Presidenti konfirmon blerjen e Diegos dhe mohon problemet për kapitenin: Do t’ia rinovojmë kontratën
Numri një i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, i ka siguruar të gjithë juventinët lidhur me marrëveshjen e arritur me Diegon. “Shpresojmë të hedhim firmat në fillim të muajit qershor. Gjithsesi, kemi të bëjmë vetëm me një formalitet”. Më pas, për të ardhmen e Ranierit: “Në mbledhjen e këshillit administratitv të klubit, që është zhvilluar të martën e kaluar, shumica e të pranishmëve e kanë vlerësuar punën e bërë nga tekniku”.
BLERJA E DIEGOS - “Lajmet që vijnë nga lojtari tregojnë se marrëveshja e nisur dhe e çuar përpara nga Blanc dhe Secco ka qenë e suksesshme. Diego, sigurisht, është një kampion i madh, është një lojtar i ri me klas të lartë dhe normalisht ardhja e tij tek Juventusi do të kërkojë një rishikim ose ndryshim të skemës së skuadrës. Ranieri është përgatitur për këtë, kështu që është gati të përballet me një ndryshim të tillë që është mëse i sigurt se do të ndodhë. Unë e kam parë të luajë, dhe mendoj se është një lojtar që mund t’i japë diçka më shumë Juventusit përkrah kampionëve tanë”.
E ARDHMJA E RANIERIT - “Ne kemi parë një ndeshje shumë të bukur kundër Milanit. Padyshim ka qenë meritë e lojtarëve, por mbi të gjitha e Ranierit. Kemi thënë se duam të vazhdojmë kështu deri në fundin e këtij kampionati, duke u përpjekur të marrim nëntë pikë në tri ndeshjet e fundit, që ndoshta mund të bëjnë që ta mbyllim këtë sezon në vendin e dytë e pastaj do të bëjmë vlerësimet tona. Në mbledhjen e gjatë që kemi zhvilluar tre ditë më parë shumica e të pranishmëve janë shprehur në favor të punës së zhvilluar nga Ranieri, këtë vit. Zhgënjimi, e kam thënë gjithmonë dhe është e kotë ta përsëris, ka të bëjë me eleminimin nga Kupa e Italisë”, ka thënë Gigli.
RINOVIMI I DEL PIEROS - “Buxheti ynë që nuk ka mbaruar me blerjen e Diegos, menaxhohet me kujdes dhe zgjuarsi të madhe. Dhe nuk ekziston asnjë problem për rinovimin e kontratës me Alex Del Pieron, që është simboli i Juves, dhe vitin e ardhshëm besoj se do të bëjë gjithçka është e mundur për të qenë i pranishëm me kombëtaren italiane në Botërorin e Afrikës së Jugut.
Kështu që pres një tjetër sezon të shkëlqyer nga Del Piero, i cili është një lojtar me klas dhe karakter të madh. Dhe vitin e ardhshëm do të diskutojmë edhe për të ardhmen e tij. Siç e dini kontrata e Del Pieros skadon në fund të sezonit të ardhshëm”, ka përfunduar presidenti i Juves.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment