e enjte, 7 maj 2009

Juventus arrin marrëveshje me Diegon

Sipas numrit të sotëm të gazetës "Corriere dello Sport", mesfushori ofanziv i Werder Bremenit, Diego, është shumë afër kalimit te Juventusi. Të mërkurën, disa delegatë të Zonjës së Vjetër janë takuar me përfaqësuesit e brazilianit në Torino dhe kanë arritur marrëveshje për një kontratë katërvjeçare, me ç’rast Diego do të fitojë 3.8 milionë euro për sezon. Diego ka marrëveshje me Werderin deri në qershorin e vitit 2011, ndërsa për ta prishur këtë kontratë Juve duhet të paguajë 25 milionë euro. Pritet që njoftimi zyrtar të bëhet pas gjysmëfinales së Kupës UEFA, të cilën Werder Bremeni e zhvillon të enjten mbrëma kundër Hamburgut.

Nuk ka komente: