e martë, 6 janar 2009

Kthehet Buffon


Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është i gatshëm të inkuadrohet në ndeshjen e sotme miqësor të cilën bardhezinjtë e zhvillojnë kundër Monacos. Buffon ka munguar tre muaj si pasojë e lëndimit, ndërsa tani është rikuperuar plotësisht dhe pritet që të inkuadrohet në takimin e sotëm miqësor, i cili do të zhvillohet para 20.000 tifozëve në stadiumin San Filippo. “Tuttosport” njofton se trajneri i Zonjës së Vjetër, Claudio Ranieri, do ta lejojë portierin italian të jetë në portë së paku një gjysmë loje, gjë që do t’i shërbejë si parapërgatitje për takimin e fundjavës kundër Sienas.

Lista e lojtarëve e të ftuar nga ana e Claudio Ranieri per ndeshjen miqësore me Monacon
: 1 Buffon, 4 Mellberg, 6 Zanetti, 7 Salihamidzic, 8 Amauri, 9 Iaquinta, 10 Del Piero, 11 Nedved, 12 Chimenti, 13 Manninger, 18 Poulsen, 19 Marchisio, 20 Giovinco, 21 Grygera, 22 Sissoko, 27 Ekdal, 28 Molinaro, 29 De Ceglie, 32 Marchionni, 33 Legrottaglie, 35 Esposito, 41 Ariaudo, 43 De Paola.

Nuk ka komente: