e diel, 10 maj 2009

Juventus interesohet për Abidal dhe Dossena

Mediat italiane përcjellin lajmin se Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe në listën e dëshirave të klubit italian anë edhe emrat si Eric Abidal dhe Andrea Dossena. Bianconerët më herët u lidhën me mbrojtësin e majtë të Lyonit, Fabio Grosso, por ish-lojtari i Interit me siguri do të kalojë në radhët e Bayern Munichut. Corriere dello Sport ka shkruar se emrat e rinj në listën e dëshirave të Juventusit janë lojtari i Barcelonës, Abidal, dhe ai i Liverpoolit, Dossena. Abidal, 30-vjeçar ka treguar një paraqitje solide me Barcelonën këtë sezon, ndërsa çmimi i tij mund të jetë rreth 10 milionë euro. Zonja e Vjetër në ofertë është e mundur ta përfshijë edhe sulmuesin David Trezeguet, i cili verën e kaluar ishte cak i Barcelonës. Dosdena është opsioni tjetër i Juventusit, i cili në fillim të këtij sezoni kaloi në Anfield nga Udinese. Italiani në Angli nuk po arrin të gjejë formën që tregoi në Serie A, dhe është e mundur të rikthehet në vendlindjen e tij.

Nuk ka komente: