e premte, 25 janar 2008

Juventus:Giovinco,Van der Vaart,Diego,Sissoko,Palladino dhe Ekdal per nje te ardhme te garantuar






























Juventus po mendon qe per sezonin e ardhshem te jete pretenduesja numer 1 per te fituar cdo trofe te mundshem,dhe keshtu me emrat e te rinjeve te talentuar si Sebastian Giovinco(20),Rafael Van der Vaart (24),Diego Ribas da Cunha (22),Momo Sissoko(23),Raffaele Palladino (23) dhe Albin Ekdal (18) e sheh nje te ardhme te garantuar.

Sebastian Giovinco - eshte nje lojtar tejet i talentuar i cili momentalisht luan ne klubin Toskan te Empolit ne menyre te huazimit dhe pritet qe klubit juventin t'i rikthehet ne fundin e ketij sezoni.Giovinco i njohur me nofken MESSIDONA ndryshe edhe si Lionel Messi italian eshte njeri nder lojtaret me te talentuar.Roli i tij eshte si mesfushor por edhe si sulmues krahu.Shpejtesia,Driblingu dhe gjuajtja e forte me topin ate e bejne te krahasohet me legjenden e futbollit boteror,argjentinasin Diego Armando Maradona.

Rafael Van der Vaart - momentalisht lojtar i Hamburgut te Gjermanise por pritet se shpejti te firmose kontraten e tij me klubin torinez Juventus.Lojtari shihet si alternativa me e mire per veteranin juventin Pavel Nedved i cili ne fundin e ketij sezoni do t'i jap lamtumiren futbollit.Van der Vaart posedon me vehte nje dribling te mire,nje teknike tejet te shkelqyer dhe nje gjuajtje te furishme te topit.Vaart me se shumti ka gjasa t'i bashkangjitet klubit torinez ne fundin e sezonit,por ekziston mundesia qe lojtari qysh ne afatin kalimtar te janarit te veshe fanellen me ngjyrat bardhe e zi.Per nje shifer te hollash prej me shume se 17 milion euro do te transferohet ne Juventus.

Diego Ribas da Cunha - nje lojtar brazilian qe mbron ngjyrat e Werder Bremenit te Gjermanise i cili eshte lojtari me i pelqyer i trajnerit juventin Mister Claudio Ranierit.Diego i cili me vehte i posedon te gjitha vetite e nje futbollisti,duhet te jete shtylla kryesore e sukseseve te klubit juventin gjate sezonit te ardhshem.Drejtuesit e Juventusit jane duke biseduar rreth detajeve te Trequartistit brazilian me drejtuesit gjerman te Werder Bremenit per kartolinen e lojtarit.Juventus ka mundesine te ofroje nje shume te hollas prej 23 milion euro,shume e cila rende mund te refuzohet nga ana e drejtuesve gjerman.

Mohamed Lamine Sissoko - lojtari i cili te dielen do te prezentohet si lojtari i ri i Juventus,nga kerkesa e madhe e trajnerit te Juves Claudio Ranieri.Sissoko i cili momentalisht gjindet ne Gana ku edhe po mbahet Kupa e Nacionaliteteve te Afrikes,dje theksoi se marreveshja mes Liverpool dhe Juventus per transferimin e lojtarit ne Torino ka mbaruar dhe se te dielen qe vjen do te firmose nje kontrate per 4 vjet e gjysme me kusht qe te rinovohet kontrata edhe per 1 vit.Lojtari i kushtoi Juves afer 13 milion euro,me nga 2.5 milion euro ne sezon.Sissoko me vehte posedon nje stabilitet te madh dhe eshte fizikisht i forte,dhe do te jete shtylla e mesfushes se klubit torinez gjate ketyre 4 vite e gjysme.

Raffaele Palladino - lojtar i cili luan tek Juventus dhe shihet si nje nder talenten me te mire te klubit torinez se bashku me Sebastian Giovinco.Palladino i njohur me nofken ''Palla'' dhe ''Aladino'.Palladino' me vehte posedon nje dribling tejet te shkelqyeshem,nje shpejtesi te madhe dhe nje teknik tejet stabile dhe nga ai pritet nje e ardhme e pasur,dhe pritet qe tek Juveja t'a udheheqe sulmin ne vitet e ardhshme.Palladino beri dhe debutimin e tij te pare dhe tejet te shkelqyer ne reprezentacionin e Italise,ku ai kishte spikatur me driblinget dhe asistet qe ua kishte bere lojtareve te tij.

Albin Ekdal - Nje lojtar suedez,i cili para 2 muajve firmosi kontrate me klubin torinez Juventus.Lojtari njihet me emrin Ibra-Cadabra i Ri dhe nga ky lojtar pritet nje e ardhme e pasur per te por edhe per klubin.Eshte nje lojtar tejet i spikatur i cili me paraqitjet e tij ne klubin e meparshem Brommapojkarna kishte mahnitur ekipet e medha evropjane por edhe boterore,por ne fund vendos qe t'i bashkangjitet klubin me me shume trofe italian Juventus.Lojtari firmosi nje kontrate 5 vjecare me klubin me nje shume te hollash prej afro 1 milion euro.Ky lojtar posedon me vehte nje ritem te nje golgeteri te klasit boteror,me shpejtesi te madhe,dribling dhe me nje teknik qe e ben lojtarin te jete teper optimist ne duelet nje me nje.

Nuk ka komente: