e martë, 20 janar 2009

Gigli mburret me 19-vjeçarin Ariaudo

Përballja Lazio-Juventus, përveç vlerave të mëdha që i ka dhënë në planin moral skuadrës bardhezi, do kujtohet edhe si takimi ku debutoi për herë të parë në Serinë A, mbrojtësi i talentuar 19-vjeçar Ariaudo. E padyshim, që prova e mirë e talentit të Juventusit është një motiv krenarie për presidentin Giovanni Cobolli Gigli, i cili ka thënë: “Ndaj Lazios kemi parë një Ranieri të guximshëm, që aktivizoi në fushë një 19-vjeçar. Unë dhe i gjithë klubi jemi krenarë për djemtë e talentuar që po rriten dita ditës tek Juventusi. Ariaudo ka luajtur shumë mirë dhe pa diskutim që do jetë një nga pikat tona më të forta për të ardhmen”. Më pas, vetë mbrojtësi 19-vjeçar ia ka dedikuar debutimin e tij të mirë skuadrës e në veçanti shokëve të mbrojtjes, të cilët në çdo moment e inkurajonin: “Në radhë të parë dua të falënderoj shokët e skuadrës, që në çdo moment më kanë ndihmuar. Sinqerisht që nuk e prisja një debutim kaq të mirë. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen”. E pa dyshim që e ardhmja e Juventusit tani e tutje do mbajë emrin e Ariaudos.

Nuk ka komente: