e enjte, 7 maj 2009

Spalletti do ta drejtojë Juven?

Pas më pak se një muaji, Juventusi do t’ia tregojë derën trajnerit Claudio Ranieri, ndërsa përkundër emrave të përfolur, si ai i trajnerit të Genoas, Gian Piero Gasperini, dhe ish-lojtarit bardhezi Antonio Conte, drejtuesit e klubit janë të bindur që njeriu i duhur për Zonjën e Vjetër është trajneri i Romës, Luciano Spalletti. “Tuttosport” njofton se drejtuesit e Juves kanë lënë që gjithçka të vendoset në fund të sezonit, mirëpo paraqitjet e dobëta të Bianconerëve kanë bërë që ditët e Ranierit të jenë të numëruara. Edhe qëndrimi i Spallettit te skuadra kryeqytetase nuk është i sigurt, pasi që Giallorossët nuk kanë siguruar Ligën e Kampionëve, prandaj duke llogaritur edhe rekomandimet e trajnerit të Italisë, Marcelo Lippi, që “Spalletti është kandidati ideal për Juven”, atëherë pritet që në sezonin e ardhshëm trajneri i Romës të drejtojë Juventusin.

Nuk ka komente: