Juventusi, "gjueti" në tregun gjerman
Juventusi vazhdon të studiojë tregun për përforcime cilësore dhe tashmë drejtuesit bardhezi kanë filluar "gjuetinë" në Bundesligë. Pas refuzimit nga Fiorentina të ofertës për mbrojtësin 22-vjeçar Manuel Da Costa dhe interesimit për Michael Owen, "Zonja e Vjetër" po i kushton më shumë vëmendje ligës elitare në Gjermani. Objektivi kryesor mbetet braziliani i Werder Bremenit, Diego, por së fundmi Juve po lëviz edhe për Lukas Podolskin. Objektiv tjetër është edhe 19-vjeçari i Kolnit, Kevin Pezzoni. Mbrojtësi është nën kontratë deri në vitin 2011, por bardhezinjtë po mendojnë të bëjnë ofertë zyrtare në janar ose në merkaton e verës. Ranieri e vlerëson potencialin e gjermanit shtatlartë me origjinë italiane.
Nuk ka komente:
Posto një koment