e enjte, 21 shkurt 2008

Iaquinta edhe nje problem tjeter per Zonjen e Vjeter

Vinczenzo Iaquinta sigurisht do t'i bashkangjitet Buffonit i cili eshte i lenduar ne kete fundjave kur Juventusi luan ndeshjen kunder Regginas. Ish lojtari i Udineses, Vincenzo Iaquinta ankoheshte me dhimbje ne shpine ne kohen kur ushtronte sot, dhe me siguri edhe ai ne Vinovo do te kerkoje ndihme prej fizioterapisteve. E premtja do te jete dita e fundit ku do te vendoset qe a do te jete i gatshem per loje apo jo, mirepo pritet qe Ranieri ne loje te vendos dyshen e rrezikshme Del Piero - Trezeguet kunder ndeshjes me Reggina. Trezeguet qe moti ankoheshte nga nje grip qe e kishte kapluar ate dhe nuk mori pjes ne ushtrimet e sodit me klubin, por Ranieri beson qe ai do te jete ne dispozicion te shtunen ne kete ndeshje. Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon gjithashtu do te mungoje ne kete ndeshje, ngase po ndjen dhimbje ne shpine dhe do te jete i gatshem ne ndeshjen Derby kunder Torinos, javen e ardhshme.

Nuk ka komente: