e enjte, 21 shkurt 2008

Juve planifikon largimin e Seccos


Sipas mediave italiane, ekipi i Juventusit eshte gati te ndahet me drejtorin sportiv te tyre Alessio Secco dhe ne vend te tij te angazhojne Pierpaolo Marino prej Napolit. Sipas Tuttosport, Zonja e Vjeter nuk eshte e kenaqur nga menyra ku Secco udheheqte politiken e transferimeve ne Juventus. Te gjithe jane te pakenaqur nga gabimet qe i beri ai per angazhimet e Boumsongut, Almironit dhe Tiago Mendes, te cilet Juves i kushtuan 27 milion euro te plota. Gjithashtu ne frymen e tij shkon edhe provimi per te transferuar Chiellinin ne Manchester City, mirepo transferi u rrezua ne momentin e fundit per shkak te deshires se lojtarit per te qendruar ne Torino. Secco ka mendime te ndryshme dhe per transferimet e ardhshme te Juves. Ai preferon dyshen nga Gjermania, Diego dhe Van der Vaart, ndersa Ranieri e deshiron Frank Lampardin. Te njejten gje e vertetoi edhe IL Matino, dhe ata shtojne se tash me mendohet per nderrimin potencial te Seccos. Po permendet emri i Pierpaolo Marinos nga Napoli. Marino nje kohe te gjate eshte duke u percjellur nga drejtuesit e Zonjes se Vjeter dhe ata jane shume te kenaqur nga puna e tij gjate afatit kalimtar te veres, kur ai ne Napoli solli shume lojtare kualitativ sic jane Marek Hamsik, Ezequiel Ivan Lavezzi dhe Walter Gargano.

Nuk ka komente: