Sulmuesi bardhezi flet për mundësinë e rikthimit në Francë, me ekipin që trajner do të jetë ish-juventini
Sulmuesi juventin, i cili nuk shkon mirë me Ranierin, po mendon të ritkhehet në Francë, në klubin që nga sezoni i ardhshëm do të drejtohet nga Deshamps: “Dua ta përfundoj mirë këtë sezon, më pas nëse Didier më thërret do të mendohem”. Në Marseille? Pse jo. David Trezeguet, marrëdhëniet e të cilit me Claudio Ranierin nuk janë aspak të mira, hap një mundësi për t’u rikthyer në kampionatin francez. Shkak për këtë, punësimi i Didier Deshampsit në krye të skuadrës franceze. Për lojtarin bardhezi, që me Deshampsin ka ndarë gëzime me ekipin kombëtar dhe sezonin e vështirë në Serinë B me Juventusin, zgjedhja për t’u ribashkuar me ish-kolegun e tij duket mëse normale, madje më shumë: “Eshtë një gjë shumë e mirë për Marseille, - ka thënë sulmuesi -, të gjithë i njohin cilësitë që ka ai. Në Torino ka arritur ta ringrejë Juven në Serinë A. Kur u largua nga Juventusi kërkonte një klub të madh, një sfidë që ta stimulonte dhe ka ditur të presë momentin e duhur. Tani ka mundësinë e duhur, për t’u rikonfirmuar dhe për të lënë shenjën e tij në historinë e këtij klubi”. Por komplimentat nuk ndalen këtu: “Nuk do të jetë një detyrë e lehtë pas rezultateve pozitive që ka arritur Gerets, - ka theksuar Trezeguet -, por zgjedhja e Deshampsit ka qenë ajo e duhura sepse ai ka qenë një nga shtyllat e Marseilles si lojtar, duke fituar edhe Champions Ligën dhe nga sa di unë tifozët janë shumë të kënaqur për mbërritjen e tij”. Domethënë, një situatë që mund të tundojë sulmuesin juventin që çdo vit përfundon, edhe pse jo zyrtarisht, në merkato, por tashmë është e qartë se ai nuk e pëlqen Claudio Ranierin dhe është një nga lojtarët kryesorë që formojnë grupin e të pakënaqurve me teknikun bashkë me Camoranesin, Tiagon dhe Zebinan. Kështu, Trezeguet, për të cilin vitin e kaluar është interesuar edhe Lioni, nuk ka përjashtuar një rikthim në atdhe, ndoshta duke u bashkuar me ish-trajnerin e tij: “Dua ta përfundoj mirë këtë sezon tek Juventusi ku kam një kontratë deri në 2011-ën, më pas do të shohim. Marseille është një klub i madh, nëse Didier do të kontaktojë me mua, do të mendohesha, por është shpejt për të folur për këtë”.
e enjte, 7 maj 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment