“Një rikthim te Juventusi? Kurrë mos thuaj kurrë”
“Nëse do rikthehesha tek Juventusi? Kam qëndruar në atë skuadër për dhjetë vjet. Kur punohet kaq gjatë në një ambient, respekti e harmonia ndërmjet lojtarëve dhe klubit do të ekzistojnë gjithmonë, kështu që si mund të përjashtosh një mundësi të tillë?”. Ky është mendimi i Marcello Lippit, trajnerit të përfaqësueses së Italisë, në një intervistë të dhënë për mediat italiane. Një tjetër temë e prekur nga tekniku është Jose Mourinho, kolegu i tij portugez që drejton Interin: “Kam një simpati të madhe për të. Përveçse një trajner i përgatitur, është edhe komunikues i jashtëzakonshëm. Mjafton të mendosh që flet plot pesë gjuhë të huaja, për të kuptuar pasionin që ai ndjen ndaj këtij sporti, duke theksuar këtu edhe personalitetin e hekurt”.
Nuk ka komente:
Posto një koment