e hënë, 28 janar 2008

Oficiale: Stendardo dhe Sissoko menjehere, Mellberg ne qershor






























Lajm tejet i mireseardhur dhe i shumepritur nga tifozet juventin.Sot ne oret e hershme te mengjesit Juventus arriti me sukses kotrate me lojtaret: Sissoko, Stendardo dhe Mellberg dhe i konfirmoi marreveshjet ne lidhje me transferimin.
Mohamed Lamine Sissoko ne mbremjen e se dieles vizitoi shikimet mjeksore dhe sot pritet prezantimi i tij me klubin e Juventusit, i cili do te nenshkruaje kontrate me bardhezinjte deri vitin 2012.Drejtuesit e klubit juventin ne arken e Liverpool per transferimin e Sissokos dedhen nje shume te hollas prej 11-13 milion euro, me nga 2.5 milion euro per sezon.
Guglielmo Stendardo, mbrojtesi i Lazios nenshkroi nja kontrate me vetem 6 muaj ne menyre huazimi me rreth 400 mije euro .Lojtari pritet qe te debutoje te merkuren ku Juve do te ndeshet me Interin ne 1/4 e finales se Coppa Italia.Loja e pare ndermjet Interit dhe Juves ne Giusseppe Meazza mbaroi pa fitues 2-2.
Erik Olof Mellberg mbrojtesi suedez dhe njeherit lojtari kyq i mbrojtjes se klubit nga Birmingham Aston Villa, sot nenshkroi kontrate me klubin torinez deri ne vitin e 2011.Lojtari do t'i bashkangjitet klubit ne qershor.Kjo blerje Juves nuk i kushtoi asgje, ngaqe lojtarit kontrata me klubin e Villa Park i skadon ne fund te ketij sezoni dhe per kete shkak Juve e shfrytezoi kete transferim ne favor te vet.

Nuk ka komente: