e martë, 29 janar 2008
Ranieri dhe Elkann: Diego dhe Van der Vaart e ardhmja e Juves
Ranieri kerkon te gjeje nje Gianfranco Zola te ri, dhe si nje zevendesues tejet i shkelqyeshem do te ishte Diego, per te cilin Mister Ranieri mendon se posedon te gjitha karakeristikat e Zolas, kur ai mbronte ngjyrat e Chelsea.Diego mosha momentale 22 vjec, eshte lojtari me i kerkuar i Ranierit i cili kerkon me ngulm, dhe jep nje sinjal drejtuesve te Zonjes se Vjeter qe mos te shikojne shume rreth cmimit, ngase Diego per klubin eshte garancion.Nga ana tjeter Johnn Elkan, zevendes presidenti i firmes se njohur "Ferrari", dhe njeherit edhe avokat i klubit bardhezi, dhe biri i familjes Agnelli kerkon qe te gjeje nje Michel Platini te ri, dhe ai si zevendesues te denje te Platinit, ne radhet e Juventusit sheh holandezin qe momentalisht mbron ngjyrat e Hamburg HSV, dhe njeherit edhe kapiten i klubit.Ai pa dyshim se eshte Rafael Van der Vaart.Edhe Elkan sikurse edhe Ranieri dhe te gjithe drejtuesit e klubit bardhezi po mendojne qe Juventusin t'a kthejne ne nivelet me te larta, dhe kane shprehur mendimin se klubi ne sezonin e ardhshem do te jete pretenduese per te gjitha trofete e mundshem (Scudetto, Coppa Italia, Champions League).Johnn Elkan tek V.d.Vaart veren lojen tejet te afert me ish legjenden e futbollit boteror Michel Platinin, dhe thekson se Rafael Van der Vaart se bashku me Diegon dhe lojtaret e tjere do te jene garancion per klubin te arrije sa me shume suksese ne sezonet e ardhshme.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment