e enjte, 8 janar 2009
Camoranesi: Juve dëshiron Ligën e Kampionëve
Anësori i Juventusit, Mauro Camoranesi, shpreson se skuadra e tij do ta tejkalojë Interin në Serie A, mirëpo thekson se objektivi kryesor i Zonjës së Vjetër mbetet Liga e Kampionëve. “Të dyja skuadrat milaneze janë konsideruar favorite kryesore për titull në fillim të sezonit. Mirëpo gjithçka ndryshoi në përballjet tona direkte, njërën e humbëm tjetrën e fituam... Për këtë arsye gara për Scudetto është ende e hapur, ndërsa Juve do të vendos vetë nëse do ta fitojë”. “Megjithatë, finalja në Romë është objektivi ynë kryesor. Por ne duhet të ndeshemi me skuadrën e Chelseat, e cila ka lojtarë shumë kualitativë, të cilët do të luftojnë me çdo kusht që ta fitojnë trofeun, pasi nuk e kanë arritur këtë, pavarësisht se janë konsideruar favoritë kryesore vitet e fundit”, ka thënë Camoranesi për “Tuttosport”.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment