Biznesmeni e ka cilësuar Milan-Juve derbin e vërtetë të Italisë
Rivalitetet, ato të vertetët, i mbijetojnë çdo situate. Zemra e tyre rreh gjithmonë, edhe në momentet më të vështira. Si në rastin e Juventusit dhe të Lapo Elkannit, për shembull. Bardhezinjtë po kalojnë një periudhë negative, janë në mes të një kaosi që zgjat prej më shumë se një muaji. Megjithatë, biznesmeni juventin, gjen gjithmonë një mënyrë për të thumbuar Interin që është drejt suksesit të radhës në kampionat. Duke folur për ndeshjen e madhe kundër Milanit që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje. Një ndeshje që për ironi të fatit, mund t’i dhurojë Interit titullin kampion. Por Lapo nuk mendon për këtë dhe ëndërron një fitore të “Zonjës së Vjetër”, duke dhënë një përkufizim të ri për “Derbin e Italisë”: “Mund të them se objektivi i vetëm real për Juventusin tani është të fitojë kundër Milanit në atë që është derbi i vërtetë i futbollit italian, midis skuadrës që ka fituar më shumë në Itali (ne) dhe asaj që ka fituar më shumë në botë (ata). Domethënë, spektakli i vërtetë i futbollit”. Rivalitet që është i qartë edhe në momentet më të mira të këtij sezoni, sipas Lapos: “Kujtoj spektaklin që kemi dhuruar kundër Realit. Por më pëlqen të kujtoj edhe golin e barazimit në minutat e fundit kundër Interit. Juventusi punëtor që ndalon zikaltrit e milionave”.
e premte, 8 maj 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment