e enjte, 31 janar 2008

Juventus shume prane kontrates me Diegon

Enderra e etshme dhe e vetme e Mister Claudio Ranierit padyshim se eshte lojtari brazilian i Werder Bremenit Diego Ribas da Cunha. Drejtuesit e Zonjes momentalisht gjinden ne Gjermani, ku kane pasur takime me drejtuesit e Werderit per ceshtjen Diego. Juventusi per trequartistin brazilian klubit gjerman i ka ofruar nje oferte pre 30 milion euro, oferte qe drejtuesit gjerman padyshim se do ta pranojne. Vete lojtari kishte treguar se para se te transferohej te Werder, kishte qene shume prane kalimit ne radhet e Juventusit. Mirepo kjo gje nuk u realizua. Nje gje duhet thene se Juventusi eshte shume prane firmosjes me lojtarin , ngase klubi mbreteror Rel Madrid, ishte larguar nga gara per brazilianin. Kjo i shtyn drejtuesit e Zonjes qe sa me shpejte ta zgjidhin problemin me lojtarin. Diego nuk e hedh poshte deshiren per te luajtur te Juventus, ngase aty do te luaj perkrahe nje legjende te madhe te futbollit Alessandro Del Piero, per te cilin ka mendim se eshte nje shtylle kryesore e Juves. Diego do te kaloje ne radhet e Juventusit ne vere, ngase klubi gjerman nuk deshiron qe te braktisin lojtarin gjate ketij afati kalimtar te janarit, i cili ne mbremjen 31.janarit do te permbyllet. Bisedimet ne qeshtjen e Diegos pritet te mbarojne ne muajin e Mars, ku edhe lojtari do t'i sherbehet kontrollimeve mjeksore.

Nuk ka komente: