e premte, 8 shkurt 2008
Juvja nuk e harron Xhilberto Silvën
Përveç hipotezave për Diegon dhe Dekon, drejtori sportiv Seko këmbëngul për brazilianin. Vazhdon të punojë "nën rrogoz" në merkato Juventusi, që ëndërron të formojë një skuadër të madhe për sezonin e ardhshëm. Kualifikimi në Champions mund të sigurojë parà të vlefshme për arkat e bardhezinjve, për t'i riinvestuar më pas për blerje me vlerë. Nëse Diego është objektivi kryesor, mbetet për t'u rregullluar mesfusha. Pas zërave për portugezin Deko, rikthehet fuqishëm pista që të çon te Xhilberto Silva. E tashmja është kampionati, përmes së cilës Juventusi kërkon të rikthehet mes skuadrave më të mëdha të Europës për sezonin që vjen. Vendi i tretë aktual duhet mbrojtur; kualifikimi në Champions do të ishte "qershia mbi tortë" për të drejtuar një fushatë merkatoje, në gjendje për të arritur cilësinë në skuadër, me një formacion sasior për një klub që kërkon të kthehet sa më shpejt të fitojë. Dhe atëherë, nëse për shumë "bigë" merkatoja është në vendnumëro, në pritje të mbylljes së sezonit, për bardhezinjtë nuk është asnjëherë koha e mbylljes. Klubi vazhdon të punojë edhe me "drita" të fikura mbi objektivat e sezonit që vjen, duke vlerësuar situata të mundshme. Pas heqjes dorë për Maskeranon, hedhjes së bazave për bisedimet mbi Diegon, e ngrirë për momentin ajo me Van der Vartin, hipoteza për blerjen e Dekos, Alesio Seko mund t'i përshpejtojë gjërat për Xhilberto Silvën.Lojtari i Arsenalit ka mosmarrëveshje tashmë me Arsen Vengerin dhe s'ka ndër mend ta durojë një situatë që sa vjen e bëhet konfrontuese. Mesfushori brazilian bëri të ditur se kërkon të largohet, gjë që nuk është lënë pa u vërejtur nga klubi bardhezi, i cili mund të arrijë ndonjë marrëveshje. Lojtarit i skadon kontrata më 2009-n, por, përmes rregullores së FIFA-s mund të lirohet me një çmim më të ulët. Nëse Xhilberto Silva mbetet objektiv i Juves, Vengeri kërkon tek Arsenali Rafaele Paladinon. Vështirë që klubi bardhezi të vendosë të privohet nga një prej kampionëve të tij, por, përballë një oferte të majme, Alesio Seko mund të mendohet.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment