e shtunë, 16 maj 2009

Lotito thërret Claudio Ranierin

Siguria është që si Lazio ashtu edhe Sampdoria do të ndryshojnë trajner për sezonin e ardhshëm. E reja është se vështirë se do të këmbejnë stolat, siç dukej thuajse e sigurt. Claudio Lotito ka pasur një ide mbi të cilën po punon prej disa ditësh: ka bërë një sondazh me Claudio Ranierin, që sigurisht do ta lërë Juventusin. Ideja mund të ketë edhe një zhvillim të rëndësishëm, sepse gjithsesi Ranierit nuk është se do t’i vinte keq të punonte në qytetin e tij të lindjes. Lotito duhet të vlerësojë mirë pro-të dhe kundra-t. Ranieri është një trajner me përvojë të madhe dhe ka një rrogë të pranueshme, jo më pak se 1 milionë euro në sezon. Por nga ana tjetër, ka një të kaluar si romanist dhe një të tashme si juventin. Por presidenti lazial është mësuar të mos ndikohet nga gjëra të tilla dhe nëse e vendos, nuk kthehet prapa.

Nuk ka komente: