e hënë, 11 shkurt 2008

Gigli: Ne qershor tjeter merkato, jo vetem Diegon

Presidenti i Juventusit, Giovani Cobolli Gigli, ka bere te qarte dje se braziliani Diego nuk eshte objektivi i vetem i merkatos te bardhezinjeve per sezonin e ardhshem. "Diego? Secco, Blanc dhe Ranieri, po bejne llogarite e tyre, por ju them se ne liste nuk eshte vetem ai, pasi po shohim edhe lojtare te tjere qe mund te afrohen ne qershor. Diego eshte nje kampion, nje lojtar me cilesi te theksuara, por ne po marrim ne konsiderate shume alternativa te ndryshme. Per ne, muajt e ardhshem do te jene shume te rendesishem dhe duhet te japim maksimumin ne cdo sfide. Fatmiresisht, jane rikthyer shume lojtare te cilet kane pasur probleme me demtimet, ndaj Ranieri mund te rreshtoje skuadren me te mire ne fushe. Buffon? Eshte i padiskutueshem, numri 1 ne bote jo vetem si portier. Jam i sigurt qe do te fitojme 10 - 12 - 15 pike nga pritjet e tij. Por e theksoj se skuadra e re do te detajohet vetem pasi te kemi siguruar Ligen e Kampioneve", tha ai.

Nuk ka komente: