e martë, 6 janar 2009

Manchester City përgatit 20 milion euro për Trezeguet


Manchester City ka të gatshme një ofertë prej 20 milion eurosh për të marrë në Angli francezin e Juventusit, David Trezeguet. Sipas sport.co.uk, francezi është alternativa e tretë për klubin e arabëve, pasi primare është marrja e Roque Santa Cruzit ose e Lukas Podolskit. Nëse nuk do të arrihet një marrëveshje me ta, atëherë Manchester City do të bëjë edhe kërkesën zyrtare tek bardhezinjtë e Juventusit. Mark Hughes, trajneri i Manchester Cityt, kërkon të marrë paraguajanin e Blackburnit ose yllin e futbollit francez. Trezeguet është juventini i dytë, pas Buffonit, që mendohet se do të zbarkojë tek skuadra e marrë në pronësi nga grupi i Abu Dhabit.

Nuk ka komente: