e enjte, 31 janar 2008

Matteo Ferrari: Juventus apo Milan?

Juventus dhe Milan jane dy ekipet qe po tentojne per te marre lojtarin e AS Roma Matteo Ferrari, i cili nuk eshte i kenaqur me klubin e tij dhe nuk eshte ne gjendje te rinovoje kontraten me klubin kryeqytetas. Juventus dhe Milan jane ne finish te rrjedhjes se ngjarjeve, dhe pritet qe cila nga keto dy ekipe gjigante do te kete fatin t'a kete ne dispozicion lojtarin. Duket qe me afer lojtarit jane drejtuesit e klubit bardhezi, nga qe mbrojtja e Zonjes se Vjeter nuk ekuilibron aq sa duhet, dhe ky eshte shkaku qe drejtuesit e klubit torinez po i ndjekin tentativat per nje transferim to Ferrarit ne Torino. Ne anen tjeter Milani ia rrezikon Juventusit rrjedhjen e blerjes se lojtarit, duke dashur qe Ferrari te jete nje zevendesues i veteranit legjendar Paolo Maldini, i cili ne fund te ketij sezoni do t'i jape lamtumiren futbollit dhe klubit te tij te perhershem AC Milan. Juventusi dhe Milani jane ne gjendje te derdhin ne arken e Romes nje shume te hollash rreth 2.5 - 3 milion euro, aq sa edhe kerkojne drejtuesit e klubit kryeqytetas AS Roma.

Nuk ka komente: