Fantazisti brazilian i Werderit shpreh dëshirën për t’u transferuar në Itali: Seria A më pëlqen
Në periferi të Bremes ndodhet një vilë dykatëshe me mure të bardha dhe me një çati të bukur. Në oborr bie menjëherë në sy një makinë “Aston Martin” e futbollistit, një “Smart”, një “BMW” kabrio dhe një “Wolksvagen Tuareg” e bardhë, si dëbora ashtu si shtëpia. Të gjitha këto makina janë të brazilianit Diego, por ora është 14.15 dhe dreka për t’i thënë njëri-tjetrit mirupafshim (në Torino) sapo ka mbaruar. “Do të rishihemi!”; shtrëngim duarsh dhe ndahen. Miqtë kanë lënë shtëpinë e futbollistit. Në një makinë “Mercedes” kanë hipur Alessio Secco, drejtori sportiv i Juventusit, krahu i tij i djathtë, Renzo Castagnini, agjenti Giacomo Petralito dhe avokati i tij Luca Albano.
- Diego, atëherë gjithçka është mbyllur me Juventusin?
- Le të themi se jemi shumë afër, mungon vetëm një hap i vogël. Këtë gjë ia kam thënë edhe drejtorit Seko, unë kam dëshirë të luaj me Juventusin.
- Por Werderi duhet të zhvillojë edhe tri ndeshje në Bundesligë, një finale të Kupës UEFA dhe një finale të Kupës së Gjermanisë…
- Pikërisht dhe unë të shtunën (sot) dua të jem në fushë. Kam pasur një shqetësim të vogël muskular në kofshën e majtë. Por tani ndihem më mirë. Në finalen e Kupës UEFA nuk luaj dot, sepse jam i skualifikuar, por do të jem për atë të Kupës së Gjermanisë.
- Dhe pas Kupës së Konfederatave, që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut, do të mund të bashkoheni me shokët e Juventusit në stërvitje…
- Të shohim…
- Akoma? Por çfarë ka për të parë?
- Nëse do të grumbullohem nga trajneri i kombëtares braziliane. Dhe kam një parandjenjë të mirë.
- Eshtë e vërtetë se keni ëndërruar gjithmonë të luani në kampionatin italian?
- Po, është e vërtetë.
- Pse?
- Sepse besoj se Seria A është kampionati më i bukur dhe më i vështirë. Sepse Juventusi më ka bërë të kuptoj se ka shumë besim tek unë për të ardhmen. Dhe në fund, sepse në Itali ka kampionë të jashtëzakonshëm.
- Po në Itali një humbje përjetohet si një tragjedi? A e keni menduar faktin se do të keni më shumë presione se në Bundesligë?
- Po, por jam mësuar. Luaj me kombëtaren braziliane që kur kam qenë 19 vjeç. Kam fituar kampionatin me ekipin e Santosit në moshën 17-vjeçare. Edhe në Brazil çdo humbje përjetohet si një tragjedi.
- Doni të bëheni numri një?
- Këtë e kam dashur gjithmonë, por gjërat duhen bërë me qetësi. Gjithçka duhet bërë hap pas hapi, pa u nxituar, nëse nuk do të gabohesh. Të paktën unë e mendoj në këtë mënyrë.
- Kjo e juaja është një histori prej numri 10…
- Ky është numri që mbaj unë.
- Tek Juventusi kanë luajtur shumë kampionë si Platini, Zidane dhe tani Del Piero. Kur ishit fëmijë kujt ëndërronit t’i ngjanit?
- Zidane, ka qenë gjithmonë modeli im, e ndiqja nga televizori. Ai është një kampion francez që ka këmbët e një braziliani.
e shtunë, 16 maj 2009
Giovanni Cobolli Gigli: E ardhmja e Del Pieros është bardhezi
Presidenti konfirmon blerjen e Diegos dhe mohon problemet për kapitenin: Do t’ia rinovojmë kontratën
Numri një i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, i ka siguruar të gjithë juventinët lidhur me marrëveshjen e arritur me Diegon. “Shpresojmë të hedhim firmat në fillim të muajit qershor. Gjithsesi, kemi të bëjmë vetëm me një formalitet”. Më pas, për të ardhmen e Ranierit: “Në mbledhjen e këshillit administratitv të klubit, që është zhvilluar të martën e kaluar, shumica e të pranishmëve e kanë vlerësuar punën e bërë nga tekniku”.
BLERJA E DIEGOS - “Lajmet që vijnë nga lojtari tregojnë se marrëveshja e nisur dhe e çuar përpara nga Blanc dhe Secco ka qenë e suksesshme. Diego, sigurisht, është një kampion i madh, është një lojtar i ri me klas të lartë dhe normalisht ardhja e tij tek Juventusi do të kërkojë një rishikim ose ndryshim të skemës së skuadrës. Ranieri është përgatitur për këtë, kështu që është gati të përballet me një ndryshim të tillë që është mëse i sigurt se do të ndodhë. Unë e kam parë të luajë, dhe mendoj se është një lojtar që mund t’i japë diçka më shumë Juventusit përkrah kampionëve tanë”.
E ARDHMJA E RANIERIT - “Ne kemi parë një ndeshje shumë të bukur kundër Milanit. Padyshim ka qenë meritë e lojtarëve, por mbi të gjitha e Ranierit. Kemi thënë se duam të vazhdojmë kështu deri në fundin e këtij kampionati, duke u përpjekur të marrim nëntë pikë në tri ndeshjet e fundit, që ndoshta mund të bëjnë që ta mbyllim këtë sezon në vendin e dytë e pastaj do të bëjmë vlerësimet tona. Në mbledhjen e gjatë që kemi zhvilluar tre ditë më parë shumica e të pranishmëve janë shprehur në favor të punës së zhvilluar nga Ranieri, këtë vit. Zhgënjimi, e kam thënë gjithmonë dhe është e kotë ta përsëris, ka të bëjë me eleminimin nga Kupa e Italisë”, ka thënë Gigli.
RINOVIMI I DEL PIEROS - “Buxheti ynë që nuk ka mbaruar me blerjen e Diegos, menaxhohet me kujdes dhe zgjuarsi të madhe. Dhe nuk ekziston asnjë problem për rinovimin e kontratës me Alex Del Pieron, që është simboli i Juves, dhe vitin e ardhshëm besoj se do të bëjë gjithçka është e mundur për të qenë i pranishëm me kombëtaren italiane në Botërorin e Afrikës së Jugut.
Kështu që pres një tjetër sezon të shkëlqyer nga Del Piero, i cili është një lojtar me klas dhe karakter të madh. Dhe vitin e ardhshëm do të diskutojmë edhe për të ardhmen e tij. Siç e dini kontrata e Del Pieros skadon në fund të sezonit të ardhshëm”, ka përfunduar presidenti i Juves.

Juventusi mund të konfirmojë Ranierin
Një seancë stërvitore e qetë, pa çuar zërin dhe pa i rënë bilbilit. Pas zhvillimit të mbledhjes së këshillit administrativ të klubit, ku puna Ranierit është vlerësuar pozitivisht, ai është dukur i qetë. Si gjithmonë. Kështu, pas një pasditeje të kaluar me diskutime drejtuesit e Juventusit kanë ndryshuar mendim për Ranierin. “Të shohim se si do të paraqitet skuadra në tre ndeshjet e fundit dhe më pas do të vlerësojmë se çfarë do të bëjmë”, ka thënë Cobolli Gigli të martën në mbrëmje. Një nga arsyet për këtë vlerësim është edhe viti më shumë që ka në kontratën aktuale Ranieri, pasi Juventusi nuk ka ndërmend të paguajë dy trajnerë.
Zeniti rikthehet, Iaquinta mendohet
Iaquinta dhe Zeniti i St Petersburg janë sërish afër. Edhe gjatë merkatos së dimrit sulmuesi juventin ka qenë një hap larg transferimit në Rusi dhe, tani, pak javë para hapjes së merkatos së verës flitet se ekipi rus do të rihidhet në sulm për lojtarin siçilian. Në muajin janar, oferta që drejtuesit e Zenitit i kanë bërë Juventusit ishte e përafërt me dhjetë milion euro. Ky propozim e kishte vënë para një udhëkryqi sulmuesin dhe Juventusin. Nga njëra anë Iaquinta, i mbyllur nga Del Piero dhe Amauri me dëshirën e madhe për të luajtur dhe për të fituar një vend në komëtaren italiane, dukej i tunduar nga idea për t’u transferuar dhe nga ana tjetër vetë Juventusi dukej i tunduar nga mundësia për të mbushur arkat e klubit, duke shitur një sulmues me vlerë, por jo thelbësor për skuadrën bardhezi.
Sekuestrohet vila e Fabio Cannavaros
Probleme në horizont për mbrojtësin e Realit të Madridit dhe të kombëtares italiane, Fabio Cannavaro, i cilin sezonin e ardhshëm do të rikthehet në Itali për të riveshur fanellën e Juventusit, prej ku është larguar dy vjet më parë për në kampionatin spanjoll pas skandalit “Calciopoli”. Kështu, mësohet se vila e lojtarit në Posilipo (një nga lagjet e Napolit) është sekuestruar nga policia. Arsyet që kanë shtyrë prokurorin napoletan Giuseppe Novielo për të marrë këtë masë kanë qenë disa parregullsi që janë parë në punimet që janë zhvilluar kohët e fundit në banesën e Fabio Cannavaros, të cilat kanë të bëjnë me një mur, një rrethim dhe një pishinë. Lojtari, i cili dyshohet për ndërtim pa leje, tashmë ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Napolit bashkë me katër persona të tjerë.
Diego për Juventusin, zgjidhje apo zhgënjim?!
Ylli brazilian i Werder Bremenit, Diego, thonë se ka nënshkruar, por nga kampi bardhezi nuk ka ende publikime zyrtare. Personalisht, pyes nëse ky është një veprim i mirë, apo i keq për “Zonjën e Vjetër”? Duke iu përmbajtur faktit se konfirmim zyrtar ende nuk ka, po gjykojmë nisur nga fjalët e Alessio Seccos, se në futbollin e sotëm, pa u hedhur firma në kontratë, kurrë nuk duhen llogaritur “pulat e huaja” si të tuat. Megjithatë, duket se me shumë gjasa, Diego‑Juventus, ky transferimin i kthyer në sagë, ka mbërritur në metrat e fundit. Që ka një destinacion: qytetin e Torinos, skuadrën e Juventusit. Përfaqësuesi i lojtarit të werder Bremenit, Giacomo Petralito, konfirmoi të mërkurën se “përfaqësuesit e të tri palëve të përfshira në këtë transferim, Werderi, Juventus dhe menaxheri i Diegos, tashmë kanë vënë nënshkrimet e tyre në kontratë.” Ky lajm, që e bën të prekshëm transferimin e brazilianit në Torino, ka qenë i mirëpritur nga shumica e tifozëve të Juventusit, të cilët kanë qenë të etur, të stërlutur karshi drejtuesve të klubit, për një emër mesfushori të këtij kalibri, të cilin nuk kanë pasur fatin ta shohin në gjirin e skuadrës së tyre qysh kur lanë Serinë A, si rezultat i “Calciopolit”. Por, në kësi lëvizjesh, nisur edhe nga raste të freskëta të skuadrave të tjera italiane, natyrshëm lind pikëpyetja: A është braziliani, njeriu që do të sjellë lavdinë e munguar vitet e fundit në qytetin e Torinos, në një prej skuadrave simbol në Itali, Juventus? Gjëja e parë që mund të them rreth Diegos është se, në mënyrë që ai të ketë sukses, mjedisi dhe përcaktimet rreth tij duhet të jenë të përkryera. Mbërritja e 24‑vjeçarit te Juventusi krijon një tjetër dilemë të aspektit taktik: trajneri bardhezi do të luajë me një skemë 4‑4‑2, apo 4‑3‑3? Në secilin prej këtyre sistemeve, Diego është i destinuar të rezultojë një dështim i plotfuqishëm. Prandaj, ne mund të nxjerrim përfundimin se, menjëherë pas mbylljes së këtij ediconi, Claudio Ranieri do të ikë. Sepse, ai nuk mund dhe nuk është përkulur para asgjëje tjetër, në funksion të bindjes së tij taktike, të skemës 4‑4‑2. Si pasojë e kësaj bindjeje të Ranierit, ka një histori persektuese të fantazistit Sebastian Giovinco. E njëjta gjë mund të thuhet edhe nëse ikën Ranieri dhe zëvendësohet nga Cesare Prandelli apo Gian Piero Gasperini, siç po përflitet kohët e fundit. Edhe këta dy trajnerët e fundit, të cilët punojnë me sistemin 4‑3‑3, lehtësisht e verifikueshme kjo në formacionet e Fiorentinës dhe Genoas, respektivisht. Logjikisht, përdorja e një skeme, që do t’i shkonte për shtat lojës së Diegos, aktivizimit të tij si lojtar kryesor, mund të bëhej vetëm nga trajneri aktual i Romës, Luciano Spalletti. Ky i fundit ka punuar me lojtarë si Francesco Totti, me Mirko Vucinic, Jeremy Menez. Pra, është një takticient i mirë për të marrë nga Diego maksimumin e mundshëm të brazilianit. Që të japë 100-përqindëshin e tij te bardhezinjtë, Diego duhet të luajë në një sistem loje 4‑3‑1‑2, ose 4‑2‑3‑1. Shumë ekspertë argumentojnë se ekipi i ri i Juventusit duhet të ndërtohet rreth Diegos, nëse do të shndritë si më parë. Kjo mund të rezultojë e vërtetë, deri në njëfarë mase, por gjëja më e rëndësishme është se ish‑lojtari i Santosit, a do të arrijë të ingranohet shpejt te Juventusi, në një ekip që luan ndryshe nga Werderi. Askush nuk e ka mohuar faktin se Diego është gjithmonë gati t’i përmbushë kërkesat e Juventusit, të kontrollojë e të luajë topin, duke diktuar edhe ritmin në mesfushën bardhezi, por nuk ka arsye pse ai nuk mund të bashkëjetojë me një si Giovinco. Braziliani duhet të jetë një lojtar kyç i Juventusit të ri… Pse i tillë dhe jo vetëm “një nga lojtarët e tjerë cilësorë të ekipit”? Atij mund dhe duhet t’i jepet “patenta” kreative e skuadrës, por kurrsesi jo të pritet për të vënë në funksion të Diegos një sistem taktik të ngurtë të Juves. Për këtë fakt, ja një arsye tjetër përse Ranieri është njeriu i gabuar për ta drejtuar Juven edhe edicionin e ardhshëm, ndërsa Spalletti, mundësisht është njeriu i drejtë në këtë post. Stilit të ngadaltë dhe ritmit të kohës në Seria A duhet t’i përshtatet Diego, jo një skuadër e tërë lojtarit në fjalë. Ai nuk është aspak një “lojtar-rrufe”, por ama ka veti shpërthyese në momentet e shpejtësisë. Kjo aftësi duhet menaxhuar me kujdes, në funksion të grupit, të skuadrës. Diego, në qoftë se arrin të përcjellë në një ekip si Juventusi kontrollin dhe posedimin e topit, ruajtjen e ritmit, do të jetë dominues, do të jetë mirë. “Zonja e Vjetër” ka disa kohë që e vajton mungesën e një mesfushori krijues, por tani, me sa duket, e ka gjetur përsëri. Shpresohet te Diego. Tek ai beson edhe Gianluca Vialli, një ish-lider i Juventusit më 1996, i cili theksoi të hënën: “Diego është si një burrë shteti për një ekip të madh si Juventusi, por i vetëm nuk do të jetë i mjaftueshëm. Me qëllim që të kthehet në lavdinë e saj të madhe, skuadra bardhezi duhet të mendojë edhe për forcimin e departamenteve të tjera.” Natyrisht, Vialli i referohej edhe mbrojtjes. Prapavija bardhezi, thjesht nuk është e mirë sa duhet, edhe pse me ardhjen e Fabio Cannavaros do të shtojë “çelikun” dhe përvojën në qendër. Nëse Cristian Molinaro, Zdenek Grygera dhe Olof Mellberg janë ende zgjedhje të para në sezonin e ardhshëm, atëherë Juventusi nuk do të fitojë asgjë. Së paku, një klasë më e lartë lojtarësh, jo vetëm në këtë repart, është e nevojshme për të shpresuar dhe besuar te Juventusi i ri, bashkë me Diegon në gjirin e tij. Ky i fundit, në asnjë mënyrë nuk është i garantuar për të qenë një “hit” në Itali, në qoftë se Juventusi nuk punon fort në tregun e verës. S’është e thënë vetëm të blejë, sepse bardhezinjtë kanë mrekullisht në dorë një lojtar të talentuar, si Giovinco. Mesfushorët-sulmues si ai janë një fenomen i pazakonshëm në Itali. Juventusi do të jetë duke shpresuar se Diego për të do të jetë një Michel Platini ose Zinedine Zidane, por kurrsesi një Gaizka Mendieta ose Ricardo Quaresma në Serinë A.
Dorëzohet Bajerni. Diego: Jam i Juventusit
Fantazisti brazilian dhe babai i tij menaxher pohojnë se kanë mbetur vetëm disa detaje për kalimin në Torino
Humb kuotë hipoteza Bayern Munchenit për Diego Ribas da Cunha. Futbollisti brazilian i Werder Bremenit deklaron se për momentin nuk ka nënshkruar akoma një kontratë, megjithatë, sipas tij marrëveshja me Juventusin është arritur: “Unë kam sistemuar gjithçka me Juventusin, - pranon fantazisti 24-vjeçar. Nëse dy klubet kanë rënë dakord, mund të them se vitin e ardhshëm mund të luaj në Torino me Juven”. Kësisoj, zërat relativë që e shihnin te Bayern (M) humbasin kuotë, por lojtari që tashmë e ka mbyllur sezonin me Werderin para kohe për shkak të një dëmtimi, shton: “Nëse Werderi më thotë se është një ofertë nga Bayerni dhe që ia vlen ta dëgjoj, do ta bëj një gjë të tillë”. Ndërkohë Djair da Cunha, babai-menaxher i futbollistit të talentuar, ka përgënjeshtruar kategorikisht ekzistencën e bisedimeve me klubin bavarez, duke bërë kështu një hap prapa nga zërat që qarkullonin dy ditë më parë në shtyp. Rreziku për të mos pësuar ndonjë dënim për një kontratë të dyfishtë të nënshkruar me Juventusin dhe Bayernin Munchenin, e ka detyruar menjëherë babain e Diegos të tërhiqet në hapat e tij, i cili kishte nënshkruar një marrëveshje me klubin e Beckenbauerit, ndërsa Werderi dhe menaxheri tjetër i brazilianit (është italian), nënshkruanin me bardhezinjtë. Sapo e kanë mësuar këtë gjë, drejtuesit bardhezinj kanë reaguar menjëherë, duke konfirmuar që do t’i shkonin deri në fund kësaj gjëje dhe kaq duket se ka mjaftuar për të mbyllur shumë shpejt atë që mund të shndërrohej në intrigë merkatoje me afate të gjata. “Unë jam përfaqësuesi zyrtar i Diegos, - tha Djair da Cunha. Me Bayernin nuk kemi asnjë kontratë”. Një kthim prapa i vendosur e i papritur, që shton detajet e reja për kalimin te Juvja: “Mungojnë vetëm disa hollësi të vogla dhe mendoj që maksimumi në katër ditë do ta zgjidhm çështjen, që po ecën para prej 20-të ditësh. Kemi tri palë të përfshira: Werderin, Juventusin e Diegon, që do të përfitojë një përqindje mbi shitjen. Jam optimist që transferimi do të jetë shumë pozitiv për Diegon”, - përfundoi babai-menaxher i brazilianit.
Aleat i Ranierit është vetëm bilanci
Këshilli Administrativ i Juventusit në mënyrë thelbësore ka thënë një gjë të vetme: arkat e klubit gëzojnë shëndet të plotë. Për sa i takon pjesës tjetër, e ardhmja sportive është akoma e pasigurt. Para së gjithash, drejtimi teknik i skuadrës. Mungon vetëm miratimi për zëvendësin e mundshëm të Claudio Ranierit (nuk është vendosur akoma nëse do të synohet te Conte, Spalletti e Gasperini) dhe “rreziku”, është që për të mos prekur bilancet aktuale, të vazhdohet me rikonfirmimin e trajnerit aktual. Pra, klubi bardhezi, gjithnjë e më shumë një ndërmarrje dhe gjithnjë e më shumë një klub pak sportiv, nuk ka ndër mend të harxhojë parà. Sepse Diego do të vijë dhe nuk është e sigurt nëse është i vetmi në merkato, ndaj qëllimi është ai për të bërë disa blerje të tjera, përveç Cannavaros. Dhe është kjo një nga pikat kryesore në favor të Ranierit. Nëse është e vërtetë që finalja e sezonit mund të jetë vendimtare, është po aq e vërtetë që trajneri roman ka akoma edhe një vit kontratë dhe nëse e mbyll aventurën bardhezi para kohe, do të thotë që duhet të paguajë një rrogë më shumë ose një dëmshpërblim jo të vogël. Pa harruar që skuadra ka treguar në fushë se është në krah të tij. Me përjashtim të barazimeve, Juvja nuk është çoroditur asnjëherë (siç tregojnë humbjet e pësuara asnjëherë me më shumë se një gol disavantazh), madje edhe marrëdhëniet personale me klubin janë akoma të mira.
Bari konfirmon Conten me kushte…
Presidenti i Barit Vincenxo Matarrese ka konfirmuar trajnerin Antonio Conte dhe drejtorin sportiv Giorgio Perinetti edhe për sezonin e ardhshëm, duke saktësuar që trajneri mund të largohet vetëm në rast se e thërret Juventusi: “Perinetti e Conte nuk lëvizin nga Bari. Ua kam komunikuar të dyve kënaqësinë e madhe për kampionatin e shkëlqyer të zhvilluar dhe për kënaqësinë që skuadra ka marrë nga tifozeria jonë e mrekullueshme. Pikërisht në respekt të tifozëve, të dy do të qëndrojnë te Bari për të vazhduar projektin e nisur. Do ta lija të lirë Conten vetëm nëse i vjen një ofertë për të drejtuar Juventusin. Në atë rast do të isha shumë i lumtur nëse ia krijoj kushtet, sepse Conte do ta vazhdonte karrierën në një klub të madh”.
Juvja, trajneri i ardhshëm është Gasperini
Drejtuesit e klubit bardhezi janë pranë vendimit të madh për të zëvendësuar “të dështuarin” Ranieri
Për Ranierin çështja është shtyrë, do ta vlerësojmë në fund të sezonit”. Fjalët e fundit të administratorit të deleguar të Juventusit Jean-Claude Blanc, i përkasin që tani së kaluarës. E ardhmja në shtëpinë bardhezi, po shkruhet në orët e fundit. Nga mbledhja që do të dalë ndoshta që sot nga Këshilli Administrativ i klubit, do të dalë edhe emri i trajnerit të ardhshëm. Me ndonjë përjashtim apo surprizë nuk do të jetë më Ranieri. Në vend të tij duhet të vijë Gian Piero Gasperini nga Genoa. Megjithatë reziston edhe kandidatura e Luciano Spallettit, i parapëlqyeri i John Elkannit. Për momentin duket se është sfumuar hipoteza “Conte”, pavarësisht se trajneri i Barit u vetëkandidua. I konsideruar akoma pa përvojë, ish-kapiteni i Juventusit të Marcello Lippit duhet të presë. Zgjedhja pra duhet të bjerë te njëri mes Gasperinit apo Spallettit, me teknikun gjenovez favorit. Ndërkohë, pas Cannavaros dhe Diegos vazhdohet të punohet për të përforcuar organikën për t’ia lënë të gatshëm trajnerit të ardhshëm. Dossena i Liverpoolit, është gjithnjë e më afër dhe mund të jetë anësori i majtë i mbrojtjes titullare të sezonit të ardhshëm, por dyshja drejtuese Secco-Blanc është nën një trysni të fortë edhe për Lavezzin. Argjentinasi i Napolit është në konkurrencë me Quagliarellan për rolin e anësorit të majtë, të dy do të ishin të përshtatshëm si për Gasperinin ashtu edhe për Spallettin. Për momentin, këto janë aktorët e vërtetë të filmit bardhezi. Sidoqoftë, Gasperini shihet si pasardhësi i mundshëm i Ranierit, pasi tekniku aktual i kuqebluve, ka qenë në të shkuarën trajneri i të rinjve të skuadrës bardhezi, duke nxjerrë shumë talente nga ajo periudhë si Palladino apo Paro, që nuk luajnë më me “Zonjën”. Por tifozëve, lëvizjet e drejtuesve të klubit vazhdojnë të mos u pëlqejnë. Ata kanë dashur ta manifestojnë këtë edhe dje para selisë së klubit juventin, ku pak para se të fillonte mbledhja e Këshillit Administrativ, u mblodh një grup mbështetësish në protestë. “Nxirrni jashtë paratë”, ishte ftesa e tyre ndaj drejtuesve me një parrullë në formë polemike më shumë sesa humori.

Preziosi i sigurt: Nuk ikën nga Genoa!
Orët e fundit ka filluar të qarkullojë në merkato emri i Gian Piero Gasperinit për të ardhmen e stolit të Juventusit. Padroni i Genoas, Enrico Preziosi përgënjeshtron ama çdo mundësi për një lamtumirë të mundshme të trajnerit piemontez, i cili po i drejton gjenovezët drejt kualifikimit të vështirë për Ligën e Kampioneve: “Gasperini do të jetë trajneri i Xhenoas edhe për tre vitet e ardhshme, - tha Preziosi. Unë nuk e di në çfarë gjuhe duhet ta them. E them, sepse fola me trajnerin dhe gjithnjë kemi marrëveshje të sakta dhe këto akorde nuk duhen thyer, as nga unë e as nga ai. Çdo ditë duhet të përsëris të njëjtën gjë. Tani duhet të hyj në heshtje shtypi…
Lotito thërret Claudio Ranierin
Siguria është që si Lazio ashtu edhe Sampdoria do të ndryshojnë trajner për sezonin e ardhshëm. E reja është se vështirë se do të këmbejnë stolat, siç dukej thuajse e sigurt. Claudio Lotito ka pasur një ide mbi të cilën po punon prej disa ditësh: ka bërë një sondazh me Claudio Ranierin, që sigurisht do ta lërë Juventusin. Ideja mund të ketë edhe një zhvillim të rëndësishëm, sepse gjithsesi Ranierit nuk është se do t’i vinte keq të punonte në qytetin e tij të lindjes. Lotito duhet të vlerësojë mirë pro-të dhe kundra-t. Ranieri është një trajner me përvojë të madhe dhe ka një rrogë të pranueshme, jo më pak se 1 milionë euro në sezon. Por nga ana tjetër, ka një të kaluar si romanist dhe një të tashme si juventin. Por presidenti lazial është mësuar të mos ndikohet nga gjëra të tilla dhe nëse e vendos, nuk kthehet prapa.
Quagliarella, “Zonja” parakalon Interin
Kundërlëvizje e Juventusit për Fabio Quagliarellan. Javën e shkuar Interi u takua me Udinesen për të caktuar çmimin e sulmuesit 27-vjeçar. Një hap i rëndësishëm përpara, që klubi bardhezi nuk e ka vlerësuar, duke parë që “Zonja” ka një interesim të madh për sulmuesin friulan. Kështu, drejtori sportiv Alessio Secco, ka marrë menjëherë kontakte me krerët e Udineses për të rifituar terrenin e humbur. Dhe ia ka dalë. Udinese nga ana tjetër nuk ka ndër mend ta rrisë çmimin më shumë se 13 milionë euro. Dhe është treguar e gatshme të përfshijë në këtë çështje edhe bashkëpronësinë e Paoluccit (tani i huazuar te Catania) si dhe të ndonjë lojtari nga skuadra e të rinjve. Ndërkohë në dialogun me Interin, drejtuesit friulanë kanë shprehur vlerësim për sulmuesin anësor Biabaini, që është i huazuar këtë sezon te Modena.
e diel, 10 maj 2009
Milan-Juventus, pa fitues
Derbi i javës në Serie A, ai mes Milanit dhe Juvnetusit, i zhvilluar të dielën mbrëma në San Siro, ka përfunduar me barazim 1-1. Me pjesën e parë pa gola, 45 minutat e dyta të lojës sollën dy sosh, nga një në secilën anë. Rezultati u hap në minutën e 57-të të ndeshjes, kur pas një aksioni të filluar nga Zambrotta, Inzaghi dërgoi topin në zonë për Ambrosinin, i cili humbi rastin, por fati ishte me Clarence Seedorf, pasi goditja e tij shkoi nëpër këmbët e Nicola Legrottaglie, duke përfunduar në rrjetën e Gianluigi Buffon. Por avantazhi i Milanit nuk zgjati shumë, pasi tre minuta më vonë Camoranesi harkoi topin në zonë që arriti tek Iaquinta, i cili shënoi nga afërsia për të barazuar rezultatin pas një ore lojë. Derisa Milanit iu mohua një penalti, pas ndalimit të dyshimtë të Alexandre Patos nga Legrotaglie (85’), një minutë më pas për shkak të një ndërhyrje të ngjashme ndaj Alessandro Del Pieros, Giuseppe Favalli u përjashtua me karton të kuq (84’). Por këto pak minuta të fundit të ndeshjes, nuk i ndihmuan Juventusit të shfrytëzojë epërsinë e një e lojtari më shumë në fushë, për të nxjerrë pikë të plota nga derbi. Me këtë barazim, Milani humb rastin t’i afrohet në pesë pikë Interit, dhe vazhdon të ruajë pozitën e dytë me shtatë pikë prapa liderit. Juventusi në pozitën e tretë mbledh 67 pikë.
Të dhëna rreth ndeshjes: MILAN-JUVENTUS 1-1 (0-0).
Golashënues: 57' Seedorf, 60’ Iaquinta
MILAN: Kalac; Flamini, Maldini, Favalli, Zambrotta; Beckham (22’ st Pato), Pirlo, Ambrosini; Seedorf (88’ Senderos), Kakà; Inzaghi (75’ Ronaldinho). Në dispozicion: Dida, Jankuloëski, Gattuso, Shevchenko. Trajner Ancelotti.
JUVENTUS: Buffon; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, De Ceglie (73’ Zebina); Camoranesi, Zanetti, Poulsen, Marchionni; Amauri (75’ Del Piero), Iaquinta. Në dispozicion: Manninger, Ariaudo, Tiago, Giovinco, Trezeguet. Trajner Ranieri.
Gjyqtar kryesor: Orsato di Schio.
Karton i kuq: 84’ Favalli.
Karton i verdhë: 4’ Beckham, 24’ Favalli, 64’ Poulsen, 66’ Maldini, 66’ Chiellini.
Video nga ndeshja
Del Piero luan ndeshjen 600-të me Juventusin
Kapiteni i Juventusit dhe një prej ikonave më të mëdha të futbollit italian, Alessandro Del Piero, në derbin e nesërm ndaj Milanit do ta zhvillojë ndeshjen e tij të 600-të me klubin e tij. Legjenda e biankonerëve tashmë 16 vite i mbron ngjyrat e klubit nga Torino dhe është rekorder sa i takon golave dhe ndeshjeve në historinë e Juventusit. Në ndeshjen kundër Milanit, Del Piero do të bëhet lojtari i parë në historinë e Zonjës së Vjetër që do të luajë 600 ndeshje me klubin. 34-vjeçari deri tash ka shënuar 260 gola në 599 paraqitje me fanellën bardhezi.
Biografi e shkurtër e Del Pieros
Alessandro Del Piero debutoi me Juventusit më 12 shtator të vitit 1993 kundër ekipit Foggia, nën drejtimin e trajnerit Giovanni Trapattoni. Një javë më pas ai shënoi edhe golin e parë të tij në Serie A. Që nga atëherë Del Piero ka fituar 5 tituj në kampionatin italian, duke mos i përfshirë këtu edhe dy titujt që iu morën Juventusit në vitet 2005 dhe 2006 për shkak të skandalit të montimit të ndeshjeve. Ai ka fituar edhe Ligën e Kampionëve në vitin 1996 dhe Kupën e Italisë një vit më parë, derisa ka qenë edhe pjesë e kombëtares italiane në triumfin në Kampionatin Botëror, Gjermania 2006, dhe në humbjen nga Franca në finalen e Euro 2000.
Juventus interesohet për Abidal dhe Dossena
Mediat italiane përcjellin lajmin se Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe në listën e dëshirave të klubit italian anë edhe emrat si Eric Abidal dhe Andrea Dossena. Bianconerët më herët u lidhën me mbrojtësin e majtë të Lyonit, Fabio Grosso, por ish-lojtari i Interit me siguri do të kalojë në radhët e Bayern Munichut. Corriere dello Sport ka shkruar se emrat e rinj në listën e dëshirave të Juventusit janë lojtari i Barcelonës, Abidal, dhe ai i Liverpoolit, Dossena. Abidal, 30-vjeçar ka treguar një paraqitje solide me Barcelonën këtë sezon, ndërsa çmimi i tij mund të jetë rreth 10 milionë euro. Zonja e Vjetër në ofertë është e mundur ta përfshijë edhe sulmuesin David Trezeguet, i cili verën e kaluar ishte cak i Barcelonës. Dosdena është opsioni tjetër i Juventusit, i cili në fillim të këtij sezoni kaloi në Anfield nga Udinese. Italiani në Angli nuk po arrin të gjejë formën që tregoi në Serie A, dhe është e mundur të rikthehet në vendlindjen e tij.
Del Piero, 600 herë Juventus në “San Siro”
Kapiteni bardhezi do ta arrijë këtë numër historik nesër kundër Milanit
Gjashtëqind ndeshje me Juventusin nuk i ka luajtur askush më parë. Alessandro Del Piero do ta arrijë këtë numër të dielën në mbrëmje në “San Siro”, kundër Milanit, ekipit që në harkun e 16 viteve të tij të kaluar tek Juventusi ka qenë kundërshtari më i denjë. Ka pasur sezone kur kjo sfidë vlente për të fituar Serinë A ose Champions Ligën. Nesër do të jetë vendimtare për vendin e dytë dhe ky fakt i ka lënë një shije të hidhur në gojë kapitenit juventin. Nuk është hera e parë që Ale arrin në fund të një sezoni pa fituar asgjë. Ka përjetuar vite më të këqija individualisht dhe me ekipin. Ai i dëmtimit të rëndë, ato në serinë B ose jashtë Championsit. Por asnjëherë nuk kishte mbërritur në fundin e një sezoni me ndjesinë e shpërbërjes të një skuadre, që ndoshta tani nuk arrin ta njohë. Përveç fitores, që mungon prej një muaji e gjysmë dhe gjashtë ndeshjesh, Juventusi ka humbur rrugës karakterin dhe unitetin që gjithmonë kanë qenë armët më të forta të klubit bardhezi. Lojtarët janë të nxehur, protesta të tilla nga tifozët nuk ishin parë asnjëherë, e ardhmja e paqartë. Emrin e trajnerit për vitin e ardhshëm nuk e njohin as drejtuesit e klubit dhe shumë shokë, me të cilët ka kaluar shumë aventura, në sezonin e ardhshëm nuk do të jenë më Nedved, Trezeguet, Camoranesi, Buffon. Kampioni nga San Vendemiano rrezikon me të vërtet të kthehet në samurain e fundit. Eshtë perëndimi i grupit historik. Por ai, ndryshe nga të tjerë, nuk ka vënë kusht përforcimin e skuadrës në merkaton e ardhshme, apo largimin e trajnerit, për të qëndruar. Gjithsesi, do ta respektojë kontratën, që i skadon mbas një viti, dhe që deri tani askush nuk i ka ofruar ta rinovojë, me objektivin për të bindur Lippin që ta marrë me vete në Afrikën e Jugut. Në rolin e kapitenit dhe flamurit të ekipit është i vendosur ta përfundojë këtë sezon me kualifikimin direkt në Champions Ligë. Dhe ndeshja me Milanin, e 600-ta për të me Juventusin, sigurisht i jep disa stimuj më shumë. “San Siro” është një stadium ku shpesh ai ka treguar cilësitë e tij më të mira, gjithsesi është korniza ideale për një arritje historike, që Ale do të dojë ta festojë me golin e rikthimit tek fitorja. Për veten dhe për Juven, si gjithmonë, të pandashëm.

e premte, 8 maj 2009
Amauri: Kundër kuqezinjve mbaron kriza
Amauri ka bërë të ditur pakënaqësinë e tij për këtë fund sezoni të Juventusit: “Deri një muaj më parë kishim bërë gjëra të mëdha…”. Vetë sulmuesi brazilian e ka humbur pak rrugën: “Kur kam ardhur unë i kam vënë vetes dy objektiva. Doja t’i tregoja të gjithëve se isha gati për një skuadër të madhe dhe se mund të fitoja diçka të rëndësishme. Këtu jam ndier menjëherë mirë, e kam nisur në mënyrën e duhur dhe besoj se i kam treguar të gjithëve se kam cilësitë e duhura. Përsa i përket fitoreve pres vitin e ardhshëm. Kam shumë dëshirë të fitoj një kupë me këtë fanellë”, ka thënë ai. Të dielën në mbrëmje do të zhvillohet supersfida kundër Milanit: “Ata po kalojnë një moment të shkëlqyer, por ne kemi gjithçka na nevojitet për të reaguar dhe për ta kaluar këtë periudhë. Duhet të përpiqemi të përsërisim ndeshjen që kemi bërë në fazën e parë, duke luajtur me të njëjtën dëshirë dhe uri për të fituar”, ka thënë Amauri.
Lapo Elkann: Duhet të mposhtim Milanin
Biznesmeni e ka cilësuar Milan-Juve derbin e vërtetë të Italisë
Rivalitetet, ato të vertetët, i mbijetojnë çdo situate. Zemra e tyre rreh gjithmonë, edhe në momentet më të vështira. Si në rastin e Juventusit dhe të Lapo Elkannit, për shembull. Bardhezinjtë po kalojnë një periudhë negative, janë në mes të një kaosi që zgjat prej më shumë se një muaji. Megjithatë, biznesmeni juventin, gjen gjithmonë një mënyrë për të thumbuar Interin që është drejt suksesit të radhës në kampionat. Duke folur për ndeshjen e madhe kundër Milanit që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje. Një ndeshje që për ironi të fatit, mund t’i dhurojë Interit titullin kampion. Por Lapo nuk mendon për këtë dhe ëndërron një fitore të “Zonjës së Vjetër”, duke dhënë një përkufizim të ri për “Derbin e Italisë”: “Mund të them se objektivi i vetëm real për Juventusin tani është të fitojë kundër Milanit në atë që është derbi i vërtetë i futbollit italian, midis skuadrës që ka fituar më shumë në Itali (ne) dhe asaj që ka fituar më shumë në botë (ata). Domethënë, spektakli i vërtetë i futbollit”. Rivalitet që është i qartë edhe në momentet më të mira të këtij sezoni, sipas Lapos: “Kujtoj spektaklin që kemi dhuruar kundër Realit. Por më pëlqen të kujtoj edhe golin e barazimit në minutat e fundit kundër Interit. Juventusi punëtor që ndalon zikaltrit e milionave”.

Gigli: Buffoni nuk ka çmim, Ranieri në dyshim
Presidenti bardhezi ka konfirmuar se tekniku juventin mund të largohet në fund të sezonit
Dy ditë larg përballjes Milan-Juventus, qëndrimi i Claudio Ranierit në drejtim të ekipit bardhezi është gjithnjë dhe më shumë në dyshim. “E vlerësoj punën e trajnerit tonë, por unë nuk e kam dhënë asnjëherë për të sigurtë qëndrimin e tij”, ka thënë Giovanni Cobolli Gigli. Fjalë, këto të presidentit që mbështesin deklaratat e John Elkann, i cili një javë më parë kishte ftuar trajnerin dhe lojtarët të flisnin më pak dhe të punonin më shumë, duke i shtyrë bilancet përfundimtare në fund të sezonit. Në lidhje me deklaratat e Lippit, i cili ka thënë se nuk do të rikthehet tek Juvja: “Mediat i kanë dhënë shumë rëndësi një fakti banal siç ka qenë dreka midis Blancut dhe Lippit. Edhe mua më pëlqen të takohem me Lippin, por rrugët tona nuk mund të bashkohen për asnjë arsye tjetër përveç takimeve miqësore”. Por vetë Ranieri ka folur për kokërriza që mund të bllokojnë një mekanizëm duke iu referuar atij takimi… “Në të vërtetë janë mekanizma që hyjnë në mendjen e dikujt pa qenë e nevojshme”. Cobolli Gigli ka folur edhe për një shkëmbim të mundshëm portierësh me Milanin: Cristian Abbiati me bardhezinjtë dhe Gigi Buffon me kuqezinjtë. Presidenti juventin ka “blinduar” portierin e tij: “Në një periudhë të vështirë ekonomike edhe monumentet më të mëdha dhe të rëndësishëm mund ta humbin pak vlerën e tyre. Por, për ne Buffoni nuk ka çmim, është një kampion i madh dhe nuk do të largohet nga Juventusi”. Buffon, si shumë “senatorë” të tjerë të ekipit, kërkon një Juventus më kompetitiv: “Bufon ka të drejtë që kërkon të fitojë, dhe ne jemi në një mendje me të”, ka replikuar Cobolli Gigli. “Edhe fakti se shëtisim gjithë botën në kërkim të kampionëve të mëdhenj do të thotë se duam të ndërtojmë një strukturë të tillë që të jemi akoma më shumë kompetitivë”. Por edhe drejtuesit bardhezi kanë marrë shumë kritika, duke filluar nga vetë Cobolli Gigli. “Juventusi është i juventinëve, është mbrojtur ai, pastaj ka disa juventinë që mendojnë se disa prej nesh, unë për shembull, nuk shpreh siç duhet mbështetjen time si juventin. Është e vërtetë se poshtë këmishës nuk mbaj fanellën bardhezi, por mund të them se jam juventin në zemër”. Një pjesë e tifozëve ka kërkuar si president të ri Lapo Elkannin: “Por kjo nuk varet nga mua, unë jam emëruar nga aksionerët, kam një mandat dhe përpiqem ta bëj mirë punën time brenda harkut kohor të këtij mandati. Kur ky të skadojë, do të pres vendimin që do të marrin akisonerët dhe atë që do të marr unë sepse edhe unë jam një njeri i lirë kur marr vendime. Dhe nëse do të propozohej një emër si ai i përmendur më sipër, unë do të isha i lumtur”, ka përfunduar Gigli.

e enjte, 7 maj 2009
[Video] Goli i juventinit të ri, Diego Ribas da Cunha
[Video] Goli i juventinit të ri, Diego Ribas da Cunha në ndeshjen kundër skuadrës së Hamburgut në kuadër të gjysmëfinales së Kupës UEFA. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-3, rezultat ky që çon Werderin në finalen e Kupës UEFA. Fatkeqësisht, Diego për shkak të kartonit të verdhë, nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen finale kundër skuadrës së Shakhtarit.
Juventus-Diego, mungon vetëm zyrtarizimi
Pothuajse është zyrtarizuar blerja më e fundit e Juventusit. “Zonja e Vjetër” ka arritur të marrë brazilianin Diego nga Werder Bremen. Bardhezinjtë lanë pas gjithë kundërshtarët në garën për brazilianin, duke shënjestruar objektivin kryesor të merkatos së verës. Drejtuesit e shoqërisë torineze Jean-Claude Blanc dhe Alessio Secco kanë nenshkruar në Gjermani marrëveshjen që parashikon kalimin e fantazistit në Serie A. Sipas të dhënave më të fundit, shoqëria bardhezi do derdhë 25 milionë (shumë kjo e cila do të paguhet në tre këste vjetore, nga 8.3 milion euro për çdo vit) euro për të marrë në skuadër talentin brazilian, për të cilin u interesuan edhe Bayern Munchen, Barcelona e Real Madrid. Juventus është hedhur në sulm për lojtarin në fjalë që prej disa muajsh dhe mendohet se ka qenë dëshira e lojtarit për t’u bashkuar me torinezët ajo që ka favorizuar skuadrën e Ranierit.
“Cassano, edhe një vit te Sampi”
Unë besoj se Antonio Cassano do të qëndrojë tek ekipi i Sampdorias edhe vitin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur vetë agjenti i barezit, Giuseppe Bozzo. “Ka pasur shumë skuadra që janë interesuar për të. Por për momentin mendojmë të përfundojmë mirë kampionatin, - ka thënë ai -, pastaj kemi edhe një finale të Kupës së Italisë për të zhvilluar”. Më pas ka shtuar se “nuk ka ardhur asnjë telefonatë nga Interi. Unë besoj se Antonio do të qëndrojë tek Sampdoria edhe për një vit tjetër. Ai këtu ndihet i lumtur dhe ka rigjetur qetësinë që kishte kohë që kërkonte. Kështu që nuk shoh asnjë arsye për të ndryshuar”.
Trezeguet drejt Marseilles: Nëse Deshamps më thërret…
Sulmuesi bardhezi flet për mundësinë e rikthimit në Francë, me ekipin që trajner do të jetë ish-juventini
Sulmuesi juventin, i cili nuk shkon mirë me Ranierin, po mendon të ritkhehet në Francë, në klubin që nga sezoni i ardhshëm do të drejtohet nga Deshamps: “Dua ta përfundoj mirë këtë sezon, më pas nëse Didier më thërret do të mendohem”. Në Marseille? Pse jo. David Trezeguet, marrëdhëniet e të cilit me Claudio Ranierin nuk janë aspak të mira, hap një mundësi për t’u rikthyer në kampionatin francez. Shkak për këtë, punësimi i Didier Deshampsit në krye të skuadrës franceze. Për lojtarin bardhezi, që me Deshampsin ka ndarë gëzime me ekipin kombëtar dhe sezonin e vështirë në Serinë B me Juventusin, zgjedhja për t’u ribashkuar me ish-kolegun e tij duket mëse normale, madje më shumë: “Eshtë një gjë shumë e mirë për Marseille, - ka thënë sulmuesi -, të gjithë i njohin cilësitë që ka ai. Në Torino ka arritur ta ringrejë Juven në Serinë A. Kur u largua nga Juventusi kërkonte një klub të madh, një sfidë që ta stimulonte dhe ka ditur të presë momentin e duhur. Tani ka mundësinë e duhur, për t’u rikonfirmuar dhe për të lënë shenjën e tij në historinë e këtij klubi”. Por komplimentat nuk ndalen këtu: “Nuk do të jetë një detyrë e lehtë pas rezultateve pozitive që ka arritur Gerets, - ka theksuar Trezeguet -, por zgjedhja e Deshampsit ka qenë ajo e duhura sepse ai ka qenë një nga shtyllat e Marseilles si lojtar, duke fituar edhe Champions Ligën dhe nga sa di unë tifozët janë shumë të kënaqur për mbërritjen e tij”. Domethënë, një situatë që mund të tundojë sulmuesin juventin që çdo vit përfundon, edhe pse jo zyrtarisht, në merkato, por tashmë është e qartë se ai nuk e pëlqen Claudio Ranierin dhe është një nga lojtarët kryesorë që formojnë grupin e të pakënaqurve me teknikun bashkë me Camoranesin, Tiagon dhe Zebinan. Kështu, Trezeguet, për të cilin vitin e kaluar është interesuar edhe Lioni, nuk ka përjashtuar një rikthim në atdhe, ndoshta duke u bashkuar me ish-trajnerin e tij: “Dua ta përfundoj mirë këtë sezon tek Juventusi ku kam një kontratë deri në 2011-ën, më pas do të shohim. Marseille është një klub i madh, nëse Didier do të kontaktojë me mua, do të mendohesha, por është shpejt për të folur për këtë”.

“Zonja”, nis mësymjen për Lavezzin
Zërat e parë kanë qarkulluar rreth dhjetë ditë më parë, tani kanë ardhur konfirmimet: Juventusi ka vënë në shënjestër Ezequiel Lavezzin. Në fakt, klubi bardhezi ka bërë hapat e para zyrtarë për të marrë sulmuesin argjentinas 24-vjeçar të Napolit, që duket se është shprehur dakord për këtë transferim. Lojtarit i është ofruar një kontratë pesëvjeçare me 2,5 milion euro në sezon, tani mbetet të bindet Napoli dhe, mbi të gjitha, Donadoni. “Regjizori” i transferimit të mundshëm të Lavezzit në Torino është një agjent francez që ka marrëdhënie të ngushta me drejtuesit bardhezi dhe me Alesandro Manconin, agjenti italo-argjentinas i lojtarit të Napolit. Agjenti francez ka organizuar një takim midis Blancut, Seccos, Mazzonit dhe ortakut të tij në menaxhimin e Lavezzit, avokati Luiz Rosetto, ku duket se janë hedhur bazat për arritjen e marrëveshjes. Ndërkohë, duket se lojtari pasi ka mësuar ofertën ekonomike të bardhezinjve për të, ka dhënë miratimin e tij duke preferuar të qëndrojë në Itali në vend që të fluturojë në Angli ku Manchester City do ta priste me krahët hapur. Kështu, pasi kanë arritur marrëveshjen me futbollistin argjentinas, drejtuesve juventinë nuk u mbetet gjë tjetër veç se të bindin Napolin që ka ulur barrikadat më parë në rastin e interesimit që Juventusi ka shprehur për mesfushorin Hamsik. Gjithsesi, në ditët në vazhdim priten zhvillime të rëndësishme.
Galliani: Milan-Juventus, derbi i vërtetë i Italisë
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, sërish ka nxitur një luftë të vogël me Interin, pasi në prag të ndeshjes derbi me Juventusin, ka thënë se pikërisht kjo ndeshje është derbi i vërtetë në Itali. Etiketa ‘derbi italian’ i takoi ndeshjes Inter-Juventus, por zëvendëspresidenti i Milanit nuk pajtohet me këtë. “Përballja në mes të Milanit dhe Juventusit është derbi i vërtetë në Itali. Nuk dua të fjalosem, por i lexova deklaratat e Lapo Elkann, dhe pajtohem me të”. “Ata (biankonerët) kanë më shumë trofe në Itali, ndërsa ne kemi më shumë trofe në Evropë, dhe për këtë mendoj se ndeshja meriton të jetë ‘derbi i Italisë’,”, ka thënë Galliani.
Spalletti do ta drejtojë Juven?
Pas më pak se një muaji, Juventusi do t’ia tregojë derën trajnerit Claudio Ranieri, ndërsa përkundër emrave të përfolur, si ai i trajnerit të Genoas, Gian Piero Gasperini, dhe ish-lojtarit bardhezi Antonio Conte, drejtuesit e klubit janë të bindur që njeriu i duhur për Zonjën e Vjetër është trajneri i Romës, Luciano Spalletti. “Tuttosport” njofton se drejtuesit e Juves kanë lënë që gjithçka të vendoset në fund të sezonit, mirëpo paraqitjet e dobëta të Bianconerëve kanë bërë që ditët e Ranierit të jenë të numëruara. Edhe qëndrimi i Spallettit te skuadra kryeqytetase nuk është i sigurt, pasi që Giallorossët nuk kanë siguruar Ligën e Kampionëve, prandaj duke llogaritur edhe rekomandimet e trajnerit të Italisë, Marcelo Lippi, që “Spalletti është kandidati ideal për Juven”, atëherë pritet që në sezonin e ardhshëm trajneri i Romës të drejtojë Juventusin.
Juventus arrin marrëveshje me Diegon
Sipas numrit të sotëm të gazetës "Corriere dello Sport", mesfushori ofanziv i Werder Bremenit, Diego, është shumë afër kalimit te Juventusi. Të mërkurën, disa delegatë të Zonjës së Vjetër janë takuar me përfaqësuesit e brazilianit në Torino dhe kanë arritur marrëveshje për një kontratë katërvjeçare, me ç’rast Diego do të fitojë 3.8 milionë euro për sezon. Diego ka marrëveshje me Werderin deri në qershorin e vitit 2011, ndërsa për ta prishur këtë kontratë Juve duhet të paguajë 25 milionë euro. Pritet që njoftimi zyrtar të bëhet pas gjysmëfinales së Kupës UEFA, të cilën Werder Bremeni e zhvillon të enjten mbrëma kundër Hamburgut.
Abonohu te:
Postimet (Atom)