e martë, 20 janar 2009

Ariaudo: Juventus është skuadër e cila beson te të rinjtë

Mbrojtësi i talentuar i Juventusit është i lumtur për shkak të debutimit të tij në Serie A në ndeshjen me Lazion dhe thotë se bardhezinjtë janë skuadër e cila beson te të rinjtë. Zonja e Vjetër pas skandalit Calciopoli dhe kalimit në Serie B, vëmendjen e saj e përqëndroi në shkollat e të rinjve dhe krijimit të një skuadre kualitative personale sesa të harxhojë shumë të madhe të hollash për angazhim të lojtarëve te klasit botëror. Të ardhmen e Juves e udhëheq padyshim shpresa e madhe e futbollit italian, Sebastian Giovinco, por trajneri Ranieri në dispozicion ka edhe disa lotarë tjerë të cilët janë tejet të talentuar. Këtu është De Ceglie i cili këtë sezon kishte role të ndryshme dhe luante si zëvendësim per Molinaron dhe Pavel Nedvedin në anën e majtë të mbrojtjes si dhe si mesfushorë i krahut të majtë. Marchisio gjithashtu shfrytëzoi lëndimet e lojtarëve të radhëve të mesfushes dhe pati paraqitje impresive. Përkrah tyre gjasa fituan edhe Albin Ekdal, Luca Castiglia, Simone Esposito si dhe mbrojtësi Lorenzo Ariaudo. Me paraqitjen e mirë në ndeshjen me Lazion, Ariaudo tregoi se Zonja e Vjetër nuk ka nevojë të kthehet në merkato dhe në kërkim të një mbrojtësi. "Kjo është skuadër e cila u beson të rinjve, dhe atë e tregoi edhe të dielën" - tha Ariaudo pas ndeshjes në Olimpico. "Unë fitova debutimin sikurse edhe Castiglia dhe Esposito". "Mirë është të dihet se nuk do të ketë nevojë për angazhim të ndonjë mbrojtësi, falë shërbimeve të mia" - përfundoi mbrojtësi juventin.

Nuk ka komente: