e enjte, 24 janar 2008

Almiron firmos kontraten me Monaco


Sergio Bernardo Almiron le Juventusin dhe te mbeturit e sezonit do t'a kaloje ne radhet e Monacos.Argjentinasi nuk mundi te gjindet aq mire ne Torino prej kur erdhi nga Empoli veren e kaluar.Ai ishte rezerve ne formacionin e Juves dhe per kete shkak vendos qe 6 muajt e ardhshem t'i kaloje si i huazuar ne klubin e Principates.Almiron qe sot mori rrugen per ne France per t'i kryer sherbimet mjeksore dhe pastaj te prezentohet si lojtari i ri i Monacos.Almiron deri ne fundin e sezonit ne Monaco do te luaj i huazuar nga Juveja,me qellim qe ne fund te sezonit t'i blehet kontrata qe ka me Juven.

Nuk ka komente: