në grup një farë habie mbi krizën e disatë mes të dyve. Ndoshta nuk e dinë që është gjithnjë kështu, pasi Del Piero si zakonisht del nga dhomat e zhveshjes i fundit, sepse bën një nxemje të personalizuar. Në të vërtet, pas zëvendësimit në pushim të ndeshjes Juventus-Chievo, ka një ftohje mes trajnerit e sulmuesit, i cili donte të vazhdonte të luante edhe në pjesën e dytë ose të paktën disi më shumë. Dhe ndoshta, nëse Pellissieri nuk do të shënonte golin e dytë, Ranieri do ta lejonte. Por Ale zëvendësohet dhe në pjesën e dytë dhe u pa krejtsisht një tjetër Juve. Del Piero mbeti keq, nuk qëndroi as në stol, por nuk bëri asnjë deklaratë. Por në një farë mënyre episodi risolli në skenë mosmarrëveshjet e vjetra trajner-kapiten, edhe pse ky i fundit për disa muaj ishte protagonist me golat e shënuar. Tani Ranieri nuk do që të merret me këtë problem. Ka bërë zgjedhje teknike, edhe surprizë të motivuara, si të dielën, duke parë rendimentin e lojtarëve: “Humbiste topin, markohej mirë. E zëvendësova, sepse e pashë në vështirësi Del Pieron”, - u justifikua trajneri. Por fakti i vërtetë është një tjetër: mbështetja private e drejtuesve të klubit pas sjelljes së Ranierit. Ndoshta është shenjë që ka filluar sezoni i gjatë i rinovimit (kontrata e kapitenit skadon në 2010-ën), ose ndoshta varet nga konsiderata të tjera, të brëndshme apo brezash. Të jetë e qartë: për Juventusin, nuk do të jetë kurrë në diskutim. Por sot s’është më i paprekshëm.

Mbrojtësi Andrade prish kontratën e tij me “Zonjën”

Juventusi dhe mbrojtësi portugez Jorge Manuel Almeida Gomes de Andrade kanë pranuar prishjen e kontratës me konsensusin e të dyja palëve. Tashmë Andrade nuk do jetë më lojtar i Juventusit,lajm i cili konfirmohet zyrtarisht nga faqja zyrtare në internet e klubit bardhezi: “Andrade ka zgjidhur kontratën me Juventusin. Tashmë lojtari është i lirë të vazhdojë karrierën e tij futbollistike me klube të tjera. Juventus FC i uron Andrades suksese të mëtejshme në të ardhmen e tij profesionale, si në nivel klubi, edhe atë internacional, por mbi të gjitha, një shërim të plotë nga dëmtim i rëndë që e ka lënë jashtë fushave”.

Valencia refuzon 13 milionë euro plus Poulsen

Juventusi vazhdon tentativat në merkato paralel me zhvillimin e kampionatit. Dy janë pistat kryesore që bardhezinjtë ndjekin,braziliani Diego i Verderit, i cili tashmë duket se ka zgjedhur Torinon si skuadrën e tij të ardhshme dhe David Silva e Valencias, që shihet si pasuesi i Pavel Nedvedit. Media spanjolle siguron një tjetër takim mes Alesio Sekos dhe drejtuesve tëValencias. Oferta e bardhezinjve, 13 milionë euro, plus kartonin e mesfushorit Kristian Poulsen, është refuzuar nga zëvendëspresidenti i klubit spanjoll, Fernando Gomez i cili kërkon medoemos 25 milionë euro për David Silvan.

United i bashkohet Cityt në garën për Buffon

Mediat italiane shkruajnë se Manchester United është i gatshëm t’i bashkohet rivalit të qytetit, Manchester Cityt, në garën për të marrë shërbimet e portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon. Buffon është pjesë e rëndësishme e biankonerëve, por drejtuesit e klubit mund ta shesin atë nëse do të kishin ndonjë ofertë të lartë për të.Sipas Tuttosport, City tashmë nuk është i vetmi klubi i interesuar për Buffon, pasi edhe Sir Alex Ferguson dëshiron ta shohë portierin italian në klubin e tij.Juventusi mund të gëzohet më shumë për këtë, pasi konkurrenca mes dy klubeve sigurisht se do të bëjë një oferta të rritet.Krahas dy klubeve anglez, më herët u spekulua se edhe Barcelona kishte shprehur interesim për italianin.

Buffon: Skudeto për Juventusin ka marrë fund

Gianlugi Buffon mendon se gjasat e Juventusit për të fituar titullin në kampionatin italian kanë marrë fund me barazimin 3-3 ndaj Chievos. “Barazimi që luajtëm me Chievon duket se do të jetë vendimtar për garën e skudetos, pasi Interi tashmë është shumë në avantazh pas fitores në Udinese”, thotë Buffon.“Për ne, skudetoja tash është shumë e komplikuar. Sigurisht, ne do të vazhdojmë të luajmë deri në fund, por nuk do të jetë lehtë që Interi të dështojë”, shton njëshi i Italisë.

Ranieri, përballje e ashpër me skuadrën

Nerva të tendosura te Juventusi pas barazimit me Chievon. Stërvitja e djeshme ka rifilluar me një përballje të ashpër të Claudio ranierit ndaj skuadrës, që zgjati dhjetë minuta. Një diskutim ku nuk mori pjesë Del Piero, që erdhi në fushë pas bisedës. Munguan edhe Trezeguet dhe të dëmtuarit Salihamidzic e Grygera, gjendja fizike e të cilëve do të vlerësohet nga stafi mjekësor. Për mesfushorin boshnjak, sezoni është në rrezik, i cili gjatë ndeshjes të dielën ndaj Chievos pësoi një ndrydhje në gjurin e djathtë. Për sa i takon mbrojtësit çek, bëhet fjalë për një problem muskular. Ndërkohë, braziliani Amauri, pas kontrollit radiografik që bëri, është në në gjendje të mirë, ndonëse koha e riaftësimit duhet të vendoset nga mjekët bardhezinj. Sulmuesi nga ana e tij pretendon të kthehet në fushë ndaj Interit më 18 prill. Amauri ka rifilluar të vrapojë. Ndërsa David Trezeguet mungoi dje për shkak të një gjendjeje gripale.

Juventusi, 12 pikë të humbura në shtëpi

Nëntë pikë larg Interit të vendit të parë, Juventusi i ka humbur të gjitha në shtëpi dhe me skuadra mesatare ose të vogla. Kundër Catanias, Palermos, Cagliarit, Sampdorias e Chievos, ndeshje ku mund të merreshin pikë të plota në “Olimpico”. Por dy pikët e fundit, të humbura të dielën ndaj Chievos, patën fuqinë të anulojnë jo vetëm në planin moral efektet e asaj që ndryshe do të ishte një bilanc i shkëlqyer: 16 pikë në 6 ndeshje. Në javët e para të 2009-ës, për shembull skuadra e Ranierit ka shënuar me rregullsi (13 gola), por në kompensim pësonte pak (8 gola e në 50% të rasteve as edhe një). Pastaj, në tri javët e fundit, shënuan 11 herë, por kanë dyfishuar mesataren e golave të pësuar, nga 0.8 në 1.6%. Pse kam papritur? Me siguri ka të bëjë skualifikimi nga Championsi, që ka të bëjë me dy vilke. Dalja nga Europa, e bëri Juven të ndryshojë paraqitjen në kampionat, ku në fillim kursehej pak dhe për të synuar mësymjen ndaj Interit, u bë më shumë mbrojtëse. Por me sa duket mbrojtja futi “ujë” dhe në tri ndeshjet e fundit ka pësuar të paktën më shumë se një gol. Kundër Bolognas dhe Romës shkoi mirë me dy fitore 4-1, pastaj Pellissieri dhe organizimi i Chievos, e nxorrën në pah këtë dobësi. Pavarësisht nga gabimet individuale, që duhen zgjidhur në merkato, është një dobësi për disa mënyra administrimi. Ka një farë ripërsëritjeje në golat e pësuar nga Juvja: të paktën 5 nga ato të pësuar në 2009-ën, janë “fotokopje”: pra një krosim ose një vertikale që befason të gjithë mbrojtjen, që zakonisht është e gjatë. Është një taktikë mbrojtëse efiçente vetëm kur skuadra ka një gjendje të mirë fizike, sepse rrezikohet gjithnjë t’i lihet hapësirë kundërshtarit. Një tjetër problem është edhe përfshirja e Giovincos pas dy sulmuesve. Sa herë që luan talenti i ri, Juvja s’është në gjendje të mbulojë mirë fazën mbrojtëse. E tregon fakti që me të në mesfushë, skuadra pëson shumë gola dhe nuk merr ndonjë pikë më shumë. Për ekuilibër ai duhet të luajë në rolin e tij, si sulmues dhe të lihet në vend të tij një mesfushor i vërtetë.

Tifozët dëshirojnë largimin e Ranierit nga Juventusi

Pjesa dërrmuese e tifozëve të Juventusit dëshiron largimin e trajnerit Klaudio Ranieri në fund të këtij sezoni. Këtë konkluzion e nxjerr gazeta “Tuttosport” pas nja sondazhi të zhvilluar me tifozët e “Zonjës së Vjetër”. 82 për qind e 50 000 të anketuarve mendojnë se Ranieri duhet të largohet, dhe vetëm 18 për qind e tyre dëshirojnë që bashkëpunimi me trajnerin aktual të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm. Qëndrimi negativ i tifozëve juventinë ndaj Ranierit vjen pas barazimit të fundit 3-3 që arriti skuadra e tyre këtë fundjavë me Chievon. Një tjetër arsye për largimin e teknikut është edhe eliminimi nga Liga e Kampioneve.

Hamsik përflitet për një kalim tek Juventusi

Marek Hamsik mund të përfundojë tek skuadra e Juventusit gjatë merkatos së kësaj vere. Një nga arsyet e kalimit të mesfushorit të Napolit tek Juventusi, sipas medieve të këtij vendi, është se partnerja e tij, e cila është volejbolliste, pritet të kalojë tek Torino. Kartoni i futbollistit të Napolit është rreth 30 milion euro, gjë që në fakt është disi e tepërt për buxhetin e planifikuar nga Juventusi për këtë merkato. Gjithsesi, mundësia e kalimit të tij tek kjo skuadër mbetet e hapur.

Juve vë në shënjestër edhe Ujfalusin

Juventusi mezi pret fillimin e afatit kalimtar veror për të transferuar disa lojtarë të cilët do t’ia kthenin namin e dikurshëm skuadrës më të suksesshme në Itali. Gazeta spanjolle “Sport” njofton se bardhezinjtë janë vënë pas mbrojtësit të Atletico Madridit, Tomas Ujfalusi, që konsiderohet si lojtar i rëndësishëm për mbrojtjen e luhatshme bardhezi. Ish-mbrojtësi i Fiorentinës ka kontratë me kryeqytetasit deri në vitin 2011, mirëpo klubi i Atleticos planifikon shitjen e disa lojtarëve në fund të sezonin, dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe Ujfalusi.

Legrottaglie e Zanetti, drejt rikuperimit

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, i ka dhënë skuadrës së tij një ditë pushim pas barazimit zhgënjyes të arritur me Chievon. Juventusi do të rifillojë stërvitjen ditën e martë, në orën 15:00. Në klubin bardhezi mbetet për t’u vlerësuar gjendja e mbrojtësve Salihamidzic e Grygera, të cilët janë dëmtuar gjatë takimit të së dielës kundër Chievos, e për pasojë edhe janë zëvendësuar. Gjatë kësaj jave, juventinët do stërviten të martën, të mërkurën dhe të enjten, seanca këto që do të zhvillohen vetëm pasdite, përpara se të nisen drejt Genoas, ku Juve do të përballet me skuadrën vendëse të Gasperinit në “Marassi”. Por për fat të mirë, bardhezinjtë e Ranierit për këtë sfidë mund të rikuperojnë mesfushorin Cristiano Zanetti dhe mbrojtësin Nicola Legrottaglie, të cilët pasi kanë marrë lejen për të luajtur nga stafi mjekësor, po stërviten për të gjetur formën më të mirë. Përveç këtyre, kundër xhenovezëve, kreu i pankinës bardhezi do të ketë në dispozicion edhe mesfushorin italo-argjentinas Camoranesi, e bashkë me të edhe De Ceglien e Marchision, lojtarë të cilët i japim më tepër gjallëri skuadrës.

Juve - Diego, vendoset pas Pashkëve

Mes David Silvas e Diegos, Juvja i paska zgjedhur të dy. Sigurisht talenti brazilian i ëerder Bremenit, duket shumë pranë marrëveshjes me bardhezinjtë. Bisedimet duken në një pikë të mirë, aq sa mund të mbyllen në ditën e festës së Pashkëve, ndoshta para sfidës me Interi. Në Torino, po mendojnë edhe të shesin Buffonin, në një formë të dobët kohët e fundit, për të fituar para dhe për të sjellë në shtëpi Silvan e Quagliarellan.

Ikën Buffon, vijnë Silva e Quagliarella

Juventusi ka vendosur të realizojë disa afrime të rëndësishme në përfundim të sezonit: David Silva dhe Quagliarella, të cilët i shtohen Diegos. Në Itali janë të bindur se fantazisti i ëerder Bremenit është fare pranë marrëveshjes me bardhezinjtë. Por, drejtuesit e klubit nuk kënaqen vetëm me brazilianin dhe po mendojnë të shesin portierin Gigi Buffon, për të siguruar fondet e mjaftueshme për të blerë edhe mesfushorin e Valencias, David Silva dhe sulmuesin e Udinezes, Fabio Quagliarella. Buffoni i vitit 2009 nuk është më i pathyeshëm dhe me 50 milionë euro nga largimi i tij, Juve mund të ndërtojë një ekip konkurrues për edicionin e ri.

Gati ofertat për Buffon e Trezeguet

Barcelona është e gatshme të bëjë oferta zyrtare për dy lojtarët e Juventusit, Xhanluixhi Bufon dhe David Trezege, edhe pse menaxherët e të dy futbollistëve e kanë mohuar çdo mundësi transferimi. Katalanët synojnë që nëpërmjet kësaj lëvizje të testojnë klubin bardhezi, për të parë sa të gatshëm janë në Torino t‘i shesin yjet e ekipit. "Blaugranat" po planifikojnë të ndryshojnë skuadrën gjatë merkatos së verës, e portieri italian dhe sulmuesi francez ndodhen në listën e dëshirave. Ata shihen si zëvendësues të Viktor Valdes dhe Samuel Eto‘o, që pritet të largohen. Në listën e Barçës është edhe holandezi Van Persi.

Edhe Juve kërkon Aggerin

"Corriere dello Sport" njofton se Juventusi i është bashkëngjitur garës për të fituar shërbimet e mbrojtësit të Liverpoolit, Daniel Agger. Për të fituar shërbimet e qendërmbrojtësit, Bianconerët duhet të luftojnë me rivalët e Milanit, të cilët po ashtu janë të interesuar për shërbimet e 24-vjeçarit. Agger ka kontratë me skuadrën nga Liga Premier deri në vitin 2010, megjithatë Juve mendon se ai mund të jetë lojtari i duhur për ta përforcuar mbrojtjen bardhezi.

Del Piero zhgënjen, rinovimi në dyshim

“Zëvendësimi i Del Pieros? Janë zgjedhje. Sigurisht nuk mund të hiqja Iaquintën”. Deklarata e bërë nga Ranieri në përfundim të ndeshjes nënvizon qartë momentin e vështirë, që po kalon kapiteni bardhezi, që ka arritur kulmin kundër Chievos kur është zëvendësuar pas 45 minutash zhgënjyese. Del Piero ka treguar se nuk ishte në formë në aspektin fizik. E gjitha kjo në moshën 34-vjeçare, me një kontratë që i skadon në vitin 2010-të, që Aleksi pretendon ta rinovojë. Gjëra mbi të cilat Juventusi mund të reflektojë për të ardhmen. Pikërisht, sepse drejtuesit bardhezi po mendojnë edhe për të ardhmen e skuadrës, për rolin e Giovincos tek klubi juventin, për blerjen e mundshme të Cassanos ose atë të Diegos. Plane që përzihen me njëri-tjetrin, midis të tashmes dhe të ardhmes, në momentin më të rëndësishëm të sezonit, kur Juventusi, në bazë të vetë fjalëve të trajnerit, provon (ose provonte) të arrinte Interin kryesues, duke rekuperuar lojtarët më të rëndësishëm, që këtë vit kanë munguar për një kohë të gjatë nga Buffon tek Trezeguet, duke kaluar për nga Camoranesi. Kështu, duket një problem serioz fakti që kapiteni, në një fazë kaq delikate të sezonit, tregon se është në vështirësi. Kundër skuadrës së Di Carlos, Aleks, ka zhgënjyer pak a shumë në të gjitha këndvështrimet. Nuk e kanë shpëtuar as goditjet e dënimit, të paktën tre, që ka pasur mundësi të ekzekutojë para përfundimit të pjesës së parë. I pagabueshëm në fillimin e sezonit sa i pasaktë dje në “Olimpico”. Për rrjedhojë, është e vështirë edhe për Ranierin, tani, ta administrojë si duhur këtë situatë. Del Piero, edhe me paraardhësit e teknikut roman, ka lënë të kuptohet gjithmonë se nuk i pëlqejnë shumë zëvendësimet dhe akoma më pak qëndrimi në stol. Tetë ndeshje ende për t’u zhvilluar, një gjysëmfinale kthimi në Kupën e Italisë për t’u luajtur: sezoni bardhezi ka mundësi që të mbarojë në mënyrë të mirë. I sigurt është fakti se, me një “tjetër” Del Piero, gjithçka do të ishte më e lehtë. Ndërkohë, Gigi Buffon nuk e ka festuar në mënyrën më të mirë ndeshjen e 300 me fanellën e Juventusit. Portieri bardhezi nuk shkëlqeu në barazimin 3-3 ndaj Kievos së ringjallur. Gjithsesi, portieri i kombëtares italiane ngushëllohet me numrin e ndeshjeve të arritura, pas 8 sezonesh.

Cech: Del Piero është ekzekutuesi më i mirë i penalltive

Në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, portieri i Chelseat, Petr Cech, nuk ka mundur të thotë se cili është portieri më i mirë në botë, por nuk ka hezituar ta përmendë emrin e Alessandro Del Pieros si ekzekutuesi më të mirë të penalltive. “Cili është portieri më i mirë në botë? Është gjithmonë vështirë të thuhet, sepse ka shumë portierë të mirë. Të themi se është njëri nga këta: Buffon, Casillas, Van der Sar, Julio Cesar dhe Pepe Reina”, ka thënë çeku. Megjithatë kur është fjala për ekzekutuesin më të mirë të penalltive, Cech ka vetëm një emër në mendje: “Më i miri është Del Piero”.

Pellissier zbeh shpresat e Juventusit për titull

Një dramë e vërtetë është zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Torinos ku janë takuar Zonja e Vjetër dhe skuadra e Erjon Bogdanit, Chievo Verona. Takimi i zhvilluar të dielën, ndërmjet Juventusit dhe Chievos, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 3-3. Mysafirët nga Verona u treguan skuadër shumë e rrezikshme sidomos me anë të kundërsulmeve, dhe falë shpejtësisë dhe shkathtësisë së lojtarit të ndeshjes Sergio Pellissier, Chievo arriti të marrë një pikë të artë nga kjo përballje e vështirë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 25-të kur Sergio Pellissier u shkëput në mënyrë të përsosur nga mbrojtja e Juventusit dhe e mposhti Gigi Buffonin. Bianconerët barazuan rezultatin me anë të mbrojtësit Giorgio Chiellini (34’), i cili e shfrytëzoi një top të kthyer nga Mauro Camoranesi, për të çuar në këmbë tifozët në Torino. Pa përfunduar pjesa e parë (44’), Pellisier bëri një lëvizje paksa të ngjashme me të parën dhe sërish e dënoi Juven duke i çuar skuadrat në pushim me rezultatin 1-2. Në minutat e para të pjesës së dytë (53’), bardhezinjtë sërish barazuan shifrat, kur një goditje me kokë të Camoranesit, e plasoi në portën e tij mbrojtësi Santiago Morero. Vendasit vazhduan me sulmet, me ç’rast në minutën e 78-të, arritën që të kalojnë për herë të parë në epërsi, me anë të sulmuesit Vincenzo Iaquinta, i cili pranoi një krosim të Camoranesit për ta mposhtur portierin Sorrentino. Atëherë kur mendohej se Juventusi do të del fitues nga kjo përballje, sërish doli në skenë Sergio Pellissier, i cili kompletoi hat-trickun e tij (90’+1) duke nxjerrë një pikë të artë për skuadrën mysafire dhe duke ia zbehur shpresat Zonjës së Vjetër për ta fituar Scudetton këtë sezon, kur dihet që Interi gjendet shtatë pikë përpara dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Të dhëna rreth ndeshjes JUVENTUS-CHIEVO 3-3 (1-2).
Golashënues: 25’ , 44’ dhe 91’ Pellissier, 34’ Chiellini, 53’ Morone (autogol), 78’ Iaquinta.
JUVENTUS: Buffon; Grygera (46’ Zebina), Mellberg, Chiellini, Molinaro; Salihamidzic (24’ Camoranesi), Tiago, Marchisio, Giovinco; Iaquinta, Del Piero (46’ Trezeguet). Në dispozicion: Chimenti, Poulsen, Marchionni, Nedved. Trajner Ranieri.
CHIEVO VERONA: Sorrentino; Sardo (70’ Mandelli), Morero, Yepes, Mantovani; Luciano, Rigoni, Marcolini (84’ Langella); Pinzi; Pellissier, Bogdani (64’ Esposito). Në dispozicione: Squizzi, Scardina, Colucci, Italiano. Trajner Di Carlo.
Gjyqtar kryesor: Mazzoleni di Bergamo.
Karton të verdhë: 28’ Sardo.

Juve shënjestron David Villan

"Tuttosport" njofton se drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, është duke planifikuar një ‘sulm të dyfishtë’ për të sjellë në Torino dyshen e Valencias, David Silva dhe David Villa. Zonja e Vjetër qe disa muaj ka shprehur interesim për mesfushorin e Los Che, David Silva, i cili mund ta zëvendësojë Pavel Nedvedin në fund të sezonit, ndërsa informatat më të reja pohojnë se bardhezinjtë nuk do të ndalen vetëm me kaq, por ata do të kërkojnë t’ia rrëmbejnë Valencias në krizë, edhe sulmuesin kryesor, David Villa. 27-vjeçari është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në tregun e transferëve, ndërsa Juve duhet të luftojë me Real Madridin, Barcelonën, Manchester Cityn dhe Chelsean, si edhe t’i përgatisë 30 milionë euro, nëse dëshiron shërbimet e spanjollit.

“Juvja mund të shpresojë titullin”

Fiorentina, Genoa dhe Roma do të rifillojnë betejën në kampionat për të siguruar vendin e katërt, që do të thotë edhe garantimin e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve. Për momentin janë verdhekuqtë më larg nga ky synim, me pesë pikë disavantazh nga Genoa. Por nga përfundimi i kampionatit kanë mbetur ende edhe nëntë ndeshje për t’u zhvilluar, ose më mirë siç është bërë e modës për ti quajtur, janë edhe 27 pikë në lojë. Në kryeqytet ekziston optimizmi, një optimizëm që e ka shprehur edhe trajneri legjendar roman, Carleto Mazzone: “A do ta përfundojë Roma sezonin në vendin e katërt? – ka deklaruar ish-trajneri i verdhekuqve – Përsa i përket planit të vlerave dhe të forcës, Fiorentina luan mirë, por Genoa është shumë e freskët fizikisht, me një futboll të shpejtë dhe të mirëorganizuar, plot me entuziazëm. Është një situatë e vështirë për ta komentuar, sepse janë dy skuadra të forta dhe me karakteristika shumë të ndryshme nga njëra-tjetra”. Më pas ai ka analizuar betejën për titullin kampion të Serisë A që ka si protagonistë Intrein dhe Juventusin, edhe pse kanë një distancë të konsiderueshme prej shtatë pikësh: “Bardhezinjtë janë një makineri që jep maksimumin dhe po bën paraqitje shumë të mira. Ranieri ka bërë një punë të shkëlqyer. Edhe pse kanë shumë lojtarë të dëmtuar ai di gjithmonë të zgjedhë më të mirët dhe grumbullon përherë lojtarë të rinj shumë të talentuar. Juventusi nuk është një skuadër që për momentin mund të synojë titullin, por në futboll asnjëherë nuk i dihet, mund të ndodhë gjithçka. Në futboll duhet të jesh i aftë dhe me fat”, përfundon Mazzone.

“Do rikthehem për Interin dhe titullin”

Sulmuesi i skuadrës së Juventusit, Amauri, është shumë optimist për rikthimin e tij në fushë, pas dëmtimit të pësuar para pak javësh. Në fakt, ndryshe nga çfarë është parashikuar, ai ka premtuar se do të bëjë një rikthim të rëndësishëm, në një ndeshje po aq të rëndësishme, pikërisht ndaj zikaltërve të Interit. “Nëse gjithçka shkon mirë, javën e ardhshme do filloj të stërvitem me shokët e skuadrës dhe më pas të jem i gatshëm për të luajtur në ndeshjen ndaj Interit. Është një përballje shumë e rëndësishme, të cilën nuk dua ta humbas, pasi dua të jap kontributin tim për të ndihmuar Juventusin. Të gjithë kemi nisur një rrugë së bashku dhe tashmë që është fundi dhe pjesa më e vështirë e sezonit, unë dua të jem së bashku me shokët e mi në fushë,” – tha Amauri. Në fakt, është e vërtetë që sulmuesi duhet të jetë optimist për rikthimin e tij, pasi analizat e fundit treguan që ka bërë shumë përparime përsa i përket riaftësimit nga dëmtimi. “Nuk dua të minimizoj dëmtimin, pasi është e vërtetë që nuk është i lehtë, por kam besim që nuk do të kem probleme dhe do të rikthehem shumë shpejt siç ishte parashikuar. Do jap më të mirën time,” – shtoi ai. Në fakt, bardhezinjtë do të përballen këtë javë kundër Chievos dhe për të kjo sfidë ka edhe emocione të tjera, duke qenë se ka luajtur për tre sezone me ekipin veronez. Gjithsesi, ai është i detyruar ta shikojë nga tribuna. “Aventura ime me Chievon ka qenë shumë e bukur. Kam kaluar tre sezone me të vërtetë të rëndësishëm për karrierën time, pasi më pas u transferova te Palermo. Ata më kanë ndihmuar shumë që të tregoj vlerat dhe aftësitë e mia. E ndiej si detyrim moral t’i falënderoj që sot luaj me një klub të madh si Juventusi. Gjithsesi, normalisht dua që tani të fitojnë bardhezinjtë, pasi kemi synime të mëdha për të arritur dhe nuk na lejohen gabimet. Jam i bindur që nuk do të dështojmë për të marrë tre pikët,” – përfundoi Amauri. Në fakt, braziliani dëshiron shumë të kthehet për sfidën ndaj Interit, e cila është cilësuar si një përballje shumë vendimtare në luftën për titull. Nëse zikaltrit fitojnë, atëherë titulli kampion është i tyre. Në të kundërt, gjithçka është e hapur dhe bardhezinjtë do jenë pretendentë shumë të fortë.

“Maicon dhe Trezeguet mund të largohen”

Maicon dhe Trezeguet mund të largohen nga Italia në përfundim të këtij sezoni. Menaxheri i tyre, Antonio Caliendo, ka qenë ai që e ka deklaruar këtë gjë. Pikërisht dje Reali ka përgënjeshtruar me anë të një njoftimi zyrtar në uebsajtin e tij çfarëdolloj interesimi për Maicon, por Caliendo e kanë pyetur nëse është e vërtetë që disa ditë më parë ka mbërritur në zyrat e zikaltërve një faks me një ofertë nga klubi i madrilenëve. Ai është shprehur: “Reali i Madridit e kërkonte Maicon që vitin e kaluar – thekson menaxheri, por nuk e besoj historinë e faksit që ka mbërritur në zyrat e Interit, sepse në datën 15 të muajit qershor duhet të zgjidhet presidenti i ri i klubit të Realit. Kështu që një ofertë e tillë nuk duhet të ekzistojë përpara datës së lartpërmendur”.

Tundimet – Kjo nuk do të thotë që Maikon duhet të qëndrojë patjetër në shtëpinë e zikaltërve. Në fakt sipas Kaliendos ka shumë oferta që i janë bërë brazilianit: “Nëse Interi duhet të bëhet pre e këtyre tundimeve, kemi ofertat e katër klubeve të mëdhenj evropianë që duan ta kenë në skuadër. Edhe Çelsi e kërkon, megjithatë nga Anglia janë të paktën tre skuadra që e kërkojnë. Nëse Interi nuk është i interesuar, do të thotë që ka një ofertë shumë të rëndësishme që nuk është zbuluar akoma”. Reali – Më pas ai i është rikthyer sërish Realit. “Reali ëndërron Maicon? – ka vazhduar menaxheri i brazilianit. Duhet të pranoj që Douglas përputhet më së miri me kontestin teknik të madrilenëve. Por një vit më parë Interi ka refuzuar çfarëdolloj shifre dhe nuk e ka larguar lojtarin. Me presidentin e ri, që do të ofrojë një shifër shumë të madhe për merkaton, Reali i Madridit duhet të bëjë një revolucion të përgjithshëm, dhe në fakt kam dëgjuar se do të bëhen blerje të reja dhe gjithashtu do të ndryshohet edhe trajneri. Prandaj në këtë pikë ne do të jemi shumë të kujdesshëm, por më i kujdesshëm duhet të jetë Interi nëse nuk do ta humbasë Maicon”.

Trezeguet – Përsa i përket Trezeguet, Antonio Caliendo shpjegon: “E di që ka pasur interes nga Anglia dhe nga Spanja. Kam 4 vjet që dëgjoj për interesimin e tyre dhe gjithmonë kaloj të njëjtën situatë merkatoje: në përfundim të çdo tratative vjen gjithmonë Juventusi, e cila e bind lojtarin të mos largohet. Këtë vit mendoj se Barcelona do të arrijë ta marrë Trezeguet. Përsa i përket marrëdhënies së tij me Ranierin, të gjithë e dimë se midis trajnerit dhe lojtarëve ekzistojnë mosmarrëveshjet, por ky nuk përbën aspak një problem”.

Bogdani: Juventusi, një kundërshtar shumë i vështirë

Sulmuesi i Chievos, Erjon Bogdani gjatë një interviste për mediat italiane, ka thënë se ndeshja e nesërme ndaj Juventusit është ndër sfidat më të vështira. Shqiptari së fundi ka bërë disa paraqitje të mira për skuadrën e tij duke u treguar i dobishëm në ringjalljen e klubit në pjesën e dytë të sezonit. “Ndjehem mirë, punoj shumë gjatë stërvitjeve me qëllim që të siguroj vendin tim për ndeshjen e të dielës. Jam i kënaqur që mund të ndihmoj në këto ndeshje të fundit. Gjëja më e rëndësishme tash është se Chievo është në formë dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”, ka thënë sulmuesi shqiptar. “Pavarësisht kush luan apo shënon, ne duhet të mendojmë vetëm për fitore dhe të nxjerrim sa më shumë pikë që mundemi”. Në përpjekjen për t’u larguar edhe më shumë nga pjesa e fundit e tabelës, Chievo do të përballet nesër me Juventusin, të cilin Bodgani e sheh si një ndeshje shumë të vështirë. “Kundër Juventusit do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne, si gjithmonë, por duhet të udhëtojmë në Olimpiko dhe të luajmë me të njëjtin nivel, ashtu siç bëmë në Romë kundër Lazios dhe në Firencë kundër Fiorentinës, pavarësisht humbjes”, ka shtuar shtatlarti. Chievo aktualisht qëndron në pozitën e 16-të me 30 pikë nga 29 ndeshje të luajtura, gjashtë pikë mbi zonën e rrezikut.

Juve, edhe Buffon e ka një çmim!

Gigi Buffon në shitje? Jo zyrtarisht, por po të dëgjosh Cobolli Giglin kjo mundësi nuk përjashtohet. "Besoj se Buffon ka të drejtë. Nëse do të duhej të vinte një ofertë e pabesueshme, do të duhej të vlerësohej". Presidenti bardhezi e pranon se është gati të vlerësojë një ofertë eventuale, sepse në kohë krizash klubet e mëdha mendojnë për bilancet. Të gjithë kanë një çmim: Kaka, Ibrahimovic po të dëgjosh Morattin, dhe tani Buffon. Mbetet vetëm për t‘u vendosur çmimi i numrit 1 të juventinëve. Në të kaluarën ishte folur për një ofertë të Chelseat te rreth 70 milionë euro, që u refuzua. Por tani, pas disa muajsh, për 50 deri në 60 milionë euro, Buffon mund të largohet nga skuadra bardhezi.

Bogdani "shënjestron" Buffon:Dua të lë gjurmë kundër Juves

Erjon Bogdani ka rigjetur buzëqeshjen. Sulmuesi shqiptar është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Chievon në këtë fund sezoni. E nëse vetëm një muaj më parë dukej i dëshpëruar, tashmë ai i lejon luksin vetes që të marrë në shënjestër Gianluigi Buffon, portierin më të mirë në botë. Mbijetesa e veronezëve në elitën e futbollit italian kalon nga sfida e fundjavës kundër bardhezinjve në Torino. Por, Bogdani beson. Kauza e Chievos është shumë e rëndësishme për t‘u dorëzuar, pavarësisht se përpara do të kenë një emër të madh të Serisë A. Kujtimet kundër bardhezinjve nuk janë nga më të bukurat, por e kaluara vlen pak: 31-vjeçari synon të rishkruajë historinë. Të tijën dhe atë të klubit që përfaqëson. "Kundër ekipeve të mëdha jemi paraqitur gjithmonë në nivele të larta", shpjegoi Bogdani, i cili nuk ishte pjesë e Kombëtares në dy ndeshjet e humbura eliminatore me Hungarinë dhe Danimarkën. "E kam fjalën për ndeshjen në Romë kundër Lazios, ku kemi zhvilluar një prej ndeshjeve më të mira të këtij sezoni. Por, nuk duhet të harrojmë as takimin në Firence, nga i cili Chievo doli duarbosh vetëm në sekondat e fundit. Këta janë precedentë që tregojnë se kemi ditur të luajmë futbollin tonë edhe kundër ekipeve më të mëdha. Nuk është e lehtë që të përsëritësh paraqitjet e mira, mbi të gjitha kur kundërshtari quhet Juventus. Gjithsesi them: të futemi në fushë për të fituar. Më pas, të shohim se çfarë do të ndodhë". Pas pothuajse një viti pa shënuar gol dhe qëndrimeve të vazhdueshme në stolin e rezervave, Bogdani po kalon një moment të lumtur. "Jam mirë psikologjikisht. Goli më ndihmoi, u zhbllokova. Fakti që aktivizohem në vazhdimësi më ndihmon të rikthehem në nivelet e mia. Të gjithë e kanë të vështirë të qëndrojnë jashtë fushës. Megjithatë, te Kievo edhe ata që nuk kanë luajtur, luftojnë për kauzën e përbashkët, pra mbijetesën. Jemi një skuadër e mirë dhe duhet të besojmë deri në fund se do t‘ia dalim". Në fund, sulmuesi shtoi: "Na mbeten edhe nëntë beteja deri në mbylljen e sezonit. Ndeshje si kjo me Juventusin të stimulojnë. Do të më pëlqente të lë gjurmë kundër bardhezinjve, pasi kundërshtarë të tillë janë vërtetë të veçantë".

Ranieri: Po japim maksimumin për tifozët

Derisa gara për Scudetto ka arritur në fazën finale, trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, u ka premtuar tifozëve se ai dhe të zgjedhurit e tij do të japin gjithçka nga vetja për t’u shpallur kampionë të Italisë. “Ne po punojmë për ju. Do të jetë një përfundim emocionues, sepse thuajse çdo skuadër ka për çka të luftojë në këtë fundsezoni, dhe asnjëra nga skuadrat nuk do t’i lëshojë pikët lehtë. Do të jetë vështirë, mirëpo kjo vlen për të gjithë, jo vetëm për ne”, u ka thënë Ranieri tifozëve të Juventusit. Këtë fundjavë, lideri i tabelës, Inter, do të jetë mysafir i Udineses, derisa Juventusi që gjendet shtatë pikë prapa, e pret Chievon në shtëpi.

Barca me ofertë shumëmilionëshe për Buffonin

Mësohet se Barcelona ka filluar procesin e përgatitjes së ofertës për blerjen e portierit më të mirë në botë, Gianluigi Buffon. Të mërkurën agjenti i portierit italian deklaroi se Juventusi do të ishte gati të negocionte nëse i bëhej ndonjë ofertë marramendëse, ndërsa Blaugranët nuk kanë pritur gjatë dhe kanë filluar përgatitjet për këtë ofertë. Sportmediaset.it njofton se katalunasit janë takuar me agjentin e Buffonit, Silvano Martina, dhe janë duke planifikuar mënyrën se si ta joshin portierin bardhezi drejt Camp Nout. Kontrata e portierit të Barcelonës, Victor Valdes, skadon në vitin 2010, ndërsa burime pranë klubit njoftojnë se atij nuk do t’i zgjatet kontrata. Mediat italiane njoftojnë se Barca është gati të ofrojë 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e Buffonit, shifër e cila ndoshta do ta ndryshojë mendjen e presidentit të Juves, Giovanni Cobolli Gigli, i cili ditë më parë ka deklaruar se Gigi nuk është në shitje.

Amauri: Dua të luaj kundër Interit

Sulmuesi i Juventusit, Carvalho Amauri, planifikon që të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen derbi kundër Interit. Braziliani e ka lënduar muskulin e kofshës dhe po qëndron qe disa javë jashtë fushe, ndërsa parapëlqen që ta tejkalojë afatin e caktuar nga mjekët dhe të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen kryesore të garës për Scudetto, e cila do të zhvillohet më 18 prill në Olimpico të Torinos. “Nëse gjithçka shkon kështu, besoj që javën e ardhshme do t’u bashkëngjitëm kolegëve të mi në stërvitje, ndërsa shumë shpejt do të jem në gjendje të luaj”. “Qëllimi im është që të jem i gatshëm për duelin kundër Interit, megjithatë më duhet të jem i kujdesshëm, sepse është shumë me rëndësi që të rikuperohem plotësisht”, ka thënë ish-sulmuesi i Palermos.

Diego mendon për vazhdimin e kontratës me ëerderin

Mesfushori i ëerderit, Diego, ka bëtë të ditur se ai është duke menduar ta vazhdojë marrëveshjen me klubin e Bundesligës. Braziliani ka marrëveshje me ëerderin deri në vitin 2011 dhe vazhdimisht lidhet me një kalim në Juventus, derisa për të interesim kanë shprehur edhe Inter, Manchester City dhe Real Madrid.Megjithatë Diego thotë se do ta analizojë edhe opsionin për ta vazhduar marrëveshjen me ëerderin, nëse klubi nuk arrin t’i realizojë qëllimet.“Nëse nuk arrijmë t’i realizojmë qëllimet, atëherë do ta marr përgjegjësinë si edhe lojtarët tjerë. Në këtë rast nuk do të mund thjesht të largohem. Edhe vazhdimi i kontratës është një opsion”, ka thënë Diego.ëeder Bremen aktualisht është në pozitën e dhjetë të Bundesligës, por vazhdon të jetë në garë në Kupën UEFA dhe Kupën e Gjermanisë.

Juve dhe Inter në luftë për Dentinhon

Mediat italiane përcjellin lajmin se dy ekipet italiane Juventusi dhe Interi, krahas luftës për Skudeton janë në luftë edhe tregun e transferimeve ku luftojnë për sulmuesin e Corinthians, Dentinho. Corriere dello Sport ka shkruar se Juventusi udhëheq në luftë për të nënshkruar me talentin 20-vjeçar brazilian. Por konkurrenca për të nënshkruar me të mbetet e hapur, pasi garës i janë bashkuar Interi si dhe Real Madridi dhe Arsenali. Sportivja italiane po ashtu thekson se klubet e interesuara duhet të jenë më të shpejtë në tentimet e tyre, pasi Dentinho ka edhe një ofertë anonime nga klub nga Arabia Saudite, i cili ofron 10 milion euro për brazilianin.

Belardi: Cesari nuk është i rangut të Buffon

Në një intervistë për "Sky", portieri i Udineses, Emanuele Belardi, ka thënë se pavarësisht se portieri i Interit, Julio Cesar, këtë sezon ka treguar një formë të jashtëzakonshme, ai ende nuk mund ta arrijë nivelin e portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon. “Mendoj se Julio Cesar ka qenë njëri nga portierët më të mirë në botë në dy sezonet e fundit, mirëpo Buffon ka qeni portieri më i mirë në botë për më shumë se një dekadë. Prandaj Cesarit i nevojiten edhe disa vite për ta arritur nivelin e Buffonit”, ka thënë Belardi.

Buffon do të largohet për një shumë marramendëse

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, konsiderohet si lojtari i cili mund t’i sjellë më së shumti para Zonjës së Vjetër, sepse për të janë të interesuara shumë skuadra evropiane, derisa Manchester City ofron më së shumti para për shërbimet e portierit më të mirë në botë. “Buffon nuk do të largohet nga Torino, pos nëse klubi pranon ndonjë ofertë marramendëse”. “Gigi është portieri më i mirë në qarkullim. Ai po kalon shumë mirë te Juve dhe ka kontratë deri në vitin 2013. Megjithatë, nëse vjen ndonjë ofertë e madhe, atëherë do ta shqyrtojmë”, ka thënë agjenti i portierit italian, Silvano Martina, për radion “Kiss Kiss”.

Sagna: Dua të qëndroj tek Arsenal

Mbrojtësi i Arsenalit, Bacary Sagna, ka reaguar kundër spekulimeve të cilat e lidhin atë me një transferim drejt gjigantëve italianë të Juventusit. Shtypi francez ka spekuluar se Zonja e Vjetër është afër transferimit të Sagnas në Torino, ndërsa 26-vjeçari ka mohuar gjithçka duke thënë se nuk dëshiron të largohet nga Topçinjtë. “Unë kam kontratë me Arsenalin deri në vitin 2014. E dua këtë skuadër. Po ia kaloj shumë mirë me të gjithë anëtarët klubit dhe jam i lumtur këtu”. “Juve është një skuadër e madhe, por unë dëshiroj të mbetem këtu. Megjithatë, nëse Arsenali vendos të më shesë atëherë ajo është diçka tjetër”, ka thënë francezi për “Sky Sports”.

“Del Piero, e tashmja dhe e ardhmja e Juves”

Në shtëpinë e “Zonjës së vjetër” flitet më shumë për merkaton, sesa për mundësinë e arritjes së Interit në krye të klasifikimit. Zërat e fundit që qarkullojnë flasin për një transferim të Trezeguet tek Chelsea sezonin që vjen. Por kur presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, pyetet mbi këtë mundësi, ai përgjigjet shkurt: “Nuk më rezulton se Trezeguet do shkojë tek Chelea, francezi është i pashitshëm”. Kreu i klubit bardhezi preferon të fokusohet më tepër tek kapiteni i skuadrës, Aleks Del Piero, sesa te çështja Cassano: “Ranieri do e ndërtojë skuadrën e ardhshme rreth Del Pieros. Ai është e tashmja dhe e ardhmja e Juventusit. Për të tjerat mendon klubi”. Ndërsa Gigi Buffonin, ai e cilëson si shtyllën e ekipit juventin. “Bekuar qoftë momenti në të cilin Juventusi mori Buffonin. Shpresoj që Gigi të vazhdojë të luajë me ne gjer në përfundim të karrierës së tij. Ne kemi një kontratë me Buffonin dhe jam i sigurt se ai do vazhdojë t’i japë akoma më shumë skuadrës sonë, pasi lojtarë si Buffon e ndjejnë me të vërtetë rëndësinë e fanellës që mbajnë veshur”. Megjithatë, kreu i klubit bardhezi i jep të drejtë Gigi Buffonit, i cili thotë se në rast se për të do vinte ndonjë ofertë marramendëse, Juve duhet ta marrë në konsideratë atë. “Buffoni ka të drejtë. Kjo është mëse e drejtë. Nëse ne do ta shisnim Buffonin me një çmim marramendës, do kishim të ardhurat e duhura për të ndërtuar një Juventus akoma më të fortë. Por për momentin nuk na ka ardhur asnjë ofertë për superportierin tonë. E ndonëse e mendoj si Bufon, përsëri jam i kënaqur që një ofertë e tillë nuk na ka futur në mendime”, ka përfunduar presidenti bardhezi.

Këshillon Riberynë

Merkatoja e Juventusit rrotullohet rreth gjetjes së trashëgimtarit të çekut, Pavel Nedved. Në listën e gjatë të drejtuesve bardhezi figurojnë emra si Diego i ëerderit, Silva dhe Ribery, që të gjithë këta lojtarë tepër cilësorë. Ndër të lartpërmendurit, i riu i juventinëve Marchisio ka të preferuarin e tij: “Besoj se Pavel mund të japë akoma tek Juventusi. Ai është në gjendje të vazhdojë të bëjë dallimin në fushë të paktën edhe për një vit. Por nëse vendos të largohet, me Riberynë në skuadër do kishim një të ardhme të garantuar. Kundër Chelseat treguam se ndërmjet nesh dhe atyre nuk ka ndonjë dallim të madh. Ata kanë vetëm pak më tepër eksperiencë ndërkombëtare se ne”.

Juventusi kërkon të marrë shërbimet e Diego Militos

Klubi i Juventusit mësohet se ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të sulmuesit të Genoas, Diego Milito. Lajmi për interesimin e “Zonjës së Vjetër” bëhet i ditur sot nga gazeta torineze Tuttosport. Milito, falë prezantimit të tij me Genoan, shihet gjithnjë e më larg këtij klubi në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi argjentinas është vënë edhe në shënjestrën e skuadrës së Interit.