e martë, 6 janar 2009

“Champions ose kampionat, këtë sezon fitojmë diçka”

Mbrojtësi i Juventusit dhe përfaqësueses italiane është shumë optimist për mbarëvajtjen e sezonit të bardhezinjve. Giorgio Chiellini, i cili edhe pse nuk do të marrë pjesë në miqësoren e ditës së sotme që “Zonja e Vjetër” do të zhvillojë kundër Monacos, premton të rikthehet shpejt në fushë dhe ajo çka është më e rëndësishmja, ta mbyllë sezonin me një trofe. “Dëmtimi nuk është serioz, por në këtë fazë të sezonit është më mirë që të tregohemi kujdesshëm për të mos rrezikuar asgjë. Na presin dy muaj të vështirë përpara, por ne kemi potencialin për t’ia dalë mbanë. Fatmirësisht të gjithë kampionët tanë, si Buffon, Trezeguet, Camoranesi, Tiago, Poulsen e të tjerët po rikthehen në fushë, gjë qështon forcat e grupit tonë, por mbi të gjitha shton edhe frymën entuziaste e një vazhdim sezoni të shkëlqyer. Kampionati apo Liga e Kampioneve? Për mua s’ka asnjë rëndësi, por në fund dua ta mbyll këtë sezon me doemos me një trofe të rëndësishëm”, ka theksuar mbrojtësi juventin, Chiellini.

Nuk ka komente: