e enjte, 8 janar 2009

“Titullar në sfidën ndaj Sienës, të presim...”

Gigi Buffon nuk është i kënaqur me paraqitjen që ka bërë skuadra e tij në ndeshjen e parë të këtij viti kundër Monacos. Portieri bardhezi, i cili është rikthyer në fushë pas tre muajve pushim për shkak të një dëmtimi të pësuar në këmbë, e komenton pa entuziazëm paraqitjen në Monaco: “Duke pasur parasysh që kam qenë i larguar për shumë kohë, edhe këto ndeshje miqësore më ndihmojnë për të rifituar ritmin, – pranon Buffon. – Nuk kam pasur shumë gjëra për të bërë. Shpresoja të bëja disa pritje më shumë, por edhe kështu mendoj se kam qenë mirë. Jam shumë i kënaqur që do të vazhdoj rikuperimin. A do të jem në fushë kundër Sienës? Të shohim, tani jam mirë. Por gjithsesi duhet ta bisedojmë me trajnerin dhe pastaj të vendosim së bashku se çfarë do të bëjmë”.

Nuk ka komente: