e shtunë, 16 maj 2009

Sekuestrohet vila e Fabio Cannavaros

Probleme në horizont për mbrojtësin e Realit të Madridit dhe të kombëtares italiane, Fabio Cannavaro, i cilin sezonin e ardhshëm do të rikthehet në Itali për të riveshur fanellën e Juventusit, prej ku është larguar dy vjet më parë për në kampionatin spanjoll pas skandalit “Calciopoli”. Kështu, mësohet se vila e lojtarit në Posilipo (një nga lagjet e Napolit) është sekuestruar nga policia. Arsyet që kanë shtyrë prokurorin napoletan Giuseppe Novielo për të marrë këtë masë kanë qenë disa parregullsi që janë parë në punimet që janë zhvilluar kohët e fundit në banesën e Fabio Cannavaros, të cilat kanë të bëjnë me një mur, një rrethim dhe një pishinë. Lojtari, i cili dyshohet për ndërtim pa leje, tashmë ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Napolit bashkë me katër persona të tjerë.

Nuk ka komente: