e enjte, 28 shkurt 2008
Oficiale: Palladino bardhezi deri ne vitin 2011
Juventus dhe Palladino kane zgjatur edhe per nje vit kontraten e cila do skadoje ne 30 qershor te vitit 2011. Sulmuesi italian ka luajtur 21 ndeshje ne kete sezon duke treguar nje forme te shkelqyer ne radhet e bardhezinjve. Palladino eshte nje prej lojtareve te formacionit ne kombetaren e Italise.
Juventus - Inter, historia e debatit 40-vjecar
e mërkurë, 27 shkurt 2008
Flamini larg Londres, Juventus e kerkon me kosto zero
Ranieri i kenaqur me barazimin
Derbi torinez ndahet ne paqe
e hënë, 25 shkurt 2008
Juventusi, federatës: Mjaft kemi paguar!
Klubi juventin e fton Federatën Italiane të Futbollit dhe Shoqatën e Gjyqtarëve të ndërhyjë para se të fillojë faza delikate e sezonit: "Në një fazë vendimtare të kampionatit, si dhe në prag të vendimeve strategjike për të ardhmen financiare të klubit, Juventusi rikërkon që Federata Italiane e Futbollit të marrë masa të menjëhershme dhe efikase për të shëruar një gjendje vërtet të rëndë. Duhet gjetur besimi te klasa e gjyqtarëve dhe t'i jepet një drejtim futbollit italian. Një botë që bazohet te pasioni, përkushtimi, por edhe te kompetencat dhe profesionaliteti, që nuk mund të hidhen poshtë nga një element që përpiqet ta mbyllë të renë dhe të reagojë me irritim ndaj kritikave".
Sashka u hodh tashmë dhe u takon gjyqtarëve të flasin në fushë gjithnjë, që edhe formacionet e tjera të Serisë A të mos vendosin të protestojnë sipas radhës kundër "bilbilave". Në një rast të tillë, jeta e gjyqtarëve do të bëhej edhe më e vështirë, duke shtuar trysninë psikologjike.
Nga Napoli në Rexhio Kalabria, bardhezinjtë kanë gati një dosje me gabimet e arbitrave
Ranieri: Gjyqtari na zemëroi të gjithëve
Është një polemikë që nis nga larg, aq sa që në tetor filluan ankesat e Koboli Xhiljit, autor i një dosjeje mbi gabimet e gjyqtarëve të pësuara nga "Zonja", që iu shpërnda edhe klubeve të tjera pas ndeshjes me Napolin. Pastaj pati disa debate të vogla në ditët e mëpasme, deri te renditja virtuale e përpiluar me saktësi nga "Gazzetta dello Sport" pas javës së 21-të të kampionatit. Juvja duhej të kishte qenë në krye, me tri pikë larg Interit e Romës. Ajo "dosje", që mbante një seri vërshëllimash të padhëna nga "moviolat", mbi linjën false të mbajtur nga Milani sezonin e shkuar, kishte si përfundim një renditje të plotë, me gabime dhe favore. Kur Koboli Xhilji hyri në federatë për t'ua treguar dosjen kolegëve, nuk e mendonte se gjërat do të përkeqësoheshin. Kësisoj, në bazë të numrave (edhe këta "subjektivë", sepse aritmetika e futbollit është pa dyshim e interpretueshme), telashet vazhdojnë, duke prekur edhe fundin, madje të shtunën në mbrëmje në Rexhio Kalabria.
Jemi në javën e 24-t dhe e diela juventine është një tjetër ditë shqetësuese, me një të shtunë plot mllef dhe polemika. Nëse Napoli dhe Rexhina janë raste emblematike, ato që e kanë bërë të padiskutueshëm reagimin e fortë të presidentit bardhezi. Janë një seri gabimesh të tjera të gjyqtarëve, që mund të vihen në dukje, duke ripërshkruar sezonin juventin. Në "Olimpiko" kundër Sampdorias, për shembull gjyqtari Sakani mohoi një 11-metërsh të dukshëm për Trezegenë, i penguar nga portieri Akardi. Përfundoi 0-0, me Ranierin që mbyllte polemikat. Një linjë e ndjekur gjatë nga klubi juventin, të paktën deri dje. Tani që seria e gabimeve të gjyqtarëve u bë "baltë", edhe trajneri i "Zonjës" bën apel se me cilin duhet të përballet për t'i sqaruar këto gjëra. "Jemi të gjithë të zemëruar, të befasuar. 11-metërshat janë vetëm pika "e ajsbergut". Nuk kanë rëndësi 11-metërshat e padhënë, unë flas për të gjitha vendimet e tyre. Ishte një mbrëmje e keqe e gjyqtarit. Ne të gjithë jemi të mërzitur, me lojtarë dhe tifozë. U befasuam që nuk na u dhanë dy 11-metërsha, që nuk u dhanë tre kartonë të verdhë. Gjyqtari nuk më pëlqeu, e them qartë."
Shpreson të jetë në derbi
Bufoni, shëtitje në rrugët e Milanos
Një e shtunë në familje, për të psonisur në qendër të Milanos. Ndërsa Juvja ishte në Rexhio Kalabria, Xhixhi Bufon ka përfituar nga turni pushim, i dhënë nga grupi mjekësor dhe trajneri, për të nxjerrë shëtitje të fejuarën Alena Seredeova dhe të voglin Luis Tomas. Portieri i Juventusit dhe i kombëtares italiane është parë nga disa tifozë teksa po hynte në "Osteria del Corso", në rrugën "Garibaldi", ndërsa shtynte karrocën e djalit të tij. Pavarësisht se ishte i shoqëruar me familjen, Bufoni iu nënshtrua menjëherë ritit të autografëve dhe fotografive, duke treguar një shëndet të mirë para tifozëve të pranishëm. "Tani jam mirë, - tha Xhixhi. - Vendosëm me klubin ta shmangim transfertën me Rexhinën, sepse derbin e nesërm pikërisht nuk mund ta humbas, por edhe ndaj Fiorentinës të dielën që vjen dua të jem në fushë me 100%."
e diel, 24 shkurt 2008
Reggina - Juventus 2-1
Edhe nje ndeshje tjeter mirepo e ngjajshme me ato te Napolit, Parmes etj. Juventus pesoi nje humbje kontraversale. Filloi ndeshja ashtu sic e pritem te gjithe, por mbaroi...... me shume polemika. Rrjedhte minuta e 32 dhe Brienza sjell ne epersi ekipin vendas me nje gol ku mbrojtja e Juves as qe e priste. Mirepo vijne minutat e radhes. Ashpersohet Juventus dhe gjithcka mirret ne kontroll. Disa momente penalltie duke filluar nga Nedvedi, dy here nga Camoranesi dhe nje here nga Sissoko por referi Dondarini nuk jep kurnjefare shenje . Ne minuten e 71, Zanetti gjen Del Pieron me nje pasim te shkurter i cili nga nje largesi prej me shume se 25 metra vendos topin ne porten e portierit kundershtar. Ne minuten e 91 ndodh ajo qe ndodhi. Nje lojtar nga vendasit e Regginas kalon ne anen e djathte dhe kroson drejt Amorusos, Sissoko me nje nderhyrje te gershetuar pengon Amoruson dhe gjyqtari jep penallti per vendasit. Penalltia realizohet nga vete Amoruso. Ne minuten e 95 Zanetti nderhyn ashper ndaj nje lojtari kundershtar dhe saksionohet me kartonin e kuq dhe per dy ndeshje te radhes kunder Torinos dhe Fiorentinas do te jete shikues, ngaqe nderhyrja e tij pezulloi me dy ndeshje skualifikim.
Detaje rreth ndeshjes:
Reggina: Campagnolo, Cirillo, Aronica, Valdes, Lanzaro, Vigiani, Cascione(Tognozzi),
e enjte, 21 shkurt 2008
Juve planifikon largimin e Seccos
Sipas mediave italiane, ekipi i Juventusit eshte gati te ndahet me drejtorin sportiv te tyre Alessio Secco dhe ne vend te tij te angazhojne Pierpaolo Marino prej Napolit. Sipas Tuttosport, Zonja e Vjeter nuk eshte e kenaqur nga menyra ku Secco udheheqte politiken e transferimeve ne Juventus. Te gjithe jane te pakenaqur nga gabimet qe i beri ai per angazhimet e Boumsongut, Almironit dhe Tiago Mendes, te cilet Juves i kushtuan 27 milion euro te plota. Gjithashtu ne frymen e tij shkon edhe provimi per te transferuar Chiellinin ne Manchester City, mirepo transferi u rrezua ne momentin e fundit per shkak te deshires se lojtarit per te qendruar ne Torino. Secco ka mendime te ndryshme dhe per transferimet e ardhshme te Juves. Ai preferon dyshen nga Gjermania, Diego dhe Van der Vaart, ndersa Ranieri e deshiron Frank Lampardin. Te njejten gje e vertetoi edhe IL Matino, dhe ata shtojne se tash me mendohet per nderrimin potencial te Seccos. Po permendet emri i Pierpaolo Marinos nga Napoli. Marino nje kohe te gjate eshte duke u percjellur nga drejtuesit e Zonjes se Vjeter dhe ata jane shume te kenaqur nga puna e tij gjate afatit kalimtar te veres, kur ai ne Napoli solli shume lojtare kualitativ sic jane Marek Hamsik, Ezequiel Ivan Lavezzi dhe Walter Gargano.
Juve dhe Barcelona nuk ndalen per Lampard
Shitet emri i "Delle Alpit"
Iaquinta edhe nje problem tjeter per Zonjen e Vjeter
Chiellini i kenaqur per humbjen e Interit
Juventus ne ngecje per Rakitic
e hënë, 18 shkurt 2008
Moratti i befasuar nga forma e Juventusit
Del Piero: Unë kam besuar gjithnjë!
ALE NË FORMË - Vërtet, goli i fundit i kapitenit është pjesa më e fortë e një repertori të konsoliduar nga goditjet standarde. Por ka edhe diçka tjetër dhe këtu është e bukura. U kushtohet atyre që "katër vjet më parë" thonin se Del Piero nuk vraponte më. Vrapon, madje më shumë se më parë. Duket teksa lufton mes një "pylli" këmbësh kundërshtarësh në zonën e rreptësisë. E kupton edhe kur Ranieri vendos të mbulohet, aktivizon Sissokon dhe thërret jashtë një sulmues. Një tjetër sulmues, Trezeguet, dhe jo kapitenin.
Duket që francezi nuk e mori mirë; vesh tutat bardhezi dhe drejtohet në dhomat e zhveshjes. Kampionët kështu janë bërë, pastaj ishte dhe ftohtë. Në të vërtetë, Nevedi qëndron në stol pasi ia la vendin Palladinos. Dhe Ranieri "përkëdhel" Alexin: "Është djalosh i artë. Stërvitet mirë dhe më shumë se të tjerët. Iu desh pak të kapte formën e duhur në fillim, ose nuk e aktivizoja, ose e zëvendësoja. Por tani Del Piero është një vlerë e shtuar për këtë Juve: do ta mbajmë dhe do ta përkëdhelim".
MBËSHTET DEL PIERO - Juventusi, që fiton dhe i afrohet vendit të dytë, është vetëm një hap larg Romës. Kush do ta mendonte një vit më parë? Një si Del Piero, për shembull. Po, ai e kishte parashikuar: "Po, kam thënë që gjithçka ishte e mundur. Të shtunën e konfirmuam, hymë në fushë të bindur se jemi në shtëpinë tonë, të bindur se do të luanim një ndeshje të madhe. Ia arritëm. Herë të tjera kemi luajtur ndeshje jo të mira, por shpirti ynë është gjithnjë i njëjtë. Nuk është e vërtetë që nuk ka cilësi në mesfushën tonë". Ja krenaria e kapitenit. Të gjithë e prisnin dhe ai ishte gati. E priste John Elkanni, nipi i avokatit, që në prag të ndeshjes i kishte kërkuar tri gola. I kënaqur është edhe ai: "Po, mjaftoi një, ai më i bukuri. Ai që vlen sa për tre për Juven. Pashë një ndeshje të fortë e me karakter." Presidenti Cobolli Gigli e kishte bërë një parashikim të tillë. Ai, një "nostalgjik i vjetër", e kishte parashikuar golin e kapitenit. "Po, e gjeta, tani besojmë vërtet te vendi i dytë." Një hap larg historisë. Një pikë larg Romës. Vërtet një mrekulli, nëse kështu do të rezultonte edhe në fund. Dhe Juvja e meriton.
Trajneri i Romës e kritikon skuadrën për interpretimin e gabuar të lojës në Torino
Spalleti: E kishim mendjen te Reali
Luciano Spalleti e komenton me hidhërim humbjen në "Olimpico" kundër Juves. "Në pjesën e parë dhamë pak, - tha ai. - Ishim pak konfuzë në interpretimin e situatave dhe në krijimin e lojës. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, por është e qartë që bëmë më pak nga ç'mund të bënim. Çfarë taktike me Realin? Do të varet nga paraqitja që do të bëjnë ata."
Është i ndërgjegjshëm që nesër, në ndeshjen me Realin e Madridit, duhet një tjetër Romë, me një vendosmëri të madhe dhe manovër më të plotë. Luciano Spaletti komenton i hidhëruar humbjen e skuadrës së tij, e paaftë të bëjë rezistencë para një Juventusi që fitoi falë një eurogoli të Del Pieros nga një goditje standarde. "Ishim të ngadaltë në fushë, nuk ishim të zotë të kuptonim ku kishim hapësira dhe ku nuk kishim, - nënvizoi Spalleti. - Nuk mund t'u lejohet kjo epërsi lojtarëve të aftë si ata të Juves."
Roma, në të vërtetë, u duk edhe psikologjikisht e dorëzuar dhe mendja te sfida me Realin mund të ketë ndikuar. "Ndoshta po, - pranon trajneri verdhekuq, - sepse lojtarët shohin ciklin e ndeshjeve që duhet të përballim dhe e dinë që ajo me Realin nuk mund të gabohet, ndërsa për të tjerat ka gjithnjë kohë për të qenë gati." "Merenguesat" humbën në kampionat të shtunën me Betisin në Sevilje, por Spaleti nuk e sheh aspak këtë si ogur të mirë: Nuk testoj për humbjet e të tjerëve dhe pastaj ata pësuan dy gola me topa të lartë, ndërsa ne jemi më të aftë me topat e ulët," vëren Spalleti. Pikërisht për këtë duhen gjetur zgjidhje të tjera për të marrë maksimumin dhe për të zbritur në fushë me vendosmëri të madhe, si të shtunën ndaj Juventusit. Ajo që shqetëson më shumë është edhe gjendja fizike e Tottit, i cili ndaj Juves thuajse nuk u shfaq fare në fushë. Me Realin duhet të ndihet patjetër "dora" e kapitenit, ndryshe edhe në Madrid gjërat mund të shkojnë siç ndodhën në "Olimpico."
Juventusi
Vendi i dytë tashmë është objektiv
Fitorja në "big-matchin" kundër Romës ka sjellë entuziazëm dhe bindje në shtëpinë e Juves. Objektivi, tani që u hodh "maska", është vendi i dytë, akoma i zënë nga verdhekuqtë, që tashmë janë vetëm një pikë para. "Ishte ndeshja më e rrezikshme e sezonit. Tani e dimë se cilën rrugë duhet të ndjekim," pohoi Buffoni.
Asnjë nuk kishte besuar te mrekullia, por tani që Roma u mund Juvja mund të kandidojë për vendin e dytë. S'është utopi që të arrish objektivin, duke e mbyllur kampionatin pas Interit: verdhekuqtë janë vetëm një pikë para dhe po përjetojnë formë jo të mirë. Pastaj formacioni verdhekuq duhet të përqendrohet te çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe po humb motivimin në luftën për titull, duke parë që tani Interi është 11 pikë larg. Juvja, duke shfrytëzuar motivimin e madh dhe lodhjen e vogël, pasi nuk luan në kupat e Europës, bëhet kështu kandidatja më serioze për vendin e dytë. Për këtë edhe lojtarët janë të bindur. Buffoni është entuziazt dhe i karikon shokët, ndërsa Nikola Legrotalje pranon që vendi i dytë ka epërsitë e veta, për faktin se nuk luan në ndeshjet paraeliminatore të Championsit. "Jemi një pikë larg vendit të dytë, - pohoi mbrojtësi, - që të kualifikon direkt. Duhet të besojmë, rëndësi ka të arrijmë të dytët." I vetmi që frenon, siç është e drejtë të jetë, është trajneri Ranieri, që bën krahasimin: "Skuadra po luan shumë mirë, por unë jam mësuar të shoh fundin. Kuajt shihen në fund, tani jemi akoma në kthesë".
Taddei: Në sulm tani na njohin
Mexes e pranon: Po luajmë shumë dobët!
Është thënë shpesh se Roma kur luan dobët rrallë fiton. Skuadra e mirë, e krijuar nga Luciano Spalleti, tregon pikën e saj të dobët kur nuk është në formë, sepse rrezikshmëria e verdhekuqve vërehet që në minutat e para të lojës. Edhe kundër Juventusit u shfaq problemi kronik i verdhekuqve dhe në fund të ndeshjes asnjë nuk donte ta mohonte ekzistencën e problemit në prag të sfidës me Realin në Champions. "Jam vërtet i zemëruar, sepse po luajmë shumë dobët. Edhe unë duhet t'i jap vetes një të shkundur, sepse kështu nuk mund të vazhdohet," ka thënë pa terma gjysmake Filipe Mexes, duke gjetur edhe një aleat të vlefshëm si Rodrigo Taddei, që e mbështet. "Është periudha kur gjërat shkojnë keq, - pranoi braziliani, - por ndoshta është e gjithë skuadra që nuk po luan mirë. Në sulm, para së gjithash, duhet të bëjmë diçka më shumë, pasi kundërshtarët tashmë na njohin. Unë, Totti e Mancini nuk mund të luajmë kështu, duhet t'i përmirësojmë paraqitjet tona, nëse duam të rifillojmë të fitojmë."
e diel, 17 shkurt 2008
Messi i ri do te nenshkruaje me Juventusin
Ranieri levderon Del Pieron
e shtunë, 16 shkurt 2008
Juventus largon Romen drejt titullit kampion
Pame nje Juventus. Pame nje Del Piero, Buffon, Chiellini, Sissoko, Camoranesi, Nedved etj. Gjthcka na shkoi mire. Ajo me kryesorja erdhi ne finishin e pjeses se pare, pikerisht ne minuten e 45 ku Nedved merr nje kundersulm te Zonjes ne drejtim te Ulkonjes. Mexes ishte pikerisht ai i cili ndeshkoi Nedvedin per te inkuadruar referi nje gjuajtje denimi per Juventusin. Prane topin nje "IKONE". Dridheshte Ulkonja, nga ana tjeter nuk mungonin shpresat e Golit. Fishkelloi referi Saccani. Gjuan Del Piero dhe topi mbaron ne kendin 90 te Donit dhe rezultati kaloi ne favor te juventineve. Pjesa e dyte kaloi me rreziqe te njepasnjeshme te Romes. Ne radhet e Juves behet nje zevendesim. Ai ndermjet nje Camoranesi me nje Nocerino. Mbyllet Juventusi, hapet hapesira per Romen. Zevendesohet Trezeguet me nje Sissoko, i cili qe nga inkuadrimi i tij ne minuten e 68 ishte lojtari kyc qe rezultati kaloi ne radhet e Juves. 10 minuta para perfundimit te ndeshjes Juve - Roma, i riu dhe i rrezikshmi Palladino e zevendeson "prindin e tij" , cekun Pavel Nedved. Rezultati mbaroi 1-0, ku Juventusi i afrohet Romes ne vetem 1 pike diference ne luften e pergjakshme per vendin e dyte qe con direkt ne Champions League.
e enjte, 14 shkurt 2008
Buffon deshiron te luaje futboll deri ne moshen 42 vjecare
Juventusi ofron Tiagon per Maxi Rodriguez
Juventus jane gati qe t'a nderrojne Tiagon per kapitenin e Atletico Madridit, Maxi Rodriguez. Juventus i percjellin lojerat e argjentinasit prej Kupes Boterore 2006 ne Gjermani dhe po pergadisin oferte me te cilen do te nderronin Tiagon per Maxi Rodriguez. Drejtuesit e Atletico Madrid jane te interesuar qe ne radhet e tyre te shohin Tiagon, por besohet se nuk do te dorezohen prej Maxit. Tiago nuk u gjend aq mire ne fanellen e Juventusit, dhe shpeshhere eshte ne vemendje te spekulimeve rreth largimit te tij nga klubi.
Mancini: Ne Torino do te shkojme per t'i marre 3 pike
Amantino Mancini i lajmeron Juventusit se Roma do te udhetoje ne Torino me nje deshire per t'i fituar tre piket e mundshme. Kater pike eshte dallimi ndermjet Romes dhe Juves ne tabele, pra pikerisht kjo ndeshje do te mund te vendos se cila nga keto dy ekipet do te plasohet ne pozicionin e dyte. Ajo eshte lufte e drejtperdrejt per vendin e dyte dhe do te jete ndeshje interesante - theksoi Mancini per Studio Sport. Bardhezinjte kane nje ekip te mire, mirepo deshira jone eshte te fitojme dhe t'i sjellim tre piket ne shtepi. Do te jete nje sfide e shkelqyeshme, ku do te mund t'i testojme mundesite tona dhe jam i sigurt se nuk do te kete polemika rreth ndeshjes.
e mërkurë, 13 shkurt 2008
Diego Capel ne vend te Nedvedit
Ranieri tenton "përmbysjen" ndaj Romës
Konsum dhe shpërndarje, mundësi dhe rreziqe për tregun e sportit." Claudio Ranieri shikon përreth, analizon dhe reflekton mbi atë se çfarë ka pasur të drejtë ai dhe Juvja e tij, me temën e së cilës është ftuar në një tryezë të rrumbullakët me punonjës të ndryshëm, për të debatuar mbi problemet e tregut të veshjes së tregut sportiv. Pastaj frymëzimi. Flitet për të krijuar skuadër mes drejtuesve, për të formuar grup, realizuar ëndrra dhe që të mos harxhohen kot forcat, si Juventusi, "ndërmarrje" në rikonstruktim, e ndihmuar nga pronarët dhe ëndrrat për t'u realizuar nga ana e tifozëve. Ja mundësitë e rreziqet: humbja në Udine do të kthenet në diskutim, një vend në Champions, në prag të "turit të forcës" që do t'i shohë bardhezinjtë të përkushtuar në 20 ditë kundër Romës, Regginës, Torino e Fiorentina".
"Konsumi dhe shpërndarja" është një tjetër argument që do ta shohë teknikun bardhezi të përkushtuar javët e ardhshme. Përballë atyre që kanë harxhuar energji në fushë, Ranieri duhet të rimendojë për një shpërndarje forcazh në fushë, për përdorimin sa më mirë të lojtarëve në "Friuli", të mbajtur gjatë në stol (Tiago, Sissoko e Iaquinta, mes të tjerëve), një kapital prej 60 milionë eurosh.
PËRMBYSJA - Vështirë se Juvja do të ndryshojë fytyrë kundër Romës, siç e pranon vetë Ranieri. "Tani që e kam gjithë organikën të gatshme dhe që kaloi emergjenca, mund të bëj zgjedhje, pasi nuk kam më nevojë për të kursyer lojtarë, - tha trajneri bardhezi. - Për shembull mund t'i jap mundësi Sissokos të përshtatet pa u sforcuar shumë. Buffoni, edhe pse nuk është ende në formë, na e ka shpëtuar portën. Camoranesi ishte vendimtar dhe janë lojtarë që kohët e fundit më kanë munguar. Trezegeja në krizë? Mori një gjysmëtop dhe e nxori fare jashtë pranë portës: në Udine zëvendësova një lojtar-goli për Iaquintan, sepse kisha nevojë për të lëvizur diçka në sulm. Bravo Vinçenzo!" Pranon se për Romën është folur në dhomat e zhveshjes, por synon objektivin e vendit të dytë, qëllimi i vërtetë i grupit, i vlefshëm për të shmangur paraeliminatoret e Championsit. "Kam biseduar me skuadrën për sfidat që na presin, - vazhdoi Ranieri, - por pa bërë asnjë parashikim. Ne sfidojmë veten tonë për t'u paraqitur gjithnjë mirë. Të pësojmë sa më pak gola dhe të fitojmë gjithnjë e më shumë, por nuk mund ta fshehim që, nëse fitojmë të shtunën, atëherë do të bënim një kthesë, do t'i jepnim një kuptim të veçantë sezonit. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë. Kampionati është i gjatë dhe, nëse Championsi do të jetë shkatërrim për luftën për titull, do ta mësojmë vetëm në fund të sezonit. Për momentin, Roma ka diçka më shumë se ne, pasi Spaleti po e ndërton që prej tri vjetësh, ndërsa ne prej gjashtë muajsh."
SHFRYRJA - Për të tetën herë, lojtarët që vijnë nga stoli e shpëtojnë rezultatin. 18 gola janë shënuar në çerekorëshin e fundit. "Sekreti është shembulli i kampionëve drejt lojtarëve të rinj, - përfundon tekniku i Juves. - Lojtarë, si Del Piero, Trezeguet, Buffon, Camoranesi nuk e kanë përtypur akoma Serinë B. Janë ndjerë të nënvlerësuar, kanë akumuluar energji të madhe, shpirt revanshi, si dhe etje që do të shuhet vetëm kur Juvja të kthehet e të jetë Juve në Champions. Janë ata të fundit që e lënë fushën e stërvitjes."
e martë, 12 shkurt 2008
Ranieri ende beson se Juve mund te vjen ne vendin e dyte
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri ende beson se ekipi i tij mund te fitoje Romen ne lufte per pozicionin e dyte ne Serie A qe garanton pjesemarrje ne Champions. Te shtunen Juventusi e pret ekipin kryeqytetas Roma dhe me fitore mund t'iu afrohen ne vetem nje pike, qe do te beje reale luften per vendin e dyte. "Ajo do te jete nje loje spektakolare dhe e rende, vendi i dyte do te jete realitet" - thekson Ranieri. Vendi i dyte ne Serie A e con drejt ne Ligen e Kampioneve, pra per kete shkak nuk eshte e njejte as per Juventusin as per Romen a do te perfundojne ne vendin e dyte apo te trete.
Ravanelli: Juventus nuk jane gati per Scudetto
Enderroj te shenoj gol
e hënë, 11 shkurt 2008
Juventus - Lampard: Qershia ne qershor
Alen Boksic: Nedved do te qendroje ne Juventus
Giovinco: Te ardhmen time e shoh ne Juventus
Gigli: Ne qershor tjeter merkato, jo vetem Diegon
Bufon pranon: Akoma nuk jam në formë
Trajneri i Juventusit përgëzon skuadrën, pas fitores në Udine dhe rikthimet e lojtarëve
e diel, 10 shkurt 2008
Derbi Bardhezi ne favor te Zonjes
Informacione rreth ndeshjes:
UDINESE-JUVENTUS 1-2 (1-0)
GOLASHENUES: Dossena 6 min, Camoranesi 60 min, Iaquinta 75 min.
UDINESE: Handanovic; Zapata, Coda, Lukovic; Ferronetti (Candreva 87 min), Ilner, D’Agostino, Dossena; Floro Flores, Quagliarella, Di Natale.
Lojtaret rezerve: Chimenti, Zapotocny, Colombo, Emerenko, Isla, Siqueira. Trajner: Marino.
JUVENTUS: Buffon; Zebina, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Camoranesi (Sissoko 86 min), Nocerino (Palladino 70 min), Zanetti, Nedved; Del Piero, Trezeguet (Iaquinta 74 min).
Lojtaret rezerve: Belardi, Grygera, Salihamidzic, Tiago.
Trajner: Ranieri.
REFER: Rocchi nga Florence.
Kartona te verdhe: Nocerino 42 min, Zebina 45 min, Quagliarella 67 min
Fillon "Muaji i proves" per bardhezinjte
e shtunë, 9 shkurt 2008
20 lojtaret e thirrur nga Ranieri per ndeshjen kunder Udineses
Juventusi te dielen do te ndeshet me ekipin nga Friuli, Udinese. Kjo ndeshje do te jete njera nder ndeshjet me te rendesishme per Juventusin ngaqe te dyja ekipet jane duke u matur per nje vend ne Champions. Juventusi ne ndeshjen e pare me Udinesen kete sezon, pesoi humbjen e pare ne stadiumin Olimpico te Torinos me rezultatin 1-0. Golin e shenoi Antonio Di Natale. Ne kete ndeshje tekniku bardhezi nga Torino, Claudio Ranieri do te kete ne dispozicion thuajse ekipin e tij me te forte. Ne kete ndeshje do te mungojne mbrojtesi Andrade, mesfushori Marchionni, portieri Vanstrattan te cilet jane te lenduar, ndersa mbrojtesi Guglielmo Stendardo eshte i diskualifikuar per kete ndeshje. 20 lojtaret e thirrur nga Ranieri jane:
1 Buffon
2 Birindelli
3 Chiellini
5 Zebina
6 Zanetti
7 Salihamidzic
8 Camoranesi
9 Iaquinta
10 Del Piero
11 Nedved
12 Belardi
17 Trezeguet
20 Palladino
21 Grygera
22 Sissoko
23 Nocerino
28 Molinaro
30 Tiago
31 Novembre
33 Legrottaglie
Diego, Juventus prane blerjes se brazilianit
e premte, 8 shkurt 2008
Ranierit po i buzeqesh fytyra
Ranieri ne kete ndeshje me siguri se do te luaje me formacionin e tij me te forte. Ne porte pa dyshim se do te jete Buffon, ne mbrojtje Grygera, Legrottaglie, Chiellini dhe Molinaro. Ne mesfushe do te jene Camoranesi i ndihmuar nga Sissoko, Zanetti dhe Nedved ndersa ne sulm dyshja tejet e rrezikshme Alessandro Del Piero dhe David Trezeguet.
Diego: Dua te nenshkruaj per Juventusin
Sissoko: Jam me i mire se Mascherano
Japonezet e duan cekun Pavel Nedved
Juvja nuk e harron Xhilberto Silvën
e enjte, 7 shkurt 2008
Juventusi brengoset per Buffonin
Zerat nga Juventusi tregojne se edhe njehere pjesemarrja e Gigi Buffonit ne Udine eshte e vendosur ne shenje pyetesore. Zonja e Vjeter do te ndeshet kete fundjave me Udinesen, dhe shpresojne se Buffon do te jete pjese e ekipit. Por Buffon ne ushtrimet e sotshme ne kampin Vinovo dukej sikur te kete dhembje sidomos ne intervenimet ku duhet krejtesisht te zgjatet. Personali mjekesor i Juventusit nuk duan t'a kthejne Buffonin me heret ne fushe ngase nese lendimi i shpines perseritet, portierit duhet t'i behet intervenim kirurgjik ku duhet te qendroje jashte fushe nje kohe te gjate. Reprezentuesi cek Zdenek Grygera dhe Raffaele Palladino vetem shkurte morren pjese ne treningun e sotshem ndersa Cristian Molinaro, Marco Marchionni dhe Jorge Manuel Almeida Gomez de Andrade munguan.
Legrottaglie: Buffon, Maradona i Juventusit
Per mbrojtesin e Juventusit, Nicola Legrottaglie, "Buffon" eshte Maradona i klubit bardhezi". Sipas lojtarit italian, gardiani i portes arrin te shpetoje shume pike per Juventusin gjate nje sezsoni dhe kjo e ben nje legjende per torinezet. Buffon ka munguar ne ndeshjet e fundit per shkak te dhimbjeve ne shpine, por pritet qe ai te rikthehet ne fushe kete fundjave ndaj Udineses.