e shtunë, 31 janar 2009

Del Piero: Ky Juventus, si ai i 94-ës!

Kapiteni bardhezi kujton ndeshjen e famshme të përfunduar 3-2 në Torino: Shënova golin më spektakolar Ndeshja më e rëndësishme e javës së 20-të të kampionatit italian është padyshim Juventus-Fiorentina. Një përballje që për shumë arsye nuk mund të konsiderohet një ndeshje si të tjerat. Kapitenit Alessandro Del Piero i sjell në mend kujtime të bukura dhe mbi të gjitha i kujton atë që është cilësuar nga ai si goli më spektakolar i karrierës së tij. Numri 10 i bardhezinjve ka folur për atë magji. “Ka qenë një moment i shpejtë, sepse nuk jam menduar shumë dhe ndoshta ka qenë më mirë kështu. Kam menduar vetëm për të goditur topin në mënyrë që të kalonte sipër Toldos dhe kam qenë i përqendruar mbi topin, pasi ka qenë një pasim shumë i gjatë. Më pas, kur ka përfunduar në rrjetë, ka ardhur fundi i botës, ka qenë një moment fantastik për të gjithë”, ka treguar Aleksi. Edhe pse ka arritur të shënojë 254 gola me fanellën bardhezi, për shumë tifozë ai kundër Fiorentinës, mbetet goli më i bukur. “Ai realizim ka qenë i ndryshëm nga të tjerët, nuk shihen shumë të tillë, kështu që veçantia e ka bërë atë gol të paharrueshëm, por gjithashtu ajo ka qenë edhe një ndeshje thelbësore për Juventusin. Për ne ka pasur një rëndësi të madhe, kemi rekuperuar nga një disavantazh 2-0 dhe na ka dhënë besim të jashtëzakonshëm për të fituar titullin më pas, pas plot nëntë vitesh. Kështu që ka një seri arsyesh, afër njëra-tjetrës, që kanë bërë që ai gol të jetë i veçantë edhe sot”. Më pas ka ardhur edhe ai përqafim në fund… “Unë isha tepër i lumtur, nuk kuptoja asgjë, fakti se kanë ardhur të më përqafojnë të gjithë shokët e ekipit nuk tregon gjë tjetër vetëm entuzazmin e madh që ishte në atë moment, për rikthimin e rezultatit. Kishim besim në forcat tona dhe kjo është parë në atë përqafim”, është shprehur kapiteni bardhezi. Gjithashtu, Del Piero, konfirmon se në përfundim të atij takimi kishte thënë se nuk donte ta godiste topin pikërisht në atë mënyrë për t’u treguar modest. “Pikërisht sepse doja të tregohesha modest, tani mund të them se doja vërtet ta godisja në atë mënyrë (qesh). Në raste të tilla e di mirë se ku është porta dhe se çfarë mund të bëjë portieri. Në fund topi ka shkuar në trekëndëshin e portës fatmirësisht”. Ndërkohë, kapiteni, ka pranuar se midis atij Juventusi dhe këtij të tanishmit ngjashmëritë nuk mungojnë. “Në atë kohë, ashtu si tani, kishte shumë lojtarë të rëndësishëm, kampionë të vërtetë, talente të reja, që si tani ishin një realitet i rëndësishëm, një trajner ekspert dhe një klub që donte të fitonte… Po, ngjashmëritë nuk mungojnë”, ka përfunduar Del Piero.

Zeniti këmbëngul për Iaquintën

Në kampionat ka luajtur pak, por në Europë adhurohet shumë, aq sa e ka bindur Zenitin e Shën Pjetërburgut të synojë tek ai. Vincenzo Iaquinta është objektivi i klubit më të pasur të Rusisë, që e kërkon për sezonin e ri që tashmë po troket. Janë rreth 13 milionë eurot e afruara për Juven, që nëse do të vendosë ta lërë “bomberin” 30-vjeçar, do të synojë te Quagliarella. Udinese mund të përfitojë 8 milionë euro për bashkëpronësinë. Në Champions ka shënuar si ndaj Bate Borisovit, por Iaquinta nuk aktivizohet shpesh në kampionat nga Ranieri. Megjithatë, paraqitja e mirë në Europë ka mjaftuar për t’i dhënë një mundësi që të luajë më me vazhdimësi, sidomos tani që do të rikthehet edhe Trezeguet nga dëmtimi. Ja pse oferta e Zenitit (favorizuese nga aspekti ekonomik) e tërheq shumë. Paratë e rusëve do t’i shërbenin Juves të sillte në Torino një objektiv të vjetër të klubit: Fabio Quagliarellën. Më i ri se Iakuinta dhe i vlefshëm në aspektin taktik. Quagliarella do të vinte menjëherë me formulën e bashkëpronësisë për t’u marrë më pas plotësisht nga Juvja. 15 janë milionat që kërkon Udinese, ose 2 më shumë nga ato që kërkon Zeniti për Iaquintën.

Ranieri pranon: Goli i Gilas, i rregullt

Trajneri i Juventusit ka folur për gabimet e arbitrave në ndeshjen me Fiorentinën

Polemikat pas ndeshjes kanë qenë në qendër të vëmendjes më shumë se fitorja e Juventusit. Claudio Ranieri do të donte t’u gëzohej tri pikëve të fituara, por më shumë i është dashur t’u përgjigjej pyetjeve mbi gabimet e arbitrit dhe reagimin e Del Pieros, që është zëvendësuar për të dytën herë radhazi. “Eshtë e ndaluar të mendojmë për klasifikimin”,- kishte thënë trajneri juventin para fillimit të ndeshjes kundër Fiorentinës. Por pasi ka mbaruar me sukses edhe sfida kundër toskanëve, midis polemikave dhe vuajtjeve, Ranieri mendon më shumë për renditjen. “Jemi shumë të kënaqur me këtë fitore, vazhdojmë të qëndrojmë lart, por Interi është një ekip i madh”. Në të vërtetë, Ranieri përballet me polemikat dhe i driblon ato me elegancë: “Gabimet e arbitrave ndodhin. Në rastin e golit të shënuar nga Gilardino nuk ka pozicion jashtëloje, - ka pranuar trajneri i Juventusit, - por anësori e ka shumë të vështirë të shohë pozicionin e Marchionnit, pasi ky i fundit bllokohet nga vetë Gilardino. Por mendoj se është një gabim normal, pastaj gabimet kanë qenë gjithmonë të pranishme, janë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e këtij sporti”. Ranieri shijon fitoren e tij të shtatë radhazi në shtëpi, por i bën komplimentet edhe ekipit vjollcë: “Atyre u ka munguar vetëm goli. Fiorentina ka treguar se është një skuadër shumë e fortë dhe e vështirë për t’u mundur. Por ne kemi arritur të fitojmë një ndeshje shumë të rëndësishme. Jam i kënaqur me lojën që kemi zhvilluar, edhe pse kemi bërë disa gabime që do t’i analizojmë më me qetësi në ditët në vazhdim bashkë me ekipin. Juventusi më ka pëlqyer më shumë në pjesën e parë, edhe pse i kemi lejuar shumë hapësira kundërshtarit. Në pjesën e dytë kemi qenë më të bashkuar, por kemi vuajtur kundërsulmet e Fiorentinës”,- ka thënë tekniku. Më pas vjen komenti mbi ndërrimin e Del Pieros. “Në fushë kam parë vetëm gjërat e bukura që ka bërë, si pasimi i mrekullueshëm që i ka dhënë Marchisios për golin që ka vlejtur tripikëshin, - ka buzëqeshur Ranieri. Në të vërtetë kam zëvendësuar kapitenin, sepse po vuanim shumë dhe kisha nevojë për një lojtar të freskët që t’i krijonte probleme mbrojtjes së Fiorentinës. Nuk mund të veproja ndryshe”. Për të mbyllur polemikat mendojnë edhe drejtuesit e klubit. Administratori i deleguar Blanc i ka dhuruar një përkëdhelje kapitenit: “Kampionët janë të gatuar në këtë mënyrë, nuk është një problem”.

Chiellini i gatshëm për Juven përballë Udineses

Skuadra e Juventusit është duke u përgatitur në prag të sfidës së vështirë me Udinesen në transfertë. Të mërkurën Juventusi do të ndeshet në “Fruli” të Udines me skudrën vendasi në “derbin bardhezi” për javën e 21-të. Skuadra e drejtuar nga ranieri i është rikthyer sot stërvitjes pas asaj fitoreje të përvuajtur ditën e shtunë përballë Fiorentinës. Sipas lajmeve të fundit nga kampi juventin mësohet se i gatshëm për ekipin do të jetë edhe mbrojtësi Chiellini. Futbollisti i kombëtares italiane mësohet se ka rifilluar stërvitjen me pjesën tjetër të grupit. Juventusi do t’i përfundojë përgatitjet në Torino ditën e nesërme, ku në orën 13:30 do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit Claudio Ranieri.

Del Piero: Tre pikë të domosdoshme kundër Udineses

Kapiteni dhe ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, dëshiron pikë maksimale në takimin e të mërkurës mbrëma kundër Udineses në Stadio Friul. “Kemi arritur maksimumin e mundshëm nga ndeshjet e vështira, prandaj nëse vazhdojmë kështu, atëherë do të mund t’i arkëtojmë edhe tre pikë të reja”. “Jam i lumtur për performancat e mia deri më tani dhe po mendoj për ndeshjen e radhës kundër Udineses”, ka thënë sulmuesi italian. I pyetur në lidhje me incidentin që ndodhi pasi Ranieri e zëvendësoi në ndeshjen kundër Fiorentinës, me ç’rast Del Piero e hodhi pallton e tij, kapiteni u përgjigj me shaka: “E hodha pallton, sepse nuk ishte madhësia ime”.

Secco: Juves nuk i duhet Panucci

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, ka mohuar spekulimet sipas të cilave Bianconerët janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit veteran të Romës, Christian Panucci. Giallorossët duket se do t’ia tregojnë derën mbrojtësit italian për shkak të mosbindjes së tij në San Paolo, ndërsa “Sky Sport 24” mëngjesin e sotëm ka raportuar kinse agjenti i Panuccit, Oscar Damiani, është duke biseduar me Juventusin. “Nuk jemi të interesuar për Panuccin. Jo se nuk është lojtar i mirë, mirëpo nuk kemi nevojë për mbrojtës sepse jemi të kompletuar”. “Shpesh e kam përsëritur, por do ta them sërish, nuk kemi në plan që të transferojmë ndonjë lojtar këtë muaj. Ne kemi vendosur që këtë afat kalimtar askush s’do t largohet dhe askush nuk do të vijë”, ka thënë Secco për “Laroma24.it”.

Secco i mbyll dyert e Juventusit për Cassanon dhe Hamsikun

Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Alessio Secco, ka pohuar se klubi bardhezi nuk do të transferojë Hamsikun apo Cassanon siç flitet në media, ndërkohë që për Diegon, klubi do të marrë një vendim në ditët e ardhshme. "Ne kemi qenë të interesuar për Cassanon, por kur kemi qenë në Serie B", ka theksuar Secco, duke shtuar: "Ai është një futbollist i shkëlqyeshëm, por ne kemi shumë lojtarë në rolin ku luan ai". Ndërkohë sa i përket futbollistit të Napolit, Marek Hamsik, e ardhmja e të cilit në media po ashtu është lidhur me Juventusin, Secco ka thënë: "Kam dëgjuar shumë spekulime për Hamsikun. Nuk është aspak e vërtet se ne kemi përgatitur ofertë për të. E di se Napoli nuk dëshiron ta shesë dhe këtu është fundi i këtij tregimi. Ndërkaq në lidhje me futbollistin e Verderit, Diego, mund të them se ne jemi të interesuar, por ende nuk kemi marrë një vendim nëse do t'i bëjmë ofertë apo jo. Ranieri momentalisht shfrytëzon modulin e lojës 4-4-2, por në të ardhmen ai mund ta ndryshojë këtë modul dhe atëherë do të mund t'i ofrohej një vend edhe brazilianit", ka përfunduar Secco.

Manchester City i gatshëm për Diegon


Sipas "News of the World", Manchester City e ka kthyer vëmendjen kah ylli i Werder Bremenit, Diego, për të arritur qëllimet e tyre të transferimeve dimërore. Mësohet se ‘pasanikët’ nga Liga Premier janë të gatshëm të ofrojnë 27 milionë euro për të fituar shërbimet e brazilianit, i cili pritet të largohet nga Bundesliga, më së largëti në verë. 23-vjeçari është në shënjestër të shumë skuadrave evropiane, ndërsa atë më së shumti e dëshiron Juventusi që e sheh si zëvendësim të Pavel Nedved. Për ta joshur brazilianin, City ka bërë gati ofertën, sipas së cilës Diego do të fitojë 190.000 euro në javë nëse vesh fanellën e skuadrës pronë të sheikëve të Abu Dhabit.

Juventus kryeson në Serie A


Ndeshja kryesore e javës së njëzet në Serie A është zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos ku janë takuar Juventusi dhe Fiorentina. Bianconerët kanë arritur të fitojnë tre pikë të arta në këtë ndeshje të bukur dhe shumë të vështirë për t’u fituar, pasi kanë fituar kundër Violas me rezultat minimal prej 1-0. Zonja e Vjetër zhvilloi një pjesë të parë shumë më të mirë se kundërshtari, megjithatë në raste të caktuara ka mundur të dënohet nga kundërsulmet e Violas. Rastet e bardhezinjve u konkretizuan në minutën e 21-të, kur pas një superpasimi të kapitenit Alessandro Del Piero, Claudio Marchisio (i cili këtë mbrëmje luajti në vend të Momo Sissokos së suspenduar) e mposhti portierin Sebastian Frey. Deri në fund të pjesës së parë u shpërdoruan disa raste nga të dyja anët, ndërsa vendasit ishin më dominues. Te Fiorentina vlen të përmendet një traversë, si dhe dy momente të dyshimta për një penallti dhe një pozitë jashtë loje. Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola, mirëpo u zhvillua një ndeshje shumë e bukur me shumë raste, por fatkeqësisht pa gola. Fiorentina pati shumë raste për ta barazuar rezultatin, mirëpo lojtarët me fanellat vjollcë nuk arritën ta kalonin portierin më të mirë në botë, Gigi Buffon, i cili i përkujtoi të gjithë se është kthyer në portën e Juves. Nga ana tjetër, edhe te Bianconerët nuk munguan rastet, por edhe ata nuk u treguan të vendosur para portës së Sebastian Freyt. Me këtë fitore, Juventus barazohet me pikë me Interin, ndërsa për shkak të golaverazhit më të mirë kalon në pozitën e parë në tabelë. Rikujtojmë që Zikaltrit të dielën do ta zhvillojnë ndeshjen e javës së njëzet kundër Sampdorias në Giuseppe Meazza, por do të jenë të hendikepuar pasi do të luajnë pa sulmuesin kryesor, Zlatan Ibrahimovic, i cili është i suspenduar.

Sot, Juventusi kujton Giovanni Agnellin

Juventusi do të kujtojë në mbrëmjen e sotme, në kornizën sportive, që më shumë se kujtdo tjetër i dedikohet personazhit të dashur bardhezi, Giovanni Agnelli, me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes. Përpara ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Fiorentinës, në maksi skermot e stadiumit “Olimpico” të Torinos do të projektohen imazhet e avokatit Agnelli, përfshi këtu edhe atë festim shpërthyes, të mrekullueshëm të tijin, pas golit të rrallë të pinturikios së tij, Alessandro Del Pieros, në 4 dhjetorin e vitit 1994, pikërisht në ndeshjen kundër vjollcëve. Kujtimet e Cobolli Giglit – Presidenti aktual i “Zonjës së Vjetër”, Giovanni Cobolli Gigli, kujton me mall e kënaqësi Agnellin: “Ka qenë padyshim një ndër italianët më të vlerësuar dhe autoritar të shekullit të 20-të. Historia e Juventusit është e lidhur ngushtë, madje në mënyrë të pashmangshme me figurën e tij dhe të të gjithë familjes, një marrëdhënie që forcohet edhe në ditët e sotme me kalimin e kohës, ndeshje pas ndeshjeje. Jam shumë i bindur se kjo skuadër do t’i kishte pëlqyer shumë avokatit, sepse është e përbërë nga një grup, staf teknik e lojtarë, të cilët të bashkuar pasqyrojnë klas dhe temperament fitues. Një grup që do të fitojë dhe që vazhdon të pasqyrojë vlerat që Giovanni Agnelli ka vlerësuar gjithmonë”.

Ranieri: Tri pikët për t’iu bashkuar Interit

Objektivi është bash kimi me zikaltrit në krye të renditjes, por një gjë të tillë, Claudio Ranieri e deklaron me gjysmë zëri, pasi sigurisht që i trembet sadopak përballjes me skuadrën vjollcë. Me një sukses ndaj formacionit të Cesare Prandellit, “Zonja e Vjetër” do të mbulonte vendin e parë me zikaltrit, të paktën deri ditën e diel, në pritje të përfundimit të përballjes ndërmjet kampionëve në fuqi të Italisë dhe Sampdorias. Gjithsesi, një sukses do t’i vinte sigurisht nën presion djemtë e Jose Mourinhos, pasi Interi aktualisht nuk po kalon një periudhë shumë pozitive. Gjithsesi, lajmi i mirë përpara kësaj përballjeje për Juventusin dhe Claudio Ranierin është rikthimi në portë si titullar i portierit, Gianluigi Buffon, ndërkohë që Manninger i është dashur t’i dorëzohet gripit që e ka pushtuar, por edhe një dëmtimi në këmbë, të pësuar në ndeshjen e fundit kundër Lazios. “Nëse mendojmë atë çfarë mund të ndodhë në rast fitoreje kundër Fiorentinës, atëherë do të bënim një gabim të madh, pasi një gjë e tillë do të thotë të nënvlerësosh kundërshtarin. Ne duhet të zbresin në fushë e të bëjmë punën tonë, të fitojmë, - deklaron Claudio Ranieri. – Me fazën e dytë rifillon një cikël tjetër i sezonit, duke kujtuar e menduar mirë se deri në përfundim të kampionatit mungojnë ende 19 ndeshje, pran e njëjta rrugë e kryer deri në këtë pikë. Personalisht, më duket e pavend që të flasim për titullin që në këtë periudhë të kampionatit. Detyra jonë është që fillimisht të fitojmë dhe më pas të shohim se çfarë mund të bëjnë të tjerët”, vazhdon të komentojë tekniku bardhezi. Merkato – “Siç e kam thënë gjithmonë, tek Juventusi çdo gjë bëhet ndryshe nga klubet e tjera. Kudo përflitet për interesimin e lojtarëve të çdo skuadre, ndërkohë që këtu tek ne situata është mjaft e qetë. Sigurisht, kjo nuk nënkupton aspak se futbollistët tanë nuk janë të dëshiruar. Çfarë mendoj për Diegon? Natyrisht, së pari do të doja ta kisha në dispozicion e më pas ta testoja në fushë në pozicione jo ideale për të, për të kuptuar sesa mund të japë. Mbi të gjitha do të doja të shihja nëse me të në drejtimin e mesfushës, rendimenti i skuadrës sonë do të rritej apo jo. Gjithsesi, duke mos pasur gjë në dorë, është më mirë që të presim”. Fiorentina – “Përballja me Fiorentinën në një moment të vështirë për ta, nuk më bën të ndihem i qetë, pasi kjo situatë do t’i shtyjë ata të japin më të mirën ndaj nesh. Në repartin e avancuar kanë lojtarë të mrekullueshëm si Santana, Jovetiç e Montolivo, të cilët në përballjet një për një me mbrojtësit mund të jenë vrasës. Nga ana tjetër, ne duam të bëjmë lojën tonë, të bindur tek potenciali ynë dhe të presim rezultatin në fund të takimit”, përfundon Claudio Ranieri.

“Juvja është rivalja ideale për të treguar vlerat tona”

Fiorentina do të ketë një përballje shumë të vështirë në mbrëmjene sotme kundër “Zonjës së Vjetër”, por në të njëjtën kohë, vjollcët kërkojnë t’i kundërpërgjigjen dy humbjeve radhazi, atyre kundër Lecces dhe Milanit. Trajneri Cesare Prandelli është i bindur selojtarët e tij gëzojnë cilësitë e duhura për të luftuar në mënyrë tëbarabartë me cilindo kundërshtar: “Ndaj Juventusit mendoj se do të mjaftonte Fiorentina, që luajti ndaj Milanit dhe sigurisht qëmarrja e tri pikëve në Torino nuk do të ishte ndonjë surprizë e madhe. Mendoj se ndryshe nga Milani dhe Interi, bardhezinjtë janë kundërshtari me të cilin skuadra ime mund të shprehet më mirë, pasi kundrejt dy milanezëve, ata lënë më shumë hapësira në mesfushë. Pres një kundërpërgjigje nga lojtarët pas dy humbjeve dhe sigurisht një lojë spektakolare”.

Gilardino paralajmëron për gol Gigi Buffonin

Alberto Gilardino nuk gjen rrugën e rrjetës për vjollcët prej dyjavësh dhe për fatin e keq të tij e të skuadrës, Fiorentina nuk kaarritur të grumbullojë asnjë pikë në dy përballjet e fundit, konkretishtkundër Leçes në shtëpi dhe Milanit në “San Siro”. Një fakt itillë e ka karikuar në maksimum sulmuesin, i cili premton të shënojëgol në sfidën e mbrëmjes së sotme ndaj bardhezinjve: “Është evërtetë që në këto dy sfidat e fundit nuk kam shënuar, por gjithsesi,golat e mi i kam ruajtur pikërisht për këtë përballje të rëndësishmeme Juventusin. Torinezët duhet të më mbajnë mend mirë, pasi në sfidën e parë të sezonit, pikërisht kundrejt tyre, arrita të realizoj një gol shumë të bukur në minutën e 90-të, që më bëri të fitoj zemrat e tifozerisë sime dhe t’i rrëmbej dy pikë Juventusit”.

“Gati për të fituar Juventusin”

“Ndihem shkëlqyeshëm”. Këto janë fjalët e David Trezeguet, katër muaj pas operacionit të kryer në të dy gjunjët e tij, në 23 shtatorin e kaluar. “Kam disa ditë që stërvitem normalisht me skuadrën dhe besoj se nga java e ardhshme do të jem në dispozicion të trajnerit, Claudio Ranieri, duke ëndërruar që në ndeshjen e ardhshme të Juventusit të jem edhe unë në fushën e lojës. Kam rigjetur shokët e mi të skuadrës dhe ky fakt më lumturon shumë, pas disa muajsh shumë të vështirë për mua. Gjithsesi, tani ndihem mjaft mirë, jam gati për t’u rikthyer dhe për të fituar vendin tim tek kjo skuadër”. Të rikthehet të luajë sa më shpejt, kjo është dëshira më e madhe për momentin e David Trezeguet, sulmuesi francez i “Zonjës së Vjetër”. Lojtari transalpin nuk e fsheh faktin se i ka munguar shumë fusha e lojës, por përveç aktivizimit me bardhezinjtë, Trezeguet kërkon të rikthehet edhe në Kombëtaren e “gjelave”, pavarësisht se marrëdhënia ndërmjet tij dhe Raymond Domenech dihet mirë se nuk është nga më të mirat. Gjithsesi, “Trezegol” kërkon ta bindë atë për t’i konfirmuar vetë trajnerit dhe francezëve se ai ka ende shumë për t’i dhënë bluve, me objektivin e madh për të qenë i pranishëm në Botërorin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut.

Bardhezinjtë vazhdojnë studimin

Juventusi vazhdon të gërmojë në merkaton italiane dhe atë evropiane, por gjithmonë e më shumë, presidenca torineze është e tërhequr nga Marek Hamsik, mesfushori “i pashitshëm” sllovak i skuadrës së Napolit. Nga burimet e bardhezinjve konfirmohet se për Hamshik është gati një kontratë pesëvjeçare me një përfitim prej 3 milionë eurosh në sezon, shifër kjo shumë herë më e lartë se ajo çfarë sllovaku përfiton aktualisht tek Napoli. Çelësi për kryerjen e kësaj marrëveshjeje është sulmuesi Vincenzo Iaquinta, aq shumë i vlerësuar nga Edu Reja, plus gjysmën e kartonit të Zalayetës dhe një shifër parash jo më të lartë se 10 milionë euro. Ndërkohë, tjetër emër për mesfushën është ai i Diegos, brazilianit të Verder Bremenit, me të cilin Juventusi ka fiksuar një takim të rëndësishëm në muajin shkurt. Alessio Secco, drejtori sportiv bardhezi dhe babaimenaxher i Diegos do ta vlerësojnë çështjen. Tjetër objektiv është holandezi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, por nëse të kuqtë do të ndërrojnë pronar, siç përflitet kohët e fundit, vështirë se biondi lëviz nga Anglia. Ndërkohë, Juventusi ka bërë një përforcim të rëndësishëm për të ardhmen. Bëhet fjalë për portierin e talentuar 19-vjeçar të Slavias së Sofjes, Mario Kirev, i cili do të jetë pasuesi i Buffonit.

Gruaja e Benitezit i thotë "Jo" Juves

Gruaja e menaxherit të Liverpoolit, Rafa Benitez, ka bërë të njohur se familja e saj është shumë e kënaqur në "Merseyside" dhe se nuk e ndjen nevojën për t‘u larguar nga Anglia apo të kthehet në Spanjë. Në një nga intervistat e dhëna në lidhje me burrin e saj, Montse Benitez, ka thënë: "Njerëzit këtu janë treguar shumë të mirë me ne dhe besojmë vërtet se kemi gjetur vendin e duhur për të rritur fëmijët tanë". Ky ka tingëlluar si një refuzim për Juven, ku Benitez shikohej si një pasues i Claudio Ranierit.

Kush mund ta zëvendësojë Pavel Nedvedin


Legjenda çeke, Pavel Nedved, pritet që në fund të këtij sezoni të heqë dorë nga futbolli aktiv, ndërsa Juventusi tashmë është në kërkim të zëvendësuesit të tij. Nedved është transferuar te Zonja e Vjetër në verën e vitit 2001 nga Lazio për një vlerë prej afër 40 milionë eurosh (me llogaritje të tashme), ndërsa ishte 29-vjeçar, dhe shumëkush dyshonte në kualitetet e tij, pasi që duhej ta zinte vendin e lënë bosh nga Zinedine Zidane, i cili asokohe ishte transferuar te Real Madrid. Mirëpo, ‘Furia çeke’ shumë shpejt u bë njëri nga lojtarët kryesorë te Juventusi dhe menjëherë rrëmbeu zemrat e tifozëve për angazhimin dhe aftësitë e tija të një mesfushori të klasit botëror. Nedved ishte njëri nga lojtarët kyç që e dërgoi Juven në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2003, ndërsa fatkeqësisht nuk mundi të luante për shkak të suspendimit nga kartonët, derisa shumë ekspertë pohojnë se po të ishte çeku në atë ndeshje, Juventus do të shpallej kampion. Në fund të të njëjtit vit, Nedved fitoi Topin e Artë. Nedved fitoi edhe dy Scudetto me Bianconerët, të cilët iu morën Juventusit për shkak të skandalit Calciopoli, ndërsa ishte pjesë e lojtarëve më besnikë të Zonjës së Vjetër të cilët luajtën edhe në Serie B, vetëm për ta mbajtur me krenari fanellën bardhezi. Sido që të jetë, edhe për lojtarët e mëdhenj vjen koha që të zëvendësohen, ndërsa Juve do ta ketë vështirë ta gjejë njeriun e duhur në qershor të këtij viti kur edhe skadon kontrata e çekut. Javët e fundit ka pasur spekulime për shumë lojtarë, të cilët mund të transferohen në Torino për ta zëvendësuar mesfushorin legjendar.

Cili nga emrat e mëposhtëm është më i përshtatshmi?
Arjen Robben (Real Madrid)
Franck Ribery (Bayen Munich)
Ryan Babel (Liverpool)
Luka Modric (Tottenham)
Stefano Mauri (Lazio)
David Silva (Valencia)
Savio Nsereko (Brescia
Douglas Costa (Gremio)
Diego Capel (Sevilla)
Ivan Rakitic (Schalke)
Bastian Schweinsteiger (Bayern Munich)
Duke mos harruar edhe dy të rinjtë juventinë, Sebastian Giovinco dhe Paolo De Ceglie, të cilët përveç pozitave të tyre mund të luajnë edhe në rolin e mesfushorit ofanziv.

Amauri beson se Juve mund ta marrё kreun


Juventusi ka njё përballje tё vështirё sonte pasi do tё presё Fiorentinёn nё Olimpico tё Torinos, nё kuadër tё javës sё 20-tё tё ndeshjeve nё Serie A, por sulmuesi Amauri ёshtё i bindur se ekipi mund ta prekё kreun e tabelës pas kësaj ndeshje. Tre pikё tё fituara sonte nga bianconerёt do ta barazonin ekipin e Claudio Ranierit nё pikё me Interin, por Juve po ashtu do tё merrte kreun nё bazё tё diferencës sё pikёve. “Besojmё se mund ta arrijmë Interin. Juve ёshtё gjallё, por askush nuk ka vendosur bast pёr ne se do tё kryesojmë gjatё sezonit. Gjёja mё e rёndёsishme ёshtё tё mos dorëzohemi dhe tё bёjmё sa mё pak gabime”, ka thёnё sulmuesi brazilian. “Jemi vetëm tre pikё prapa Interit dhe gjithçka ёshtё e mundshme. Nё ndёrkohё, nё pjesën e parё tё sezoni, kemi dëshmuar se jemi kёtu dhe dёshirojmё ta kthejmë Juventusin sёrish nё mbretёreshёn e Italisё”, ka shtuar Amauri.

Buffon, më në fund do të rikthehet në fushë

Gianluigi Buffon më në fund do të rikthehet të luajë për skuadrën e Juventusit. Portieri më i mirë i të gjitha kohërave ka plot tre muaj e gjysmë që qëndron jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskular të pësuar në ndeshjen me Palermon në 5 tetor 2008. Më në fund ai do të jetë gati për Juventusin në përballjen me Fiorentinën në “Olimpico” të Torinos. Rikthimi i Buffonit është pasuar nga një fatkeqësi tjetër, pasi portieri Manninger do të qëndrojë jashtë për shkak të dëmtimit të pësuar. Manninger mund t’i rikthehet stërvitjes vetëm në javën e ardhshme.

Juventus - Forentina, ora 20:30


Në takimin e javës së 20-të, në Serie A takohen Juventus dhe Fiorentina, me fillim nga ora 20:30 në stadiumin Olimpico të Torinos. Javen e kaluar perfundoj faza e pare e Seris A, kurse sot fillon faza e dytë dhe vendimtare për të arritur sukseset e planifikuar nga skuadrat e ndryshme, ku diferenca e pikëve sillet nga 3 deri ne 6 pikë. Lajmi më i mirë për trejnerin Ranieri është rikthimi i Buffonit i cili është dashur të startojë qysh në javen e kaluar, por jashtë fushe Buffonin e la temperatura e pësuar nga nje grip (ftohje). Pershkak te lendimeve dhe suspendimeve pere kete takimi do te mungojne: Andrade, Chiellini, Zebina, Salihamidzic, Knezevic, Camoranesi, Tiago dhe Trezeguet.

Te ftuarit perball Fiorentinës:

1 Buffon
4 Mellberg
6 Zanetti
8 Amauri
9 Iaquinta
10 Del Piero
11 Nedved
12 Chimenti
18 Poulsen
19 Marchisio
20 Giovinco
21 Grgyera
27 Ekdal
29 De Ceglie
31 Nocchi
32 Marchionni
33 Legrottaglie
41 Ariaudo
45 Yago

Amauri: Inter na prit, erdhëm!

“Të mposhtim Fiorentinën e pastaj… drejt Interit. Amauri mendon të hedhë hapat me radhë, për të realizuar me sukses ambicien që ka Juventusi përgjatë këtij sezoni. Para së gjithash është dueli me Fiorentinën, ndaj të cilës bardhezinjtë do të luajnë të shtunën në mbrëmje për kampionat. “Është një ndeshje e vështirë – shprehet sulmuesi brazilian. - Shpresojmë të bëjmë një paraqitje shumë më të mirë sesa kemi bërë deri tani”. Më pas do të jetë radha për të sulmuar titullin dhe kampionët në fuqi të Interit… “E rëndësishme është të mos dorëzohemi dhe të kërkojmë të gabojmë sa më pak të jetë e mundur. Jemi vetëm tri pikë prapa, gjithçka mund të ndodhë ende. Ndërkaq, në pjesën e parë të sezonit kemi treguar se jemi në garë dhe që duam të kthehemi të jemi Juventusi, i njohur gjithmonë si mbret i Italisë”.

“Diego na pëlqen, Juve po e ndjek”

Merkato, të paktën zyrtarisht, duket e mbyllur. Juve është mirë kështu, sipas Ranierit. Megjithatë, ka një shteg për Diegon, sepse vërtet të dëmtuarit e rikthyer do të jenë “blerjet më të mëdha”, por zërat është e vështirë të shuhen, sidomos nëse tekniku bardhezi flet kështu për fantazistin e Werder Bremenit: “Po e ndjekim, sepse është shumë i fortë – ka deklaruar në ‘Juventus Channel’ -. Por duhen bërë të gjitha vlerësimet e rastit. Është e qartë që më pëlqen, por duhet të mendojmë edhe për ekuilibrin e skuadrës”. Nuk dëshiron të shthuret më shumë, sepse pastaj ndizet “efekti” Siti: shifrat nisin të çmenden. “Lojtarët e mi nuk kanë çmim. Kur ka një ndryshim duhet filluar nga e para. Unë nuk do t’i shisja kurrë kampionët, por duhen bërë llogaritë me të gjithë. Nëse duke shitur një lojtar vendoset në rregull bilanci dhe mund të blihen lojtarë të tjerë, atëherë po. Të gjithë e kuptojnë. Por Ançelotinuk do të kishte qenë i kënaqur të humbiste Kakanë”. Treshja domethënë, morali është:“Nuk kemi nevojë për përforcime të reja. As në mbrojtje, që po bën një paraqitje shumë të mirë. Jam i kënaqur sesi skuadra reagon në fazën mbrojtëse”. Në sulm pritet tëkthehet Trezeguet, duke ndezur hipotezën e trios sulmuese? “Besoj se treshja atje përpara ishte një përjashtim në sezonin e kaluar dhe mund të jetë edhe këtë aktualin. Megjithatë, për momentin rregulli është 4-4-2 dhe skuadra po e ndjen veten për mrekulli. Me treshen e sulmit duhet të ndryshojmë disa gjëra. Gjithsesi, kur e përdora vjet, për mua ishte një surprizë e bukur”. Një talent si Giovinco po lihet paksa mënjanë… “E di që duhet t’i jap më shumë hapësirë, - pranon Ranieri. - Po Nedved, do ta lë futbollin? Pavel mund të japë shumë, ende shumë. Besoj se ka dëshirë të qëndrojë edhe për një vit tjetër. Për ne mbetet ende një pikë referimi dhe një shembull. Megjithatë, kjo s’do të thotë që do ta refuzojmë kërkimin e një zëvendësi të Nedvedit”. Champions Ranieri nuk ka ndërmend të luajë me objektivat: “Për të shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë do të paguaja nga xhepi im… Por më parë duhet të përballemi me skuadra tepër të forta. Chelsea, vitin e kaluar, humbi vetëm për një penallti. Megjithatë, edhe Juve është një skuadër e madhe. Shpresojmë të mbërrijmë te sfida e dyfishtë me londinezët në momentin tonë më të mirë. Champions të merr shumë energji, duke ia hequr kampionatit. Do të jetë e rëndësishme ndihma e kampionëve, që deri tani nuk i kam pasur në dispozicion. Unë nuk dua të zgjedh se cilin dua të fitoj midis dy kompeticioneve. Uroj të jem kudo kompetitiv”. Ndërkohë duke hedhur vështrimin te sfida e fundjavës në kampionat, Ranieri shpreh një dëshirë: “Mendoj se është momenti të mposht Fiorentinën. Ia kam dalë me Parmën, por kurrë te Juventusi”.

IFFHS: Barcelona skuadra më e mirë në dy dekadat e fundit


Sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbollit dhe Statistikave (IFFHS), Barcelona është skuadra me e mirë në botë në tetëmbëdhjetë vitet të fundit. IFFHS të premten ka publikuar listën e skuadrave më të mira që nga viti 1991, me ç’rast gjigantët katalunas kanë zënë vendin e parë, të përcjellë nga Manchester Unitedi dhe Juventusi, të cilët kanë zënë pozitat dy dhe tre, respektivisht. Në vendin e katërt është renditur Milani, ndërsa top-pesëshin e ka mbyllur Real Madrid.Duhet përmendur se Anglia dhe Italia kanë nga katër skuadra në listën e top-pesëmbëdhjetë skuadrave më të mira në botë.

Rangimi zyrtar i IFFHS:
1. Barcelona (Spanjë) 757 pikë
2. Manchester United (Angli) 678
3. Juventus (Itali) 621
4. Milan (Itali) 611
5. Real Madrid (Spanjë) 605
6. Inter (Itali) 567
7. Bayern Munich (Gjermani) 563
8. Arsenal (Angli) 550
9. River Plate (Argjentinë) 503
10. Chelsea (Angli) 442
11. Liverpool (Angli) 435
12. Porto (Portugali) 425
13. Boca Juniors (Argjentinë) 420
14. Roma (Itali) 405
15. Ajax Amsterdam (Holandë) 400
16. Parma (Itali) 373
17. Sao Paulo (Brazil) 367
18. Valencia (Spanjë) 367
19. Glasgow Rangers (Skoci) 364
20. Lazio Roma (Itali) 342

Buffon kthehet kundër Violas

Juventus do të mund të llogarisë në shërbimet e portierit kryesor Gigi Buffon në duelin e fundjavës kundër Fiorentinës. Nëse fiton derbin e të shtunës kundër Fiorentinës, Zonja e Vjetër do të ngjitet në krye të tabelës me pikë të barabarta me Inter, i cili do ta zhvillojë ndeshjen e javës së njëzet të dielën kundër Sampdorias në mungesë të njeriut kryesor, Zlatan Ibrahimovic, i cili është i suspenduar. “Buffon është shëruar dhe është i gatshëm për lojë. Por jo edhe Manninger, i cili ka probleme me gjurin”, ka thënë Ranieri. Mbrojtësi kryesor Giorgio Chiellini është i dyshimtë, pavarësisht se është rikuperuar, ndërsa Tiago dhe Camoranesi do të mungojnë, ndërsa Trezeguet ende është në fazën rikuperuese.

Trezeguet: Domenech nuk ka fituar asgjë

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, e ka akuzuar sërish trajnerin e Francës, Raymond Domenech, i cili ia ka pamundësuar të luajë për përfaqësuesen e tij në Euro 2008. “Më mungon ekipi kombëtar i Francës. Mirëpo unë kam vendosur që të heq dorë nga Les Bleus për t’ia lënë vendin ndonjë lojtari, i cili do të përshtatej në sistemin e Domenech, pasi që edhe nëse jam në formën më të mirë me Juventusin, Domenech ka ide tjera”. “Kam pasur mundësinë të luaj nën urdhrat e Tigana, Lippi, Ancelotti, Capello dhe Deschamps. Këto janë trajnerë të nivelit të lartë, të cilët kanë fituar tituj. Kjo është arsyeja pse është vështirë t’i pranoj vendimet e dikujt, i cili nuk ka fituar asgjë”, ka thënë Trezegol.

Manchester City, Buffon refuzon, synohet Drogba

Pasi është refuzuar nga Kaka, Manchester City ka marrë edhe disa "jo" të tjera. I pari që nuk ka pranuar milionat e sheikëve ishte portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon. Pas tij, ofertave nga "Istlends" iu përgjigjën negativisht edhe dy sulmuesit, Tierri Henri (Barcelona) dhe David Villa (Valencia). Megjithatë, afrimet e Wayne Bridge, Bellamy dhe De Jong nuk e kanë "shuar" urinë e pronarëve të Cityt, që këmbëngulin të afrojnë një emër të madh të futbollit ndërkombëtar. Sipas tabloidit "The Sun", objektivi i radhës është sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba. Lojtari nga Bregu i Fildishtë mund të afrohet në shkëmbim të brazilianit Robinho.

“Rinovimi i Nedved me të njëjtat kushte ekonomike”

Juventusi vazhdon të jetë në kërkim të një zëvendësuesi të Pavel Nedvedit, por sipas zërave të fundit nga ambientet e selisë bardhezi, mësohet se mesfushori çek është i gatshëm të rinovojë edhe për një sezon tjetër, marrëveshjen me “Zonjën e Vjetër”. Gjithsesi, një mundësi e tillë do të ishte e mundur vetëm në rast se presidenca juventine do të ishte e gatshme të mos kërkonte reduktimin e pagës vjetore (2.5 milionë euro) që aktualisht përfiton “Arusha çeke”. Mino Raiola, menaxheri i futbollistit bardhezi, e ka konfirmuar diçka të tillë: “Dëgjojmë zëra nga më të ndryshmet, por mendoj se Pavel Nedved mund të zhvillojë një tjetër sezon të shkëlqyer me Juventusin. Gjithsesi, kontrata e tij me këtë skuadër skadon në fund të këtij sezoni dhe nëse drejtuesit e klubit torinez janë të gatshëm të rinovojnë marrëveshjen me ne, kushtet tona ekonomike janë të njëjta me ato aktuale, as një qindarkë më pak”.

Dirk Kuyt, trashëgimtari i “Arushës çeke”

Të gjendet zëvendësuesi i Nedvedit. Është ky objektivi kryesor i drejtuesve bardhezi, të cilët po rrëmojnë merkaton për të gjetur trashëgimtarin e denjë të “Arushës çeke”. Faktikisht, trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, u ka dhënë indikacionet e para drejtuesve bardhezi, duke i çuar këta të fundit të “trokasin në dyert e Liverpoolit” për mesfushorin, Dirk Kuyt. Për Ranierin, biondi holandez do ishte trashëgimtari ideal i Nedvedit, i cili në fund të sezonit mund të largohet nga Torino. Kajt ka mbërritur te Liverpuli në vitin 2006 dhe ka firmosur me anglezët një kontratë katërvjeçare dhe aktualisht holandezit i ka mbetur edhe një vit kontratë me Liverpoolin. Për këtë motiv, Juventusi i ka ofruar 15 milionë euro klubit anglez, që tashmë është në krizë financiare. Por gjithçka do të vendoset në fund të këtij sezoni.

Zanetti fillon të prekë titullin

Mesfushori i Juventusit, Cristiano Zanetti, beson në parakalimin e Interit. Të shtunën e ardhshme ndaj Fiorentinës, mesfushori bardhezi do luajë ndeshjen e tij të tretë si titullar. E menjëherë sapo është kthyer në fushë, mesfushori bardhezi ka folur për objektivat e tij personalë me Juventusin: “Gjatë këtij sezoni kemi pasur gjithmonë lojtarë të dëmtuar. Dëmtimet kanë qenë konstante dhe shpeshherë trajnerit i është dashur të luajë pa dhjetë lojtarë titullarë. Besoj se ky ka qenë një disavantazh i madh, pasi një skuadër kur i mungojnë tre apo katër kampionë, nuk arrin të shprehë rendimentin e saj. Tani po rikuperojmë lojtarë të rëndësishëm, e për më shumë jemi vetëm tri pikë larg kryesueses së kampionatit. Tani e tutje kur të kemi në skuadër Buffonin, Camoranesin dhe Trezeguet dhe jam i sigurt se si në përballjet direkt në kampionat, ashtu edhe në Champions, do të jemi akoma më shumë kompetitiv”. Por Juventusit përpara se të mendojë për Evropën, i duhet të ndeshet me Fiorentinës: “Do jetë një ndeshje e rëndësishme ndaj një skuadre, që edhe në fazën e parë të kampionatit na hapi shumë probleme. Fiorentina është e fortë, por nëse arrijmë të interpretojmë ndeshjen në mënyrën e duhur, do e kemi të lehtë fitoren. Sidoqoftë jam i mendimit se do jetë një ndeshje e bukur”. Përballë skuadrës vjollcë, për Juventusin do jetë fondamentale arritja e tri pikëve, nëse dëshiron të barazojë Interin në tabelën e klasifikimit, qoftë edhe për pak orë: “Gjatë fazës së parë u duk qartë që ndërmjet Interit dhe Juventusit nuk kishte ndonjë dallim të madh, e sot për sot na ndajnë vetëm tri pikët e përballjes direkt. Nëse do t’i rikuperojmë lojtarët e dëmtuar, jam i sigurt se do kemi diçka më shumë se Interi, sepse kjo skuadër nuk e ka shprehur akoma të gjithë potencialin e saj. Jam i bindur se në fund të kampionatit kampionët që kemi në skuadër do bëjnë dallimin”, ka përfunduar mesfushori bardhezi, Cristiano Zanetti.

Përmirësohet gjendja e Buffonit dhe Chiellinit

Lajme të mira vijnë nga infermieria për teknikun e Juventusit, Claudio Ranieri. Buffon, Manninger dhe Mellberg, të cilët deri pardje kishin qëndruar në shtëpi nga një gjendje gripale, dje u janë kthyer stërvitjes në qendrën sportive të bardhezinjve e përgjatë të gjithë ditës kanë punuar në palestër. Portieri Gigi Buffon ka shumë mundësi që të mos luajë përsëri në ndeshjen e së shtunës kundër Fiorentinës, ndërsa Chiellini është rikuperuar më së miri. Ndërkaq, vetëm Tiago nuk është stërvitur me shokët e skuadrës gjatë ditës së djeshme, por gjithë të tjerët duke filluar që nga Camoranesi e Trezeguet kanë bërë stërvitjen e zakonshme. Ky i fundit është gjithmonë e më parë rikthimit në fushë.

Siti mund të synojë Messin, Buffon e Ibrën

Tashmë të gjitha skuadrat e mëdha të Evropës janë të frikësuara. Pas dështimit të dhimbshëm të minutës së fundit në tratativën për të rrëmbyer brazilianin Kaka nga Milani, duket se zhvillimet nuk do të ndalen këtu: Sheiku Mansur, pronari i Manchester Cityt, e ka portofolin plot dhe demonstron një dëshirë të madhe për të afruar në klubin e tij një kampion të madh. Objektiva të mundshëm për të mund të jenë dy yjet e tjerë, të cilësuar si lojtarët më të mirë të botës për momentin, Messi e Cristiano Ronaldo. Prandaj Barcelona, edhe pse ka në favorin e saj fjalët e Messit("Dëshiroj të qëndroj gjithë jetën këtu"), është aktivizuar për të ngritur klauzolën e prishjes së kontratës së talentit argjentinas nga 150 në 200 milionë euro. Kështu mendon se mund ta ketë blinduar kampionin e saj. Por edhe Manchester United vazhdon të shqetësohet: Cristiano Ronaldo bën pjesë në listën e dëshirave të sheikut. Ka fituar tashmë gjithçka dhe nuk duket indiferent kundrejt parave të shumta: I shqetësuar është Sir Alex Ferguson, i cili ka luftuar gjithmonë për të mos lejuar një largim të mundshëm të "Topi të Artë" të tij. Por tashmë po tremben dhe italianët: mbi të gjitha Juventus e Inter. Ibrahimoviç mund të jetë një objektiv i Cityt. Moratti vështirë ta lërë të ikë. Por, ashtu si në rastin e Ronaldos, presidenti mund të kënaqë lojtarin, i cili gjithsesi për momentin ndihet mirë tek Interi. Por më parë e ka mohuar brenda momentit Juven për të pranuar ofertën e zikaltërve. Te Juventus është Buffon ai që çmend sheikun. Bardhezinjtë, përballë shifrave të tilla, nuk qëndrojnë asnjëherë indiferentë, shembull indiferent. Dhe, sikurse ka thënë vetë portieri, "‘Unë larg Juves‘ është fantazi e futbollit, por nëse do të prezantohet një ofertë e rëndësishme, klubi do të bënte mirë ta vlerësonte mundësinë për të më shitur".

Avokati i Moggit: Juventusi duhet të na mbrojë në gjyq

Avokati i Luciano Moggit, Paolo Trofino, beson se Juventusi duhet të mbrojë ish-drejtuesin e saj gjatë gjyqit të dytëpër skandalin "Calciopoli". Moggi po përpiqet të pastrojë emrine tij dhe ka apeluar dënimin e marrë përpara dy viteve. Ai kapretendime se gjyqi i parë nuk ka qenë i drejtë. "Juventusi duhet të jetë në anën tonë", deklaroi avokati për "Tuttosport". "Bardhezinjtë duhet t‘i qëndrojnë pranë Luciano Moggit. Gjyqi për ‘GEA‘-n hodhi poshtë të gjitha teoritë se klienti im drejtontenjë sistem në futbollin italian, që favorizonte Juventusin". Apeli i Moggit startoi të martën, por gjyqi u shty për në datën 9 mars, kur do të fillojnë seancat dëgjimore për 498 dëshmitarët,mes të cilëve ndodhet edhe Kryeministri Silvio Berlusconi.

e mërkurë, 21 janar 2009

Zyrtare: Fausto Rossi bardhezi deri në vitin 2014


Faqja zyrtare e Juventusit juventus.com ka bërë të ditur se lojtari i ekipit Primavera (të të rinjve) të Juventusit, Fausto Rossi ka firmosur kontratë me skuadrën e Juventusit deri në vitin 2014. Lojtari 18-vjeçar i cili aktualisht luan për skuadrën e të rinjve të Juventusit është njëri ndër lojtarëve më të talentuar në Itali si dhe në Evropë. Paraqitjet e tij të shkëlqyeshme kanë nxitur drejtuesit bardhezinjë që të blindojnë lojtarin. Rossi sipas kontratës do të qëndrojë në skuadrën e Juventusit edhe plot 5 vite të tjera, mirëpo ekziston mundësia që sezonin e ardhshëm lojtari të huazohet në ndonjë skuadër që të mund të përfitojë përvojë në futbollin profesionist. Edhe vetë lojtari ka qenë i lumtur nga kjo kontratë duke theksuar se tashmë i është realizuar ëndërra që një ditë të veshë fanellën e Juventusit. "Jam tepër i lumtur dhe krenar nga kjo kontratë". "Shpresoj që në të ardhmen të bëhem njëri ndër lojtarët më kryesor tek Juvja dhe t'i ndihmoj skuadrës të fitojë trofe" - kanë qenë fjalët e para të Rossit pas firmosjes së kontratës. "Që në fëmijëri kisha një ëndërr të vetme dhe ajo ishte që dikur të vesh fanellën e Juves" - vazhdoi lojtari. "Dëshiroj që kjo të mos jetë kontrata e parë dhe e fundit me Juven, pasi që dua që në të ardhmen të ndodhin edhe shumë surpriza tjera në bashkëjetesën time me Zonjën e Vjetër" - përfundoi ai.

Intervistë ekskluzive me Claudio Ranierin


“Në fillim dua kampionatin, pastaj pres Riberynë në Torino”

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, i intervistuar nga “Corriere dello sport”, ka folur për skuadrën bardhezi, Interin dhe rivalin e tij të përjetshëm, Jose Mourinho, që e zëvendësoi kohë më parë tek Chelsea. Ranieri, tani që përfundoi faza e parë e kampionatit, mendoni se mund të grumbullonit më shumë pikë?

Padyshim që mund të kishim grumbulluar disi më shumë pikë, por nga ana tjetër jam i lumtur që gjatë kësaj faze të kampionatit në grupin e skuadrës kemi zbuluar lojtarë të talentuar, të cilët do jenë mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e Juventusit.
Çfarë ju bën krenarë për Juventusin?
Tek Juventusi ndihem tepet rehat, sepse punoj në një ambient që realizon idetë e mia. Juventusi më bën të ndihem krenar, pasi këtu të gjithë kampionët e skuadrës më kuptojnë. Është normale që ata ndihen keq kur nuk luajnë, por ama e kuptojnë që kjo sakrificë do t’i lejojë të luajnë më mirë në sfidën e ardhshme.
Çfarë e bën Del Pieron të ndihet i paprekshëm tek bardhezinjtë?
Dëshira e tij për të luajtur, profesionalizmi, qetësia në familje dhe në dhomat e zhveshjes. Pastaj, Del Piero ndihet kapiteni i një skuadre të rilindur. Vetëm qëndrimi i tij me Juventusin në Serinë B, së bashku me Trezeguet, Buffonin, Nedvedin dhe Camoranesin e bënë atë dhe të tjerët të ndihen të paprekshëm.
Ekzistojnë premisat e një viti 2009 më të mirë se ai 2008?
Shpresoj. Mua më pëlqen të aplikoj në futboll të njëjtat praktika si në basketboll: pra, ta mbyllim sa më pranë kreut sezonin e rregullt, e më pas të shkarkojmë të gjitha bateritë që kemi në fund të tij.
Jeni penduar që kur ishit tek Chelsea refuzuat ofertën e Manchester Cityt?
Jo. Në Angli jam ndjerë keq vetëm për mënyrën se si mori fund raporti im me Chelsean. Një trajner që të jep vendin e dytë në kampionat dhe e çon skuadrën deri në gjysmëfinalen e Ligës së kampioneve e meriton një shans të dytë. Madje kur ika, Abramovichit i kam thënë: Ti po më largon, sepse nuk merr vesh nga futbolli.
Por për ofertën e Cityt a jeni penduar?
Asokohe, ish-presidenti i Manchester Cityt, Thaksim Shinawatra, më kërkonte me insistim. Por më pas u materializua propozimi i Juventusit, dhe “Zonjës së Vjetër” nuk mund t’i thuash kurrë jo.
Ancelotti dëshiron të drejtojë Romën një ditë. Po ju?
Unë jam roman. Mazzone më thoshte shpesh se, nëse nuk drejton Romën, nuk mund të quhesh trajner. Tani jam më i vjetër e nuk kam kohë. Le që në Romë, në qoftë se gjërat nuk shkojnë mirë, nuk mund të dalësh nga shtëpia; dhe nëse shkojnë mirë, akoma më keq. Kurse në Torino ndihem shumë mirë, e nuk kam pse të mendoj për ndonjë skuadër tjetër.
Interi tani është më i thyeshëm. Mendoni se mund të përmirësohet?
Është e çuditshme, sepse Mourinho është një trajner që i kushton rëndësi të veçantë mbrojtjes. E të pësosh tre gola në “Bergamo” është vërtetë e habitshme. Personalisht jam i mendimit se Mancini tek Interi ka bërë një punë të madhe: përpara ardhjes së Robertos, Interi ngjasonte më tepër me një aeroport, sesa me një skuadër, sepse kishte gjithmonë lojtarë që vinin e të tjerë që iknin. Mourinho është një trajner shumë i mirë dhe ky Inter është një ekip i fortë, por ama më i thyeshëm se një vit më parë.
Pritej më shumë nga Mourinho?
Jo. Ai është përpjekur të aplikojë metodat e tij: ai luan me skemën 4-3-3, pra me një sulmues e dy gjysmë sulmues. Por Mancini dhe Quaresma nuk dhanë atë që pritej. E si rrjedhojë tani e gjithë loja e zikaltërve rrotullohet rreth shpikjeve të Ibrës.
Thuhet që Juventusi është një skuadër solide, por Interi më e fortë. Jeni dakord?
Ata për nga numri i lojtarëve janë më kompetitivë, por ne kemi dëshirën për hakmarrje në anën tonë. Interit kualitetin në skuadër ia rrit vetëm Ibrahimovic, që nga Juventusi do kishte ikur edhe pa ndodhur “Calciopoli”.
Jeni i sigurt?
Po. Ibra nuk fitonte shumë e nuk ishte blerë shtrenjtë. Ndërkohë që ai donte pikërisht këtë, të fitonte më shumë. Meqenëse po flasim për para, miliardat e arabëve po ua ndezin gjakrat të gjithë presidentëve të klubeve të Serisë A... E njëjta gjë thuhej edhe 20 vjet më parë për Berlusconin. Gjithsesi, miliardat nuk i bëjnë ndonjë të keqe botës së futbollit.
A ka lojtarë të pashitshëm tek Juventusi?
Buffon për shembull... Shpresoj që të ketë. Për një trajner, lojtarët që ka janë gjithnjë të pashitshëm. Në kësi rastesh, unë jap mendimin tim si trajner, por vlerësimin përfundimtar e bën klubi dhe drejtuesit.
Besoni se paratë e kanë bërë më spektakolare Premier Leaguen?
Jo, në Angli dallimin e bën kultura sportive. Për tifozët anglezë skuadra është si një familje. E në këtë kuptim, në momentet më të vështira ata e mbështesin gjithmonë e më shumë atë. Ndërsa në Itali ndodh krejt e kundërta: menjëherë të nxjerrin pankartat, ku të shajnë për një ndeshje të humbur. Por duke e parë nga një këndvështrim tjetër, nëse një rus apo sheik do vendoste të futej në Formulën 1, edhe sikur të investonte miliarda e miliarda euro nuk do arrinte të ndërtonte kurrë një Ferrary. Prandaj, jam i mendimit se paratë nuk e kanë bërë Premierë Ligën më të bukur.
Atëherë, sipas jush, ku luhet futbolli më i bukur?
Kampionati italian është më i vështiri në botë. Ndërsa ai spanjoll është më spektakolari, më i bukuri.
Po ai anglez?
Anglezi ka të bukur shpirtin e garës. Atje lojtarët nuk simulojnë, nuk protestojnë dhe japim gjithmonë maksimumin e tyre, sa herë që zbresin në fushë.
Ndërmjet Sacchit dhe Capellos, cilin prej tyre preferoni më shumë?
Që të dy. Ne trajnerët e rinj përpara Sacchit ishim nxënësit e Helenio Herrerës. Por Arrigo ka qenë i pari që ka punuar mbi sulmin, duke na bërë të gjithëve të mendojmë për mesfushën e sulmin. Kurse Capello është një trajner që punon shumë mbi njohjen e kundërshtarit që ka përballë. Një shahist më saktë. E ky kryqëzim idesh teknike e bën të madh futbollin tonë dhe prodhon pa fund trajnerë të mëdhenj si Alegri, Gasperini,
Ballardini, Marino e Giampaolo.
Në Ligën e Kampioneve do keni përballë Chelsean. Çfarë mendoni se i keni dhënë asaj skuadre?
Kam rinovuar e zbuluar lojtarë të rinj si Lampard, e duke u larguar kam lënë futbollistë si Joe Cole. Mbaj mend që asokohe sapo erdhi Abramovich. Ai u përpoq të kontaktonte me Ericsonin, por më pas më dha dhe një mundësi. Ishte e bukur, sepse kur bisedoja me të gjithçka rrotullohej rreth emrave të lojtarëve që duheshin blerë. Ai kishte një zakon, çfarë kërkonte e donte patjetër. Një ditë i thashë: “Nëse do, shko e na bli Tottin”. Më pas, për gati një muaj, me zor ia mbusha mendjen të blinte Makelelen nga Reali, pasi ai donte emra më të mëdhenj. E si përfundim, disi më vonë, erdhi dhe largimi im nga pankina londineze. Gjithsesi, tani jam i lumtur që ndodhem në një klub që më kupton dhe zbaton idetë e mia.

C. Zanetti: Nuk jemi inferior ndaj Milanit dhe Interit


Mesfushori i Juventusit, Cristiano Zanetti, shprehet mjaft optimist për arritjen e objetivit të skuadrës së tij, fitimin e skudetos. Zanetti deklaron se rruga drejt titullit do të nisë që në përballjen me Fiorentinën këtë fundjavë. Ai thotë se skuadra Juventine nuk është më poshtë se Milani apo Interi.“Nuk jemi aspak inferior ndaj Milanit dhe Interit, -deklaron Zanetti. Në klasifikimin e Juventusit mungojnë tre pikë më pak se të Interit. Nuk e kemi demostruar akoma potencialin tonë të vërtetë. Shpresoj që së shpejti të tregojmë vlerat tona më të mira”.

Jovetic: Për tri pikë ndaj bardhezinjve

Të dielën, Fiorentina do përballet me Juventusin në “Olimpico” të Torinos. E nga kjo sfidë tepër delikate, sulmuesi vjollcë kërkon tri pikët e mundshme, për të regjistruar fitoren e parë të vitit 2009 për skuadrën e Prandellit: “E dimë mirë që nuk do jetë e lehtë me Juventusin, – ka thënë Jovetic. - Përballë do të kemi një skuadër të madhe, megjithatë ne do përpiqemi në maksimum për të dalë prej andej me tri pikët. Fiorentina ka një grup të mirë lojtarësh, që mund t’ua vështirësojë jetën skuadrave të mëdha si Juve apo Milani”. I pyetur nëse i mungon shija e golit në kampionatin italian, Jovetic është përgjigjur: “Preferoj të mos e mendoj. Për momentin dua të vetëm të luaj titullar. E nëse luaj, jam i sigurt se herët a vonë do shënoj. Ndoshta mund të zhbllokohem që të dielën kundër Juventusit...”.

Luftë Inter-Juve për Arshavin

Andrei Arshavin, fantazisti 27-vjeçar i Zenitit dhe i Kombëtares ruse nuk e ka ende të qartë se cila do të jetë e ardhmja e tij, me përjashtim të faktit se tashmë aventura e tij në kampionatin rus ka përfunduar. Ditët e fundit është përfolur shumë për mbylljen e marrëveshjes ndërmjet tij dhe Arsenalit të Arsene Wenger, por agjenti i tij, në një intervistë për median italiane, përgënjeshtron zërat, duke deklaruar se e ardhmja e Arshavinit me shumë mundësi është Seria A italiane: “Andrei nuk ka firmosur asgjë konkrete me Arsenalin, pasi ofertat më serioze në drejtim të tij janë ato të Juventusit dhe Interit”

Portsmouth synon Poulsen, agjenti e do bardhezi

Mesfushori i Juventusit, Christian Poulsen, kërkohet nga Portsmouthi. Klubi anglez e dëshiron mesfushorin bardhezi në formë huazimi deri në përfundim të sezonit, duke e fiksuar çmimin e tij për ta blerë përfundimisht në 5.5 milionë euro. Kur dukej se gjithçka kishte mbaruar, Poulsen e ka refuzuar transferimin. Kjo për faktin se, nëse shkonte tek Portsmouthi, atëherë paga e tij vjetore do reduktohej në maksimum. Ndërkohë, ky lajm konfirmohet edhe nga menaxheri i lojtarit: “Christian nuk dëshiron të largohet nga Torino, – ka deklaruar agjenti i futbollistit danez, – por nëse klubi i Juventusit dëshiron ta shesë atë, atëherë ne do fillojmë të marrim në konsideratë ofertat që do vijnë. Sido që të shkojë, do të jemi ne ata që do vendosim se ku do luajë Poulsen, e jo drejtuesit e klubit bardhezi”.

“Faza e dytë, vendimtare”

Juventusi është afruar në vetëm tri pikë nga Interi, por nëse për shumë persona kjo është një surprizë, diçka e tillë nuk është për kapitenin e bardhezinjve, Aleks Del Piero: “Kampionati nuk ka qenë kurrë i mbyllur, as kur Interi ishte 12 pikë përpara nesh, aq më pak tani që jemi vetëm tri pikë larg tyre. Kemi mbyllur pozitivisht fazën e parë, por gjithsesi na pret një e dytë më e ashpër. Ndeshja e radhës ndaj Fiorentinës? Ne duhet të zbresim në fushë me objektivin për të fituar, ndërkohë që llogaritë do t’i bëjmë në fund. Cobolli nuk do t’ju shiste as për 120 milionë euro?! Jam i nderuar nga fjalët e presidentit”, shprehet Del Piero.

Ranieri: Ibra u largua nga Juventusi për para

Tekniku, kundër yllit suedez, i cili braktisi bardhezinjtë pas "Calciopolit"

Claudio Ranieri sulmon Zlatan Ibrahimovic, duke argumentuar se sulmuesi suedez u largua nga Juventusi për të përfituar më shumë para tek Interi. Drejtuesi i stolit bardhezi shprehet i bindur se në vendimin e tij, 27-vjeçari nuk u ndikua nga "Calciopoli", që detyroi "Zonjën e Vjetër" të luante një sezon në Serinë B. Ibra mbrojti për dy sezone fanellën e Juventusit, përpara se të transferohej tek Interi në vitin 2006, menjëherë pas shpërthimit të skandalit në futbollin italian. Pasi "zbarkoi" te zikaltërit, lojtari pohoi se milanezët ishin klubi i tij i preferuar që në fëmijëri dhe largimi nga Juventusi erdhi për shkak të skandalit. Por, Ranieri mendon ndryshe. "Interi është një skuadër më e fortë, pasi ata kanë më shumë lojtarë në kontingjentin e tyre. Ibrahimovic u jep atë hopin cilësor, që nevojitet për të bërë diferencën nga skuadrat e tjera. Mendoj se Ibra do të ishte larguar nga Juventusi edhe nëse ‘Calciopoli‘ nuk do të kishte ndodhur", deklaroi trajneri për "Corriere Dello Sport". "Jam i sigurt për këtë. Blerja e tij te Juventusi ishte realizuar me intuitë. Ai nuk kushtonte shumë dhe kishte rrogë të vogël. Është mjaft e thjeshtë, Zlatan është i vetëdijshëm për kualitetin e tij dhe kërkonte të përfitonte sa më shumë para". Në fundjavën e kaluar, Interi humbi 3-1 në fushën e Atalantës, duke rindezur shpresat e rivaleve (Juventusit dhe Milanit) në garën për titull. Tashmë bardhezinjtë ndodhen vetëm 3 pikë larg kryesuesve, por sinjali më i rëndësishëm ishte se zikaltërit nuk janë të pathyeshëm. Ranieri shprehet i habitur nga forma jo e mirë e kundërshtarëve: "Është e habitshme, pasi (Jose) Mourinho i kushton gjithmonë shumë vëmendje mbrojtjes. Ai është një trajner i madh dhe jam i sigurt se Interi do të rikuperojë pas këtij hapi fals, pavarësisht se unë shpresoj që kjo të mos ndodhë së afërmi". Më tej, trajneri gërsheton të kaluarën me të tashmen, edhe sepse në Champions, Juventusi do të përballet me ish-skuadrën e tij, Chelsean. "Këtu (në Torino) ndihem mirë, punoj në një ambient që di t‘i realizojë idetë e mia. Ka shumë persona që thonë se të punosh në një skuadër të madhe është e vështirë, pasi është e vështirë të menaxhosh yjet. Nuk është e vërtetë, lojtarët e mëdhenj janë të kuptueshëm. Më duket normale që në disa raste të mbeten të pakënaqur, sepse nuk luajnë, shtoi Ranieri. Në Ligën e Kampioneve kemi kundërshtar Chelsean? Keqardhja ime për eksperiencën në Londër është se më larguan edhe pse skuadra u klasifikua e dyta në kampionat dhe arritëm në gjysmëfinalet e Championsit. Mendoj se e meritoja edhe një shans tjetër. Gjithsesi, tek ajo skuadër ndihmova në rritjen e Lampard dhe Joe Cole, që ishin ende të rinj. Ardhjen e Abramovichit në krye të klubit ma komunikuan kur isha ende në makinë: i kërkova të merrte Francesco Tottin te Chelsea".

Juventus ofron Iaquintan pёr Hamsik

Mediat italiane kanё përcjellё lajmin se Juventusi planifikon tё bёjё ofertё pёr shërbimet e mesfushorit tё Napolit, Marek Hamsik. Sllovaku ёshtё njё prej lojtarёve mё tё mirё tё Napolit dhe pёr shkak tё paraqitjeve tё tij tё mira ёshtё cak i tё gjithё gjigantёve tё Serie A. Mediat italiane kanё bёrё tё ditur se Hamsik nuk do tё qëndrojё nё klub nёse nuk sigurohet pjesëmarrje nё Ligёn e Kampionёve kёtё sezon. Besohet se ish-lojtari i Brescias ёshtё i lumtur nё Napoli, por gjithçka ёshtё e mundur. Tuttosport ka shkruar se Juventusi ёshtё duke e përcjellё situatën e tё riut dhe tashmё ka përgatitur ofertё nё tё cilёn do ta përfshijё edhe sulmuesin Vincenzo Iaquinta.

Juventusi planifikon ofertё pёr Robben

Mediat italiane raportojnë se Zonja e Vjetёr ёshtё nё kёrkim tё anësorit tё Real Madridit, Arjen Robben. Corriere dello Sport shkruan se Juventusi e sheh mesfushorin holandez si njё opsion pёr tё qëndruar nё krah tё kapitenit Alessandro Del Piero. Robben do tё arrinte nё Torino si njё pasues i Pavel Nedved, i cili pritet tё luajё edhe sezonin e ardhshёm. Juve ёshtё kthyer kah Robben pasi ёshtё tmerruar nga çmimi qё ka kërkuar Bayern Munich pёr francezin Franck Ribery.

Juvja në ankth, Buffoni ka probleme me shpinën

Juventusin është në ankth për gjendjen shëndetësore të Buffonit. Nuk është me grip si shumë lojtarë të tjerë të skuadrës, por ka dhimbje në shpinë, si një vit më pare, kur u detyrua të qëndronte larg fushave të blerta për rreth dy muaj. Bufon, pas mungesës së të dielës së kaluar me Lazion, mund të mos jetë i pranishëm në radhët e Juventusit edhe për Fiorentinën. Në kampin bardhezi flitet se Bufoni vuan nga një gjendje e keqe gripale dhe për bronkit, por po bëhet edhe më e qartë se problemin e vërtetë portieri në fjalë e ka në shpinë. Në këtë pikë problemi më i madh nuk është thjesht mungesa me Fiorentinën, por mundësia e përsëritjes së sëmundjes, që mund ta mbajë Bufonin për shumë kohë jashtë loje.

Secco pranon: Na intereson Diego

Braziliani i Werderit është gjithnjë dhe më afër Juventusit dhe drejtori sportiv nuk e mohon

“Diego është një nga lojtarët që na intereson, jo i vetmi. Kjo nuk do të thotë se do ta blejmë.” Edhe me rastin e dhënies së çmimeve Oscar të futbollit italian, drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, përfshihet në temat që kanë lidhje me merkaton. Më e nxehta për momentin është ajo e superofertës të pronarit të Manchester Cityt për Kakanë, që nuk lë jashtë Juventusin, pasi në shënjestrën e sheikut duket se ka përfunduar edhe Buffoni. “Kur dhe, nëse do të na vijë një ofertë, mund të riflasim për këtë, por me ‘nëse’ nuk arrihet në asnjë vend. Më pas, nuk jemi totalisht të sigurt që bëhet fjalë për shifra kaq të mëdha,” - ka thënë drejtuesi bardhezi. Ndërsa blerja e mundshme e Diegos nuk e shqetëson aspak Sebastian Giovincon, edhe pse braziliani do të mbulonte pikërisht pozicionin e preferuar nga “milingona atomike”. “Kjo është pjesë e futbollit, mua më intereson të fitoj sa më shumë të jetë e mundur me Juventusin. Nuk do t’i kërkoja kurrë klubit të më jepte borxh. Dua të qëndroj këtu dhe të provoj shanset e mia me Del Pieron dhe Diegon,” - ka thënë talenti i ri. Ka me të vërtetë një qëndrim pozitiv lojtari bardhezi, i cili është betuar për dashuri të përjetshme ndaj Juves dhe për të luftuar Interin deri në fund. “Zikaltrit duhet të ishin shqetësuar para humbjes me Atalantën, tani kanë më shumë arsye për të na pasur frikë. E dinim që kampionati nuk ishte mbyllur akoma; ndeshjet e fundjavës e kanë vërtetuar këtë.” Giovanni Cobolli Gigli, presidenti i Juventusit, e kishte menduar diçka të tillë edhe më përpara, në lidhje me luftën për titull. Për ta shpjeguar një gjë të tillë, Koboli përdor një imazh efikas. Numri një i bardhezinjve ka thënë: “Interi mbetet një armatë e madhe me shumë lojtarë cilësorë në përbërje, por tani duket më shumë njerëzore”. Njerëzore ose jo, beteja për kampionatin ka edhe nëntëmbëdhjetë sfida për të zhvilluar.

Buffon dhe Manninger me temperaturë

Juventusi, nën alarmin e portierëve. Buffon, që ishte ndaluar nga temperatura në ndeshjen kundër Lazios, është akoma i padisponueshëm për shkak të një bronkiti. Gjithashtu, edhe Manninger është me grip, edhe pse ka mundësi të mira për t’u rikuperuar për ndeshjen e të shtunës kundër Fiorentinës. Por alarmi nuk mbaron këtu. Temperatura ka goditur edhe Tiagon dhe Mellberg, ndërsa janë akoma në dyshim Chiellini dhe Iaquinta.

“Clacipoli”, shtyhet seanca e parë

Ka zgajtur vetëm pak minuat procesi për “Calcipoli”-n, ndoshta skandali më i madh që ka tronditur botën e futbollit italian, që ka nisur dje në Napoli. Në fakt, seanca e parë gjyqësore është shtyrë për në datën 24 mars, për mungesën e lajmërimit për 18 nga 24 dëshmitarët që duhej të paraqiteshin dje. Ish-drejtuesi i Juventusit, Luciano Moggi, akuzohet nga prokurorët Beatrice dhe Narduci për veprime kriminale të finalizuara në mashtrim sportiv.

Del Piero: Kampionati, gjithmonë i hapur

Kapiteni bardhezi ka marrë numrin më të madh të vlerësimeve në mbrëmjen e çmimeve Oscar të futbollit

Ka ardhur një tjetër sfidë për kampionatin, një duel i ri. Dhe është i përhershmi Del Piero “i vjetër”. Ale 2008 dhe versioni i tij i ri (Ale 2009) janë prezent në Milano, aty ku janë dhënë çmimet Oscar të Futbollit. Ai është gjithmonë protagonist. Del Piero ka marrë numrin më të madh të çmimeve. Ka fituar Oscarin, si futbollisti më i mirë italian dhe si golashënuesi më i mirë. Gjithashtu, është vlerësuar edhe si lojtari më i dashur nga publiku: më i klikuari në internet, sepse dashuria në epokën multimediatike funksionon edhe në këtë mënyrë. Janë çmimet Oscar dhe janë prezent shumë juventinë, një sinjal që tregon se “Zonja e Vjetër” është rikthyer. Tri herë fiton Del Piero. Chiellini merr çmimin si mbrojtësi më i mirë. Por nuk mbaron me kaq: është vlerësuar edhe Buffon, si portieri më i mirë.

NUMRAT - Sfida vazhdon përpara, edhe kështu. Chiellini, përveçse ngre lart çmimin, i gëzohet edhe një suksesi tjetër të merituar. Tani mbrojtja bardhezi është më e mira e Serisë A. Nuk kemi të bëjmë thjesht me çështje numrash, ky është mendimi i mbrojtësit: “Janë mbrojtjet më të mira ato që fitojnë kampionatet, këtë e kam thënë gjithmonë. Tani duhet vetëm të vazhdojmë të punojmë. Unë kisha besim më parë dhe në këtë moment besoj akoma më shumë. Si ndihem? Tani më mirë, kam pasur disa probleme fizike, por të shtunën do të jem në dispozicion të skuadrës. Dua të jem prezent edhe unë, sepse rruga është e gjatë, të gjithë duan të fitojnë, por në fund shpresoj të jemi ne ata që do të gëzojnë. Po rikuperojmë, në tetor kemi humbur disa pikë, por tani po luajmë mirë, kemi më shumë vazhdimësi. Në këtë rrugë duhet të vazhdojmë, pastaj llogaritë do të bëhen në fund të kampionatit.” Më pas, ka folur edhe Sebastian Giovinco, i cili ishte në garë për çmimin “i riu më i mirë”. Ka fituar napoletani Hamsik, “milingona atomike” duartroket. Për kolegun, por, mbi të gjitha për kapitenin e tij. “Një ditë shpresoj të fitoj diçka si kapiteni ynë, edhe pse do të jetë e vështirë të përsërisësh një karrierë të jashtëzakonshme, si ajo e tij”. Më e mundur të luajë një ditë në vendin e tij? Giovinco buzëqesh: “Ndoshta për këtë arsye jam këtu,” - ka thënë lojtari bardhezi. Buzëqesh edhe Del Piero, dhe më pas paralajmëron: “E rëndësishme është që kjo të mos ndodhë shumë shpejt”. Del Piero ka një kontratë deri në vitin 2010; drejtori sportiv Secco shprehet se “me kampionë si Aleks, marrëdhënia është aq e fortë dhe e pastër sa, kur të vijë momenti për të folur për një rinovim, jam i bindur se të dyja palët do të jenë në një mendje”. Del Piero niset në ndjekje të Interit. Më pas, përshëndet gazetarët dhe përgjigjet. Presidenti Cobolli Gigli ka thënë se Del Piero nuk shitet as për 120 milionë. Ai falënderon: “Po, më kanë pëlqyer shumë fjalët e thëna nga presidenti im, por nuk dua të diskutoj për rastin e Kakasë”. Mendimet e kapitenit bardhezi janë përqendruar në një vend tjetër, mbi të gjitha, në luftën për titull. “Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, Lacio nuk është kundërshtar i lehtë. Kampionati ka qenë gjithmonë i hapur, tani akoma më shumë. Duhet të vazhdojmë punën tonë, llogaritë do të bëhen në fund,” - ka deklaruar Del Piero. Sfida mund të vazhdojë.