Dy lojtaret kyc te bardhezinjeve Gianluigi Buffon dhe David Trezeguet do te jene ne dispozicion te trajnerit Claudio Ranieri te dielen ne ndeshjen e rendesishme ku Juventus do te perballet kunder ekipit te rrezikshem te Udineses. Buffon i cili ndiente nje dhimbje ne shpine, ishte qeshtja kryesore e diteve te fundit ne kampin Vinovo te Torinos dhe mendoheshte qe portieri boteror do te jete larg fushes per rreth 4 muaj, dhe se do te rrezikonte edhe pjesemarrjen e tij ne Kampionatin Europian qe do ta mbahet ne Zvicer dhe Austri. Mirepo Buffon tashme eshte gati 100%, dhe do te jete i kycur ne loje qe nga minuta e pare. E njejta gje po ndodh edhe me goleatorin franko - argjentinas, David Trezeguet. Trezeguet ne stervitjen e se martes kishte marre nje lendim ne kemben e tij, dhe zgjonte zhurme ne ambientin juventin se a do te jete i gatshem per ndeshjen e se dieles kunder Udines, nje ndeshje qe per bardhezinjte nga Torino do te jete mjafte e rendesishme. Mirepo Trezeguet eshte ne gjendje te filloje lojen qe nga minuta e pare e ndeshjes, dhe do te ndihmoje skuadren e tij drejt fitores.
Nuk ka komente:
Posto një koment