e hënë, 4 shkurt 2008

Deco ne shenjester te Juventusit

Juventusi po planifikon qe te dergoje nje oferte per lojtarin mesfushor te Barcelones, Deco. Reprezentuesi portugez ne kete sezon shume shpesh i fillon ndeshjet nga pankina rezerve. Per kete gjendje te Decos, shume me te shpeshta jane lajmet te cilet e lidhin me nje largim nga klubi katalanas. Diario Sport informon se Ranieri tek Deco e sheh elementin ne mefushen e Juventusit e cila mungon ne kete sezon. Portugezi do te ishte nje zevendesim per bashkekombasin e tij Tiago i cili mesiguri do te largohet nga Juventus ne fundin e ketij sezoni. Pervec Decos, Juve po interesohet edhe per mbrojtesin e Fiorentines, Dario Dainelli i cili do te duhet t'a zmadhoje konkurrencen e vijes mbrojtese. Juventusi pervec ketyre dy lojtareve, eshte i interesuar edhe per sulmuesin e Palermos, Carvalho Amauri, Johan Elmander nga Touluse, Diego nga Werder Bremen si dhe per sulmuesin e Sampdorias Antonio Cassano.

Nuk ka komente: