e martë, 6 janar 2009

Miqësore: Juve mposhtet nё penalti nga Monaco


Pas njё rezultati tё barabartё 1-1, Juventusi ёshtё mposhtur nё penalti nё miqësoren përballё ekipit francez Monaco, qё ishte ndeshja e parё e bianconerёve nё vitin 2009, e cila u karakterizua edhe me rikthimin e portierit Gianluigi Buffon nga lëndimit. Edhe pse Juve luajti me yjet mё tё mёdha pёrfshirё Amaurin, Nedved, Del Pieron, Legrottaglien e Sissokon, ndërsa Monako me ekipin e dytё tё mbushur me tё rinj, ishin francezёt ata qё kaluan tё parёt nё epërsi me anё tё penaltisё pas 36 minutash lojё, tё cilёn e shёnoi mesfushori Jerko Leko. Bianconerёt arritën tek barazimi vetëm nё çastet e fundit tё ndeshjes me golin e shёnuar nga zёvendёsuesi Vincenzo Iaquinta, duke çuar nё gjuajtjen e penaltive. Ai qё ia dha fitoren Monakos, ishte i riu i Juventusit Paolo De Ceglie, i cili huqi penaltinë pёr bardhezinjtё.

Të dhëna rreth ndeshjes Juventus-Monaco 1-1 (5-6)
Monaco (4-4-2): Ruffier (46' Thuram-Ullien), Modesto, Mongongou (64' Nkoulou), Adriano; Mangoni, Sagbo (64' Mollo), Leko (74' Doufau); Pokrivac, Diaz (75' Boulot); Adu (67' Germain), Gapkre (46' Bakar). Në dispozicion: Alondo, Coutois, Padovani. Trajner Ricardo.

Juventus (4-4-2) Buffon (46' Manninger, 71' Chimenti); Grygera (46' Salihamidzic), Ariaudo, Leggrotaglie, Molinaro(46' De Ceglie); Marchionni (46' Esposito), Sissoko (46' Poulsen), Marchisio (46' Zanetti), Nedved (46' Ekdal); Del Piero (46' Iaquinta), Amauri (46' Giovinco). Në dispozicion: De Paola. Trajner Ranieri.

Gjyqtar kryesor: Morganti nga Ascoli Piceno.
Të ndëshkuar me karton të verdhë: 39’ Nedved.
Golashënues: 35’ Leko (penallti), 90’ Iaquinta.
Penalltitë: Giovinco (gol), Modesto (gol), Esposito (gol), Bulot (gol), Salihamidzic (gol), Mollo (gol), De Ceglie (dështon), Adriano (gol), Legrottaglie (gol), Bakar (gol).

Video nga ndeshja Juventus - Monaco

Nuk ka komente: