Presidenti bardhezi ka konfirmuar se tekniku juventin mund të largohet në fund të sezonit
Dy ditë larg përballjes Milan-Juventus, qëndrimi i Claudio Ranierit në drejtim të ekipit bardhezi është gjithnjë dhe më shumë në dyshim. “E vlerësoj punën e trajnerit tonë, por unë nuk e kam dhënë asnjëherë për të sigurtë qëndrimin e tij”, ka thënë Giovanni Cobolli Gigli. Fjalë, këto të presidentit që mbështesin deklaratat e John Elkann, i cili një javë më parë kishte ftuar trajnerin dhe lojtarët të flisnin më pak dhe të punonin më shumë, duke i shtyrë bilancet përfundimtare në fund të sezonit. Në lidhje me deklaratat e Lippit, i cili ka thënë se nuk do të rikthehet tek Juvja: “Mediat i kanë dhënë shumë rëndësi një fakti banal siç ka qenë dreka midis Blancut dhe Lippit. Edhe mua më pëlqen të takohem me Lippin, por rrugët tona nuk mund të bashkohen për asnjë arsye tjetër përveç takimeve miqësore”. Por vetë Ranieri ka folur për kokërriza që mund të bllokojnë një mekanizëm duke iu referuar atij takimi… “Në të vërtetë janë mekanizma që hyjnë në mendjen e dikujt pa qenë e nevojshme”. Cobolli Gigli ka folur edhe për një shkëmbim të mundshëm portierësh me Milanin: Cristian Abbiati me bardhezinjtë dhe Gigi Buffon me kuqezinjtë. Presidenti juventin ka “blinduar” portierin e tij: “Në një periudhë të vështirë ekonomike edhe monumentet më të mëdha dhe të rëndësishëm mund ta humbin pak vlerën e tyre. Por, për ne Buffoni nuk ka çmim, është një kampion i madh dhe nuk do të largohet nga Juventusi”. Buffon, si shumë “senatorë” të tjerë të ekipit, kërkon një Juventus më kompetitiv: “Bufon ka të drejtë që kërkon të fitojë, dhe ne jemi në një mendje me të”, ka replikuar Cobolli Gigli. “Edhe fakti se shëtisim gjithë botën në kërkim të kampionëve të mëdhenj do të thotë se duam të ndërtojmë një strukturë të tillë që të jemi akoma më shumë kompetitivë”. Por edhe drejtuesit bardhezi kanë marrë shumë kritika, duke filluar nga vetë Cobolli Gigli. “Juventusi është i juventinëve, është mbrojtur ai, pastaj ka disa juventinë që mendojnë se disa prej nesh, unë për shembull, nuk shpreh siç duhet mbështetjen time si juventin. Është e vërtetë se poshtë këmishës nuk mbaj fanellën bardhezi, por mund të them se jam juventin në zemër”. Një pjesë e tifozëve ka kërkuar si president të ri Lapo Elkannin: “Por kjo nuk varet nga mua, unë jam emëruar nga aksionerët, kam një mandat dhe përpiqem ta bëj mirë punën time brenda harkut kohor të këtij mandati. Kur ky të skadojë, do të pres vendimin që do të marrin akisonerët dhe atë që do të marr unë sepse edhe unë jam një njeri i lirë kur marr vendime. Dhe nëse do të propozohej një emër si ai i përmendur më sipër, unë do të isha i lumtur”, ka përfunduar Gigli.
e premte, 8 maj 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment