e diel, 10 maj 2009

Milan-Juventus, pa fitues


Derbi i javës në Serie A, ai mes Milanit dhe Juvnetusit, i zhvilluar të dielën mbrëma në San Siro, ka përfunduar me barazim 1-1. Me pjesën e parë pa gola, 45 minutat e dyta të lojës sollën dy sosh, nga një në secilën anë. Rezultati u hap në minutën e 57-të të ndeshjes, kur pas një aksioni të filluar nga Zambrotta, Inzaghi dërgoi topin në zonë për Ambrosinin, i cili humbi rastin, por fati ishte me Clarence Seedorf, pasi goditja e tij shkoi nëpër këmbët e Nicola Legrottaglie, duke përfunduar në rrjetën e Gianluigi Buffon. Por avantazhi i Milanit nuk zgjati shumë, pasi tre minuta më vonë Camoranesi harkoi topin në zonë që arriti tek Iaquinta, i cili shënoi nga afërsia për të barazuar rezultatin pas një ore lojë. Derisa Milanit iu mohua një penalti, pas ndalimit të dyshimtë të Alexandre Patos nga Legrotaglie (85’), një minutë më pas për shkak të një ndërhyrje të ngjashme ndaj Alessandro Del Pieros, Giuseppe Favalli u përjashtua me karton të kuq (84’). Por këto pak minuta të fundit të ndeshjes, nuk i ndihmuan Juventusit të shfrytëzojë epërsinë e një e lojtari më shumë në fushë, për të nxjerrë pikë të plota nga derbi. Me këtë barazim, Milani humb rastin t’i afrohet në pesë pikë Interit, dhe vazhdon të ruajë pozitën e dytë me shtatë pikë prapa liderit. Juventusi në pozitën e tretë mbledh 67 pikë.

Të dhëna rreth ndeshjes: MILAN-JUVENTUS 1-1 (0-0).
Golashënues: 57' Seedorf, 60’ Iaquinta
MILAN: Kalac; Flamini, Maldini, Favalli, Zambrotta; Beckham (22’ st Pato), Pirlo, Ambrosini; Seedorf (88’ Senderos), Kakà; Inzaghi (75’ Ronaldinho). Në dispozicion: Dida, Jankuloëski, Gattuso, Shevchenko. Trajner Ancelotti.
JUVENTUS: Buffon; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, De Ceglie (73’ Zebina); Camoranesi, Zanetti, Poulsen, Marchionni; Amauri (75’ Del Piero), Iaquinta. Në dispozicion: Manninger, Ariaudo, Tiago, Giovinco, Trezeguet. Trajner Ranieri.
Gjyqtar kryesor: Orsato di Schio.
Karton i kuq: 84’ Favalli.
Karton i verdhë: 4’ Beckham, 24’ Favalli, 64’ Poulsen, 66’ Maldini, 66’ Chiellini.

Video nga ndeshja

Nuk ka komente: