e mërkurë, 30 janar 2008
Juventus po tenton per nje transfer te portierit veteran Gianluca Pagliuca
Juventus do te mundohet qe ne radhet e saj t'a sjellin nje veteran, portierin legjendar 41 vjecar Gianluca Pagliuca si zevendesim i portierit Gigi Buffon i cili po ndien dhimbje ne shpine - shkruan Corriere dello Sport.Corriere dello Sport e lidh Pagliucan me nje kalim ne radhet e Juventusit si zevendesim i detyrueshem per Buffon i cili ndoshta do te duhet t'i nenshtrohet operacionit per t'a sheruar lendimin qe ka ne shpine.Momentalisht Juventus si zevendesues te Buffon ka ne dispozicion Emanuele Belardi dhe Jess Vanstrattan, mirepo neqofte se duhet te jete jashte fushe nje kohe te gjate ateher klubi do te angazhoj nje portier.Merkatoja e janarit mbyllet neser ne mbremje dhe Juventus nuk ka opcione tjera dhe njera nder variantet eshte portieri veteran Gianluca Pagliuca, i cili sezonin e kaluar braktisi klubin e tij Ascolin, dhe tash me eshte pa angazhim.Pagliuca eshte njeri nder portieret me te mire i te gjitha koherave ne Itali, fitoi Scudetton me Sampdorian ne vitin 1991.Pagliuca ishte portier edhe i Interit edhe Bolognas.Per reprezentacionin e Italise ka 39 ndeshje, ishte opcioni i pare i Boterorit te vitit 1994 i cili u mbajt ne SHBA dhe Boterorit te vitit 1998 ne France. Por sidoqofte, nenshkrimi i Pagliucas me Juventusin do te parafytyron nje befasi te madhe.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment