e enjte, 8 janar 2009

Trezeguet nuk do të transferohet te Manchester City

Pronarët e Manchester City dëshirojnë të blejnë disa superyje këtë muaj, mirëpo ata e kanë të vështirë t’i joshin lojtarët kryesorë të cilët i kanë në shënjestër. Së fundmi ata janë refuzuar nga sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, i cili nuk është i interesuar të largohet nga Bianconerët për të veshur fanellën e Cityt “David është duke e përmirësuar dukshëm kondicionin dhe ai dëshiron të qëndrojë te Juventusi, për t’i ndihmuar skuadrës në Kampionatin italian dhe në Ligën e Kampionëve”, “Dikur më vonë ndoshta ai do të luajë në Angli, por tani për tani qëllimi i tij është të kthehet në fushë dhe të luajë për Juventusin”, ka thënë një burim pranë Juves për “The Daily Mail”.

Nuk ka komente: