e enjte, 7 maj 2009
“Zonja”, nis mësymjen për Lavezzin
Zërat e parë kanë qarkulluar rreth dhjetë ditë më parë, tani kanë ardhur konfirmimet: Juventusi ka vënë në shënjestër Ezequiel Lavezzin. Në fakt, klubi bardhezi ka bërë hapat e para zyrtarë për të marrë sulmuesin argjentinas 24-vjeçar të Napolit, që duket se është shprehur dakord për këtë transferim. Lojtarit i është ofruar një kontratë pesëvjeçare me 2,5 milion euro në sezon, tani mbetet të bindet Napoli dhe, mbi të gjitha, Donadoni. “Regjizori” i transferimit të mundshëm të Lavezzit në Torino është një agjent francez që ka marrëdhënie të ngushta me drejtuesit bardhezi dhe me Alesandro Manconin, agjenti italo-argjentinas i lojtarit të Napolit. Agjenti francez ka organizuar një takim midis Blancut, Seccos, Mazzonit dhe ortakut të tij në menaxhimin e Lavezzit, avokati Luiz Rosetto, ku duket se janë hedhur bazat për arritjen e marrëveshjes. Ndërkohë, duket se lojtari pasi ka mësuar ofertën ekonomike të bardhezinjve për të, ka dhënë miratimin e tij duke preferuar të qëndrojë në Itali në vend që të fluturojë në Angli ku Manchester City do ta priste me krahët hapur. Kështu, pasi kanë arritur marrëveshjen me futbollistin argjentinas, drejtuesve juventinë nuk u mbetet gjë tjetër veç se të bindin Napolin që ka ulur barrikadat më parë në rastin e interesimit që Juventusi ka shprehur për mesfushorin Hamsik. Gjithsesi, në ditët në vazhdim priten zhvillime të rëndësishme.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment