e mërkurë, 6 shkurt 2008

Cannavaro - Zambrotta ultimatum Donadonit qe te therret Del Pieron ne Kampionatin Europian

Kapiteni i reprezentacionit te Italise Fabio Cannavaro si dhe bashkekombasi i tij Gianluca Zambrotta kane kritikuar veprimin e Roberto Donadonit per ceshtjen Del Piero. Te dy lojtaret te cilet kane dale ne ndihme te Pinturicchios, kane alarmuar seleksionuesin e pankines italiane Donadonin qe te therret Alex Del Pieron gjate Europianit 2008 qe do te mbahet ne Zvicer dhe Austri. Cannavaro thekson se Alex eshte shtylla kryesore e sulmit Axurrian, dhe se do te ishte nje gabim katastrofal ne qofte se nuk do te jete i kycur per pjesemarrje ne Europian. Nga ana tjeter Zambrotta, ish lojtari i Juve, thekson se Del Piero eshte nje "Legjende" e futbollit italian, dhe se do te ishte krejtsisht e padrejte qe mos te ftohet nga tekniku italian, Donadoni. Ai njeherit thekson se Del Piero do te jete lojtari kryesor ne sulmin e Italise, i cili ka pervoje te madhe dhe din se si te asistoje dhe te shenoje kur eshte topi prane kembeve te tij. Edhe strategu italian, Donadoni tregon se Del Pieros i duhet kohe qe te pushoje ngaqe ne ndeshjet e fundit ai tregoi se forma e tij cdo dite po permiresohet dhe nese vazhdon te luaje keshtu, do te jete lojtari i pare i thirrur nga Donadoni per KE 2008.

Nuk ka komente: