e enjte, 31 janar 2008

Juventus shume prane kontrates me Diegon

Enderra e etshme dhe e vetme e Mister Claudio Ranierit padyshim se eshte lojtari brazilian i Werder Bremenit Diego Ribas da Cunha. Drejtuesit e Zonjes momentalisht gjinden ne Gjermani, ku kane pasur takime me drejtuesit e Werderit per ceshtjen Diego. Juventusi per trequartistin brazilian klubit gjerman i ka ofruar nje oferte pre 30 milion euro, oferte qe drejtuesit gjerman padyshim se do ta pranojne. Vete lojtari kishte treguar se para se te transferohej te Werder, kishte qene shume prane kalimit ne radhet e Juventusit. Mirepo kjo gje nuk u realizua. Nje gje duhet thene se Juventusi eshte shume prane firmosjes me lojtarin , ngase klubi mbreteror Rel Madrid, ishte larguar nga gara per brazilianin. Kjo i shtyn drejtuesit e Zonjes qe sa me shpejte ta zgjidhin problemin me lojtarin. Diego nuk e hedh poshte deshiren per te luajtur te Juventus, ngase aty do te luaj perkrahe nje legjende te madhe te futbollit Alessandro Del Piero, per te cilin ka mendim se eshte nje shtylle kryesore e Juves. Diego do te kaloje ne radhet e Juventusit ne vere, ngase klubi gjerman nuk deshiron qe te braktisin lojtarin gjate ketij afati kalimtar te janarit, i cili ne mbremjen 31.janarit do te permbyllet. Bisedimet ne qeshtjen e Diegos pritet te mbarojne ne muajin e Mars, ku edhe lojtari do t'i sherbehet kontrollimeve mjeksore.

Tifozet juventin : Van der Vaart eja ne Juventus






































Tifozet e klubit italian Juventus kishin apeluar klubin qe gjate sezonit te ardhshem, si zevendesues ideal te cekut Pavel Nedved te blejne mesfushorin holandez te Hamburgut Rafael Van der Vaart. Ultrasit "Fighters" te Juventusit kishin pregaditur nje ceremoni ne lidhje me lojtarin e spikatur, trequartistin holandez Van der Vaart. Disa nga udheheqesit e ultrasve Fighters te Juventusit, apelojne lojtarin qe sa me shpejte te transferohet ne Juventus me moton
"Van der Vaart eja ne Juventus"(Van der Vaart come to Juventus). Stafi i Juvesiamo.blogspot.com gjeti disa fotografi ku ultrasit juventin kishin bere ultimatum ne lidhje me V.d. Vaart. Disa prej tyre jane fotografuar me vete lojtarin, (fotografia larte). Lojtari para nje jave kishte dhene nje ultimatum klubit bardhezi qe ta blejne sa me shpejte qe ai te ndihmoje klubin per te mposhtur Interin. Mirepo, ai i zhgenjen tifozet dhe drejtuesit torinez dhe thekson se me shume preferon per te luajtur ne Primera Division, ne kampionatin spanjoll ngase e ema e tij kishte lindur ne Gadishullin Pirinej ne Spanje.

Buffon do te mungoje edhe ne ndeshjen me Cagliarin

Portieri numer nje ne bote, Gianluigi Buffon do te mungoje edhe ne ndeshjen ku Juventusi do te takohet me Cagliarin ne gjiron e 21 te kampionatit italian. Claudio Ranieri nuk deshiron te rrezikoje me Buffonin, dhe i jep pushim edhe ne kete perballje, qe portieri te jete i rekuperuar gjate ndeshjes se javes se 22 te serie A ku Juventus perballet me Udinesen, nje ndeshje tejet e rendesishme per Mister Ranierin por edhe per klubin e Juventusit.

Franca, Domenech serish injoron David Trezeguet

Ai eshte nje sulmues i lindur dhe jo rastesisht e ka nofken "TREZEGOAL" por as kjo dhe as golat me bollek qe ai shenon per llogari te Juventusit nuk e kane ndihmuar te jete pjese e kombetares se Frances. Raymond Domenech ka injoruar gjithe kritikat duke mos e perfshire serish ne formacion sulmuesin bardhezi per miqesoret kunder Kongos dhe Spanjes. Pak dite me pare Trezeguet u shpres se tashme kombetarja eshte nje kapitull i mbyllur per te.

Matteo Ferrari: Juventus apo Milan?

Juventus dhe Milan jane dy ekipet qe po tentojne per te marre lojtarin e AS Roma Matteo Ferrari, i cili nuk eshte i kenaqur me klubin e tij dhe nuk eshte ne gjendje te rinovoje kontraten me klubin kryeqytetas. Juventus dhe Milan jane ne finish te rrjedhjes se ngjarjeve, dhe pritet qe cila nga keto dy ekipe gjigante do te kete fatin t'a kete ne dispozicion lojtarin. Duket qe me afer lojtarit jane drejtuesit e klubit bardhezi, nga qe mbrojtja e Zonjes se Vjeter nuk ekuilibron aq sa duhet, dhe ky eshte shkaku qe drejtuesit e klubit torinez po i ndjekin tentativat per nje transferim to Ferrarit ne Torino. Ne anen tjeter Milani ia rrezikon Juventusit rrjedhjen e blerjes se lojtarit, duke dashur qe Ferrari te jete nje zevendesues i veteranit legjendar Paolo Maldini, i cili ne fund te ketij sezoni do t'i jape lamtumiren futbollit dhe klubit te tij te perhershem AC Milan. Juventusi dhe Milani jane ne gjendje te derdhin ne arken e Romes nje shume te hollash rreth 2.5 - 3 milion euro, aq sa edhe kerkojne drejtuesit e klubit kryeqytetas AS Roma.

Atletiko Madrid deshton ne pisten Tiago

Atletico Madrid ka deshtuar ne tentativen per te marre nga Juventusi portugezin Tiago Cardoso Mendes.Dje ne mbremje merkatoja ne Spanje eshte mbyllur dhe kjo do te thote se tashme mesfushori portugez duhet te vazhdoje te aktivizohet me bardhezinjte. Madrilenet bene nje oferte me te madhe se ajo e Tottenham, por drejtuesit torinez nuk e kane pranuar shumen e ofruar nga spanjollet.

Sissoko debuton per Juventusin te dielen kunder Cagliarit

Momo Sissoko, ish lojtari i Liverpoolit dhe tash me nje lojtar i ri i Zonjes se Vjeter per klubin e tij te ri do te debutoje te dielen qe vjen, ku Juve do te ndeshet me ekipin e Cagliarit. Lojtari pritet qe te aktivizohet qe nga minuta e pare, per shkak te skualifikimit te nje ndeshje te Cristiano Zanettit i cili nuk do te jete ne gjendje t'iu ndihmoje bashkelojtareve te tij nga se ne ndeshjen kunder Livornos u ndeshkua me karton te verdhe dhe sipas rregullave te federates italiane, lojtari do te mungoje ne kete ndeshje.

e mërkurë, 30 janar 2008

Sfida Juventus - Inter ne favor te neraxurreve



Juventusi mundet nga udheheqesi i tabeles se Serie A Interi ne sfiden e cerekfinales se Coppa Italia me rezultatin 3-2.Golin e pare te ndeshjes e shenoi i shpresa e Interit Balotelli ne minuten e 10, por 3 minuta me vone kush tjeter vec se Alex Del Piero barazon rezultatin ne 1-1 ne minuten e 13.Ne minuten e 32 Iaquinta e sjell ne epersi Juventusin me rezultatin 2-1, ndersa 6 minuta para perfundimit te pjeses se pare pas gjuajtjes se Jimenezit, Salihamidzic pa dashje e prek topin me dore dhe referi pa kurrfar dyshimi sinjalizon penallti ne favor te Interit.Golin e shenoi J.R.Cruz.Me rezultatin 2-2 mbaron pjesa e pare. Ne pjesen e dyte, Juventus fillon te paraqes nje kunderzbritje ku Del Piero shume bukur e gjen Pavel Nedvedin, ky i dyti ne nje rast 100% nuk mundi ta mposht portierin zikalter Toldo.Ne minuten e 53 edhe njehere ne skene paraqitet i riu i Mancinit Balotelli, dhe shenon golin e tij te dyte dhe te tretin per ekipin e tij. 10 minuta para perfundimit te 90 minutave te rregullta Mauro German Camoranesi ndeshkohet me karton te kuq, dhe me shume ia veshtireson gjenjden ekipit te vet ne vazhdim. Ndeshja mbyllet me rezultatin 2-3 ne favon te zikalterve.Interi vazhdon garat me tutje dhe ne gjysmefinale do te perballet me ekipin kryeqytetas Lazio, ndersa per Juventusin ketu mbaron enderra per te fituar ndoshta te vetmin trofe ne kete sezon.

Coppa Italia: Sfida Juventus - Inter

Juventus po tenton per nje transfer te portierit veteran Gianluca Pagliuca


Juventus do te mundohet qe ne radhet e saj t'a sjellin nje veteran, portierin legjendar 41 vjecar Gianluca Pagliuca si zevendesim i portierit Gigi Buffon i cili po ndien dhimbje ne shpine - shkruan Corriere dello Sport.Corriere dello Sport e lidh Pagliucan me nje kalim ne radhet e Juventusit si zevendesim i detyrueshem per Buffon i cili ndoshta do te duhet t'i nenshtrohet operacionit per t'a sheruar lendimin qe ka ne shpine.Momentalisht Juventus si zevendesues te Buffon ka ne dispozicion Emanuele Belardi dhe Jess Vanstrattan, mirepo neqofte se duhet te jete jashte fushe nje kohe te gjate ateher klubi do te angazhoj nje portier.Merkatoja e janarit mbyllet neser ne mbremje dhe Juventus nuk ka opcione tjera dhe njera nder variantet eshte portieri veteran Gianluca Pagliuca, i cili sezonin e kaluar braktisi klubin e tij Ascolin, dhe tash me eshte pa angazhim.Pagliuca eshte njeri nder portieret me te mire i te gjitha koherave ne Itali, fitoi Scudetton me Sampdorian ne vitin 1991.Pagliuca ishte portier edhe i Interit edhe Bolognas.Per reprezentacionin e Italise ka 39 ndeshje, ishte opcioni i pare i Boterorit te vitit 1994 i cili u mbajt ne SHBA dhe Boterorit te vitit 1998 ne France. Por sidoqofte, nenshkrimi i Pagliucas me Juventusin do te parafytyron nje befasi te madhe.

Sissoko: Ndihem i emocionuar qe do te luaje perkrah Alex Del Pieros dhe Gianliugi Buffonit



Sissoko eshte zyrtarisht lojtar i Juventusit dhe ne klubin bardhezi jane mjaft te kenaqur per afrimin e mesfushorit afrikan. "Eshte nje element i rendesishem per te perforcuar kontingjentin, tha administratori Jean Claud Blanc. Edhe pse vetem 23 vjec, Sissoko ka nje eksperience te madhe, pasi ka luajtur ne shkume aktivitete te rendesishme". Lojtari deklaroi: "Jam i lumtur qe erdha ne nje klub kaq te rendesishem. Jam i emocionuar nga ideja se do te luaj perkrah disa kampioneve te medhenj".Mesfushori malian nuk e hedh poshte edhe faleminderimin e klubit te tij te vjeter Liverpool te cilet bene te pamunduren qe lojtari te zgjedhe destinacionin e tij.Ai thekson se nuk ka pasur asnje mosmarreveshje me menagjerin e Liverpool Rafael Benitez, dhe deklaron se eshte nje nder trajneret me te mire ne bote.

e martë, 29 janar 2008

Ranieri dhe Elkann: Diego dhe Van der Vaart e ardhmja e Juves


Ranieri kerkon te gjeje nje Gianfranco Zola te ri, dhe si nje zevendesues tejet i shkelqyeshem do te ishte Diego, per te cilin Mister Ranieri mendon se posedon te gjitha karakeristikat e Zolas, kur ai mbronte ngjyrat e Chelsea.Diego mosha momentale 22 vjec, eshte lojtari me i kerkuar i Ranierit i cili kerkon me ngulm, dhe jep nje sinjal drejtuesve te Zonjes se Vjeter qe mos te shikojne shume rreth cmimit, ngase Diego per klubin eshte garancion.Nga ana tjeter Johnn Elkan, zevendes presidenti i firmes se njohur "Ferrari", dhe njeherit edhe avokat i klubit bardhezi, dhe biri i familjes Agnelli kerkon qe te gjeje nje Michel Platini te ri, dhe ai si zevendesues te denje te Platinit, ne radhet e Juventusit sheh holandezin qe momentalisht mbron ngjyrat e Hamburg HSV, dhe njeherit edhe kapiten i klubit.Ai pa dyshim se eshte Rafael Van der Vaart.Edhe Elkan sikurse edhe Ranieri dhe te gjithe drejtuesit e klubit bardhezi po mendojne qe Juventusin t'a kthejne ne nivelet me te larta, dhe kane shprehur mendimin se klubi ne sezonin e ardhshem do te jete pretenduese per te gjitha trofete e mundshem (Scudetto, Coppa Italia, Champions League).Johnn Elkan tek V.d.Vaart veren lojen tejet te afert me ish legjenden e futbollit boteror Michel Platinin, dhe thekson se Rafael Van der Vaart se bashku me Diegon dhe lojtaret e tjere do te jene garancion per klubin te arrije sa me shume suksese ne sezonet e ardhshme.

Buffon ende me dhimbje ne shpine


Dhimbja ne shpine vazhdon te shqetesoje portierin Gigi Buffon. Numri nje bardhezi nuk ka marre pjese ne stervitjen e dites se sotme, cka do te thote se ai nuk do hyje ne fushe ne ndeshjen e neserme ndaj Interit. "Nuk besoj se rrezikon t'i nenshtrohet operacionit dhe nuk jam i shqetesuar per te. Jam shume optimist per rikthimin e tij te dielen", tha trajneri Claudio Ranieri.

Coppa Italia 1/4 e Finales: Sfida Juventus - Inter


Te merkuren ne ora 21 do te luhet ndeshja kthyese e cerekfinales ndermjet Juventusit dhe Interit.Ndesdhja e pare mbaroi me rezultatin 2-2, ku interi luajti pothuajse gjate 90 minutave me nje lojtar me pak ne fushe nga qe Nicolas Burdisso me nje start mbas shpine ndaloi haperimin e Alex Del Pieros drejt portes se Toldos.Per kete sfide eshte interesante te thuhet se per ekipin e Juventusit do te debutoje perforcimi i ri, Guglielmo Stendardo.Ranieri per kete ndeshje ne dispozicion do t'i kete keta lojtare: 2 Birindelli 6 Zanetti 7 Salihamidzic 8 Camoranesi 9 Iaquinta 10 Del Piero 11 Nedved 12 Belardi 13 Vanstrattan 17 Trezeguet 20 Palladino 23 Nocerino 25 Stendardo 28 Molinaro 30 Tiago 31 Novembre 33 Legrottaglie 36 Castiglia 38 D’Elia 43 Ariaudo

e hënë, 28 janar 2008

Buffon rikthehet ne stervitje


Permiresohet gjendja shendetesore e Gianluigi Buffon, i cili ditet e fundit ka ndier dhimbje ne shpine.Sot portieri i Juventusit ka festuar 30 vjetorin e lindjes me rikthimin ne stervitje por aktivizimi ne ndeshjen e kupes kunder Interit eshte ende ne dyshim. Nese gardiani i kombetares italiane nuk do t'ia dale, ne vendin e tij do te aktivizohet Belardi.

Buon compleanno Gigi

Numri nje i Juventusit, portieri Gianluigi Buffon sot me daten 21.01.2008 festoi 30 vjetorin e lindjes se tij.Ne emer te stafit "http://juvesiamo.blogspot.com te urojme cdo te mire ne jete, shendet dhe sa ma shume suksese ne jeten tende private dhe ne klubin tend te zemres,ku edhe po i mbron ngjyrat.

Prezantimi i Sissokos dhe Stendardos ne Vinovo te Torinos









































Sot u be prezantimi i lojtareve te rinj te Juventusit ne kampin Vinovo ne Torino, te lojtareve Mohamed Lamine Sissoko dhe Guglielmo Stendardo.Keta iu nenshtruan kontrollimeve mjeksore dhe prej sot jane lojtare te ekipit torinez Juventus.

Oficiale: Stendardo dhe Sissoko menjehere, Mellberg ne qershor






























Lajm tejet i mireseardhur dhe i shumepritur nga tifozet juventin.Sot ne oret e hershme te mengjesit Juventus arriti me sukses kotrate me lojtaret: Sissoko, Stendardo dhe Mellberg dhe i konfirmoi marreveshjet ne lidhje me transferimin.
Mohamed Lamine Sissoko ne mbremjen e se dieles vizitoi shikimet mjeksore dhe sot pritet prezantimi i tij me klubin e Juventusit, i cili do te nenshkruaje kontrate me bardhezinjte deri vitin 2012.Drejtuesit e klubit juventin ne arken e Liverpool per transferimin e Sissokos dedhen nje shume te hollas prej 11-13 milion euro, me nga 2.5 milion euro per sezon.
Guglielmo Stendardo, mbrojtesi i Lazios nenshkroi nja kontrate me vetem 6 muaj ne menyre huazimi me rreth 400 mije euro .Lojtari pritet qe te debutoje te merkuren ku Juve do te ndeshet me Interin ne 1/4 e finales se Coppa Italia.Loja e pare ndermjet Interit dhe Juves ne Giusseppe Meazza mbaroi pa fitues 2-2.
Erik Olof Mellberg mbrojtesi suedez dhe njeherit lojtari kyq i mbrojtjes se klubit nga Birmingham Aston Villa, sot nenshkroi kontrate me klubin torinez deri ne vitin e 2011.Lojtari do t'i bashkangjitet klubit ne qershor.Kjo blerje Juves nuk i kushtoi asgje, ngaqe lojtarit kontrata me klubin e Villa Park i skadon ne fund te ketij sezoni dhe per kete shkak Juve e shfrytezoi kete transferim ne favor te vet.

Video nga ndeshja Livorno - Juventus: Trezeguet, Del Piero, Trezeguet

e diel, 27 janar 2008

Juventus fiton me rezultat 3-1 ndaj Livornos ne transferte

Ne perballjen e fundit te gjiros se 20 mes Livorno dhe Juventus fitues dalin torinezet me rezultatin e merituar 3-1.Golin e pare per Juven e shenoi David Trezeguet ne minuten e 30 te ndeshjes,ndersha ne minuten e 49 Alex Del Piero dyfishon rezultatin ne 2-0.Ne minuten e 54 De Vezze merr kartonin e dyte te verdhe dhe automatikisht karton i kuq.Ne minuten e 63 nje aksion tejet profesionist ne tre poteza duke filluar nga Palladino i cili pason topin deri te Del Piero ku me te paren gjuan topin drejt Trezeguet i cili me nje Wolley mposht per se treti here portierin Amelia dhe rrit epersine ne 3-0 ne favor te Juves.Ne minuten e 79 reprezentuesi shqiptar Erion Bogdani ngushton rezultatin ne 3-1,rezultat i cili ngel deri ne fund.


LIVORNO (3-5-2) Amelia; Grandoni, Knezevic, Galante; Balleri, Filippini (59° Pulzetti), Vidigal, De Vezze, Pasquale; Tavano, Tristan (59° Bogdani).
All. Camolese

JUVENTUS (4-4-2) Belardi; Salihamidzic (60° Birindelli), Grygera, Legrottaglie, Molinaro; Palladino, Nocerino, Zanetti, Nedved (89° Castiglia); Del Piero (74° Iaquinta), Trezeguet.
All. Ranieri

Serie A: Livorno - Juventus



Diego ne Juventus per 25 milion euro

Lojtari qe enderron Mister Ranieri t'a kete ne radhet e Juventus padyshim se eshte Trequartisti brazilian Diego Ribas da Cunha, lojtari kyq i ekipit gjerman Werder Bremen.Drejtuesit e klubit torinez jane duke konkretizuar dhe duke kompletuar marreveshjen me drejtuesin e Weser Stadion per transferimin e brazilianit ne klubin me trofe rekord italian, Juventus.Alessio Secco se bashku me Jean Claud Blanc per momentin gjenden ne Gjermani per t'i konkretizuar marreveshjet me Diegon dhe Van der Vaart.Juventus per Diegon eshte ne gjendje te derdhe ne arken e Werderit 25 milion euro, shifer e cila i kenaq te dyja palet, dhe rende qe do te refuzohet nga gjermanet.

Van der Vaart nderron mendjen,dhe thekson se me shume preferon kampionatin spanjoll

Reprezentuesi holandez dhe njeherit edhe kapiteni i ekipes se Hambug HSV eshte njeri nder shenjestrat me te kerkuar nga ana e Juventus.Para dy dite ai kishte "lutur" drejtuesit e Juves qe ta sjellin ne Torino shpejte sa me eshte e mundur per t'iu ndihmuar lojtareve qe ta mposhtin liderin ne Serie A, Interin.Mirepo ne lajmin e dhene sot, ai befasoi marrezisht tifozet juventin dhe theksoi se me shum preferon kampionatin spanjoll, per arsye se edhe e ema e tij Lolita deshiron qe djalin e saj ta sheh ne kampionatin e Spanjes.

Ferrari: I mireseardhur eshte interesi i Juves

Mbrojtesi i Romes,Matteo Ferrari eshte i befasuar miresisht per interesimin e Juventus per te, por thote se nuk dinte asgje ne lidhje me kete interesim para dy diteve kur me eshte lajmeruar rasti.
"Per mue kjo eshte dicka e re, para dy diteve nuk dija asgje ne lidhje me kete.Askush nuk me eshte lajmeruar.Por une jam i paguar te sillem profesionist, dhe ajo nuk eshte derti im", thekson Ferrari ne kuarder te ndeshjes se djeshme kunder Palermos.

e shtunë, 26 janar 2008

Buffon 40 dite jashte fushe?

Ende nuk dihet qarte se sa numri 1 i Juventusit do te qendroje jashte fushe.Sipas nje lajmi i cili ka ardhur nepermjet web faqes elektronike http://ilreca.it, portieri me i mire ne bote Giangluigi Buffon jashte fushe do te qendroje afer 40 dite, nga lendimin e marre ne shpine.Buffon nuk ishte perzgjedhur ne listen kur Juventus luante kunder Interit ne kuader te Coppa Italia shkaku sepse kishte dhimbje ne shpine.Ne takimin e se dieles Buffon nuk do te mund t'iu ndihmon shokeve te tij ne perballjen me Livornon, mirepo nuk dihet se sa do te zgjase rekuperimi mjeksor per numrin 1 juventin.Nese lendimi i Buffon eshte serioz, atehere Juventus do t'a rikthen portierin e Sampdorias Antonio Mirante, i cili po luan me klubin nga Genoa ne menyren e huazimit.

Boumsong-Lyon: Kompletohet transferimi i lojtarit juventin tek O.Lyon


Jean-Alain pak para disa casteve kompetoi transferimin e tij drejt ekipit francez O.Lyon me nje shifer prej me shum se 3 milion euro.Lojtari,kishte shprehur deshiren e tij qe te qendronte tek klubi torinez mirepo ai nuk e kishte gjetur besimin tek trajneri bardhezi Claudio Ranieri, dhe mu per kete arsye vendosi qe te pranon te emerohet si lojtari i ri i kampionit aktual francez Lyon.Une se bashku me te gjithe drejtuesit dhe tifozet juventin i urojme Jean-Alain Boumsong karriere te shkelqyer dhe suksese te medha ne klubin e tij te ri.Boumsong ne Lyon pritet te luaje ne tre vitet e ardhshme.

Camoranesi i bashkangjitet lojtareve ne transferten me Livorno


Claudio Ranieri sot beri zgjedhjen e lojtareve te cilet do te mund te luajne kunder Livornos.Lajm i mire per trajnerin bardhezi eshte se Camoranesi eshte rekuperuar dhe eshte ne gjendje t'i ndihmoje shoket e ti ne kuader te gjiros se 20 te Serie A.Ne kete ndeshje Juventus udheton pa Adrade,Chiellini,Marchionni,Zebina dhe Buffon te cilet jane te lenduar. Ja lista e lojtareve te thirrur nga Claudio Ranieri ne ndeshjen kunder Livornos: 2 - Alessandro Birindelli 6 - Cristiano Zanetti 7 - Hasan Salihamidzic 8 - Mauro Camoranesi 9 - Vincenzo Iaquinta 10 - Alessandro Del Piero 11 - Pavel Nedved 12 - Emanuele Belardi 13 - Jess Vanstrattan 17 - David Trezeguet 20 - Raffaele Palladino 21- Zdeneck Grygera 23 - Antonio Nocerino 28 - Cristian Molinaro 30 - Tiago Cardoso Mendes 31 - Cristiano Novembre 33 - Nicola Legrottaglie 36 - Luca Castiglia 38 -Salvatore D’Elia 43 - Lorenzo Ariaudo

Tardelli: Sissoko nuk ben diferencen, Diego PO

Marco Tardelli, ish-keshilltar i merkatos per Juventusin gjate viteve te fundit, ka deklaruar dje se bardhezinjte vazhdojne te gabojne ne blerjen e lojtareve te rinj."Sissoko eshte nje lojtar i mire, por nuk eshte prej atyre qe ndryshojne fytyren e ekipit.Juventusi ka nevoje per nje lojtar qe ta transformoje.Diego eshte shume i mire.Do te me pelqente te shihja edhe Van der Vaart,por gjithcka eshte ne rregull nese mberrin Diego.Keshilla ime? Mjaft me me blerjen e dy-tre lojtareve qe nuk bejne diferencen.Une, me te njejten shifer, do te blija nje lojtar te rendesishem, i cili do te ndryshonte fytyren e ekipit", tha Tardelli.

Stendardo zgjidhje per problemin e Boumsonut

Transferimi i Jean-ALain Boumsong tek Lyon mesiguri do te jete i realizuar per arsye se Zonja e Vjeter jane prane kontrates me mbrojtesin e Lazios Stendardo per nje huazim tek radhet e juventineve.Boumsong tash me gjendet ne France dhe pret realizimin e transferimit.Te gjitha kushtet jane te realizuar mirepo Juve ne momentin e fudit u menduan dhe kerkuan anulim te transferimit.Kryesuesit e Lyon jane te hidheruar por sic shkruajne mediat italiane Boumsong hedh poshte te kthehet ne Itali.E mundur eshte qe sa me shpejte situata te jete e kryer dhe te dyja palet te jene te kenaqur,duke iu faleminderuar Lazios.Dje drejtuesit e Juventusit kane pasur nje mbledhje me drejtuesit e Lazios ku kane biseduar ne lidhje me nje huazim te mundshem te lojtarit lacial Stendardo deri ne fundin e ketij sezoni.Stendardo qe prej problemit qe kishte me trajnerin e Lazios Delio Rossi shume pak merr pjese ne loje dhe me e mundur eshte qe lojtari te iken nga kryeqyteti italian per ne Torino deri ne fund te sezonit,qe me pas te kthehet ne Rome.Lazio tash me ka gjasa te pajtohet me nje mendim te tille nga se ekipi rimjan ka bere marreveshje me mbrojtesin e Dinamo Bukurestit.Mbetet te shihet se lojtari te transferohet ne Torino i huazur,por mundesia eshte e tille ngase Juventus a do te kete te drejte t'a mbaje lojtarin ne Torino sa me gjate.

e premte, 25 janar 2008

Juventus:Giovinco,Van der Vaart,Diego,Sissoko,Palladino dhe Ekdal per nje te ardhme te garantuar






























Juventus po mendon qe per sezonin e ardhshem te jete pretenduesja numer 1 per te fituar cdo trofe te mundshem,dhe keshtu me emrat e te rinjeve te talentuar si Sebastian Giovinco(20),Rafael Van der Vaart (24),Diego Ribas da Cunha (22),Momo Sissoko(23),Raffaele Palladino (23) dhe Albin Ekdal (18) e sheh nje te ardhme te garantuar.

Sebastian Giovinco - eshte nje lojtar tejet i talentuar i cili momentalisht luan ne klubin Toskan te Empolit ne menyre te huazimit dhe pritet qe klubit juventin t'i rikthehet ne fundin e ketij sezoni.Giovinco i njohur me nofken MESSIDONA ndryshe edhe si Lionel Messi italian eshte njeri nder lojtaret me te talentuar.Roli i tij eshte si mesfushor por edhe si sulmues krahu.Shpejtesia,Driblingu dhe gjuajtja e forte me topin ate e bejne te krahasohet me legjenden e futbollit boteror,argjentinasin Diego Armando Maradona.

Rafael Van der Vaart - momentalisht lojtar i Hamburgut te Gjermanise por pritet se shpejti te firmose kontraten e tij me klubin torinez Juventus.Lojtari shihet si alternativa me e mire per veteranin juventin Pavel Nedved i cili ne fundin e ketij sezoni do t'i jap lamtumiren futbollit.Van der Vaart posedon me vehte nje dribling te mire,nje teknike tejet te shkelqyer dhe nje gjuajtje te furishme te topit.Vaart me se shumti ka gjasa t'i bashkangjitet klubit torinez ne fundin e sezonit,por ekziston mundesia qe lojtari qysh ne afatin kalimtar te janarit te veshe fanellen me ngjyrat bardhe e zi.Per nje shifer te hollash prej me shume se 17 milion euro do te transferohet ne Juventus.

Diego Ribas da Cunha - nje lojtar brazilian qe mbron ngjyrat e Werder Bremenit te Gjermanise i cili eshte lojtari me i pelqyer i trajnerit juventin Mister Claudio Ranierit.Diego i cili me vehte i posedon te gjitha vetite e nje futbollisti,duhet te jete shtylla kryesore e sukseseve te klubit juventin gjate sezonit te ardhshem.Drejtuesit e Juventusit jane duke biseduar rreth detajeve te Trequartistit brazilian me drejtuesit gjerman te Werder Bremenit per kartolinen e lojtarit.Juventus ka mundesine te ofroje nje shume te hollas prej 23 milion euro,shume e cila rende mund te refuzohet nga ana e drejtuesve gjerman.

Mohamed Lamine Sissoko - lojtari i cili te dielen do te prezentohet si lojtari i ri i Juventus,nga kerkesa e madhe e trajnerit te Juves Claudio Ranieri.Sissoko i cili momentalisht gjindet ne Gana ku edhe po mbahet Kupa e Nacionaliteteve te Afrikes,dje theksoi se marreveshja mes Liverpool dhe Juventus per transferimin e lojtarit ne Torino ka mbaruar dhe se te dielen qe vjen do te firmose nje kontrate per 4 vjet e gjysme me kusht qe te rinovohet kontrata edhe per 1 vit.Lojtari i kushtoi Juves afer 13 milion euro,me nga 2.5 milion euro ne sezon.Sissoko me vehte posedon nje stabilitet te madh dhe eshte fizikisht i forte,dhe do te jete shtylla e mesfushes se klubit torinez gjate ketyre 4 vite e gjysme.

Raffaele Palladino - lojtar i cili luan tek Juventus dhe shihet si nje nder talenten me te mire te klubit torinez se bashku me Sebastian Giovinco.Palladino i njohur me nofken ''Palla'' dhe ''Aladino'.Palladino' me vehte posedon nje dribling tejet te shkelqyeshem,nje shpejtesi te madhe dhe nje teknik tejet stabile dhe nga ai pritet nje e ardhme e pasur,dhe pritet qe tek Juveja t'a udheheqe sulmin ne vitet e ardhshme.Palladino beri dhe debutimin e tij te pare dhe tejet te shkelqyer ne reprezentacionin e Italise,ku ai kishte spikatur me driblinget dhe asistet qe ua kishte bere lojtareve te tij.

Albin Ekdal - Nje lojtar suedez,i cili para 2 muajve firmosi kontrate me klubin torinez Juventus.Lojtari njihet me emrin Ibra-Cadabra i Ri dhe nga ky lojtar pritet nje e ardhme e pasur per te por edhe per klubin.Eshte nje lojtar tejet i spikatur i cili me paraqitjet e tij ne klubin e meparshem Brommapojkarna kishte mahnitur ekipet e medha evropjane por edhe boterore,por ne fund vendos qe t'i bashkangjitet klubin me me shume trofe italian Juventus.Lojtari firmosi nje kontrate 5 vjecare me klubin me nje shume te hollash prej afro 1 milion euro.Ky lojtar posedon me vehte nje ritem te nje golgeteri te klasit boteror,me shpejtesi te madhe,dribling dhe me nje teknik qe e ben lojtarin te jete teper optimist ne duelet nje me nje.

Lubos Kalouda do te luaje tek Juventus?

Juventus jane ne perfundim te marreveshjes me playmakerin 20 vjecar cek Lubos Kalouda i cili vjen prej klubit cek FC Brno.
Palet e te dyja klubeve biseduan ne lidhje per transferimin 20 vjecar cek
Kalouda ne kohe te afatit kalimtar te Janarit,dhe tash me eshte e qarte se transferimi i lojtarit eshte pune e kryer.Marreveshja eshte qe klubi torinez te derdhe ne arken e klubit cek Brno rreth 4 milion euro dhe Kalouda te shperngulet ne Torino javen e ardhshme.U pajtuam me oferten e cila sot na eshte paraqitur nga udheheqesit e Juventusit- theksoi Roman Pros,njeri nder kryesuesit e FC Brno.
Tash me varet prej menagjmentit te Juventus a do ta paguajne cmimin,dhe me pas do te vazhdohen bisedimet.Njera prej opcioneve eshte qe Kalouda te behet lojtar i Juves,por fanellen bardh e zi ta veshe qysh veren qe vjen,qe deri atehere te luaje me Brno - theksoi agjenti i Lubos Kaloudas,Pavel Pashka.

Van der Vaart "armiku" i ardhshem per Interin

Rafael Van der Vaart kerkon te transferohet sa me shpejte tek Juventusi.Lojtari i Hamburgut edhe pse nuk eshte bere ende pjese e bardhezinjeve,e ndien veten qe tani "armik" te Interit.Holandezi eshte shprehur se deshiron te nenshkruaje me Juventusin sa me shpejte,ne menyre qe te ndihmoje ekipin per te mundur zikalterit."Jam i nderuar qe Juventus eshte interesuar per mua.Kjo do te thote se po luaj mir me klubin tim" ,shtoi Van der Vaart.

Boumsong qendron tek Juventus?


Sipas informacioneve te fundit qe vijne nga Italia ekipi bardhezi mesiguri nuk do te lejoje qe Boumsong te shkoje tek ekipi i O.Lyon.Ekipi francez beri marreveshje per transferimin e Boumsognut,mirepo Zonja e Vjeter u mendua dhe sigurisht nuk do te jep kartonin e gjelber per transferimin.Boumsong duheshte qe te merkuren t'a luaje lojen e fundit me Juventus,mirepo me paraqitjen e shkelqyer dhe golin e shenuar,Claudio Ranieri eshte ne dyshim qe t'a mbaje lojtarin ose t'a leshoje per t'e shkuar tek Lyon.Kishim marreveshje me Juventusin dhe me Boumsong,por ne mbremje morrem telefonate nga Torino dhe na thane se jane ne dyshim per te lejuar apo jo Boumsongun tek ekipi francez.i Gjithe transferimi duheshte te ishte kompletuar gjate dites se sotme,mirepo me te dhenat e reja te dyja palet do te kene mbledhje ne rrjedhe te fundjaves.

Trezeguet: Kombetarja ime eshte Juventusi

David Trezeguet duket se e ka mbyllur kapitullun e karrieres se tij ne kombetare,pasi ai nuk eshte sulmuesi i preferuar i Raymond Domenech edhe pse ne radhet e Juventus cilesohet si nje nga lojtaret me cilesore.Ne nje interviste dhene gazetes ''L'Equipe'',bomberi transalpin
nuk e fsheh hidherimin per vendimin e marre nga Domenech,por ai shton se tashme kombetarja e tij eshte Juventusi."Tani nuk e mendoj me aq shume dhe ju siguroj se kombetarja nuk me mungon pasi e kam mendjen vetem per Juventusin ku kam besimin e te gjitheve.Mund te jetoj edhe pa kombetaren", u shpreh shtatelarti i sulmit badhezi.

Tottenham ultimatum Juventusit per portugezin Tiago

Tottenham duket se eshte lodhur nga "Televonela" e blerjes se portugezit Tiago,e ardhmja e te cilit tek Juventus nuk eshte e qarte.Keshtu,londinezet i kane leshuar nje ultimatum skuadres bardhe e zi duke i lene afat per te vendosur deri diten e hene.Pengesat e vetme per arritjen e marreveshjes jane disa terma ekonomike dhe deshira jo e madhe e portugezit per t'u rikthyer ne Premier League.

Livorno - Juventus,Buffon ''Out''


Gigi Buffon nuk do te luaje ne perballjen e Juventusit kunder Livornos per shkak te dhimbjeve.Portieri italian vazhdon programin e rehabilitimit me fizioterapistin dhe po kryen analizat per t'u njohur me problemin.Pervec Buffon,per Ranierin nuk do te jene te gatshem as Andrade,Chiellini,Marchionni,Salihamidzic ndersa Nedved dhe Camoranesi jane ende ne dyshim.

e enjte, 24 janar 2008

Juventus,Trezeguet: Nuk duhet te pretendojme per trofe


David Trezeguet tregohet realist ne lidhje me gjendjen e skuadres se Juventusit.Sipas futbollistit transalpin,problemet teknike jane te shumta,prandaj bardhezinjte nuk duhet te pretendojne per trofe kete sezon."Ndeshja perballe Interit tregoi se duhet te punojme shume.Te enderrojme tituj dhe trofe eshte e padobishme.Teknikisht nuk jemi mjaft te mir per momentin",eshte shprehur sulmuesi shtatlarte pas barazimit 2-2 ndaj Interit ne cerekfinalen e kupes.

Almiron firmos kontraten me Monaco


Sergio Bernardo Almiron le Juventusin dhe te mbeturit e sezonit do t'a kaloje ne radhet e Monacos.Argjentinasi nuk mundi te gjindet aq mire ne Torino prej kur erdhi nga Empoli veren e kaluar.Ai ishte rezerve ne formacionin e Juves dhe per kete shkak vendos qe 6 muajt e ardhshem t'i kaloje si i huazuar ne klubin e Principates.Almiron qe sot mori rrugen per ne France per t'i kryer sherbimet mjeksore dhe pastaj te prezentohet si lojtari i ri i Monacos.Almiron deri ne fundin e sezonit ne Monaco do te luaj i huazuar nga Juveja,me qellim qe ne fund te sezonit t'i blehet kontrata qe ka me Juven.

Mascherano:"Dua te largohem nga Liverpool per tu transferuar tek Juventus"

Javier Mascherano ka deklaruar se deshiron te largohet nga Anfield Road per t'u transferuar tek gjiganti italian Juventus.
Agjenti i vete lojtarit Walter Tamer theksoi se Mascherano ne sezonin e ardhshem do te transferohet per ne Itali.Ndersa lojtari nuk e hedh poshte deshiren per te luajtur per Klubin Bardhe e Zi.Juventus sot kompletoi transferimin e Momo Sissokos ne radhet e saj,por kane shprehur deshire qe per sezonin e ardhshem te blejne kartolinen e lojtarit shume te pelqyer te Ranierit Javier Mascherano.
Vlehet te shihet reagimi i Liverpoolit,duke ditur se Javier luan me The Reds si lojtar i huazuar.