e hënë, 19 janar 2009

Ranieri: Shpresoj që City të ndryshoj objektiv

Juventusi duhet të jetë në një formë të mirë për të dalë me sukses në përballjen me Lazion, shprehet tekniku i kësaj skuadre, Claudio Ranieri. Juventinët do të luajnë këtë javë në stadiumin “Olimpico” të kryeqytetit përballë Lazios vendase. Trajneri Ranieri është i vetëdijshëm për sfidën e vështirë që e pret skuadrën e tij.“Duhet të jetë një Juventus i fortë për të dalur me sukses nga përballja me Lazion që po gëzon një formë të mirë, -deklaron Ranieri. Pres një përballje të vështirë, megjithatë jam i bindur se do të ruajmë ritmin tonë”. Juventusi nuk do të ketë të gatshëm për këtë përballje Chiellinin e dëmtuar dhe Grygeran e skualifikuar. Claudio Ranieri është shprehur edhe për ofertën e Manchester Cityt për futbollistin e Milanit, Ricardo Kaka’. “Shpresoj të mos ndodhi kalimi i Kaka'së në Angli - deklaron trajneri i Juventusit. Do të më vinte keq në qoftë se Kaka' do të linte kampionatin tonë. Më pas do të shihnim një Milan të ndryshëm pa të, por dua të them që Ancelotti është një mjeshtër i vërtetë për të zgjidhur situatat e vështira tek kjo skuadër”.

Nuk ka komente: