e shtunë, 16 maj 2009
Aleat i Ranierit është vetëm bilanci
Këshilli Administrativ i Juventusit në mënyrë thelbësore ka thënë një gjë të vetme: arkat e klubit gëzojnë shëndet të plotë. Për sa i takon pjesës tjetër, e ardhmja sportive është akoma e pasigurt. Para së gjithash, drejtimi teknik i skuadrës. Mungon vetëm miratimi për zëvendësin e mundshëm të Claudio Ranierit (nuk është vendosur akoma nëse do të synohet te Conte, Spalletti e Gasperini) dhe “rreziku”, është që për të mos prekur bilancet aktuale, të vazhdohet me rikonfirmimin e trajnerit aktual. Pra, klubi bardhezi, gjithnjë e më shumë një ndërmarrje dhe gjithnjë e më shumë një klub pak sportiv, nuk ka ndër mend të harxhojë parà. Sepse Diego do të vijë dhe nuk është e sigurt nëse është i vetmi në merkato, ndaj qëllimi është ai për të bërë disa blerje të tjera, përveç Cannavaros. Dhe është kjo një nga pikat kryesore në favor të Ranierit. Nëse është e vërtetë që finalja e sezonit mund të jetë vendimtare, është po aq e vërtetë që trajneri roman ka akoma edhe një vit kontratë dhe nëse e mbyll aventurën bardhezi para kohe, do të thotë që duhet të paguajë një rrogë më shumë ose një dëmshpërblim jo të vogël. Pa harruar që skuadra ka treguar në fushë se është në krah të tij. Me përjashtim të barazimeve, Juvja nuk është çoroditur asnjëherë (siç tregojnë humbjet e pësuara asnjëherë me më shumë se një gol disavantazh), madje edhe marrëdhëniet personale me klubin janë akoma të mira.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment