e premte, 8 maj 2009
Amauri: Kundër kuqezinjve mbaron kriza
Amauri ka bërë të ditur pakënaqësinë e tij për këtë fund sezoni të Juventusit: “Deri një muaj më parë kishim bërë gjëra të mëdha…”. Vetë sulmuesi brazilian e ka humbur pak rrugën: “Kur kam ardhur unë i kam vënë vetes dy objektiva. Doja t’i tregoja të gjithëve se isha gati për një skuadër të madhe dhe se mund të fitoja diçka të rëndësishme. Këtu jam ndier menjëherë mirë, e kam nisur në mënyrën e duhur dhe besoj se i kam treguar të gjithëve se kam cilësitë e duhura. Përsa i përket fitoreve pres vitin e ardhshëm. Kam shumë dëshirë të fitoj një kupë me këtë fanellë”, ka thënë ai. Të dielën në mbrëmje do të zhvillohet supersfida kundër Milanit: “Ata po kalojnë një moment të shkëlqyer, por ne kemi gjithçka na nevojitet për të reaguar dhe për ta kaluar këtë periudhë. Duhet të përpiqemi të përsërisim ndeshjen që kemi bërë në fazën e parë, duke luajtur me të njëjtën dëshirë dhe uri për të fituar”, ka thënë Amauri.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment