e hënë, 5 janar 2009

Buffon: Nëse Interi bie, Juvja është gati

Numri një i bardhezinjve beson akoma se ekipi i tij mund të fitojë kampionatin dhe Championsin

“Temperatura të përshtatshme për të mos u plakur.” Termometri tregon disa gradë nën zero. Gigi Buffon, i mbuluar dhe i veshur trashë nga koka te këmbët, duket më shumë si një alpinist se sa portier futbolli. “Bëj përjashtim, si Bufon nuk ka të tjerë,” - do të thotë më pas, në përfundim të ndeshjes stërvitore, e para pas tre mujash të kaluar, duke u kuruar. Portierët që kanë lënë gjurmë, që kanë lënë në hije sulmues dhe fantazistë të klasit botëror, numërohen me gishtat e dorës nga Lev Jashin te Dino Zof. Gigi nuk qëndron mbrapa, por tre muajt e fundit me mungesa e numrit një në botë nuk është ndier. Alex Manningeri, me më pak vëmendje mediatike, ka mbrojtur mësë miri portën bardhezi: 13 ndeshje si titullar, një gol i pësuar në 4 ndeshjet e Championsit kundër Realit të Madridit, Zenitit dhe Bate Borisovit, mbrojtja e dytë pas Interit me 13 gola të pësuar (midis të cilëve, 3 nga Buffon në 4 ndeshje). Një siguri portieri austriak, i vlerësuar nga vetë shoku i tij i skuadrës, që ka vendosur ta përshpejtojë kohën e rikthimit në fushën e lojës. “Do të luaj një pjesë në miqësoren e Mesinës, më pas në Kupën e Italisë. Në kampionat kundër Sienës besoj se do t’i takoj sërish Alexit të jetë në portë,” - ka thënë Buffon.
PREMIER LEAGUE ME PRIT! - Muajt e kaluar larg fushave të futbollit, SuperGigi ka ndjekur si spektator kampionatin italian dhe jo vetëm, por gjithmonë i tërhequr nga mbyllja e karrierës në Angli, ndoshta te Manchesteri. “Tri vite më parë do të më kishte pëlqyer, ta them tani tingëllon keq, do të ishte një ftesë e parrezistueshme për mediet. Nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete, janë shifra që s’kanë lidhje me realitetin, vetëm sheikët mund të shpenzojnë kaq shumë para. Më pas duhet të ndjekim Interin, kemi një Champions për të fituar, imagjinoj kaosin mediatik. Nga sa kam parë, mund të luaj akoma për një kohë të gjatë, deri në 35 vjeç, mbase edhe më shumë, derisa të ndihem akoma Buffon.”
ASNJE TRASHEGIMTAR - Me qëndrimin e gjatë jashtë ekipit dhe ndeshjeve, kanë ardhur intervistat e shumta për të reklamuar autobiografinë e nxjerrë në treg kohët e fundit. “Konsiderohem lojtar i rëndësishëm, i aftë ta kthej një barazim në fitore, ose që i dhuron skuadrës ndonjë pikë. Shpresojmë të fitojmë diçka me rikthimin tim, të Trezeguet dhe Camoranesit. Por Buffoni i ri nuk ekziston. Në Itali ka disa portierë premtues, si Fiorillo, Curci, Marcheti, Amelia që e ka marrë veten pas një periudhe negative, por në Koverçiano portierëve 18-vjeçarë u kam thënë se secili duhet të jetë vetvetja, Buffoni nuk është rregulli, por përjashtimi. Më pas, në futboll asgjë nuk është e sigurt. Juventusi edhe pa mua i ka fituar pothuajse të gjitha ndeshjet.”
INTERI, SI BRAZILI - “Thonë se është normale që Mourinho ta fitojë titullin, por nuk është asnjëherë e lehtë të rifitosh kur je i ngopur, me një ekip që i ka fituar dy kampionatet e fundit. Ndërrimi i trajnerit e ka motivuar më shumë grupin. Interi ka një organikë më superiore, por mund të gabojë, duhet të jemi të aftë të përfitojmë në momentin e duhur. Në futboll jo gjithmonë fiton më i forti, përndryshe, Brazili do të kishte fituar 30 herë kampionatin e botës, ndërsa ka vetëm një më shumë se Italia,” - është shprehur portieri juventin. Por Interi ka Ibrën, “përjashtimi” i zikaltërve. “Nuk është vetëm ai midis interistëve, edhe pse në momentet e vështira Zlatan di ta shpëtojë skuadrën, por ne jemi më të bashkuar. Juventusi mund të mposhtë këdo dhe në Champions mund të shkojmë deri në fund. Për karakteristikat që kemi dhe, nëse Interi vazhdon kështu siç e ka nisur, është më e lehtë për ne të përqendrohemi më shumë te Champions Liga. Jemi si Interi i disa viteve më parë, nuk na mungon asgjë, na mungon vetëm fitorja që entuziazmon grupin, lojtarët zikaltër pa Ibrahimovicin janë pak a shumë të njëjtët me periudhën kur fitonim ne.” Më pas, vjen tema “Amauri” dhe zgjedhja midis kombëtares italaine apo asaj braziliane. “Duhet të zgjedhë më të mirën për jetën e tij si njeri, dhe jo si futbollist. Duhet të jetë në paqe me ndërgjegjen e tij, pasi ta ketë bërë këtë zgjedhje,” - ka përfunduar Gigi Buffon.

Nuk ka komente: