e mërkurë, 14 janar 2009

Juventusi i tërbuar eliminon Catanian


Një ndeshje e bukur është zhvilluar sonte në Stadio Olimpico të Torinos ndërmjet Juventusit dhe Catanias, ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë, të cilin fitoi skuadra vendase me rezultat 3-0. Zonja e Vjetër kaloi në epërsi që në minutat e para të ndeshjes (4’) me anë të mesfushorit Marco Marchionni. Gjatë gjithë pjesës së parë Bianconerët patën mundësi të shumta, por nuk arritën t’i konkretizonin rastet e tyre. Është dashur të luhet minuta e 68-të për t’u dyfishuar epërsia, ndërsa golashënues ishte i riu Sebastian Giovinco. Për ta përmbyllur më bukur këtë takim u kujdes ikona e Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero, i cili me një gjuajtje klasi shënoi golin e merituar në këtë takim. Në çerekfinale të Kupës së Italisë, bardhezinjtë do të ndeshen me Napolin.

Të dhëna rreth ndeshjes Juventus-Catania 3-0 (1-0).
Golashënues: 4’ Marchionni, 68’ Giovinco, 70’ Del Piero. JUVENTUS: Buffon; Grygera, Legrottaglie (83’ Mellberg), Ariaudo, De Ceglie; Marchionni, Sissoko (75’ Poulsen), Zanetti, Giovinco (72’ Esposito); Amauri, Del Piero. Në dispozicion: Manninger, Molinaro, Ekdal, Yago. Trajner Ranieri. CATANIA: Bizzarri; Silvestre, Sardo, Stovini, Silvestri; Biagianti, Ledesma, Tedesco (75’ Izco); Dica (75’ Sabato); Plasmati (66’ Paolucci), Martinez. Në dispozicion: Acerbis, Terlizzi, Carboni, Mascara. Trajner Zenga. Gjyqtar kryesor: Banti nga Livorno. Të ndëshkuar me karton të verdhë: 7’ st Sardo, 15’ st Ledesma, 27’ st Zanetti.

Video nga ndeshja Juventus - Catania

Nuk ka komente: