e shtunë, 16 maj 2009
Quagliarella, “Zonja” parakalon Interin
Kundërlëvizje e Juventusit për Fabio Quagliarellan. Javën e shkuar Interi u takua me Udinesen për të caktuar çmimin e sulmuesit 27-vjeçar. Një hap i rëndësishëm përpara, që klubi bardhezi nuk e ka vlerësuar, duke parë që “Zonja” ka një interesim të madh për sulmuesin friulan. Kështu, drejtori sportiv Alessio Secco, ka marrë menjëherë kontakte me krerët e Udineses për të rifituar terrenin e humbur. Dhe ia ka dalë. Udinese nga ana tjetër nuk ka ndër mend ta rrisë çmimin më shumë se 13 milionë euro. Dhe është treguar e gatshme të përfshijë në këtë çështje edhe bashkëpronësinë e Paoluccit (tani i huazuar te Catania) si dhe të ndonjë lojtari nga skuadra e të rinjve. Ndërkohë në dialogun me Interin, drejtuesit friulanë kanë shprehur vlerësim për sulmuesin anësor Biabaini, që është i huazuar këtë sezon te Modena.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment