e mërkurë, 27 shkurt 2008
Flamini larg Londres, Juventus e kerkon me kosto zero
Ne pritje te koheve me te mira ne kampionat, Juventusi ben llogarite dhe per ardhjet e reja qe mund te japin impulsin e duhur ne cilesi, per te konkuruar me arme te barabarta ndaj Interit e te tjereve. Per nje vend ne Ligen e Kampioneve duhet te investosh ne emra konkrete dhe spektakli i bardhezinjve nuk mund te mbeshtetet vetem ne garden e vjeter. Objektivi i radhes per Juventusin eshte zhvendosur ne Londer per te tentuar transferimin e francezit Flamini, i cili ka permbysur skenarin e parashikuar per te. Mesfushori i Arsenalit ka refuzuar nje kontrate te re te ofruar nga ''Topcinjte", e cila parashikon qe transalpini te marre 2 milion euro ne sezon per 5 vjet. Frika per te humbur Flaminin eshte shprehur dhe nga trajneri Arsene Wenger, i cili ka thene se synimi kryesor eshte te mbaje grupin e bashkuar. Rasti i pare i diskutueshem eshte pikerisht 24 vjecari. Ky i fundit ka hedhur poshte nje rinovim me ekipin i cili e lancoi mes me te mireve dhe dyshimet e drejtuesve jane se ka arritur nje marreveshje paraprake me torinezet.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment